Gazetari i plagosur i 21 janarit: Më kërkuan të thoja që më goditi turma…

Alqi Koçiko January 20, 2016 15:50

Gazetari i plagosur i 21 janarit: Më kërkuan të thoja që më goditi turma…

Fatos Mahmutaj mbulonte kronikën në televizionin ABC, përveçse kontribuonte me shkrime në median e shkruar. Edhe pse kjo është një bisedë e ngeshme, në distancë nga Brukseli ku ai ndodhet aktualisht, Mahmutaj e ka të pamundur të harrojë detajet e 21 janarit të pesë viteve më parë. Një plumb i shpoi dorën teksa mbante celularin, aty mbi platformën provizore prej llamarine për mediat në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa Hekuran Deda u plandos përtokë pranë tij. Sa herë e çon në mendje atë moment?

“Është një moment që nuk mund ta harroj kurrë. Ende më fshikullon në vesh plumbi që më plagosi mua dhe ai i radhës që i mori jetën Hekuran Dedës. Ajo krisma e mbytur e shpërthimit të kokës së tij më është fiksuar në mendje së bashku me shpërthimin e kafkës. Momente horror. Më ndje. Njeriu për t’u mbrojtur, është i prirur t’i harrojë traumat. Por sinqerisht, besoj se nëse e bëj me veten time këtë, do i jepja një lloj amnistie personale Berishës, autorit të masakrës së 21 janarit”.

E pyes Fatosin nëse me këtë distancë kohore, është ndalur te hipoteza (shumë pak centimetra pranë realizimit), se do kishte qenë i pesti në reshtin e fotografive të viktimave të asaj dite? Dhe ky i pesti, jo një pjesëmarrës në protestë por një gazetar në detyrë.

“Plumbin e mora teksa ndodhesha në platformën e gazetarëve mes rreth 20 qytetarëve kureshtarë. U mjekova provizorisht, dhe pas rreth një ore përfundova në redaksi. Aty falë koleges Sonila Meço arrita të shkoj në spital. Vetëm ditën tjetër mësova se gjithçka që më ndodhi në studiot e Tv-së ku punoja, ishin me urdhër të pronarit dhe një prej drejtuesve që qëndronte kryesisht i dehur non stop. Këta, nuk më besuan mua, punonjësin e tyre të shpuar nga plumbi, por deklaratën e Berishës. Dhe thanë: Thonë se është plagosur një gazetar por kjo nuk është e vërtetë. Në fakt mua, sapo mbërrita në studio më kërkuan të pranoja se më goditi turma, çka nuk ishte e vërtetë. Unë sigurisht nuk pranova. Ditën tjetër më komunikuan largimin nga puna. Në fakt e prisja, pas refuzimit të ‘pazarit’ nga ana ime”.

Gazetari Fatos Mamutaj

Gazetari Fatos Mamutaj

Mahmutaj thotë se nuk mund ta mohonte që i qëlloi Agim Llupo. Ndërsa pas intervistës në TCH ishte larguar përfundimisht nga ABC News.

“Ndërkohë më nisën kërcënimet e hapura. Policia nuk bëhej fjalë të më mbronte, ndërsa prokuroria ishte më tepër se e molepsur… Prokuroria mori nga unë dëshminë të shoqëruar me një skicë. Pra, kisha vulosur dëshminë time ‘kundër’ versionit që do donin ata që më kërcënonin”. Po mirë, e ndërpres, ndryshe nga atëherë, tani një gazetar që ka patur përplasje me drejtorin e Teatrit Kombëtar, është mbrojtur nga shefat e vet… “Po po, firmosin dhe peticione bile. Shiko, në këndvështrimin e kolegut sigurisht që solidarizohem nëse ato që thuhen rreth ngjarjes janë të vërteta. Kurse parë si analogji me rastin tim ‘prej plumbi’ ndiej thjesht neveri. Hipokrizia në kulm”.

 

Në ditët kur prokuroria e policia përplaseshin për hetimet, kryeministri Berisha po akuzonte gjithkënd që mundte për puç, madje me fjalor mjaft të pasur, dhe po fshihte provat, Fatosi largohet nga Shqipëria.

“Nuk kisha zgjidhje tjetër. Kërcënimet dhe presioni ndaj meje kishin arritur kulmin. Veç prokurorisë, miqve të mi aty, askush tjetër nuk mund të më mbronte. Madje njëri prej prokurorëve, kreu i grupit të hetimit në terren, njëkohësisht zvendësprokuror i kryeqytetit më tha se nuk kishin siguri as për vete. Ishte pikërisht ky person që i dha dorën e parë të prishjes së provave të çështjes, çka solli edhe pafajësinë e autorëve të masakrës. U largova, fshehurazi nga Vlora pasi dështova më parë nga Rinasi”.

mamutaj doraVeç kur mbërriti në Belgjikë, ai e kuptoi se edhe mjekët që e kuruan i kishin manipuluar grafinë.

“Plaga më ishte enjtur dhe qelbëzuar, për çka u desh t’i nënshtrohesha një operacioni të specializuar. I ke parasysh, ata tip mjekësh ustallarë që thoshin, me bluzën e bardhë veshur, se viktimat ishin qëlluar nga shumë afër me pistoletë” (Mjekët quhen Sami Koçeku e Alfred Gega).

Aktualisht Mahmutaj është qytetar belg. Thotë se është i angazhuar me një master për studime europiane. Në rrethana të tjera fati i Fatosit do ishte shumë më tragjik… ose do ndiqte zhvillimet e çështjes së 21 Janarit si gazetar kronike.

-Por ti ke dhe një cilësi tjetër në këtë histori, je viktimë e asaj dite. A mendon se dikur, dikush do përgjigjet realisht për atë masakër, e kam fjalën nga urdhëruesit?

“Mënyra se po kopsiteshin dosjet, unë e kam thënë që atëherë. Nga përvoja për shumë vite si gazetar i gjykatave nuk kam pasur kurrë besim se kjo çështje do të zgjidhej.  Nuk ka për të ndodhur kurrë. Edhe pse jam palë në këtë proces duhet ta pranoj. Nuk ka për t’u zbardhur kurrë.

Askush nuk ka për t’u përgjigjur për këtë. Topi do hidhet sa andej-këndej. Njeriu për natyrë, mërzitet dhe i harron disa ngjarje. Ndërsa politika ngatërrohet dhe bën pak tymnajë vetëm kur i intereson. Shkurt, as të djathtës e as qeverisë së sotme nuk i leverdis dënimi i fajtorëve. Fatkeqësisht…”.

 

 

Alqi Koçiko January 20, 2016 15:50
Komento

12 Komente

  1. Arben January 20, 16:20

    NUK KENI PARE GJE AKOMA.

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. January 20, 20:23

      E ke “mire” ti salian! Ajo qe nuk kemi pare dhe kemi 25 vjet qe presim ta shohim do te jete dita kur kryekrimineli Sali Ram Berisha dhe gjithe shpura e tij te jete me hekura ne duar dhe ne qeline e ftaohte pas nje gjykimi te drejte dhe te kthjellet.

      Reply to this comment
    • Dielli mbi Korab January 20, 20:55

      Nje dialog i papergjuar.
      Ilir Meta:Po lere o flori se Doktori eshte plak i rrjedhur.
      Edi Rama :Po thuaji te dali ne pension te pakten se na çau bythen ne Parlament.
      Ilir Meta:Po ja iku nga Parlamenti po ai ka dhe FB dhe prej aty do na terrorizoi ma keq.Ma mire ketu ne foltore se e le te flasi sa dua une dhe pastaj ja mbyll me stil mikrofonin.
      Edi Rama:Eh o grupo un e di qe Berisha ty te ka pik te dobet ne zemer,dhe ti nuk do ishe ne koalicion me mua po te mos ishte Drejtesia e Saliut,po thuaj ta shtyjm sa ty shtyjm se po bohet MUTI MULLAR

      Reply to this comment
  2. Nje shurrist.. January 20, 16:24

    Salihit i pshurrem hunjte e gardhit….
    Dhe gardhi ju tha…!
    Po mos e merzitni kesht çdo vit Saliun…!!

    Reply to this comment
  3. perla January 20, 17:01

    si mund te kerkojn drejtesi berisha dhe basha,duke kujtuar cdo vit21 janarin qe drejtesia eshte shume e vonuar dhe kerkojn akoma qe ta varosin perfundimisht 21 janarin.per drejtesin kjo do jet sfida me e malle,deri sa te vihet drejtesia ne vend nuk do ket paqe per 21 janarin.

    Reply to this comment
  4. Po,Po January 20, 17:48

    Une cuditem me qendrimin e socialisteve kundrejt Saliut.Vetem nje here ne vit,dhe sa vjen e

    me pak i permendet ky krim rrenqethes atij egersire te vertete te dale nga shpellat.! Ne vend

    qe ti permendej gjithenje e me me force,ne cdo seance parlamentare,e lene ta dhjese fare

    edhe parlamentin edhe mazhorancen. Ai duhej te ishte cmendur,vetem nga tingujt e refrenit

    te pa nderprere : VRAAAAAAAASES…..,KRIMINEEEEEL………………………………………………….!

    Socialistet nuk guxojne ta bejne kete,sepse nuk ndryshojne shume prej banditeve te

    PD-se . Dhe ne,i ndjekim prapa,si dhelpra pas koqeve te dashit !

    Reply to this comment
  5. G.Hajro. January 20, 17:58

    saliun e mbron nishani,.llalla dhe i.meta.

    Reply to this comment
  6. Nardi January 20, 18:05

    Atehere ti, ose njeri nga te afermit e te vrareve te 21 janarit, nje dite keni per te gjetur nje TT dhe do ti mbyllni llogarite. Po cfare faji ka Zeni ose femijet e tij.
    Ua mban me SRB-in !!!???

    Reply to this comment
  7. I.Troplini January 20, 18:53

    21 Janari, eshte dita e ceremonise mortore te nje shoqerie dinjitoze shqiptare,

    ne vend te dinjitetit dhe kultures europiane, kjo date do u kujtoje gjithmone shqiptareve, se si bajraktarizmi si forme egzistence dhe organizimi e jetes ne shekujt e 13, doli “fitimtare” mbi cdo ndjesi qyteterimi dhe shprese per nje Shqiperi ne shinat e shtetit te se drejtes.
    Me teper sesa krimi makaber i asaj dite, skenat tronditese qe shoqeruan ato ngjarje, ku Kryeministri me pamjen e pacientit te larguar nga ambjentet e psikiatrise, titullonte horr dhe lavire cdo njeri qe i dilte perpara dhe qe nuk pranonte “versionin zyrtar” per ngjarjen, te ketij krimineli ordiner,,,,,,me teper se gjithcka tronditese e asaj dite, ndjej NEVERI per menyren se si RILINDJA, vazhdon ate teatrin e pshurrur te recitimeve boshe se gjoja nuk na qenkerkan gjykates dhe prokurore, ndaj nuk mund te bejne asgje ne kete drejtim.
    Kryeministri Rama, i gezohet koalicionit me ate qe i quajti viktimat KOKEPALARE dhe qe ishte shkaku i asaj proteste. Eshte ironi tragjike, qe “perfituesi” kyesor i asaj proteste, e ka me te lehte te gjeje gjuhen e perbashket me ata qe filmohen duke vjedhur pronen e shqiptareve. Per Fatos Mahmutajn, nuk ka vend, ne kalendarin e mbushur me takime, te Kryeministrit tone. Per te, mbetet vetem Belgjika dhe nenshtetesia e ketij shteti.
    Mesazhi dhe tenori i kesaj sjelljeje, eshte i qarte per cdo qytetar te ketij vendi.
    Ata shqiptare qe nuk pranojne ti bejne gojore bajraktarizmit, por jane “te marre” te guxojne dhe enderrojne per nje Shqiperi si pjese e familjes europiane, ku drejtesia eshte shtylla kryesore mbajtese e sistemit,,,per ta mbetet si alternative, vetem vdekja ne bulevard ose Belgjika, si strehe perfundimtare.
    Jo. 21 Janari, nuk eshte aspak vetem nje ceshtje qe i perket viktimave dhe kriminelit,,,atyre gerdallave bashkepunetore qe u munduan te manipulonin provat dhe te jepnin deshmi te rreme si ata “doktorre” ne urgjencen e spitalit ushtarak.
    21 Janari, u perket te gjithe shqiptareve, si kujtese se vendi i tyre, eshte akoma nje shpelle hajdutesh, ku fjala DREJTESI, eshte nje fjale e huaj dhe ku primitivizmi dhe injoranca, kane marre peng gjithcka shqiptare.
    Ata qe erdhen ne pushtet, me kembet mbi njollat e gjakut te viktimave dhe nuk gjeten kurre kurajon dhe forcen, per te bere drejtesine e premtuar, nuk jane as me shume e as me pak por KOLABORATORE te krimit dhe kriminelit. Tradhetimi i idealit te asaj proteste dhe viktimave te terrorit shteteror, e ben cdo dite vitit per shqiptaret, ne nje 21 Janar te ri.
    Ata syresh qe rendom mendojne,,,,,, se gjarpri qe nuk me kafshon mua, u befte 100 vjec,,,,,do u duhet te kuptojne, se eshte vetem ceshtje kohe, deri kur ai gjarper tu afrohet edhe atyre vete apo femijeve te tyre.
    Deri atehere,,,,,shqiptaret do vazhdojne te behen belge apo kineze. Eshte e vetmja mundesi qe u ka lene shteti i tyre,,,nese nuk duan te vriten ne bulevard.

    Reply to this comment
    • LORA January 20, 22:17

      I,TRoplini une mendoj se 21 Janari ka hyre ne kujtesen historike me te vyer te shqiptareve dhe frymes se tyre protestane,te revoltes e mospajtimin me pushtete te vjedhura dhe barbare ,te mospajtimit me cenimin e te drejtave bazike ,gardiane te mbrojtjes se te cilave duhet te jemi vetem ne ,qytetaret shqiptare,ketu,ne Bruksel,,,apo kudoqofte.
      Prej kesaj pikete historike shqiptaret kane shansin dhe detyrimin civik te kultivojne dhe te mprehin ,ne vijimesi,ushtrimin e demokracise dhe sovranitetit te tyre,,,,pa i marre doren askujt ne spektrin politik (te cilet jane vetem te perkohshem ne skenen e lojes se politikes ),por duke mbetur ne menyre permanente nje faktor aq dominant, sa prej sovranit te dridhet kushdo qe guxon t’i hyje ne hak.
      Ju lexoj me vemendje dhe respekt,,,,por ne rastin e komentit te siperm ndjej keqardhje per njelloj zhgenjimi te drejte tuajin,qe cenon forcen e argumentit,arsyes dhe pergjegjshmerise suaj.Kemi shume pune perpara,ne rrugetimin e ushtrimit real te demokracise,pa u qare,,,,qe t’a meritojme ate e t’ua leme trashegim pasardhesve tane.

      Reply to this comment
  8. fteri January 20, 20:07

    Turp per kete qeveri qe mbas 5 vetve nuk jane ndeshkuar kriminelet

    Reply to this comment
  9. saja January 20, 20:49

    Neser mbushen plot 5 vjete ne kete rruge te madhe demokratike qe ndjek sot e 25 vjet rrjesht Shqipëria demokratike, fale miqesise Shqiptaro -kineze,por nga dita kur nje mik i madh i ketij populli nje pseudodiplomat xhuxhmaxhuxh te cilet sot per fat te mire gjenden ne kudo mbare boten e trazuar vuri nofken e papare nje kryekrimineli te ketij vendi ,urdherdhenesit te vrasjeve te kater kokepalareve siç desh ti quante objekti i kesaj proteste,nofken “BURRE SHTETI”qe sot fale ketyre te vrareve gjendet si drejtues i tempullit qe perfaqeson popullin e vrare nga plumba rikoshete ne peme,te dhunuar e ndodhur nen terror nga policia Berishiste dhe e atij qe beri ekzekutimet me togat e zeza duke u shperblyer me epitetin “YLL NE NGJITJE”!Te gjithe shtangem kur veshet tane te shurdher per mese 21 vjete ndigjonin kete hata nga te derguarit e fabrikes qe i montoi i prodhoi e i hodhi kunder turmave qe kerkonin me ç’do kusht qe te cenonin sadopak keto maredhenie e interesat e kesaj fabrike duke tentuar te rrezojne te montuarit e saj,duke sulmuar me gura “KULLEN E VICIDOLIT” te instaluar ne Tiranen qe pasi deboi te gjithe qytetarine jashte ketij vendi per mese 20 vjete duke e mbushur me bageti qe thurrnin vargje vetem per nje prijes te tyre qe historia se kishte pare qe pas renies se Hitlerit ne luften e dyte boterore e qe qe prodhuar enkas per keta.Kjo ndoshta do te jete per mua,ty,ate,ne ,ju ata dita me e shenuar per krenarine e nje vendi ku fill pas kesaj nofke kryekrimineli i fuqizuar i mbushur me emocion deklaroi qe :Po te jete nevoja do te vrase edhe treqind te tjere!E pabesueshme ne kete vend ku te gjitha te pabesueshmet kane ngjare vetem te besueshmet jo!Neser mbushet pese vjete nga dita kur la pushtetin nje kryekriminel e sot kerkon ta rimare fale ndihmes se fabrikes qe e prodhoi e qe i ka dhene imunitet deri ne vdekje te tij natyrale apo te stisur .Jam krenar qe jetoj ne nje vend qe demokracia ka ecur aq perpara sa edhe vende me te zhvilluara se ne kerkojne ti aplikojne keto shpejtesi por nuk kane guxim e u mungon mbrojtja e perjeteshme si kryekriminelit tone Sali.E ç’fare jane kater apo pese siç kerkoni ti quani ju viktima kur ne fakt ata ishin pese kokepalare qe pastruan vendin nga e keqja qe kanosej ne kullen e Viçidolit te shperngulur ne Tirane qe rendom quhet kryeministri.Jam i mendimit qe neser zyra e kryekrimit duhet te hapet ne oret e para te mengjezit e ai te prese vizita falenderimi ku do te deshiroja qe per ti hequr friken turmave te medha qe kerkojne ta shohin e ta urojne nga afer kete kryekrim ti beje nje vizite si njeri i shtepise miku i vogel i Saliut shoku Lu ku edhe mund te beje ndonje deklarate perpara mediave qe Shqipëria nen udheheqjen e mençurine Berishjane po shkon lart e me lart duke forcuar ç’do dite edhe me shume miqesine Shqiptaro-Kineze.E paharuar qofte kjo dite ku u flijuan kater kokpalare per te marre nofken “Burre shteti” nje kryekriminel !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*