Viktima e pestë, pesë vjet më pas

January 19, 2016 21:12

Viktima e pestë, pesë vjet më pas

Ishte në detyrë si gazetar terreni dhe plumbi e kurseu për pak centimetra, teksa mori Hekuran Dedën ngjitur me të. Çfarë ka lënë pas 21 janari 2011 për një reporter.

Një bisedë e zv.kryeredaktorit Alqi Koçiko me Fatos Mahmutajn.

Ai mbulonte kronikën në televizionin ABC, përveçse kontribuonte me shkrime në median e shkruar.

Edhe pse kjo është një bisedë e ngeshme, në distancë nga Brukseli ku ai ndodhet aktualisht, Mahmutaj e ka të pamundur të harrojë detajet e 21 janarit të pesë viteve më parë.

Një plumb i shpoi dorën teksa mbante celularin, aty mbi platformën provizore prej llamarine për mediat në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa Hekuran Deda u plandos përtokë pranë tij. Sa herë e çon në mendje atë moment?

Dora e shpuar nga plumbi

Dora e Mahmutajt e shpuar nga plumbi

Hekuran Deda, i vrare ngjitur me reporterin e plagosur

Hekuran Deda, i vrare ngjitur me reporterin e plagosur

“Është një moment që nuk mund ta harroj kurrë.

Ende më fshikullon në vesh plumbi që më plagosi mua dhe ai i radhës që i mori jetën Hekuran Dedës. Ajo krisma e mbytur e shpërthimit të kokës së tij më është fiksuar në mendje së bashku me shpërthimin e kafkës. Momente horror. Më ndje. Njeriu për t’u mbrojtur, është i prirur t’i harrojë traumat.

Por sinqerisht, besoj se nëse e bëj me veten time këtë, do i jepja një lloj amnistie personale Berishës, autorit të masakrës së 21 janarit”.

Materiali i plotë, nesër në DITA versioni print

January 19, 2016 21:12
Komento

10 Komente

  1. Gardhisti January 19, 20:53

    Saliu nuk ka nevoje per amnisti…
    Ai eshte “trim i mire me shoke shume”.
    Qe nuk e lene ti hyje gjemb ne kembe!
    Po mos ja kujtoni shpesh se merzitet..!!!

    Reply to this comment
  2. tomsojeri January 19, 21:23

    nxirini kto foto ne cdo hyrje qyteti te Shqiperis , ne cdo shesh ku mblidhen njerez te festojn ,ne kryeministri e aty ku reklamat “magjike”shum ngjyreshe terheqin vemendjen e kalimtareve ,qe ky popull te mos haroj kurr vrasesin si dhe premtimin per drejtesi ! Kjo foto rrenqethese tju kujtoj shqiptareve zhgenjimin e madh te vrasesit te madh e te gjith atyre qe “harojn”detyrimin ndaj ktij populli te tradhtuar e te dhunuar ! Tju kujtoj shqiptareve se po nuk u vu drejtesi ,asnjeher nuk do clirohen nga kjo band politike qe luan me te ardhmen e kombit ne kuriz te tyre …………

    Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi January 19, 23:28

      Postojani Edi Rames keto foto. Ne e dime kush eshte krimineli dhe vrasesi i ketyre njerezve. I vetmi qe nuk e di eshte Edi Rama.Prandaj postojani se mbase nxjer ndonje mesim ? Tung !

      Reply to this comment
  3. demo January 20, 01:53

    Ka “amnisty international”.Ne 97 u amnistuan te gjitha krimet e Berishes.Bomba atomike ne Gerdec ishte e para bombe berthamore made in albania e prodhuar krejtesisht me forcat tona.Ishte nje prove experimentale me njerez,qe u shit si aksident.Fuqia prej 8 me 2 megaton,aq sa ja ka bere Berisha ketij populli.Ne 21 janar Berisha urdheroi drejtuesit e gardes te korrin te gjithe sehirxhijte e mbetur nga demostrata,pasi pararoja e dhunshme ishte larguar,nga sehirxhijte nuk vjen e keqja.Ka “Amnisty international”.

    Reply to this comment
  4. l ri January 20, 08:02

    Kjo është “demokracia”mjerane ,vrasësi nuk vijon as të mbyllë gojën,e as të kërkojë ndjesë për krimin që ka bërë.Një shoqëri e tërë është traumatizuar,vrasësi bën karshi llak sepse ligji është bërë njësh me të.Drejtësia ka vdekur vektorët e saj nuk i prek adkush.Ka ardhur koha ku secili ti dalë zot vetes me çdo mjet e mënyrë.Pa u vënë drejtësia në vend nuk mund të ketë qetësi.Kompania “demokratike”që vret e fsheh krimet është bërë frymëzuesja e kriminalitetit dhe korrupsionit të gjithanshëm.,për më keq hapur mbrojtëse e saj .A mund të bëhet ky vënd normal,,,,,,,,,?E kam vështirë ta besoj.

    Reply to this comment
  5. orli January 20, 09:44

    Keto foto duhen vendosur ne çdo vend te dukshem e ne çdo qytet te Shqiperise qe mos te harrohen vrasesit dhe ata qe premtuan qe do japin drejtesi por sa fituan votat,deklaruan se sali udb-en do e lene te qete ne pleqerine e tij!poshte cikli i mbyllur ramizjan.

    Reply to this comment
  6. tomsojeri January 20, 10:14

    Sa her ne dit kalon Edi Rama ne ate trotuar te pergjakur qe nuk ka si haroet ! Sa her shkel bi ato pllaka qe nuk kan goj te flasin i nderuar Pellumb ! Aq her thirja e tyre e heshtur kerkon drejtesi e shpagim !Aq her syt e ktij premtusi nuk guxojn te shohin posht se aty me germa te kuqe gjaku esht shkruar pabesia ,cinizmi, e tashmja dhe e ardhmja e ktij populli te dhunuar me kallashnikov dhe premtime boshe ! Aty, krimineli me ftyr te pergjakur qesh sfidon e tallet me Te dhe gjith popullin shqiptar, te cilin e ka tradhtuar qe diten qe erdhi ne fuqi, nga fuqi armike !Aty, me ato germa te shkruar mbi sfondin e kuq gjak shqiptaresh te varfer ,te paster e te pafajshem, po shkruhet historia e re e tyre e ardhmja pa shpres e tyre,,,,,,,ATY SHQIPTARET, KAN RASTIN TE MOS HUMBIN KUJTESEN, TE ZGJOHEN E TE MOS BESOJN ME NE KTE BAND QE KA UZURPUAR PUSHTETIN E PATURPESISHT I PERFAQESON NE PARLAMENTIN E TYRE…………

    Reply to this comment
  7. adi January 20, 11:18

    po
    gazetari po gazeta dita
    gjeja me e rendesishme dhe me e poshter ne kete bote eshte sjellja e frangajt me kete gazetarin.
    qe nuk e mbrojti qe u plagos ne dore qe vertet eshte nje ngjarje shume e rende!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    po rama dhe ju te tjeret qe jo gjakun e plagosjes se nje gishti te nje gazetari qe fatmiresisht jeton
    kurse ju hipokrite maskarenj kriminele qe ushqeheni nga gjaku i atyre qe u vrane dhane jeten.
    per 300 milionet e beqes lejet e sandrit dhe leket e gjakut qe behen zyra per klientet e rames.
    dhe shani ju frangajt e berishajt ju jeni paburat dhe mashtrusit me te medhenj te historise se shqiperise!!!!!
    PS: kujtoni se jam cmendur!!!!!!!
    jo.kam qene vetem 5 metra larg faik myrtajt kur u vra.
    nese ai plumb do me kishte kapur mua femijet e mi nuk do kishin buke qe te hanin sot.
    a e di njeri ku i kane femijet ata qe u vrane dhe ata qe u plagosen qe qe rama te realizonte endren e jetes se tij te behej piktor????????
    ju leganeve te 5000 lekshit per koment jua kam sh….er robt qe tani. nga nje socialist

    Reply to this comment
  8. Gjakovari January 20, 11:52

    Sulmi është mbrojtja më e mirë. Është dëshpërim Kombtar kur krerët e politikës mbarëshqiptare veprojnë sikur populli është pronë e tyre dhe se me te mund të bëjnë ç’të duan. Dhe këtë, po e bëjnë sepse e kan kuptua se shumica e popullit Shqiptar jemi të padishëm, mjerana, nënshtrues, spiuna, butak, materialista që shitemi për pak pare… I mjerë ky popull që s’mbushet mend kurrë. Si se kuptuam që këta politikaj janë fundrrina e rracës njerëzore.Janë më të pa karaktershmit. Janë radhtarët më të mëdhenjtë. Këta që për interesa materiale nënshkruajnë pakte me Greqinë dhe Serbinë në dëm të ardhmërisë së Shqipërisë dhe Kosovës. A e dijnë shqiptarët se pa miratimin e Greqisë Shqipëria s’mund të anëtarsohet në BE. Kjo nuk do të ndodhë sepse pala greke e justifikon nënshkrimin e Bashës me Bakojanis si punë të kryer. Po Kosova ? Kjo është edhe më keq sepse pala serbe i njef nënshkrimet e Mustafës dhe Thaqit poashtu punë të kryera. Ndërsa politikajt jetojnë jetë luksoze jashtë mase për kushtet e Shqipërisë dhe Kosovës “Populli” shqiptar humbë kohë duke u marrë në mbrojtje ose duke i sulmuar “Idhujt”. Të mjerë pasardhësit Tanë që janë pjellë e këtyre që se kuptojnë se nesër është 21 Janari !

    Reply to this comment
  9. shqipeh January 20, 15:08

    ” U’a bej prap edhe nje here,
    Si me 21. janar! ”
    Ua tha sala, fryre vrere,
    Troc, o parlamentar!

    Epo, prove me te gjalle
    Nuk besoj se do te kete.
    Ku ka ngec, iziu hall,
    Kush ne b… e ka vertete?!

    Neser,21. janari
    nuk therret.por uleret:
    ” Oooo, Sali e Lul zagari,
    Mbi ta dheu s’eshte i lehte”

    Jo, ne dore s’e paska Rama.
    E ka vecse prokurori.
    Por ama, mbi parlamentin
    Nuk del dot ky horr bir horri…

    Iken pese vite radhe!…
    Aqsa dhe dhembja u lodh!
    Nga loti qe s’ka te thare,
    Nga gjaku qe posht u hodh (!)

    Une them,se “Ligji”,do thyer (!)
    Nese duam ddrejtesi (!)
    Cikllopi ne gjak lyer…
    Ha cdo vakt nga nje njeri…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*