Një propozim nga SHBA për “fatin juridik të Berishës”

Intervistë ekskluzive me prof. Bernd Fischer July 21, 2013 12:12

Një propozim nga SHBA për “fatin juridik të Berishës”

Historiani dhe studiuesi i njohur amerikan për çështjen shqiptare, Prof. Bernd Fischer flet ekskluzivisht për herë të dytë për gazetën ‘DITA’. Parashikimi i tij në intervistën para zgjedhjeve për largimin e Berishës nga pushteti, doli. Në këtë intervistë të dytë, ai analizon shkaqet e disfatës së Berishës. Çfarë mendon Prof. Fischer për qëndrimin që duhet të mbajë maxhoranca e re ndaj keqbërjeve të PD-së dhe si duhen trajtur krimet e Gërdecit dhe vrasjet e 21 Janarit. Cila janë dy këshillat për Edi Ramën kryeministër…

 

– Profesor Fisher, ju tashmë e kini mësuar rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit. Cilat mendoni se ishin arsyet e disfatës së zotit Berisha në këto zgjedhje?

 – Unë besoj se arsyet për disfatën e zotit Berisha janë mjaft të qarta. Unë besoj se shqiptarët ishin lodhur duke parë një grup të vogël elitar të sundonte mbi ligjin. Nivelet në rritje të korrupsionit, duke përfshirë edhe në nivelin më të lartë të qeverisë dhe në familjen e kryeministrit, i bindën njerëzit se ata do të mbeteshin përgjithmonë qytetarë të klasit të dytë në vendin e tyre. Papunësia dhe varfëria qenë të përhapura gjerësisht, pavarësisht nga premtimet bujare të zotit Berisha në zgjedhjet e vitit 2009. Mosdashja e tij për të njohur problemet e thella ekonomike të Shqipërisë e penguan qeverinë që të bëjë hapat e duhur me vendosmëri për t’u përballur me to. Nivelet e dobëta të investimeve të huaja, kryesisht për shkak të mungesës së sundimit të ligjit, e zhytën Shqipërinë në një batak ekonomik, e çuan vendin vendin në stanjacion dhe përkeqësim të ekonomisë. Votimet janë testi përfundimtar nëse një politikan meriton një mandat tjetër. Votuesit shqiptarë, treguan pjekuri të konsiderueshme politike. Autoritarizmi në rritje i zotit Berishës sigurisht luajti një rol në humbjen që ai pësoi në zgjedhjet e fundit. Përkundër retorikës së tij në lidhje me ngritjen dhe forcimin e demokracisë, me sjelljen e tij ngulmuese për të mos e lënë pushtetin, tregoi qartazi se përkushtimi i tij ndaj demokracisë ishte shumë i dobët. Kthimi i tij dëshpërues tek nacionalizmi për të fituar ca vota më shumë, minoi edhe një nga arritjet kryesore të Shqipërisë post-komuniste  luajtjen e një roli moderues të Shqipërisë në Ballkan. Dhe duke pasur parasysh kontrollin autoritar që zoti Berisha i bënte partisë së vet, ai identifikohej si përgjegjësi kryesor për këtë faj. Askush tjetër nuk mund t’i merrte këto vendime.

 

Do vijojë Berisha të ketë ndikim te PD?

Ai do të vazhdojë të përpiqet për të ndikuar në ngjarjet, dhe kjo është mjaft e natyrshme. Përmasat e humbjes së tij, megjithatë, në mënyrë të konsiderueshme minojnë aftësinë e tij për të drejtuar zhvillimet brenda partisë dhe vendit në tërësi. Ndonëse trashëgimia e zotit Berishës u dëmtua gjatë mandatit të tij të fundit, ai do të kujtohet si figurë e rëndësishme gjatë tranzicionit të Shqipërisë. Në një farë mënyre mund të thuhet se ishte fat që zoti Berisha nuk fitoi një mandat tjetër, kjo sigurisht do të bënte të mundur që ai të shkatërronte tërësisht trashëgiminë e tij.

 

– Në këto kushte, si e shikoni perspektivën e qeverisë së re të drejtuar nga Edi Rama?

– Përsa i përket zotit Rama, unë besoj se ai është një njeri shumë i zgjuar që e di se çfarë do të bëjë. Por, nëse ai do të kërkojë këshillën time, do t’i thosha dy gjëra. Shqetësimet ekonomike të popullsisë duhet të trajtohen urgjentisht. Një nga mënyrat që mendoj se kjo mund të arrihet më mirë është që më në fund qeveria të merret me çështjen e sundimit të ligjit. Sepse Shqipërisë mund t’i mungojnë kapacitetet e brendshme për të zgjidhur problemet e veta ekonomike ndaj ajo dëshpërimisht ka nevojë për investime të huaja. Por të huajt nuk do të investojnë në Shqipëri në mënyrë të konsiderueshme dhe as të rinjtë e talentuar shqiptarë që janë jashtë nuk do të kthehen në vend pa sundimin e ligjit. Ata kanë nevojë për siguri për investimet e tyre, por tani për tani ata nuk janë të bindur për këtë. Dhe më e rëndësishmja, shqiptarët meritojnë të kenë besim në policinë e tyre dhe në gjykatat e tyre. Por deri më tani ata nuk kanë mundur. Unë gjithashtu besoj se mund të bëhen përpjekje shumë më mëdha për të inkurajuar turizmin. Shqipëria ka shumë mrekulli për të ofruar, duke përfshirë historinë e saj unike. Pasuritë antike të Shqipërisë duhet të ruhen. Kështjellat e Shqipërisë nuk duhet të lëshohen për individë, të cilët nuk kanë asnjë interes për t’i ruajtur. Edhe mbreti Zog apo mbretëresha Geraldina mund të bëhen figurat interesante për të tërhequr turistët, edhe reliket komuniste duhet të ruhen dhe të mos shkatërrohen. Jo vetëm se ato janë pjesë e historisë, por ata tërheqin shumë të huajt. Pra Shqipëria duhet të shfrytëzojë çdo burim historik që ka. Një sugjerim tjetër për zotin Rama. Unë e di se ka shumë zëra të cilët kërkojnë ndjekjen energjike të të gjitha keqbërjeve të Partisë Demokratike. Unë mendoj se ato janë të gabuara; është koha për shqiptarët që të bëhen bashkë për të përmbushur sfidat e tyre të mëdha që i presin dhe që të jenë të suksesshëm, në këtë mision do të duhet të marrin pjesë të gjitha forcat politike.

 

-Ju po thoni që edhe krime të tilla të përbindshme si Gërdeci dhe 21 janari të injorohen?

– Jo. Unë nuk jam duke sugjeruar që krimet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë, si Gërdeci dhe 21 janari të injorohen. Njerëzit vdiqën. Sundimi i ligjit kërkon drejtësi. Por unë po flas për unitet të brendshëm dhe progres; ndoshta edhe përmes ndërtimit të ndonjë forme të së vërtetës dhe një komisioni pajtimi për krimet jo vdekje prurëse. Le  të marrë fund rendi tradicional i gjërave në politikën shqiptare për të mirën e kombit dhe shtetit. Pavarësisht pesimizmit mbizotërues dhe ikjes së vazhdueshme të trurit, Shqipëria ka një të ardhme të ndritur përpara dhe unë pres që të bëhen përpjekje energjike nga ana e qeverisë së re dhe e parlamentit të ri për ta kapur atë./Intervistoi: Xhevdet Shehu

 

 

Redaksional

 Nuk është kurrë gabim të kërkohet drejtësi

Duket se Berisha i ka detyruar ata që e kanë një mundësi këshillimi apo të tjerët që kanë tashmë detyrë shtetërore vendimmarrjen të flasin “për krime të mëdha” dhe “krime të vogla”. Dhe për “rend gjykimi” të tyre. Në fillim ato, pastaj këto, etj. Është shenjë e qartë e Republikës së tij të skandaleve pa fund që fatmirësisht u rrëzua në 23 qershor. Janë aq të shumta shkeljet flagrante të ligjeve sa edhe një si Fisher për shembull është i shtrënguar që të bëjë një kategorizim të ri: ato me pasojë vdekjen dhe të tjerat. Po, e vërtetë. Berisha ia ka dalë ti shpëtojë përherë drejtësisë nëpërmjet presionit, dhunës verbale dhe shkeljes me këmbë të ligjit. Por para se të flitet për shtyrjen e ndëshkimit të këtyre krimeve, mendoni pak sa trishtuese dhe zhgënjyese është kjo situatë për cilindo shqiptar. Për cilin shqiptar flasim? Po flasim për shqiptarin e ndershëm e të heshtur që ka mbetur i varfër dhe i mënjanuar. Ky shqiptar që është sot shumica e denjë e këtij vendi është nëpërkëmbur për vite me rradhë nga soji i berishistëve me atë vetë në krye. E kanë tallur për ndershmërinë e tij, e kanë vënë në lojë, e kanë përdhunuar psikologjikisht, ia kanë shkatëruar parimet, konceptin e vlerave. Ky shqiptar pret drejtësi. Sërish në heshtje. Por sërish duke vëzhguar.. Nuk është kurrë gabim të kërkohet drejtësi. Madje kjo duhet bërë me vendosmëri dhe pa ekuivoke. Kush friket nga kjo sfidë mund të bëjë gjithçka tjetër, por jo shtetin ligjor në Shqipëri.

 

 

 

 

 

 

 

 

Intervistë ekskluzive me prof. Bernd Fischer July 21, 2013 12:12
Komento

17 Komente

  1. shpatar July 21, 11:15

    Duke pare karikaturen qe duket si nje kolltuk por me shume ngjane me nje arkivol propozimi nga SHBA eshte:Ti ulet pjesa e mbeshtetjes se kurrizit.

    Reply to this comment
  2. Dike Mullai thote- July 21, 12:45

    Se PARI:- Sali Ram Berisha duhet te kaloje ne GJYKATEN e H A G E S !!! Eshte Milloshevici i Dyte i Ballkanit.

    Reply to this comment
  3. myzeqari July 21, 12:47

    Duhet ta dine te gjithe qe populli votoj PS sepse gjykoj se do te jap dikush llogari per krimet e bera. Por nese Rama dhe Meta do te jene me mendjen se koha do ti harroj te gjitha zullumet e bera nga PD atehere e kane gabim dhe do te ndeshkohen dhe keta me vote pas 4 vjetesh. Nese ne Shqiperi nuk do te futet kultura e ndeshkueshmerise per pushtetaret dhe ata qe kryejne krime atehere ky shtet nuk behet me. Ore kudo duhet te kete ndryshim. Nenpunesit e shtetit kur qytetari tu shkoj ne zyre ta presin ate si njeri qe meriton respekt dhe se ky nenpunes ushqehet nga taksat qe paguan ky qytetar. Jo ta shohin ate si nje qen i ngordhur.

    Reply to this comment
  4. Fleks July 21, 13:01

    Pse sa kohe i duhet budallenjeve te kuptojne se po u sulmua Berisha,qeveria nuk e mbush ne menyren me absolute vitin.

    Per arsyen e pare se ka jashtezakonosht probleme ekonomike per te zgjidhur bazuar ne premtimet qe ka bere.

    Arsyen e dyte se ka mere persiper te vendose rend me dore te forte e qe nuk eshte sapak e lehte

    E arsyen e trete se Shqiperia ne fakt eshte vetem Shqipericka,e mbi 2/3 e shqiptareve qe jetojne jashte Shqiperickes,tani jane prezent ne cdo kohe.

    Keshtuqe,askush mos goxoje jo te beje por as ta mendoje nje gje te tille.

    Pra ti fryjne paqes me paqe,se ndryshe i dihet fillimi por fundi kurre,kurren e kurres.

    Kur nderkohe te tria kokat e politikes Berisha,Rama, Meta kane perlyerjet e veta..

    Prandaj ti leme perallat eme kukulla e ti shtrohemi punes,per nje Shqipricke me te mire.

    Se mbi 10 milion shqiptaret na vrojtojne cdo dite 24 ore non stop.

    Reply to this comment
    • Labi Vlore July 21, 13:41

      Ta them une ty Fleks.Berisha do shkoje ne Burg ose dikush do e vrase bazuar ne Kanun.Pershendetje.Baca do keqtrajtohet dhe sebashku me te,gjithe soji jot qe ende kerkon te kercenoje Shqiperine dhe Shqiptaret.Nje fund i tmerrsheme pret sojin tend.

      Reply to this comment
    • nastradini July 21, 17:59

      O Fleksibel Man, po nuk punoi me djak NDESHKIMI nuk zaptohet KRIMI. Kjo sentence juridike historike eshte shkruar ne pergamenet e lashta te Egjyptit te Faraoneve dhe ka qene baze e legjislacioni ne Romen e Lashte. Ndryshe punet e pushtetit behen RUMPALLE dhe te gjitha BOSAT vazhdojne avazin e vjeter duke nderrar vetem karriken e pushtetit.

      Reply to this comment
  5. EURO MALOKU July 21, 13:24

    SALIU-ky morr i kombit shqiptar duhet ngordhur…por gjithashtu duhet luftuar edhe “tifua e morrit” qe ka mberthyer gjithe shtetin shqiptar,qverrine dhe administraten.
    Pra kemi nje Shqiperi qe eshte nen ethet e tifos se morrit kombetare SALI…
    “Shtypjani koken morrit te madh te kombit qe te shpetoi Shqiperia…
    Gjithçka tjeter do te beje qe bota te na njoh si nje komb morracak!

    Reply to this comment
  6. lili July 21, 14:13

    Filloj Loja Amerika per te laine prape berishen rahat….
    Ne qofte se nuk dihet drejtesia me kete mazhorance ate here duhet te fillojme fushaten per nje alternative tjeter ku plehrat te ndeshkohen,se mjaft me me impunitetin e krimineleve ne petkat e politikaneve!

    Reply to this comment
  7. Nora July 21, 14:35

    Thenie e bukur ishte e Z.Arta Dade ,dorezoj mandatin ,nqs nuk do vihet drejtesi per 21 Janarin e Gerdecin,.Duhet unitet kombetar,po sa mire u be çu be ,hajt ska gje ecni para,,opull i neperkembur ,une jam dakort me shkrimin redaksional,DREJTESI!

    Reply to this comment
  8. Nikolaj July 21, 15:13

    Pèr kètè kèshillè sa jeni paguar nga Satrapi Sali ,Z.Fisher?
    Pèr kèshilla tè tilla shqipètarèt nuk kan nevojè sepse krimet janè kryer ndaj shqipètarve dhe jo amerikanve.Le tu marr si avokat mbrojtès Berisha por tè jeni i sigurt se nuk do e shpètoni.
    Ju pèrmèndni dy tè tilla,Gedecin dhe vrasjet e 21Jenarit sikur tè ishin bakti pa asnjè vlerè.
    Nè se ju Fisher do tè kryenit ato krimet nda amerikè dhe popullit Amerikan ,gjykata do tju vendoste nè karriken elektrike.Nderhyrja juaj pèr 1997 ,grushti shtetit 1998 ,Gèrdeci,dhe sè fundi 21 Jenari e kan shpètuar nga burgu i pèrjetshèm Sali Berishèn.
    Ju lutem stafit tè Gazetès qè tè mos botojnè shkrime qè kopromentojn reputacionin e gazetès.

    Reply to this comment
  9. Nikolaj July 21, 15:17

    Pèr kètè kèshillè sa jeni paguar nga Satrapi Sali ,Z.Fisher?
    Pèr kèshilla tè tilla shqipètarèt nuk kan nevojè sepse krimet janè kryer ndaj shqipètarve dhe jo amerikanve.Le tu marr si avokat mbrojtès Berisha por tè jeni i sigurt se nuk do e shpètoni.
    Ju pèrmèndni dy tè tilla,Gedecin dhe vrasjet e 21Jenarit sikur tè ishin bakti pa asnjè vlerè.
    Nè se ju Fisher do tè kryenit ato krimet nda amerikès dhe popullit Amerikan ,gjykata do tju vendoste nè karriken elektrike.Nderhyrja juaj pèr 1997 ,grushti shtetit 1998 ,Gèrdeci,dhe sè fundi 21 Jenari e kan shpètuar nga burgu i pèrjetshèm Sali Berishèn.
    Ju lutem stafit tè Gazetès qè tè mos botojnè shkrime qè kopromentojn reputacionin e gazetès.

    Reply to this comment
  10. Shpetimi July 21, 15:33

    Shenimi redaksional me shume vizion,kulture dhe ndjenje. Pershendetje autorit.

    Reply to this comment
  11. elida July 21, 15:39

    Jam shumë dakord me shkrimin redaksional.Nëse nuk bëhet një demaskim i të gjitha veprave kriminale ekonomike sociale dhe krimet ndaj jetës së shqiptarëve, e në fund çdokush të marrë dënimin e merituar asgjë e mbarë nuk do vijojë në Shqipëri.Si mund të falet vjedhja vrasja, nga elita e një shteti kur ndërkohë kapet e dënohet xhepisti rrugës dhe jo xhepisti zyrtar apo kapja e dënimi i një vrasësi ordiner dhe falja e një vrasësi i veshur me imunitet zyrtar.Kushdo nga ne ka të drejtën e zotit të thotë: kur vjedh e vret shteti pse mos ta bëj dhe unë.Është barazia përpara ligjit ajo që vendos rregullin e sigurinë e një shteti.

    Reply to this comment
  12. nuri July 21, 17:18

    cfare leksionesh jep ky “profesor” ? cileson korrupsionin dhe krimin si fenomene qe kane pllakosur vendin dhe nga ana tjeter thote mos u merrni me te korruptuarit. A e din ky se ne zgjedhjet e fundit votat u blene me paret e korrupsionit dhe krimit dhe neser do blehen perseri nga parate e krimit blu. Mos harxhoni kohe me “prefesore” te paguar nga politika e krimit.

    Reply to this comment
  13. nastradini July 21, 17:55

    PSE KESHTU O AMERIKONI BERND FISHER?

    VETEM NDESHKIMI ESHTE PREVENCA E KRIMIT TE PERSERITSHEM.
    Kjo sentence magjike eshte shkruar qe ne legjislacionin e Romes se Lashte, por njihet edhe me pare. Dihet qe ne pergamenet e Egjyptit te Faraoneve jane gjetur paragrafe ne te cilet flitet per NDESHKIMIN si mase efikase e parandalimit te krimit te perseritur. Kete gje duhet ta dije edhe historian i spikatur amerikan, ku ne shume shtete te SHBA-s per vrasje me paramendim ekziston denimi me vdekje edhe sot e kesaj dite. Pse atehere historiani albanolog Bernd Fisher e meshiron Sali Berishen dhe flet me nje gjuhe krejt te paspjegueshme, ne unison me Edi Ramen e PS-se dhe Sokol Ballen e TOP-t qe e shpalli DEMONIN shqyptar si “Burre Shteti” si nje BOS qe ka bere historine e Shqypnise? Mesiguri nuk eshte meshira kristjane e postulateve te Jezsu Krishtit pasi dihet qe Bernd Fisher, Edi Rama dhe Sokol Balla jane ateiste te lindur dhe te perbetuar dhe Kishen dhe Zotin e kane sa per gallate publike. Pse atehere ky ndryshim i papritur ne qendrimin e kriticienve te djeshem te Sali Vrastarit dhe Sali Kusarit? Ne nje kohe qe ne te gjitha vendet ish komuniste perreth populli po denon zullumqaret e tyre me pushtet dhe po i ras brenda per faje shume me te vogla se ato te Sali Berishes dhe bandes se tij?

    PSE KESHTU O AMERIKONI BERND FISHER?

    Reply to this comment
  14. Amant July 21, 18:01

    Duhet drejtesi dhe jo kompromise si ai i 97 tes ku u arrit nje amnisti banditesh. Ky mision i perket fituesve te rrinj. Ne se nuk do te kete ndeshkime ne disa fusha qe rezultojne me probleme madhore jo vetem ekonomike, dhe rendojne jeten dhe xhepin e shqiptareve, at’here dhe ra sapofituarit e te votuarit me vote plebiçitare, duhet qe te hapin krahun dhe te pergjigjen edhe keta penalisht per krim ne inaktivitet. Nje shtet nuk funksionon pa ligje te cilat jane per te gjithe shqiptaret pa dallim moshe, ideje e krahine, por edhe pozite shoqerore. Nderkohe qe futet ne burg per vjedhjen e nje varese, por ata qe kane avulluar miliona?. Enveri te pushkatonte per 500 mije leke, pavarsisht rrethanave. Ne qoftese qe te gjithe enderojme per drejtesi dhe kerkojme qe te kthehet normaliteti ne shqiperi, te zbatojme ligjet per cilindo, pa dhimbje e brerje ndergjegje. kushdo qe te veje doren ne pasurine e te gjitheve, i kuq qofte, apo blu, duhet qe te ndeshkohet. ndeshkim duhet qe te kete edhe per ata gjykates qe favorizojne mbylljet e proceseve te tilla. Nuk eshte fjala ketu per diktature, pasi vete ligji eshte diktature, por per te rrikthyer shpresen shqiptareve. Tu tregojme edhe nderkombetareve qe kemi sens dhe e meritojme Naton ku na kane futur pa meriten tone. meritojme qe te jemi edhe pjese e Europes.
    B. Fisher, per mua nuk e ka kuptuar vete thelbin e mentalitetit autoritarist, te zogut, enverit dhe te saliut. Shqiperia nuk ka kohe me te humbe. Nuk ka moral te fale gjithe rracen e krimineleve , hajduteve, grabitesve dhe vjeshesve te lirise se kombit.

    Reply to this comment
  15. Mark uk July 21, 19:40

    Ruani gjakftofsin burra.Si mendoni a burk per jete a pushkatim.Ju lutem faljani jeten o socialite.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*