21 nëntor 2012

November 21, 2012 01:49

21 nëntor 2012

November 21, 2012 01:49
Komento

19 Komente

  1. librealbedrio November 21, 08:19

    ju si ata frimasonet, luani ne kopertine me simbole.:)

    Reply to this comment
  2. ministri i berishes November 21, 09:36

    ambasadori me simpatik qe ka patur ndonjehere Shqiperia. Njeri qe fliste si… njeri

    Reply to this comment
  3. biomog November 21, 09:45

    Bravo vlora. Ide brilante dhenia e titullit qytetar nderi. Ky burre meriton edhe me teper

    Reply to this comment
  4. AVNIU NEW November 21, 15:23

    vlora po behet vlore. Ishalla nje Avni per Saliun…

    Reply to this comment
  5. bebol November 21, 15:24

    Ju lumte vlonjateve! Me sa duket vlora do te behet perseri dhe perfundimisht Meka e Demokracise ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  6. agimi i arte November 21, 15:24

    per pritjen e Saliut,i takon vlonjateve te realizojne endren e pop.shqiptar e ate qe nuk po ben dot Zoti

    Reply to this comment
  7. burr malciet November 21, 15:25

    E kam than une prej do kohesh qe ”Uidhersi” ka ken Kamunist i fshehur,por ti nuk me besojshe,asokohe.E shikon tani qe erdhe ne 1 menje me mua?????
    Gojet e liga thone se ata te Departamentit Amerikan te Shtetit e kishin terhjek zvarre,”Uidhersin”,prej zhelesh.
    Heu ty ta lumsha bre burr malciet.

    Reply to this comment
  8. juljan asanzh November 21, 15:26

    Ne një nga raportet e ish-ambasadorit John Withers, me titull “Ringjalla e fantazmës se
    komunizmit”, thuhet se kryeministri Berisha, një ish-komunist, sekretar i partisë, përdor
    te njëjtat arme si dikur, për te mbajtura pushtetin e tij. Por masat e marra kane tingëlluar
    sa dyshuese aq dhe ironike. Sipas ambasadorit Withers, një fushate e tille antikomuniste
    e ndihmon kryeministrin te përdorë ligjin e lustracionit, për te eliminuar nga jeta publike
    prokuroret dhe gjyqtaret te cilët po hetojnë çështjet e korrupsionit ne Shqipëri, mbush
    vakuumin e krijuar nga qeverisa ne luftën ndaj këtij fenomeni. Por dhe vjen kur dy anëtarë
    te kabinetit, janë ne hetim për korrupsion dhe ne te gjithë shoqërinë, ka zëra qe dy fëmijët
    e kryeministrit janë te lidhur me çështje korruptive. Ne dokumentet e publikuara nga
    Wikileaks bie ne sy dhe rasti i debatit ne parlament Berisha-Balla, pasi ky i fundit përmendi
    emrin e vajzës se kryeministrit, qe ka ambicie politike. Po kështu nënvizohet edhe përfshirja e
    dhëndrit te kryeministrit Jamarber Malltezi ne një projekt te Bankës Botërore ne jug te vendit,
    duke u renditur pas skandaleve si ai i Gërdecit, Rrugës Durrës Kukës dhe implikimit ne disa
    afera te biznesmenit Damir Fazllic. Kryeministri Berisha madje, duke u përshkruar për idetë
    e tij mbi Shqipërinë superfuqi energjetike, apo rritjen ekonomike dyshifrore, krahasohet me
    një anekdote te kohës se komunizmit, kur fëmijëve u tregohej për parajsën e Shqipërisë dhe
    situata përfundoi me thirrjen e një nxënësi shqiptar: “Dua te shkoj ne Shqipëri”.

    Reply to this comment
  9. zerimi November 21, 15:28

    E di qe tani qe zgjedhjet e ardhshme do te jene”absolutisht te lira, te drejta dhe te ndershme”. Per kete do te kujdeset personalisht kryeministri, qe keto zgjedhje tu ngjajne atyre te 1996-tes, me ndihmen e presidentit, KQZ–se, gjykatave, banditeve nga Tropoja, qindsheve te zeza te liruara nga burgjet, listave te “pershtatura dhe permiresuara” komisionereve te frikesuar a te blere etj. etj. Por meqe opozita tradhtare dhe e poshter nuk do i njohe keto lloj zgjedhjesh, Shqiperia nuk do ta marre perseri statusin. Dhe faji do t’i ngelet perseri tradhtarit me te tmerrshem qe ka njohur historia shqiptare, dmth dores vete, Edi Rames.

    Reply to this comment
  10. shoku saliut November 21, 15:31

    Njerez si Uidhers jane te rralle ne diplomaci. Shumica e diplomateve jane maskarenj te lindur ose te shkolluar si te tille. Nuk kane as zemer, as mendje te veten, jane makineri te prodhuara per nje qellim. Ne rastin tone qellimi eshte te rrjepin cte munden per interesat e vendeve te tyre një njeri te pa skrupull si Saliu i Shqiperise. Per shkak te ketyre ambasadoreve Saliu është ne syte e botes njësoj si guri i një kanali që nga lart shkëlqen dhe nga poshtë ka vetëm qelbësirë.

    Reply to this comment
  11. me pelqen November 21, 15:32

    Vizita juaj, zoti Ambasador na bën të mos ndjehemi vetëm. Por ne e dimë, që betejën kryesore, atë të shpëtimit të vetes, duhet ta bëjmë vetë

    Reply to this comment
  12. nga shtypi November 21, 15:32

    Kabllogrami sekret i Ambasadës Amerikane të Tiranës i datës 20 qershor 2008, i bërë publik së fundit
    nga WikiLeaks, përcjell detaje të rëndësishme për tragjedinë e Gërdecit, të cilat ajo i ka siguruar pas
    një takimi që ambasadori Withers ka zhvilluar me Shefin e Shtabit, Luan Hoxha me kërkesë të këtij të
    fundit. “Në një klimë politike të nxehtë, shefi i Ushtrisë, Luan Hoxha kërkoi të takohej me
    ambasadorin për të folur rreth shkarkimit nga detyra, bashkëpunimit me Prokurorinë e
    Përgjithshme, përfshi pikëpamjet dhe faktet rreth Gërdecit”, shkruhet në hyrje të kabllogramit.
    Në këtë takim gjeneral Hoxha ka treguar ngjarjen, sipas versionit të tij, për atë që ndodhi më 15 mars

    2008. Ndryshe nga ajo që tha në deklarimin publik duke fajësuar mënyrën se si operohej në Gërdec,
    Hoxha, sipas dijenisë së tij, thotë se ish-ministri Mediu ka marrë të gjitha vendimet, që nga zgjedhja
    e Gërdecit si pikë demontimi, çfarë lloj municionesh do të shkatërroheshin përfshi kohën e kryerjes
    së demontimit. Sipas Luan Hoxhës, vijon kabllogrami, personeli i ushtrisë ishte drejtuar të
    transportonte municionet, të ruante zonën e demontimit dhe asgjë më shumë.
    Gjatë gjysmës së projektit në dhjetor 2007, Hoxha ishte urdhëruar nga Mediu pavarësisht
    shqetësimit të tij drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj,
    presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas sipas Luan Hoxhës, u konfirmua si
    Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit. Dëshmia e Hoxhës thotë se pas telefonatës u vijua me
    dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa patur asnjë vonesë.
    Gjithnjë, sipas kabllogramit, gjeneral Luan Hoxha është pyetur nga ambasadori Withers nëse këtë
    informacion ia ka përcjellë Prokurorisë, ai është përgjigjur “Po” dhe se ia ka paraqitur të gjithë
    dokumentacionin prokurorëve, por jo atë pjesë për djalin e kryeministrit, pasi për Hoxhën ishte jo e
    sigurtë që të fliste. Që hetimi të jetë i sukseshëm ka sugjeruar ambasadori Withers, atëherë ata që e
    dinë të vërtetën duhet të flasin. Zoti Hoxha gjatë bisedës ka pranuar që në interes të drejtësisë ai
    duhet të flasë, por nuk ka konfirmuar nëse do ta bënte një gjë të tillë. Gjithashtu Hoxha ka pohuar se
    janë edhe shumë të tjerë që e dinë këtë informacion.
    Duke komentuar deklarimet e Luan Hoxhës ambasadori Withers thotë:
    “Ky është incidenti i dytë kur një zyrtar, i shpreh shqetësim i rrethuar nga frika për jetën dhe
    profesionin në mënyrë konfidenciale një ambasadori. Rasti i parë është ai i nënkryetarit të KLD-së,
    Kreshnik Spahiu. Disa prova të tjera mbështesin versionin e ngjarjeve të përshkruara nga Luan
    Hoxha. Si shef i ushtrisë marrëdhëniet me ish-ministrin Mediu ishin gjithmonë të tendosura, sikurse
    në marrëdhëniet tona, ai duket se në mënyrë frekuente ishte jashtë loje duke patur mungesë
    autoriteti për të përmbushur detyrat në zyrën e tij. Sipas të dhënave publike, prokurorja e
    përgjithshme duket se e ka fokusuar investigimin e saj përtej nga ushtrisë në vetvete dhe Mediut kjo
    mbase provat e kanë çuar në atë drejtim deri më tani. Nëse versioni Hoxhës përmban elementë të
    vërtetë – shkruan Withers – mund të ndihmojë në dhënien përgjigje të elementëve relevantë dhe
    pyetjes më të madhe: Përse kryeministri ka avancuar më përpara sulmet konstante në institucionet
    e pavaruara pikërisht në këtë kohë, duke alarmuar komunitetin ndërkombëtar duke ngritur
    pikëpyetje për kredencialet demokratike të Shqipërisë kur ndodhet përpara ratifikimit të
    marrëveshjes më NATO-n”.

    Reply to this comment
  13. e.s November 21, 15:37

    QEVERIA E RREZIKUT KOMBËTAR

    Ne kȅto shtatȅ vjet tȅ qeverisjes sȅ Partisȅ tȅ vetȅquajtur Demokratike por qȅ pȅr ironi vetȅm e tillȅ nuk ȅshtȅ, numȅrohen vetȅm dy arritje pozitive dhe tȅ dyja jo shumȅ pȅr meritȅ tȅ qeverisjes se sa pȅr mȅshirȅn ndaj qytetarȅve tȅ Shqipȅrisȅ qȅ vȅndet e NATO-s dhe tȅ Bashkimit Europian treguan kur na ftuan tȅ jemi anȅtari mȅ i pa-peshȅ i njȅ strukture ushtarake dhe kur hoqȅn regjimin e vizave. Por edhe kȅto dy arritje bȅhen fare tȅ parȅndȅsishme pȅrpara vrasjeve tȅ qytetarȅve te kȅtij vendi nȅ Gȅrdec dhe mȅ 21 Janar dhe shkeljeve tȅ panumȅrta te ligjit ne emȅr tȅ partisȅ-shtet dhe korrupsionit tȅ familjes.
    Deri kȅtu ȅshtȅ ne dorȅn e çdokujt ta tolerojȅ kȅtȅ qeveri tȅ vrasȅ e tȅ vjedh apo ta ndalojȅ me protesta, por pȅr fat tȅ keq nuk ȅshtȅ mȅ kaq e thjeshtȅ qȅ nga momenti kur kjo qeveri vendosi tȅ ndryshoj kufinjtȅ shtetȅror dhe tani nuk ȅshtȅ mȅ vetȅm anti qytetare por edhe anti kombȅtare. Shqipȅria e gjen veten nȅ kȅtȅ 100 vjetor tȅ pavarȅsisȅ sȅ saj tȅ kȅrcȅnuar nga kjo qeverisje qȅ ka rrȅnuar me qȅllim ekonominȅ, sistemin gjyqȅsor, sistemin e edukimit, shȅndetȅsinȅ dhe qȅ po i jep biznese strategjike njerȅzve tȅ dyshimtȅ tȅ lidhur me qarqet Greke dhe Serbe.
    Njȅ qytetar i thjeshtȅ Shqiptar sot gjen kujdes mȅ shumȅ nȅ spitalet e vȅndeve tȅ huaja se nȅ vȅndin e tij, gjen njȅ shkollim mȅ tȅ mirȅ jashtȅ kufinjve shtetȅror se nȅ vȅndin e tij, gjen mȅ shumȅ tȅ drejta nȅ gjykatȅn Europiane se sa nȅ ato tȅ vȅndit tȅ tij, sot njȅ qytetar i thjeshtȅ e ka jetȅn mȅ tȅ sigurtȅ jashtȅ shtetit se sa nȅ shtetin e tij dhe nȅ fund gjen mȅ shumȅ pȅrkujdesje nga tȅ huajt se sa nga qeveria e tij dhe kjo tȅ dashur bashkȅatdhetarȅ ȅshtȅ rrȅzimi i shtetit pȅr shkak tȅ qeverisjes antikombȅtare tȅ koalicionit mȅ tȅ korruptuar qȅ ka pare historia e kȅtij vendi. Kȅtȅ vit ne nuk kemi arsye tȅ festojmȅ 100 vjetorin e pavarȅsisȅ por tȅ vajtojmȅ rȅnien e shtetit tȅ Shqiptarȅve sepse me indiferencȅn dhe me vendosjen e interesit personal pȅrpara atij kombȅtar po lejojmȅ kȅtȅ qeveri tȅ na mohojȅ tȅ drejtȅn mȅ themelore atȅ tȅ lirisȅ pȅr tȅ jetuar tȅ sigurtȅ nȅ shtetin tonȅ.
    Mark Twain nȅ njȅ kuotȅ tȅ tijȅn thotȅ; tȅ mbeshtetȅsh tȅ gjitha pushtet tek njȅ parti dhe ti mbash aty ȅshtȅ tȅ garantosh qeveri tȅ keqe dhe degradimin e sigurtȅ dhe gradual tȅ moralit publik dhe ai nuk e ka njohur Saliun as nuk e ka ditur qȅ njȅ ditȅ kjo do tȅ tingȅllojȅ kaq reale pȅr qeverinȅ tonȅ. Sot ne jetojmȅ nȅ njȅ vend ku policia pȅrdor dhunȅ dhe ȅshtȅ nȅ nivelet mȅ tȅ ulȅta tȅ edukatȅs qytetare, sot jetojmȅ nȅ njȅ vend ku arroganca e punonjȅsve tȅ shtetit, duke filluar nga Kryeministri, ȅshtȅ ulȅritȅse, sot ne jetojmȅ nȅ njȅ vend pa drejtȅsi ku vetȅgjyqȅsia po bȅn kȅrdinȅ, sot jetojmȅ nȅ njȅ vend ku çdokush mundohet tȅ marrȅ çfarȅ tȅ mundet pȅr tȅ mbijetuar dhe ku korrierȅt e drogȅs janȅ shtuar frikshȅm dhe sȅ fundmi ne jetojmȅ nȅ njȅ vend qȅ pȅr shkak tȅ mos qeverisjes duket si ai i sȅmuri me kancer qȅ kimoterapia e ka lȅnȅ pa flokȅ vȅnde vȅnde dhe e vetmja rrugȅdalje ȅshtȅ shȅrimi i plotȅ duke hequr qafe kȅtȅ sȅmundje tȅ rȅndȅ pȅr kombin tonȅ qȅ ȅshtȅ qeveria e Sali Berishȅs.
    Çdo ditȅ qȅ kalon ȅshtȅ njȅ kambanȅ alarmi mȅ shumȅ pȅr dizintegrimin e shtetit dhe sado optimist qȅ tȅ jemi se kjo qeveri do tȅ ndryshohet me vote nȅ zgjedhjet e ardhshme, fjala e Sokol Olldashit nȅ parlament se do ta mbrojnȅ pushtetin edhe me pallȅ ȅshtȅ njȅ realitet qȅ ne duhet ta besojmȅ, sepse askush nga kȅto pushtetarȅ qȅ kanȅ shkelur ligjet me tȅ dyja kȅmbȅt nuk do ta lȅshojȅ pushtetin aq kollaj e tȅ vetȅ dorȅzohet nȅ prokurori.
    Me njȅ pesimizȅm tȅ thellȅ pȅr moralin e kȅsaj qeverie ne kemi dy rrugȅ pȅrpara, njȅra ajo e nȅnshtrimit, dhunimit dhe humbjes graduale tȅ idenditetit dhe sovranitetit pȅr interesat tona personale, dhe rruga e dytȅ ajo e lȅnies mȅnjanȅ te tifozllȅkut partiak dhe bashkimi nȅ njȅ pȅr ti thȅnȅ jo kȅsaj qeverie tȅ pȅrbȅrȅ jo nga parti politike por nga koalicioni i rrezikut kombȅtar.

    Reply to this comment
  14. saliu November 21, 15:38

    Withersi asht me mue! Ja cfare ka than ne fund t’intervists: “Është koha që në këto 100 vite aspirata të Shqipërisë për pavarësi të hidhen themelet e një ditëlindje të re për lirinë. E gjitha nën pushtetin e njerëzve”. E ka fjalen per grun teme Sllobodanken, qe ne gjuhen e poshter shqipe thrritet Liri. Ta gzojme Lirine, m’falni Sllobodanken!

    Reply to this comment
  15. qartesi November 21, 15:39

    nuk eshte pare ndonje reagim i qarte deri tani i politikes amerikane ndaj cfare po ndodh ne kete vend te vogel ku korrupsioni po i ze frymen ndertimit te nje shteti te mirefillte demokratik qe do te thote se ato letra, kane perfunduar ne ndonje sirtar te zonjes Klinton apo te ndonje nga ndihmesit e saj. Pershtypja e pergjitheshme ketu tek ne eshte, qe vendi yne nuk ka shume rendesi per politiken e jashteme te Washingtonit. Persa kohe ketu tek ne nuk ka trazira, Washingtoni nuk shqetesohet shume per faktin qe demokracia ne Shqiperi nuk ekziton aspak dhe procesi demokratik eshte percudnuar dhe eshte transformuar dhe e ka kthyer Shqiperine ne nje shtet qe mund te krahasohet me nje nga vendet me te korruptuara te Amerikes Latine.

    Reply to this comment
  16. dell usa November 21, 15:40

    John Withers do ngelet ne kujtesen e shqiptareve si nje mike i madh i shqiptareve, i cili mund ta themi pa frike se sakrifikoj dhe karieren e tij dipllomatike per te na mbrojtur nga nje kriminel si Sali Berisha.John Withers e krahasoj Saliun me ish diktatorin Markos ne Filipine dhe junten ushtarake ne Birmani,dhe beri thirje shqiptareve qe te mesojne nga popujt e ketyre vendeve aziatike se si rrezohen diktaturat.Shqiptaret duhet ti jen mirenjohes ish ambasadorit Withers per te gjitha ato te verteta qe na ka than

    Reply to this comment
  17. anti politika November 21, 15:40

    Ehhhhhh,mor i nderuar Ambasador.Keni kalu 3 vite ne Shqiperi por ju nuk keni kuptu thelbin e Shqiptaris.Ne jemi Hipokrit dhe Inferior,kjo eshte e gjitha c’a m…n.,jemi ne shqiptaret.

    Reply to this comment
  18. ajet delaj November 21, 15:41

    Se pari dua te pershendes ish-ambasadorin Withers pasi me withersin diplomacia Amerikane filloi t’ju flase troc shqiptareve. Se dyti pervoja Amerikane e qeverisjes dhe diplomacise shpesh here i theret ne sherbim “pensionistet” pasi ketu mund te punosh sa te duash ne zanatin tat dhe nuk te thote kush shko tani ne pension.
    Une di qe gjate vizites se tije ne Tirane ish Sekretri i Departamentit te Mrojtjes Donald Ramsveld deklaroje se Shqiperia eshte ne interesat strategjike te Amerikes.
    Percaktimi i bere nga institucionet Amerikane si mardhenje strategjike behen per nje periulle me se pakti 100 vjet e nuk ndryshon me nderrimin e administraave pasi luften per clirimin e Kosoves e beri Presidenti Klinton njohjen e pamvarsise se Kosoves e beri Presidenti Bush e futjen e Shqiperise ne NATO e beri Presidenti Obama. Di gjithashtu se Sekretarja e Shtetit Clinton para ca kohesh e ka vleruar kontriutin e Ambasadorit Withers me medalje . Gjate intervistes kuptova qarte dy gjera interesante mundesine :mundesine e rikthimit perseri ne Shqiperi dhe detyrimin moral apo detyre shteterore kjo e fundit ishte me shume si mes rreshtave qe pensionimin ndermjet te tjerave e kishte kerkur qe te fliste hapur per zhvillimet ne Shqiperi.
    A mos eshte kjo nje detyre e re shteterore ne kuadrit te interesit strategjik Amerikan per Shqiperine e Shqiptaret?

    Reply to this comment
  19. alban dega November 21, 15:42

    Jam krenar per ju si shqiptar nga kombesia Zoti John Withers. Jam krenar sepse flisni me shqip e me burrerisht se ne shqiptaret per hallet tona me nje despot ala Kadaf qe kemi per kryeminister te imponuar e me vota te vjedhura.
    E kam thene e ritheksoj se despoti Sali Berisha eshte me Kadaf se sa Kadafi sepse eshte i vetmi kryeminister ne Evrope dhe mbare Boten qe ia vuri flaken Shqiperise dhe gjakosi shqiptaret per te shpetuar e mbrojtur karriken e vet despotike ne 1997-en dhe perseri “u rizgjodh” ne krye te Shqiperise.
    “U rizgjodh” ne saje te pazareve mafioze me “liderin historik te opozites” Fatos Nano e jo me voten e shqiptareve.
    “U rizgjodh” per tu rizgjedhur duke vjedhur votat per te vjedhur Shqiperine, qe e ka kthyer ne nje ciflig te klanit te tij familjar e politik te korruptuar e sterkorruptuar nga qimja e flokut e deri tek sholla e kepuces.
    Sundon me vota te vjedhura per te vjedhur e sakatuar te ardhmen tone sic e sakatoi e rrenoi Shqiperine ne 97-en, me 14 shtator 98, me 15 mars 2008 ne Gerdec, me 21 janar 2011, me 8 maj 2011… e cdo dite, cdo jave, cdo muaj.
    E do te vjedhe per te sunduar e do te sundoje per te vjedhur, derisa ne shqiptaret te mesojme e te kuptojme thenien lapidare te Abraham Linkolnit: cdo popull ka qeverine qe meriton!
    Ndjehem edhe me krenar per ju i nderuar John Withers si shtetas amerikan sepse gjuha juaj eshte gjuha e mikut strategjik te shqiptareve- Shteteve te Bashkuara te Amerikes, qe gjyshi im i nderuar Imami Elez Hoxhe Berisha i quante Shtetet e Bekuara te Amerikes dhe vetem gjaku e sakrificat e bijve dhe atij vet e shpetoi nga burgu per kete shprehje lapidare!
    Ndjehem krenar si shtetas amerikan sepse gjuha, lufta juaj per demokraci ne Shqiperi eshte gjuha e Xhorxh Uashingtonit, Xhefersonit, Linkolnit, Wilsonit, Rusvletit, Kenedit, Reganit, Bushit, Klintonit, Barack Obames…
    Nuk eshte koha te presim se cfare do te beje shteti per ne, por te shohim se cfare duhet te bejme ne per shtetin dhe kombin tone, sic thoshte Kenedi i pavdekshem, megjithese qendroi vetem dy vjet ne Shtepine e Bardhe… por mbetet me i pavdekshem se cdo despot i hershem apo i sotem perfshi Kadafin shqiptar!
    E derisa te kuptojme dometheniet madhore te shprehjeve lapidare te Linkolnit dhe Kenedit, ne shqiptaret nuk meritojme qeverisje me te mire se ajo qe na jep bolsheviku kadafist Sali Berisha, qe mesonte Reganomikun duke urdheruar studentet zboriste te Fakultetit te Mjekesise te qellonin ne shenje silueten e ish- Presidentit Regan ne transhete e cmendurise enveriste!
    Une jam krenar per ju dhe per mesazhet tuaja te shenjta demokratike ala amerikane per ne shqiptaret dhe amerikanet!
    Tungjatjeta John Withers!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*