Nga PR e PDIU, te Gjinushi e Dule: Të gjitha partitë e vogla, me rënie votash në 21 qershor

June 28, 2015 09:57

Nga PR e PDIU, te Gjinushi e Dule: Të gjitha partitë e vogla, me rënie votash në 21 qershor

Nga partitë e cilësuara të vogla, ajo republikane është humbësja më e madhe e 21 qershorit. Në këto zgjedhje vendore, ajo ka humbur si subjekt rreth 20 mijë vota krahasuar me zgjedhjet e 2011-s. Ajo që bie në sy te PR është se dallohet qartë që votat janë të PD-së.

Në vitet që PD ka qenë në pushtet dhe ka synuar maksimalizimin e numrit të deputetëve të saj, ka lëshuar tek PR për këshilltarë në qeverisjen vendore.

Edhe PDIU ka humbur rreth 3 mijë vota.

Edhe partia e drejtuar nga Nard Ndoka ka ardhur në rënie të vazhdueshme.

I mësuar me kalimet brenda katër viteve nga e majta në të djathtë, Ndoka  vetëm në këto zgjedhje mori 27 678 vota më pak se në zgjedhjet vendore të katër viteve më parë.

Edhe kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi nuk ka dalë mirë me shifrat, pasi llogaritë krahasuar me katër vite më parë i dalin negative. Janë 21 mijë vota më pak se në zgjedhjet e 2011-s ku garoi në koalicion me PS-në.

Më shumë vota Gjinushi në zgjedhje vendore ka marrë në vitin 2000 me rreth 96 mijë vota.

Në tkurrje janë edhe rezultatet e PBDNJ-së për zgjedhjet vendore të këtij viti. Jo vetëm që nuk arriti të fitojë drejtimin ndonjë bashkie, por rivalja e saj , partia MEGA arriti që të sigurojë Bashkinë e Finiqit.

Në vitin 1992 PBDNJ pati 54 mijë vota, ndërsa këtë vit mori vetëm 14 804 vota. Brenda katër viteve të fundit ajo ka humbur 26 mijë vota duke e futur në krizë.

Nëse ky trend do të vazhdojë dhe për zgjedhjet e përgjithshme, atëherë për herë të parë kjo forcë nuk do të ketë asnjë deputet në legjislaturën e ardhshme.

June 28, 2015 09:57
Komento

9 Komente

  1. Ardenica June 28, 11:40

    C’eshte e verteta mua me vjen per te qar se si nje parti e vjeter,nje parti me taban kombetaro- nderkombetar , ajo parti qe eshte krijuar qysh ne 1942, nje parti qe luftoi krah per krah me miqte tane fashisto -nazistet,madje edhe kur miqt iken , antaret e kokat drejtuese te kesaj partie , u shkuan nga prapa miqeve se nuk u ndahej shpirti., Kjo parti dhe motra e saj ,qe lutuan per kete vend ,ku poulli i do si syte e ballit,pra partia e Ballit dhe Legalitetit jo vetem nuk i degjohet zeri,po nuk e dim rron apo nuk rron….Ku jane valle? Mos edhe antaret e ketyre partivej ne blere? Ah , une i ziu c’me gjeti ! Me kane vdekur dy partite e mia te dashura.! Po keta televizioneve pse m’i kujtojne ata trimat e “Ballit” me komandant Selfon kur luftojne me thaset e miellit? Ku je ,o “Balli Kombetar”? Ku je ,o partia e mbretit me emrin Legalitet. Gjate luftes nuk u deshen komunistet,po ju su dashkan as demokratet sot ne demokraci ? Ndaj dhe une nuk po qaj me ,sepse paskeni qen me te vertet atdhetare te medhenj!

    Reply to this comment
  2. Barist ne Vicitol June 28, 15:24

    Edhe me Shkoder PD nuk do te fitonte dhe per te shmanur kete katastrofe me urdher te kinezit Lu, ambasador i USA u arrestua Tom Doshi per motive te pasta politike (jo per te pastruar politiken), per te shkeputur perkrahesit e tij ne Shkoder qe do te fitonin per PS e kandidatin e saj. Ilir Kokekatrori vendosi kandidaturen e Keti Bozhdarit, kur PS kishte figura me mjohuraura dhe bindese, qe do te fitonin bindshem ndaj cakalles Voltana Ademi. Nga konfliktet ne Pogradec e Permet ku ata te PS nuk duronin Liken, shperdoruan voten e tyre per kryetaret, ndersa per anetaret e Kesh. Bashk. fitoji PS dhe e majta.

    Reply to this comment
  3. lufter June 28, 17:49

    Ke shume te drejte ARDENICA,pikes i ke rene,i ke vene ne loje Ballin dhe Legalitetin ashtu sic jane dhe e meritojne.Keto dy parti kane qene bashkepuntore te njohur te nazi fashizmit gjate luftes dhe kete e di mire populli shqiptar i kohes se luftes per bemat e ketyre tradhetareve e bashkepuntore me pushtuesit nazi fashiste.Populli i kohes se luftes se tmerrshme me pushtuesit nazi fashiste dhe bashkepuntoret e tyre Ballisto Legaliste i ka transmetuar brezave pasardhes njeri pas tjetrit se sa te poshter ishin keta tradhetar dhe kjo eshte futur ne genin e popullit shqiptar dhe keshtu do te vazhdoje ne jete te jeteve,keto dy forca jane stampuar me turpin e lavdise tradhetare e antikombetare e antikolicionit antifashiste boterore.Te perpiqen kalemxhinjet e ketyre tradhetareve per te rregulluar disi imazhin por nuk kan per te arritur gje.Nuk kam nevoje te lexoje apo te me thote dikush per keta bashkepuntore te fashizmit,i kam pare vete dhe i kam te fresketa bemat e tyre te kohes se luftes.

    Reply to this comment
  4. Lili June 28, 18:34

    Se parti te e madhe na qenkan pa zbritje votash?

    Reply to this comment
  5. lato June 28, 18:50

    Balli u be kolaborator i PD dhe u denua perfundimisht me vdekje.

    Reply to this comment
  6. Dn June 28, 18:58

    Ardenica,mos caj hiq: légaliste edhe republikanet Jane po ato qe ishin edhe do jene! Po nuk votojne kot! Di kur votuan pdiu sa per te ‘avancuar’ ceshtjen kombtare,kur kjo Japon ne plan te dyte per pdiu-ne nuk votojne me per te!
    Pse nuk morrem pjese ne zgedhje?se nuk deshtem me çu uje tek PDja,as te votojme per ‘shperllarje bije’ se kishe kjo qe beri ka perkrahjen e popullit!ma mire te shoh e bota se populi abstenon se sa te shtojme votat kot per keto koalicione perverse!
    Legalisteti e bailli Kane votat qe Kane,Jane pakice ne shqiperi po jo ne shqiptarine!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*