Komente nga lexuesit dhe përgjigjet e kryeredaktorit

January 2, 2015 00:37

Komente nga lexuesit dhe përgjigjet e kryeredaktorit

January 2, 2015 00:37
Komento

27 Komente

  1. likja January 2, 00:38

    I nderuar z.Thano:Ne pamundesi kontaktimi direkt me lejo t’ju uroje Juve e nepermjet Jush gjithe sfafit te kesas faqjeje te mrekullueshme ku me artikujt e editorialet trajtohen te gjitha problematikat e ketij vendi te semure Gezuar Vitin e Ri 2015.Ju uroje mbresi e produktivitet edhe me te madh ne ndriçimin e mendjes se Shqiptarise me ane te vertetes!

    Reply to this comment
  2. gjermani i fundit January 2, 00:39

    Z.Thano, nje vit te Ri e te begate per shendetin dhe punen tuaj e stafit te gazetes.
    Lexova per te dyten here autoren A.Guma, te ciles i uroj suksese, qe cileson serish shkrimtarin Cohelio( ne mos gaboj e ka per Coelho-n)nje sharlatan.Duke qene se kam lexuar disa libra te ketij shkrimtari jam kurioz te di ( nga mosdija ) se cfare kriteri prej sharlatani permbush shkrimtari me fame Paulo Coelho, qe te theksohet me kaq kembengulje nga autorja.
    Me falni per kete”ankese” drejt e tek ju, por moderatori né kete drejtim e ka hapur gojen e gersheres me te madhe se goja e elefantit.
    Edhe njehere urime per festat, juve, stafit dhe gjithe pjesmarrwsve te forumit.

    Reply to this comment
    • THANO January 2, 00:58

      Pershendetje gjermani i fundit dhe Gezuar
      Po ia percjell pyetjen autores 🙂

      P.S. Nga Coelho me ka mbetur ne mend historia e dikujt qe kerkonte me kembengulje te njihte te ardhmen e vet. Me ne fund gjen fallxhoren me te mire ne bote :).
      E pyet dhe ajo pasi e sheh gjate ne sy i thote: E ardhmja jote? Do jete ose e mire, ose e keqe.
      Perballe habise se burrit te paduruar, ajo shton:
      Nese eshte e mire do jete nje surprize, nese eshte e keqe, pse te fillosh te vuash qe tani 🙂

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit January 3, 17:41

        Hahaaaa, nuk e kam lexuar kete por di nje tjeter te Coelhos.Nje djali te vogel i bie buka me gjalp ne toke jo nga ana e gjalpit si ndodh gjithmone dhe banoret e morren per shenje tersi e cuan dike tek nje magjistar te jepte shpjegimin.Ky thote qe s’ka asgje,sepse djali e kish shtruar gjalpin nga ana e gabuar….edhe njehere shendet te mire dhe suksese juve dhe stafit.

        Reply to this comment
        • Arlinda January 10, 16:10

          @Gjermani i fundit.
          Me beri te buzeqesh komenti juaj.
          Me keni vendosur flete-rrufe ne kendin e kryeredaktorit.:)
          Nuk e kuptoj pse ju duhet te pyesni kryeredaktorin per nje artikull qe e kam shkruar une… ai nuk ka nje skaner te skanoje cfare kam une ne koke… :), per mua eshte i mjafte fakti qe ai nuk me censuron dhe per kete e falenderoj.
          Ah, po, ju po “ankoheni” per komentin qe ju kane fshire.
          Ju me keni lene nje pershypje prej komentuesi me etike dhe t’ju them te drejten nuk di perse ua kane fshire komentin, vetem ne rast se keni dale jashte saj. Une komentin nuk e kam pare.
          Sa per shkrimtarin ne fjale, perpara nje viti kam shkruar per “Financial Times” nje artikull ne lidhje me te, do e kerkoj neper file dhe po e gjeta, do t’ua sjell.
          Sidoqofte kendveshtrimet e mia nuk jane qarkore… bota prandaj eshte e bukur se eshte e larmishme.
          Une jam kunder “NardNdokizimit” te letersise dhe mendoj se shqiptaret jane lexues mjaft te zellshem dhe virtuoze per t’u keqorientuar kaq padrejtesisht prej xhambazeve te letrave drejt letersise roze, siperfaqesore, te pavlere, telenoveleske…
          Vertet shkrimtari ne fjale shet me shume se nje nobelist, por ky nuk eshte kurrsesi nje kusht qe tregon cilesine. Nje liber i mire nuk eshte kurre i shitshem ne permasa aq te medha, ata te shifrave marramendese, per mendimin tim jane thjesht “te shitshem” (per kete fjalen e fundit lexo konotacionin ne gjuhen angleze :)).
          Te uroj nje vit te bukur “gjermani i fundit”!

          Reply to this comment
          • gjermani i fundit January 10, 23:05

            pershendetje znj.Arlinda, ne fakt ju e keni permendur ne dy shkrime dhe une ne te dyja kam replikuar butesisht por gershera e moderatorit ka qene shume vigjilente,aq sa hoqa dore.I drejtohem z.Thano miqesisht jo per t’ju ndryshuar juve mendjen, por me qellimin e mire qe moderatoret te bejne te mundur lirine e debatit. z.Thano eshte kapiteni i anijes dhe mban pergjegjesi per anijen – kjo eshte domethenia e “ankeses”.Biles nje pjesetar i çmuar i forumit ne TemA kur e kam ftuar kendej ka permendur qe tek Dita ka çensure dhe e kam kundershtuar me bindjen se e kish gabim. Sidoqofte,kam interes ta lexoj mendimin tuaj, por sesi me duket, guxim i madh te etiketosh Paulo Coelhon sharlatan. Alkimisti per mua eshte nje “zotni” liber, fabula e te cilit eshte e thjeshte sa bota; shpesh kerkojme endrrat tona deri pertej botes kur ato i kemi pasur fare prane. Edhe D.Brown ka shitur libra me tonelate, por nuk shoh ndonje sharlatanizem. Te quhesh i suksesshem pa pasur ndonje talent kushedi nuk me duket se del pertej caqeve te botes qe njohim, veçse sharlatanizmit nuk di si t’ia gjej domethenien. Sidoqofte ju uroj suksese, kur besojme se bota eshte e larmishme prapeseprape kemi thene nje iluzion.Suksese edhe njehere per vitin qe sapo hyri!

  3. Vëzhguesi F January 2, 00:40

    Pershendetje Z.Thano!
    Ndonese kam disa kohe qe nuk kam komunikuar drejtperdrejt gjate ketij viti, ne shkrimet e botuar qe me jane dukur interesante ne gazeten “Dita”, kam qene i pranishem ne komentet e mia, ne jo pak raste si lexues me nickname te ndryshme.
    Jam angazhuar me mendimet e mia modeste, vetem ne kete gazete dhe ne asnje tjeter, per vete faktin se personalisht e kam vlersuar dhe vlersoj maksimalisht qe nga koha e fillimit te saj, si nje prej mediave te shkruara me dinjitoze ne pyllin plot shkurre dhe ferra te mediave te shkruara dhe vizive shqiptare.
    Ne gjykimin tim, ndonese mund te kete edhe ne disa gazeta te tjera shkrime jo vetem profesionale por dhe me problematikat e kohes te ngrituar dhe trajtuar me seriozitetin e duhur, perseri gazeta “Dita”, mbetet gazeta qe ne mbi 70% te artikujve dhe shkrimeve te saj eshte ne krye te gjithe medioave te tjera shqiptare.
    Respekte dhe konsiderate per arritjet e stafit dhe tuajat personalisht per paraqitjen dinjitoze te mundit dhe perpjekjeve tuaja.
    Po jua them se duke qene lexues i rregullt,nuk e kam problem qe te prononcohesha dhe me emrin tim, por me vjen keq se ne kete blog, perveç lexuesve serioze qe dominojne, ka dhe nga ata qe e kane si semundje apo mision nuk e di se nga kush, te cilet ruajn rastin pa kurrfare lidhje vetem te leshojne “rrufe” fyerjesh dhe sharjesh duke provokuar te marrin te njejten pergjigje.
    Madje edhe ndaj te njejtit nick vazhdohet i njejti avaz.
    Natyrisht se nuk eshte ndonje zotesi e madhe, apo aq me pak, kerkon zgjuarsi te japesh resto ndaj provokimeve.
    E keqja eshte, se nese del me emrin tend, behesh objekt diskutimesh nder miq dhe shoke, çka nuk do t’ia vlente barra qirane per nje ndermarje te tille . Une mendoj se ata qe “komentojne” duke shkruar dy -tre fjali rrugaçesh, qofte dhe duke i qendruar korrekt shenjave te pikesimit dhe drejteshkrimit, nuk jane perveçse 3-4 persona qe dalin me nickname te ndryshem dhe lehtesisht te kapshem nga moderatori, i cili duhet te studiojne opinionin para se te publikoje ate.
    Gjykoj se ne pamje te pare duket sikur provokohet debat lidhur me materialin e artikullit, por po te lexosh komentet nuk do shume per te kuptuar se te gjitha gjoja komentet pas nje psilleku i kujtdo qofte, jane si te thuash futja kot apo kodra pas bregut.
    Po ta ilustroj kete qe te thashe me komentet e fundit ne nje debat te Nasho Jorgaqit me Ismail Kadarene, faqen e te cilit ju e keni tek rubrika e opinioneve.
    Rreth 60 te ashtuquajtura komente dhe pergjigje, duke perjashtuar nje numer shume te vogel, vertiten rreth disa opinioneve te stilit rrugaçror te disa inatçoreve, te cilet gjejne rastin, jo te thone nje mendim konstruktiv ne baze te perceptimit te tyre te shkrimit, por fjaleza dhe frazeza qe ngjasojne me “jashtqitje” te stomakut ne kah te kundert ne drejtim te ezofagut dhe gojes, ç’ka te vjen ndot kur i lexon.
    Une gjykoj se ndotja e blogjeve nga elemente te tille qe kane mbire si kerpudhat e helmatisura eshte dhe pergjegjesi e modertaoreve apo moderatorit.
    Nuk eshte aspak censure te mos lejosh injorancen, harbuterine dhe rrugaçerine te te ndyjne faqet e medias qofte kjo dhe online, sikunder nuk eshte liri apo e drejte e fjales lejimin pa kurrfare qederi te perdorimit te leksikut me te ulet (fjalorit te xhepit te E.Tupes) te gjuhes shqipe.
    Ne gjykimin tim keto lloj “komentesh”, “opinionesh” dhe “pergjigjesh” dhe jo mendimi serioz qofte dhe i thjeshte, kriitika konstruktive, debati i ashper per shkak te perceptimit apo bindjeve te gjithesecilit ndaj shkrimit , artikullshkruesit apo komenteve, jane ato qe zbehin seriozitetin e pjesemarrjes se lexuesve online dhe jo vetem qe te thone mendimin e tyre dhe jo me pseudonime por drejtperdrejte.
    Se fundmi me lejo qe t’ju uroj Ju dhe nepermjet jush gjithe stafit te gazetes tuaj dhe miqeve ne kete gazete qe kam ndare dhe ndaj opnione te njejta apo dhe te kunderta brenda kuadrit te normave te mirsjelljes dhe kultures qytetare , urimet me te mira per vitin e ri 2015, personalisht dhe familjarisht! Lexuesi juaj F.S.

    Reply to this comment
    • THANO January 2, 01:14

      I dashur Vezhguesi F
      Faleminderit per urimet.
      Ju uroj gjithashtu amiljarisht vit te ri te mbare dhe te gezuar
      Per komentet online, ju keni te drejte.
      Une vete do te fshija shume prej tyre dhe e kam bere sa here futem vete ne panel.
      Ne fakt, moderimi varet teresisht nga thelbi etik i vete moderatorit. Dicka qe mund e tepruar per dike, eshte ne rregull per tjetrin.
      Qe te jem i sinqerte nuk kam tani per tani nje zgjidhje te qarte per kete, vec terheqjes se vazhdueshme te vemendjes per moderatoret.
      Ne nderkohe rishikimi i komenteve edhe pasi jane publikuar (dicka qe mund te behet ne reagimet per Kadare-Jorgaqi qe ju me thoni) mbetet nje opsion.
      Lexohemi miku im

      Reply to this comment
      • nastradini January 17, 18:04

        I nderuari Kryeredaktor i gazetes DITA,

        nese keni ndermend t’i jepni fund misionit qytetar te ketij forumi te nderuar per te pasqyruar te gjitha kendveshtrimet per ceshtje te debatuara nga ithtare dhe kundershtare dhe doni ta beni gazeten DITA si nje tribune ku te vajtojne mllefin e tyre vetem kukumjackat e Enverit dhe spiunet e Sigurimit Famkeq te Shtetit, kjo gje vetkuptohet eshte vetem puna dhe pergjegjesia juaj. Ne antikomunistet dhe antieveristet qe kemi vuajtur mjaft nga regjimi me katil ne Evrope mund vetem te shprehim trishtimin tone qe nje gazete liberale per te gjithe do te transformohet ne gazete ne sherbim te pushtetit dhe politikes dhe vetem mund te shpresojme se do te gjendet ndonje redaktor me botkuptim tjeter per median e lire shqyptare ne menyre qe populli yne te mos shikohet me nga Bota si nje fis prej Afrike ZULU, apo sic i shikojne radikalet islamike te Al Kaedes gazetaret humoriste franceze.

        Reply to this comment
  4. Ericson January 2, 00:42

    Z.Thano, me vjen zor e marre t’ju drejtohem perseri e t’ju bezdis ne kete rahman kur ju mbase kini punet tuaja private, …por prape keta moderatoret tuaj, per te cillet me keshillonit me dashamiresi qe te kem respekt ,qe nga ana ime nuk ju ka munguar kurre ,prape mi vonojne kastile me dite komentet e mia ,ose i fshijne kur iken artikulli ne fjale,si ai i adresuar per nje N.Vjosa, e ja si sot kur komenti im pret per “moderim” e pas meje vazhdojne te tjere ,per letren e Prof.Nasho Jorgaqit!

    Me mirekuptim e lexohemi mik i dashur!

    Reply to this comment
    • N.VJOSA January 2, 00:43

      Mein bruder, Ericson,
      Te kerkoj ndjes qe po te replikoj tek rubrika e kryeredaktorit, une pashe komentin tend te arshivuar, ta kane botuar, ndoshta me vonese, pas nje komenti t tend kritik,
      nuk desha te pergjigjesha atje se ishte hequr shkrimi dhe komentet, per tu lene radhen shkrimeve te tjera….Ti ke te drejt per kritikat per Kadaren, si pedagog i jashtem ne vitet 70-te, ( me sa kuptova i ke ndjekur keto leksione), ….por mos harro se njerzit nuk jane shkembenj…., me kalimin e kohes ata ndryshojne, ndryshojne mendimet, perceptimin, nganjehere dhe vet botkuptimin…Ndryshe do te ishin thjesht metafizik…Edhe ti edhe une besoj nuk bejme perjashtim, ndryshojme cdo dite…jo vetem fizikisht, por edhe ne botkuptimin tone….ashtu sic ndryshon vet bota ne vazhdimesine e saj…Nga ky ndryshim nuk bejne perjashtim as shkrimtaret, qofshin ata shume te degjuar apo pak te degjuar…
      Sa per vonesen e komenteve apo cilesine e tyre, mos u merzit, se as une as ti dhe askush nuk nxjerr flori nga goja apo nga pena….ne thjesht rrahim mendime pa pretenduar se jemi perfeksion…Une nga ana ime u kam kerkuar moderatoreve TË MI HEQIN PA HEZITIM KOMENTET QE ATA E GJYKOJNE SE NUK JANE ME VEND…Dhe jam i kenaqur me kete, sepse keshtu me mbrojne dhe mua nga nje lloj nxitimi qe askush nuk i shpeton dot,…une kam punuar shume vite redaktor gazete dhe nderhyrjet e redaktorit shpesh jane te domosdoshme….
      Mks u merzit my brother, … ne me shume komunikojme dhe sqarojme njeritjetrin , pa pretenduar se dime gjithcka…Ti besoj e di thenien e Sokrates, babait te Filozofis, UNE DI NJE GJE QE S’ DI ASGJE….dhe me kete ai e ftonte Njerzimin te thellohej pa pushim ne Universin e pafund….
      Me shume respekt i nderuar miku im pertej Atllantikut….sa ore do aeroplani te kaperxeje Atllantikun…, prandaj me sa duket ti vonojne botimin e komenteve (!)….
      Gezuar nderrimin e Viteve dhe u lexofshim si miq, si brother…
      Kryeredaktor, ndjesë, që të kam hyrë në “arën tënde”….

      Reply to this comment
  5. Partizani January 2, 00:44

    Urime zoti Thano per gjithcka keni bere ne gazeten tone “DITA”,qe DITE U ESHTE BERE TE GJITHE SHQIPTAREVE!
    Ju lutem ku mund ta gjej adresen e vendodhjes se redaksise tuaj se dua te vij per nje problem?

    Reply to this comment
    • THANO January 2, 01:18

      Faleminderit Partizani dhe ndjese per vonesen ne pergjigje.
      Adresa e Dites:
      Rruga Pjeter Bogdani, zona e ish-Bllokut Tirane. Perballe Kopshtit 31 mbi restorant Natyral.
      E gjen lehte.
      Mire se te vish

      Reply to this comment
  6. Gregor January 2, 00:48

    Urimet me te mira me rastin e vitit te ri 2015 per gazeten DITA, stafin e saj dhe ne menyre te vecante per kryeredaktorin, zotin ADRIAN THANO.
    Le te jete viti 2015, nje vit i mbare per mire dhe drejtinformimin e publikut, gje te cilen e beni vetem ju si gazete, me gazetare e analiste plot autoritet, qe nuk ka qytetar qe te mos i pelqeje, edhe kur nuk u pershtaten bindjeve te tyre, ata jane te pakundershtueshem. Jeni nje grup per t’iu pasur zili.
    Urime edhe njehere per vitin e ri 2015 – GEZUAR E PERSHUME VJET ME JU SEBASHKU.

    Reply to this comment
    • THANO January 2, 01:24

      Pershendetje Gregor.
      Qofte edhe per ju nje vit i mire dhe i mbare
      Eshte bukur per Diten te kete miq si ju
      Faleminderit per urimet.
      Lexohemi

      Reply to this comment
  7. Ericson January 2, 00:49

    Sipas sahatit tim te New Yorkut eshte ora dy e trithjete e dy minuta, dhe prape me vonese po i uroj gazetes “Dita” Happy the New Year! , …..dhe kryeredaktorit Thano gjithe te mirat!

    Reply to this comment
    • THANO January 2, 01:28

      Gezuar Ericson
      Ne kete ore te vone po e ngre nje gote per ju dhe gjithe lexuesit e Dites.
      Gezuar miq

      Reply to this comment
  8. nazim January 4, 13:38

    Zoti Thano,

    Ju pershendes dhe ju uroj nje vit te mbare!

    Po ju shkruaj se me beri pershtypje dicka e habiteshme qe nuk ka ndodhur ndonjehere ne gazeten DITA: Komentet per letre e infermiere Betit jane te bllokuara. Ishte pak e habiteshme sepse bie era censure dhe per cfare! Ishte nje teme interesante ku u paqyruan disa komente dhe pastaj u zhduken, dhe u blloku komentimi.

    A jeni ne dijeni te ketij bllokimi?

    Reply to this comment
    • THANO January 6, 22:30

      Pershendetje Nazim
      Ndodhi ashtu duke qene se Mero me pohoi se ishte nje fiction pra nje menyre qe ai kishte zgjedhur per te terhequr vemendjen mbi problemet e shendetesise, pra jo nje leter reale.

      Reply to this comment
  9. Kris January 5, 12:50

    I dashur Z. Thano! Jam lexues i rregullt i Gazetes Dita! Ju dhe stafi, meritojne pergezime, se jeni nga ta paktat gazeta, qe lexon lajme te verteta dhe nje komunikim simpatik,me lexuesin tuaj! Mos i redaktoni komentet ,ato ne fund te fundit, tregojne nivelin e shqiptareve kudo qe ndodhen! Une do t’ju lutesha ,qe te injoroni Sali Berishen nga “lajmet” qe ai krijon! Kjo, do te ma lehtesonte ,shpirtin!Ju uroj nje vit te mbare ,me lajme te mira dhe te kendshme ,por edhe me artikuj ,se si mund te dale Shqiperia jone e vuajtur ,nga kjo gjendje transicioni! Urime dhe shendet ne radhe te pare!

    Reply to this comment
    • THANO January 6, 22:34

      Pershendetje Kris.
      Nuk mendoj se eshte ide e mire.
      Edhe nese e leme en Berishen te jesh i sigurt qe nuk na le Berisha ne 🙂
      Do merremi me Berishen miku im sepse vota e 23 qershorit qe ia heq atij pushtetet nuk eshte respektuar ende, pervecse ne Ekzekutiv, por edhe aty me pjese
      Lexohemi

      Reply to this comment
  10. plaku i mocem January 12, 21:47

    Urimet me te mira per ju z.Thano dhe stafin e gazetes Dita,e cila na eshte bere si “droge”,kjo, fale punes se palodhur qe beni ju si ekip.Ne lexuesit e marrim me mend se sa e veshtire eshte puna juaj,prandaj dhe ju kujtojme, qe ta dini se ne i dijme veshtirsite tuaja.Ju nxisim qe te jeni kampione te te vertetes,ju keni mbetur media me serioze ne Shqiperi,ju keni mbetur te lire,ju nuk e kini shitur shpirtin tuaj per para.Te vetmin sugjerim kam per moderatoret qe jane ne panel sipas radhes(e di qe kane pune me tension) ju lutmi mos lejoni komente me fyerje,sharje rrugachanesh,problem qe e kane ngritur dhe lexues te tjere me lart.
    Ne menyre te vecante mos lejoni kurre fyerje me karakter fetar,krahinor,te cilat lene ndiesi shume te hidhur me “qitje te larget”.Me mire disa komentues me pak se sa te lejohen komentet e tyre percarese e coroditese.Ju lutem, vendoseni kete rregull ne median tuaj.Nuk ka gje me te rende per ne shqiptaret e vuajtur me shekuj se sa percarja fetare dhe krahinore.Te paret tane na e kane lene amanet fetar dhe krahinor.Mjere spekullantet.Cfare nuk bejne armiqte e vjeter dhe te rinj per te futur pyka te tilla.Ju lutem,Jeni vigjilente!.Ju urojme shendet dhe suksese ne misionin tuaj te fjales se lire e te ndershme.

    Reply to this comment
  11. Eduart Thano January 13, 18:27

    Miku im te uroj gjithe te mirat dhe urime per gazeten Dita…………..me pelqen ka shume gjera interesante dhe te verteta qe duhen then ashtu sic jane……….te pergezoj………Kalofsh mire dhe Zoti te bekofte.

    Reply to this comment
  12. gjermani i fundit January 14, 09:38

    i nderuar kryeredaktor! Marr shkas t’ju shkruaj nga lajmi i djeshem se ministri i Ekonomise thote qe do rishikohet ligji per importin e mbetjeve plastike me qellim favorizimin e industrise plastike ne vend nga kjo mundesi. Ne vitin 2012, kur u fol nga qeveria Berisha per kete import pati nje reagim masiv nga lexuesit. Duke u ndodhur ato dite ne spital kisha mundesine te flisja me nje ish drejtues te njeres prej industrive italiane te plastikes, qe kish mbuluar proçesin prodhues per disa dekada, pikerisht ne Himont, pjese e kolosit te kimikes, Montedison. Madje provova nje tip interviste me emrin dhe mbiemrin e personit, qe me kenaqesi nuk ngurroi te me shpjegonte me thjeshte se ku qendronte”kleçka” e Riciklimit dhe kostot perkatese. Kete ia dergova nje gazete dhe botuesi me siguroi qe shume shpejt do e botonte,por pastaj humbi e gjithe kjo dhe konkretisht nuk e kam. Atehere po e permbledh shkurt kete problem. Ish drejtuesi me sqaroi se riciklimi eshte i mundur, por nuk eshte proçes infinit. Psh, shishen e plastikes fillimisht do e ndash ne tre komponente, shishja tjeter material, tapi tjeter material dhe etiketa tjeter material. Te treja bashke keto nuk perzihen se prishet lenda e pare; per kete kerkon kujdes seleksionimi qe ka nje kosto. Pastaj edhre sikur seleksionimi te behet siç duhet, pas heres se trete dhe te katert plastika nuk ka me veçorite e duhura dhe eshte thjesht pa interes ekonomik. Biles prodhuesit e kane me kosto me te ulet ta blejne lenden e pare te”virgjer” sesa te”ricikluar” per hir te kostos dhe cilesise se materialit. Riciklimi del me interes sikur shteti te imponoje lehtesira fiskale dhe rimbursime, qe artificialisht do krijonin mundesine e interesit ekonomik, mirepo kjo do ishte kosto per shtetin, dmth per shpenzimin publik. Se fundi fare, keto mbetje do ngeleshin”pilaf” ne vendin tone, qe edhe sikur te perdore termovalorizatoret(çentrale energjie)qe djegin ne 1000 grade celcius, perseri mbetje do kete ne sasi me te vogel. Eshte kjo arsyeja se perse industrite kimike e kane me lehte ti japin diku keto mbetjet plastike(pasi e kane bere riciklimin me interes per hesapin e tyre)dhe biles japin para t’ua pranosh, pasi trajtimi i ketyre mbetjeve ne vendet e origjines ka kosto infinitisht me te larte. E thene shkurt, shqetesimi im eshte ky; keto tip marreveshjes jane nje skenar i kamufluar i “ngecjes” se mbeturinave plastike ( e rrjedhimisht toksike) dhe shume pak mundesi e vertete per te “ndihmuar” industrine tone plastike, qe edhe sikur ta ndertojne nga e para nuk ka shume logjike ekonomike te trajtoje mbeturinat plastike, pasi proçesi i riciklimit, siç e thashe eshte i kushtueshem, çalon ne cilesi( e rrjedhimisht kujt do ia shesesh plastiken e cilesise se dobet?) dhe se fundi, ky proçes nuk eshte infinit, pas disa trajtimesh mbeturinat te mbeten ne vend si doppio gjashta. Ju lutem, beni nje investigim me te detajuar dhe pyesni njerez me autoritet te Kimikes, qe duhet te mos kene interes direkt ne kete proçes. Askush me vone nuk mund te kontrolloje sasine dhe cilesine e”importit” te ketyre mbetjeve, gje qe e ben shume me te rrezikshme situaten, per nje vend si ne me hapesiren e vogel dhe mundesite e pakta qe kemi. Ju uroj gjithe te mirat dhe suksese!

    Reply to this comment
  13. meri January 14, 16:58

    Z. Thano,
    Si lexuese e rregullt e DITA on line do deshiroja te lexoja me shpesh shkrime tuajat dhe opinione mbi ngjarjet kryesore. Flasin vend e pavend cdo lloj “gazetarucesh me ore te kuqe” dhe opinioniste alla çiliane dhe gazetaret e vertete heshtin ose jane me shume angleze se sa duhet. Kam nje verejtje per gazeten persa i perket komenteve, te cilat sot, date 14 janar, jane censuruar jo pak. Nuk e kam fjalen per komentet ordinere me fjalor banal, por komente dhe refleksione mbi situatat dhe zhvillimet ekonomike ne vend.
    Kjo lloj censure heq deshiren per te ndjekur ne vazhdim gazeten.
    Ka boll probleme ky vend, qe nga siguria e jeteses e deri tek taksat e larta, ku sidomos kete vit, 2015 qeveria po nxjerr dhjamin nga pleshti. Paketa e re fiskale ose “paketa e nxjerrjes se dhjamit nga pleshti” mund te ishte nje teme mjaft interesante per kopertinen tuaj. Kjo nuk ka lidhje me politiken, kjo ka lidhje me xhepin tim dhe xhepin tend. Prandaj eshte nje teme qe i intereson te gjitheve (pervec hajduteve te politikes), per te cilen ja vlen te diskutosh dhe gjate.
    Ne pritje te komenteve dhe opinioneve tuaja…
    Respekte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*