22 dhjetor 2012

December 22, 2012 02:34

22 dhjetor 2012

Omar Satin, nje biznesmen 57- vjeçar,  u qëllua me tre plumba në gjoks dhe humbi jetën  në makinën e tij, dy netë më parë në Stamboll.  Dëshmitarët okularë lajmëruan menjëherë policinë dhe ambulancën, por biznesmeni u gjet pa jetë. Sipas burimeve nga policia turke, Omer Satën ka dalë nga shtëpia duke thënë se “do të takohem me një shok në lagjen Atakëj” Pas këqyrjes së telefonit celular të viktimës, policia gjeti numrin që i kishte telefonuar i fundit. Ky person menjëherë pas ngjarjes raportohet të jetë larguar nga vendi nëpërmjet aeroportit “Ataturk” duke përdorur identitet të rremë.

Nga dokumente zyrtare në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit rezulton se Omer Satin i vrare dy nete me pare ne Stamboll zotronte 40 për qind të aksioneve po aq sa dhe aksionari shqiptar Taçi ne kompanine “BT International Engineering Services Limited & Arun Construction Joint Stock Company”. Kompania është regjistruar në QKR më 9 korrik të vitit 2004. Sipas të dhënave rezulton se kompania operon në fushën e hidrokarbureve

FAKSIMILET E DOKUMENTAVE TE QKR DHE ME SHUME INFO, – SOT NE GAZETEN DITA

December 22, 2012 02:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*