KILLERËT ME JAKA TË BARDHA (DHE PANDËSHKUESHMËRIA SI “DEKRIMINALIZIM”)

March 22, 2016 00:53

KILLERËT ME JAKA TË BARDHA (DHE PANDËSHKUESHMËRIA SI “DEKRIMINALIZIM”)

Nga Arkiva

Nga Andrea Stefani

 

E paskan harruar që problem në Shqipëri është pandëshkueshmëria e politikanëve të lartë të kriminalizuar? Me sa duket po. Përfshi edhe ndërkombëtarët. Sepse ndryshe nuk ka si shpjegohet që po e mburrin kaq shumë ligjin për dekriminalizimin. Edhe pse ai ligj pengon të marrin poste publike vetëm politikanët që janë ndëshkuar nga ligji, por aspak ata që kanë mbetur të pandëshkuar për korrupsionin apo krimet e tyre, presidentë, kryeministra, ministra, deputetë apo kryetarë bashkie. Kapja e drejtësisë nga politika ka bërë që politikanë që kanë patur funksione të tilla të larta, të diskriminohen pozitivisht duke mos u ndëshkuar për krime të ndryshme nga ligji para të cilit, ata kanë qenë dhe janë oruellianisht, “më të barabartë” se qytetarët e tjerë. Dhe dekriminalizimi nuk merret me ta.

 

Në këtë kuptim, dekriminalizmi nuk sjell asnjë gjë të re në këtë rrafsh. Vërtet ligji për dekriminalizimin flak nga politika “prengët” që kanë shkrehur pistoletën, por nuk cënon aspak statusin e politikanëve që kanë shpërthyer “Gërdecin” apo shkaktuar 21 janarin duke qëndruar në zyrat e tyre. Kështu ligji në fjalë, ndërsa pretendon të shërbejë për të dekriminalizuar politikën nuk e DEKILLERIZON atë pra, nuk e spastron nga politikanë që janë të dyshuar në publik si  kryefajtorë për vrasjen e qytetarëve. Përkundrazi, i mbron ata.

Kjo është ana hipokrite e dekriminalizimit që po pompohet edhe nga ndërkombëtarët por që në fakt, është shndërruar në strehën e fundit të killerëve me jaka të bardha të politikës. Por mos ndoshta këta lloj politikanësh si Berisha, Basha apo Mediu mund të bien nën goditjen e dekriminalizimit kur të bëhet reforma në drejtësi dhe ata të ndëshkohen për krimet e tyre?

 

Ky është një problem me disa të panjohura.

Së pari, duhet të realizohet reforma në drejtësi që këta politikanë të kriminalizuar nuk mund të mos jenë të vendosur ta pengojnë. Dhe do ta nënshkruajnë “konsensusin” për të (që në të vërtetë nuk mund të mos jetë vetëm një pazar) vetëm nëse do marrin garanci se drejtësia e pavarur që do të pjellë kjo “reformë”, nuk do t’i hyjë me themel hetimit dhe ndëshkimit të k

1

rimeve të tilla si “Gërdeci” apo “21 janari”. Pra, do të pranojnë vetëm një sistem “drejtësie” të pavarur nga drejtësia por jo nga ata vetë. E ç’drejtësi e pavarur mund të jetë ajo që toleron qoftë edhe një krim të vetëm e jo më superkrime si Gërdeci apo 21 janari?

 

Së dyti, të ngjall dyshime fakti që në vetë ligjin për dekriminalizimin janë përjashtuar disa krime penale. Për shembull, dekriminalizimi nuk e pengon të mbajë poste publike një person që ka vrarë në kushtet e tronditjes së fortë psikike shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë. Një krim të tillë dhe neni në fjalë i Kodit Penal që e ndëshkon atë janë përjashtuar si objekt i ligjit për dekriminalizimin. Përse? Mos ndoshta nga që edhe në 21 janar urdhrat për vrasje dhe vrasjet mund të përligjen vetëm po të pranohet se janë kryer në kushtet e tronditjes psikike shkaktuar nga dhuna e protestuesve? Dekriminalizimi nuk pengon, gjithashtu, vazhdimësinë në politikë dhe poste publike, të gjithkujt që ka kryer vrasje me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme. Përse? Mos edhe kjo ka të bëjë me masakrën e 21 janarit dhe mbrojtjen e reputacionit të politikanëve të lartë (Basha, Berisha) që në mos e urdhëruan, e frymëzuan atë?

 

Të gjithë e kanë parë “live” se vrasjet në 21 janar u kryen në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme. Sepse jo vetëm nuk pati sulm të armatosur mbi kryeministri (si në 14 shtator 1998) por edhe të gjithë protestuesit, si ata që u vranë edhe ata që, për fat, vetëm u plagosën, ndodheshin jashtë murit rrethues të Kryeministrisë. Rastësi është ky përjashtim i këtij krimi si objekt i dekriminalizimit? Po krimin i vrasjes nga pakujdesia pse nuk është gjithashtu objekt i ligjit të dekriminalizimit? Apo mos përsëri nga që vrasjet e 21 janarit u interpretuan si vrasje pa dashje, “me rikoshetë” pra edhe si pakujdesi?

Inisiativa për dekriminalizimin u ndërmor nga Berisha si një diversion ndaj reformës në drejtësi dhe protagonizmit të qeverisë lidhur me këtë reformë. Berisha duhej të bënte diçka “kundër krimit” që të mbante vulën e tij por njëherazi, edhe për të diskredituar Edi Ramën. Politikani që, siç denoncojnë sot publikisht edhe ish bashkëpunëtorë të afërt të tij, e ka përdorur më shumë se kushdo botën e krimit dhe kontrabandës në funksion të marrjes dhe mbajtjes së pushtetit, shfrytëzoi infiltrimin në listën e deputetëve të majtë të disa elementëve të akuzuar për krime. Ndërkombëtarët bënë sikur nuk e kuptuan ku synonte Berisha dhe e duartrokitën nxehtësisht ethen e tij për dekriminalizimin. Pranuan të marrë flamurin e dekriminalizimit njeriu që akuzohet si përgjegjës për shumë krime të tjera përveç Gërdecit dhe 21 janarit, u sollën sikur këto krime nuk kanë ndodhur me shpresë së kështu, do ta kandisnin të firmoste edhe reformën në drejtësi. Kohët provuan dhe do provojnë se kanë gabuar rëndë.

 

Askush që është i kriminalizuar nuk mund të miratojë themelimin e një pushteti drejtësie që ndëshkon kri

min. Edhe ligji i dekriminalizimit është një provë tjetër për këtë aksiomë. Konsensusi mes PD dhe PS, i arritur edhe me presionin e ndërkombëtarëve, ka pjellë një ligj që përjashton disa krime të rënda që implikojnë politikanë të lartë shqiptarë. Dhe si i tillë, nga ndëshkues i kriminelëve të politikës, ligji degradon në mburojë e tyre. Nëse deri më sot kemi patur pandëshkueshmërinë si moszbatim ligji, me miratimin e dekriminalizimit, do të kemi pandëshkueshmërinë si zbatim i ligjit. Jo rastësisht, Berisha bën presion që edhe reforma në drejtësi të miratohet me konsensus (lexo, pazar) sipas shembullit të ligjit për dekriminalizimin. Që do të thotë një pushtet drejtësie që nuk do të ndëshkojë krime si Gërdeci apo 21 janari. Pra, një reformë që nuk e spastron nga politikanë që kanë vrarë pra, nuk e DEKILLERIZON politikën shqiptare.

March 22, 2016 00:53