22 mijë persona plotësuan kriteret për pension, vetëm 76% u paguan

June 26, 2018 08:47

22 mijë persona plotësuan kriteret për pension, vetëm 76% u paguan

Vitin e kaluar, mbi 22 mijë persona mbushën moshën e pensionit, por vetëm 76% e tyre arritën të përfitonin menjëherë pagesën, ndërsa rreth 5300 persona nuk e morën atë.

Sipas statistikave zyrtare nga skema e pensioneve, numri i personave që plotësojnë kriteret për pagesën po rritet nga viti në vit, për shkak të plakjes së popullsisë, por, nga ana tjetër, problemet me dokumentacionin dhe koha që duhet në vlerësimin e dosjeve, bëjnë që jo të gjithë personat që plotësojnë kriteret të nisin e të marrin pagesën.

Nga momenti që një person plotëson moshën e daljes në pension dhe bën aplikimin përkatës duhen së paku tre muaj për vlerësimin e dosjes. Por ekspertët nga ISSH bëjnë të ditur se shpeshherë vlerësimi i dosjeve kërkon më shumë kohë, për shkak të mungesës së dokumentacionit. Prandaj, sipas tyre, jo të gjithë personat që plotësojnë kriteret gjatë një viti kalendarik do të mund të marrin pagesën menjëherë.

Pensionistët shqiptarë në tre dekadat e fundit janë ndeshur shpesh me problematika që kanë të bëjnë me dokumentacionin për mospagesën e rregullt të kontributeve.

Në fillim të viteve 1990, për ish-ndërmarrjet bujqësore ka munguar dokumentacioni dhe më pas gjatë tranzicionit dhe ngjarjeve të vitit 1997, shumë arkiva janë dëmtuar.

Për të vërtetuar vitet e tyre të punës, shumë pensionistë tani duhet të hapin procese gjyqësore që, me anë të dëshmitarëve, të vërtetojnë vitet dhe pozicionin e punës. Mirëpo, duke qenë se pensionet false kanë qenë një fenomen i përhapur pas viteve 1990, nevoja për konsolidim në buxhetin e sigurimeve ka sjellë vështirësi të reja.

Ka shumë raste që një pozicion pune i caktuar është dubluar me të tjerë që kanë përfituar pensione false. Kur vjen mosha e pensionit, personi që ka kryer punën me të vërtetë, has në vështirësi për të fituar të drejtën e pensionit./Monitor

s.a/dita

June 26, 2018 08:47
Komento

4 Komente

  1. Adih June 26, 10:36

    Tallja e ripjellesve me e madhe ne te gjithe ruzullin toksor eshte me pensionistet ne shqiperi .. Bejne sikur i japin Qe nuk i del as per letra higjenike ..
    Me e bukura kane bere dallime ,midis pensionisteve qe kane punuar para 90 dhe me pensionistet qe kane punuar mbas 91 Kush ma shpjegon ??. Bere mire o Rame qe ja ngrite pensionin Nexhmijes dhe Vita Kapos . .Popullsia eshte ne plakje ,thone keto ,skane leke ,i duhen per te ndertuar Rezorte ne bregdet dhe kulla ????.!!!!!!!Nderhuni te zhdukni korrupsionin qe po na mbyt , Zbatoni ligjet se atehere keni per te pare qe do vijne invesitore serjoze te huaj , dhe do shikoni si do ju rriten pensionet pensionisteve ,se deri nen emrin e Z. Manes qe ja keni vene nofken Biliardjer ,po vidhni e betonizoni bregdetin me 1 euro m2 ,dhe per ndryshe ..???!!!!!

    Reply to this comment
  2. info analitike June 26, 11:36

    e po kur reformen e pensionit e beri Dhjeliaj cfare prisni more shoke.

    Reply to this comment
  3. Arben June 26, 11:46

    Thirrje per ata we pauajne sigurimet sot.

    Te gjatin keni per te marre

    Reply to this comment
  4. Arben June 26, 14:57

    Per te marre pension duhet te paguash 40 vite nga

    1000 dollar viti, neto 40,000 dollar, me interest

    Bankar 70-80 mije dollar.

    Pension do marresh Jo me shume nga 10 vite 2000

    Dollar/vit maksimumi 20,000 dollar.

    Bejini vete llogarite, that japesh parate e djerses

    Tende hajdutave qe to vjedhin, Apo to kursesh vete??!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*