Heshtja e pafalshme për Akademikun Rexhep Qosja

June 22, 2016 01:18

Heshtja e pafalshme për Akademikun Rexhep Qosja

Nga Zenepe Luka – Këtë 25 qershor, Akademiku i madh shqiptar Rexhep Qose, shënon 80 vjetorin e lindjes, por ndërsa jemi në javën e këtij jubileu, për një kolos të letrave shqipe, nuk është parë asnjë veprimtari, në nderim të kësaj figure të madhe.

Duke e vlerësuar në nivelin e duhur këtë figurë, por edhe si një mik i Ambasadores së Kombit, mbesës së Ismail Qemalit, Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”, kërkoi të bashkëpunonte me institucionet e shkencore të Prishtinës, për të organizuar veprimtari në kryeqytetin e Kosovës. Ndërsa Akademia e Shkencave na u përgjigj në mënyrën më të çuditshme. Instituti Albanologjisë, heshti.

Pas një pauze të shkurtër, bëra telefonatë me Akademikun, që, sidoqë ishte e zakonshme, la pas dhimbjen që nuk shlyhet: Le ta kalojmë në heshtje ditëlindjen, takohemi në shtator në Prishtinë ose Vlorë.

Kërkesa drejtuar Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Artit të Kosovës

Akademik  Hivzi  Islamit, Prishtinë1

I nderuar z. Kryetar. E nderuara Kryesi. Me shpresën se do të arrijmë bashkëpunimin, Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”,  me rastin e 80 vjetorit të lindjes së Akademikut Prof. Rexhep Qosjes,  dëshiron të organizojmë një veprimtari të përbashkët në Selinë e Akademisë në Prishtinë. Kjo veprimtari përkon edhe me 95 vjetorin e lindjes së Ambasadores së Kombit, mbesës  së Ismail Qemalit, Nermin Vlora.

Gjykojmë, që të mbahet një ligjëratë, për lidhjet e Akademikut Rexhep Qosja, Anëtar Nderi i Akademisë “Iliria” në Romë me Nermin Vlorën, si dhe lidhjet dhe meraku që kish Nermin Vlora për Kulturën dhe shkencën në Kosovë. Me këtë rast, Fondacioni ynë, dëshiron t’i dhurojë Akademisë  bustin e Akademikut Rexhep Qosja, punuar nga skulptori vlonjat Skënder Tena, për ta vendosur në një nga ambientet e këtij institucioni, apo diku tjetër, ku Ju gjykoni se është vendi i duhur.

Jemi në pritje të përgjigjes nga ana Juaj.

Me respekt

P/Fondacionin Kulturor Mbarëkombëtar

“Nermin Vlora Falaschi”

Presidente, Zenepe Luka

Ja përgjigjja:

Të nderuar,

Ju falënderojmë për shkresën tuaj.

Ju njoftojmë se Akademik Rexhep Qosja ka 15 vjet që nuk vjen në Akademinë e Shkencave dhe Arteve te Kosovës. Ju lutemi që t’i drejtoheni Institutit Albanologjik për të marrë informata lidhur me nismën tuaj.

Me respekt

Shërbimi Administrativ i Akademisë

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës – ASHAK
Kosova Academy of Sciences and Arts – KASA
Rr. “Agim Ramadani”, 305….

Telefonata, që la pas brengën e Prof. Rexhep Qoses

Nuk ishte një telefonatë e zakonshme, për ta uruar Akademikun e shquar për shëndetin e gjithçka tjetër, por për t’i komunikuar aktivitetin e planifikuar nga Fondacioni, bustin që kemi bërë dhe do të dëshironim të vendosej në një nga institucionet e shkencës në Prishtinë.

I komunikova se kishim kërkuar bashkëpunimin me Akademinë e Shkencave në Kosovë dhe përgjigjen që morëm, si dhe heshtjen e Institutit Albanologjik.

Por ne do ta bëjmë si Fondacion me gruan intelektuale mbarëkombëtare, madje pikërisht në ditën e lindjes Tuaj, më 25 qershor..

Ja përgjigjja e Profesor Qoses:

“Dëgjo, Zejnep. Të falenderoj shumë, ashtu edhe Fondacionin, që ka emrin e shqiptares së shquar, mikeshës sime të ndjerë, Nermin Vlorës, por të lutem, më mirëkupto: Dua ta kaloj në heshtje 80 vjetorin e lindjes sime”.

– Përse, Profesor, është jubilare, duhet të bëhen shumë veprimtari shkencore, letrare…, – i thashë.

Këto janë marrëdhëniet e mia me politikën…Takohemi në shtator në Prishtinë, ose në Vlorë, ku të doni…

Zëri i tij heshti, por pas la brengën.

E pafalshme për Ministritë dhe Akademitë

Jam interesuar nëse Ministritë e Kulturës e Shkencës në Prishtinë e Tiranë, kanë planifikuar ndonjë veprimtari me rastin e 80 vjetorit të lindjes, por përgjigjja ka qenë heshtja.

Çdo njeri i ndershëm shtron pyetjen:

Cili është motivi dhe përse kjo papërgjegjshmëri e këtyre institucioneve, që të mos nderojnë Akademikun e mbarë shqiptarisë, kolosin e letrave shqipe, Nderin e Kombit, Akademikun Rexhep Qosja?

Përse Qeveria e Prishtinës dhe e Tiranës kanë “harruar” datën jubilare të Akademikut dhe cila është përgjegjësia e tyre përpara shqiptarëve dhe a është ky një ndëshkim për njerëzit  e shkencës dhe të artit. Jeta dhe veprimtaria shkencore dhe artistike e Akademikut Rexhep Qosja dhe akademikëve e personaliteteve të tjerë, qenkërka në dorë të politikës, që fatkeqësisht nuk ndesh me ndonjë person me gradë shkencore, jo pastaj të jetë Akademik. E dhimbshme, e tmerrshme të politizohen institucionet shkencore, e pafalshme për Ministritë e Kulturës apo të Shkencës, të veprojnë, ndoshta në mënyrën më ekstreme, që një personalitet e vlerësojnë dhe tjetrin, po të atij niveli, e “harrojnë”. Kjo ndodh vetëm në politikën shqiptare këtej dhe andej kufirit.

Polemikat e Akademikut Qosja me qeverinë e Prishtinës dhe me politikën në tërësi, kanë në thelb mendimet e tij universale, por, që nuk kanë të bëjnë me interesat e tij, por të shoqërisë. E kundërta ndodh me Qeverinë në Prishtinë, që zbraz mllefin e saj, por kurrsesi, nuk mund të zbehë personalitetin dhe kontributin e Akademikut, Prof. Rexhep Qosjes, që jetën e tij, e vuri në shërbim të shqiptarisë, duke qëndruar përjetësisht në themelin e shkencës dhe kulturës shqiptare.

Nermin Vlora Falaschi në Konferencën e parë të Akademisë Iliria në Romë, duke i dhënë vlerësimin Akademikun Rexhep Qosja, e cilësoi as më pak e as më shumë por “një xhevahir të Kombit shqiptar”.

 

June 22, 2016 01:18
Komento

7 Komente

  1. Ruxheli June 22, 19:21

    Metastazat e politikes jane shtrire kudo.Mos u cudisni:Ne jemi te politizuar ne gjithecka.

    Reply to this comment
  2. Ruxheli June 22, 19:32

    Metastazat e politikes jane shtrire kudo.Mos u cudisni:Ne jemi te politizuar ne gjithcka.

    Reply to this comment
  3. Dituria June 22, 21:46

    Jam ne deshperim, qe figura me vlera si I madh Akademia Recep Wosja nuk ndero hey ne 80 vjetorin e lindjes.
    Ai I per kete te gjithe shwitareve.
    I lumte fondacionit me kete shkrim.
    Bravo znj. Luka qe mban larte figurative e lartat intelektuale kudo ndodhen.
    Turp per zyrtaret me heshtjen e tyre.

    Reply to this comment
  4. Dituria June 22, 21:49

    Turp per ata qe harroj ne te madh in Recep Qosja!

    Reply to this comment
  5. Gregor Lato June 22, 23:39

    Po te benin te njejten gje qe bene edhe per Kadarene me rastin e 80 vjetorit te tij, ky i fundit do te zbehej…
    Qeverite te bejne c’te duan, REXHEP QOSJA mbetet ne pjedestalin e kultures e shkences shqiptare.
    Jete te gjate profesorit REXHEP QOSJA.

    Reply to this comment
  6. Ismet Balaj June 24, 08:53

    Profesor Rexhep Qosja, Akademik i nderuar per veprat e tij shkencore dinjitoze ne sherbim te ceshtjes kombetare eshte i njohur prej afro 60 vitesh. Ai eshte Rilindasi Shqiptar i kohws moderne, ideatori dhe luftetari i Bashkimit Kombetar te Popullit Shqiptar ne trojet e veta ne Ballkan. Cdo fjale e fjali e shkruar prej ketij intelektuali dhe burri te shquar i kushtohet ndricimit te kombit tone, perpjekjeve te tij per bashkim ne nje shtet te vetem. Cakejt-politikane te ditws ne te dy shtetet e sotme shqiptare Tirane e Prishtine qe per fitime parash e pushtetesh shesin edhe toka shqiptare, fqinjeve, nuk mund ta erresojne figuren madheshtore te Rexhep Qosjes, ketij kolosi te mendimit perparimtar shqiptar, nga me te medhenjte qe ka pasur e ka kombi shqiptar. Idealet per te cilat punoi e punon profesor Qosja jane idealet e popullit shqiptar. Ato do te ndricojne si yll polar popullin shqiptar ne rrugen drejt bashkimit kombetar. Ato jetojne sa do te jetoje vet populli te cilit i sherben me vetmohim e perkushtim Profesor Qosja. Jetofte me mend e shendet te mire 100 vite e vepra e tij s`ka morte kurre.

    Reply to this comment
  7. Ismet Balaj June 24, 08:55

    Turpi i mbulofte te dy akademite dhe qeverite e te dy shteteve shqiptare qe e lene ne harrese 80 vjetorin e Profesor Rexhep Qosjes

    Reply to this comment
    • mira February 2, 17:54

      Nuk kam cte shtoj! Turp i madh!!! Po le tja urojme nje jete te gjate e ti tregojme, se ne e duam e e vlersojme Profesorin patriot e mendjendritur…Te dhafshim dite nga ditet tona, Profesori jone!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*