Komente nga lexuesit dhe përgjigjet e kryeredaktorit

February 3, 2015 21:26

Komente nga lexuesit dhe përgjigjet e kryeredaktorit

.

February 3, 2015 21:26
Komento

20 Komente

  1. faro February 3, 21:27

    Dolet ne shtyp me nje thirrje si gazetar i pavarur. Si ka mundesi qe nje njeriu qe po ben reforma totale per te vendosur shtet, madje duke sakrifikuar elektorat per hire te perkushtimit pasjonant per te realizuar kete qellim te shumepritur, ti ta akuzosh se po merret me rregullim fasadash. Cudi!

    Reply to this comment
    • plaku i mocem February 3, 21:28

      I nderuar “Faro”,do te me vinte cudi per nje gazetar te mos kritikonte qeverine.Asnje qeveri nuk duhet te vet kenaqet,dhe ketu nuk e kam fjalen per kritikat nga opozita e cila ben politike,por kur qeveria merr kritika “nga te vetet”,atehere dicka qendron.Ju e dini qe ka shume pritshemeri nga “te vetet”,dhe ka vend edhe per kritika.Ne se kryeministri eshte ne krye te detyres,jo e gjith qeveria eshte ne te njejtin ritem.Thano perfaqson zerin e atyre qe e lexojne dhe e besojne medien e tij.Ju faleminderit.

      Reply to this comment
      • THANO February 3, 22:08

        I dashur Faro
        Ç’te ndodhe mes meje dhe Rames?:) Une nuk kam patur e nuk kam ndonje lidhje te vecante as me Ramen e as me ndonje politikan tjeter. Une jam nje gazetar/redaktor qe kam bere timen kunder asaj qe e kam gjykuar si te keqe per mua dhe per vendin. Me aq sa munda.
        Ramen e kam pare dhe e shoh ende si alternativen e shqiptareve per progres. Nuk pres cudira prej tij. Edhe mekanizmat me te mire leshojne njolla vaji.
        Por mua me duket se Rama tregohet i ceket kur mendon se mund të injoroje pritshmerite e atyre qe e kane votuar.
        Po. Une mendoj qe kujdesi i tij prej artisti per fasadat nuk mjafton. Kallepi qe ka prodhuar kete Shqiperi kurtizanësh politikë dhe mediatikë nuk është thyer.
        Ndoshta jam une i gabuar. Ashtu uroj.

        Plaku i mocem.
        Faleminderit per fjalet e mira 🙂

        Reply to this comment
  2. faro February 3, 22:44

    Z.Thano! Te falenderoj pr pergjigjen qytetare dhe te sinqerte. Per sa i takon vleresimit per Edin Ramen, mbase jam i gabuar, por ju kujtoj se nuk jam servil i tij, sepse nuk kam asnje pike takimi, por shkoj shume me larg nga ju. Une e quaj fat per shqiptaret qe u ka dale nje reformator pasionant dhe mendjehapur ne kete moment kthese historike.
    Faleminderit

    Reply to this comment
  3. Xhavit Grezda February 4, 20:59

    Z.Kryeredaktor
    Quhem Xhavit Grezda, me profesion mjek i përgjithshëm, aktualisht mjek familjeje në Shkodër. Jam i tronditur nga katastrofa natyrore që ka përfshirë sidomos jugun e Shqipërisë. Pavarësisht nga sa mund të bëjë pushteti qëndror e ai lokal, për të minimizuar sadopak humbjet e deritashme materiale e të gjësë së gjallë, unë jam i gatshëm të jap rrogën e një muaji në një numur llogarie në njërën nga bankat në Shqipëri dhe nëse këtë numër nuk e hap qeveria, mund ta hapë dhe një organizëm tjetër që kontributi im të shkojë atje ku duhet, për vëllezërit tanë të jugut në nevojë.
    Me këtë rast u bëj thirrje gjithë kolegëve të mij, punonjësve të tjerë të shëndetësisë e të sektorëve të tjerë, të dikastereve qëndrore, të parlamentarëve etj., të kontribuojnë me aq sa kanë mundësi.

    Reply to this comment
    • THANO February 4, 20:59

      I nderuar Xhavit
      Nuk e di nëse ke dëgjuar për Agjencinë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Agjencia ka një bord të përbërë nga anëtarë të shoqërisë civile dhe zyrtarë të administratës. Dy ditë më parë në mbledhjen e Bordit, anëtarët e tij (Adrian Thano, Kozara Kati, Alban Dudushi, Ismail Ademi, Aldo Merkoçi, Gelardina Prodani, Endri Fuga, Majlinda Dhuka Albana Koçiu) vendosën të japin pagesat e Bordit për të blerë rroba dhe ushqime për të përmbyturit. OJF të ndryshme nga gjithë vendi gjithashtu janë ftuar të ndihmojnë dhe po ndihmojnë. Nëse ju dëshironi mund t’i bashkoheni kësaj nisme. Nuk kemi hapur numër llogarie. Pagesat u mblodhën nga një prej anëtarëve të Bordit, z.Ademi, dhe më pas kontaktuam me koordinatorin e Shtabit të Emergjencave Shemsi Prençi. Blerjet që bëhen me këto para, shkojnë pranë këtij shtabi dhe ata bëjnë rindarjen e ushqimeve dhe teshave. Ndihmat tona u sugjerua të shkojnë në Levan të Fierit. Procesi është ende i hapur. Nëse dëshironi mund të bashkoheni këtu me ndihmën tuaj. Mund të kontaktoni drejtorin ekzekutiv të AMSHC avokatin e njohur Andi Kananaj ose anëtarin e bordit që po koordinon shpërndarjen e ndihmës me Shtabin e Emergjencës, Ismail Ademi. Ky është vetëm një sugjerim, meqë më jeni drejtuar në këtë rubrikë. Por duhet të ketë edhe shumë mundësi të tjera, besoj. Me të mira dhe urojmë të gjithë që të kalohet me sa më pak dëme kjo situatë e rëndë por jo e papritur.

      Reply to this comment
  4. Dhimiter Prifti February 4, 21:07

    Informacion Z Adrian Thano .
    Une qe po ju shkruaj jam nje qytetar i zakonshem qe mundohem te jem korrekt me ligjet e shtetit dhe rregullat e shoqerise.
    Por mes shume devijimesh dhe shkeljes se rregullave dhe ligjeve qe bejne qytetaret me ka bere pershtypje veprimet dhe qendrimet e shtetit dhe konkretisht te ERE –s ne rastin e shqyrtimit te ankesave.
    Nje miku im Shqiptar me banim ne Amerike ka nje objekt ne vendin tone te cilen e ka dhene me qera . Nga Maji i vitin 2014 i kane vene nje gjobe te cilen e ka ankimuar ne CEZ dhe ne ERE ne muajin Korrik(22) kur erdhi nga Amerika . Na thane te vinim ne Gusht per te marre pergjigje dhe une shkova per te marre pergjigje (pasi miku iku ne Amerike) dhe per cudi punonjesit tek zyra e ankesave me dhane shkresen te cilen ja kishin derguar CEZ-it dhe jo pergjigjen e zgjidhjes se ankeses. Me thane te vinja ne Shtator dhe me kthyen pergjigje se OSHEE (Shnderuar nga CEZ ne OSHEE) nuk i kishte kthyer pergjigje por hajde pas nje muaji. Ky dialog u perserit ne Tetor, Nentor dhe ne Janar po e njejta pergjigje dhe per garniture kur i u drejtuam se tek kujdesi per klientin ju shkruani se afati i zgjidhjes se ankeses eshte nje muaj ktheu pergjigjen se ju kini pak kohe dhe se ka te tjere me me shume kohe se ju qe jane ankuar dhe nuk kane marre pergjigje ose mund ti Drejtoheni gjykates.
    Nqse QYTETARET DO TI DREJTOHEN GJYKATAVE PERSE DUHET TE JENE KETA NJEREZ NEPER ZYRA ?
    N q se RILINDJA ka kete praktike per zgjidhjen e ankesave atehere te me falesh por kjo per mendimin tim eshte VARROSJE e shtetit dhe jo rilindje.
    Mendoj dhe kam besim se me impenjimin tuaj mund te marr nje pergjigje.
    Faleminderit dhe pune te mbare.

    Reply to this comment
  5. gjermani i fundit February 5, 09:47

    z.Thano, pershendetje! Me terhoqi vemndjen nje ankete e juaja siper rubrikes se opinioneve, ku ka ca perqindje dhe ca emra per kandidate te mundshem per drejtimin e bashkise se Tiranes. Meqeeshte e paevitueshme te kalosh nga alternativat tek emrat, po e nis si paranteze epilogun e zgjedhjeve me te fundit te 2011, kur te gjithe prisnim qe pas disa rizgjdhjesh z. Rama t’ia linte vendin ndokujt tjeter, por ndodhi qe Rama rikandidoi dhe ne gjykimin tim ate gare e fitoi, pavaresisht se diku neper qilaret e Tiranes vendoset qe te fitojne “yjet ne ngjitje” dhe Rama – gjithmone ne gjykimin tim – e ka pranuar ate pazar ne shkembim te karriges ku eshte aktualisht. Ne fakt,mezi presim librin me kujtime te z.Arvizu, sepse nga natyra ishte shume romantik dhe i pelqenin edhe atij prozhektoret e massmediave, shpresoj te tregohet interesant e te na shpjegoje se çfare dreqin ka kombinuar…Me kujtohet se atehere jam shprehur ne gazeten ku drejtonit se logjika thoshte qe natyrshem duhej kandiduar Shalsi, meqe vinte nga eksperienca e nenkryetarit. Zakonisht pilot behet copiloti,shofer ndihmesshoferi e deri ne profesionet me te thjeshta; mendja ta do qe nenkryetari eshte gjithmone kandidati me i mundshem. Mire atehere,se Rama rikandidoi me koken e tij, por kesaj rradhe nuk shoh emrin e Shalsit si kandidat i mundshem. E theksoj qe jam lexues i thjeshte dhe nuk kam asnje interes personal, nuk e njoh absolutisht z.Shalsi dhe nuk po pretendoj te bej ndonje qoke, thjesht me duket nonsense qe te kerkosh te tjere personazhe dhe figura politike kur e ke nje qe e njeh territorin dhe ka punuar, e duke gjykuar se ekipi Rama ne bashki ka punuar mire sigurisht merite ka qene dhe e nenkyetarit dhe bordit drejtues. Nese ka ndonje problem tjeter nuk e di,se nuk kam informacion. Por me shtyn kurioziteti, psh nese ju emeroheni ne ndonje pozite drejtuese, a nuk do ishte normale qe ne vendin tuaj te propozohej zv.kryeredaktori? Nuk di si shkoi ajo saga e konkursit per drejtor te RTVSH, edhe Papa i Romes zgjidhet per tre dite? Apo eshte emeruar dhe nuk dime gje?! Ju pershendes sinqerisht dhe uroj pune te mbare!

    Reply to this comment
  6. Emanuela Celami February 5, 22:28

    Pershendetje Adrian
    Jemi nje grup studentesh të Fakultetit te Shkencave se Natyrës, Master Shkencor AML për Biologji, viti 2. Kemi zhvilluar një kërkim shkencor ne lidhje me temen: “Rendësia e besimit fetar në Shqipëri” ku kemi përfshirë anketa, statistika, analiza dhe konkluzione të përmbledhura ne pak faqe. Do dëshironim nga ana juaj, nëse do ja jepnit mundësine e publikimit të këtij studimit në nje nga numrat e gazetës tuaj. Do ju ishim shumë mirenjohës dhe do na ndihmonit ne marrje te notës maksimale për këtë detyrë.

    Në pritje të përgjigjes tuaj,

    Ju faleminderit.

    Reply to this comment
  7. Shpetim Zintziria February 5, 22:28

    i nderuar kryeredaktor
    Mund te publikoni ne gazeten tuaj një shkrim qe trajton korrupsionin midis dy ministrive te transportit Greqi-Shqipëri, se si kompania e transportit interurban “Albania Interlines” e kompanise shqiptare ra ne duart e kompanise greke. fallsifikimet e ministrave shqiptare etj?
    Përshendetje nga Athina

    Reply to this comment
  8. Trifon Daka February 5, 22:32

    Z.Thano
    Gazeta juaj dhe e te gjitheve, dje kishte botuar nje replike per “4 shkurtin”! Autori Skender Cakrani.
    Nuk dua te bej debate, me nje njeri , mbase I mencur , por , I injektuar ne shkallen me te larte!
    Nuk dua t’ja di , e kishte fajin, “Balli” apo “Komunizmi”! Gjerat jane te shkoqura! Kush luftoi qe shqiperia te ishte larg , “Hitlerit” dhe “Benitos” ?
    Me 4 shkurt per fat te mire, a te keq , kam qene 6 vjec. Banesa stabilimenti “Mihal Duni” , kishte vetem katin e pare. Aty u bene vrasjet. Sot ajo quhet rruga e ambasadave, ndersa ndertesa e banimit tim sot ka dhe disa kate mbi te. Aty ka pas Permetare, Shkodrane , Tiranas , evgjit etj . Me 4 shkurt u vrane te gjithe ata qe dihen po dhe evgjiti Ramadan, me gjith gomar. Pse e kujtojme ne Ramadanin dhe gomarin? Sepse I mblidhnim bashke te ushqente kafshen , dhe ne hipnim mbi samarin e tij . Ai na lejonte tja hipnim asaj kafshe me te urte se “budallenjte” qe duan te shtremberojne ngjarjen.
    Na erdhi keq , dhe une me disa miq , Eftimia , Apostoli , Cinua , Tefta ,Nduja , qanim prane asaj kafshe , me te cilen kalonim kohen e lire!
    Une jam gjalle ! Mos qelloni te vertetat! Si mua , jane mijera! E verteta , ata , vrane shpirtin tone.
    Sa per Kadriun po jap nje kenge te kohes , eshte ngritur ne Cakran nga nje njeri qe su be kurr komunist :
    Shendreu nja 4 a 5 ,
    Beri Fieri nje kongres,
    Mblodhi lal’t e myzeqes,
    Bejleret e qelbazes!

    Kadri beu mbajti fjale!
    U tha shoke rruge te mbare!
    Hasimin kini te pare!

    Hasimi ne Fratar dolli!
    Gjithe ballistat I mblodhi!
    U tha te hani –te pini!
    Pula dhe raki mos lini!

    Kur arriti ne Gjanice!
    Zuri gjaku t’i leviz!
    I thone plumbi partis!
    Qe te merr sise me sis!

    O Kadri o zog korbi!
    Na turprove nje krahine!
    Fara jote se nga doli!
    Turperove Shqiperine!

    Vertet ! Po ka qejf kush per replike kam te dhena nga Greshica, Kremenara, Visoka , Symiza …dhe Cakrani.
    Do me pelqente po ka kellqe , Zbrazu!
    Le te degjojme te verteten!
    Trifon Dafa
    Studiues – Durres

    Miqesore: Jepini edhe ne gazete vendin qe i takon. Pershendetje Trifoni

    Reply to this comment
  9. Flamur Harri February 5, 22:35

    Zoti kryeredaktor i Dites
    I angazhuar prej vitesh ne nje lufte per mbrojtjen e interesave pronesore te familjes Harri, i pajisur me prokure te posaçme nga vellezerit e mi, ndeshem me procese te paperfunduara gjyqsore, kur nje dite te bukur te janarit 2015, vellai im Durimi zhvillonte séance gjyqsore me gjyqtarin Ramazan Avdiun. U habita kur ky fare gjyqtari qe eshte ne vijim te nje procesi gjyqesor me mua, qe nga viti 2012 e ne vazhdim, kishte pranuar kerkesen e bere nga vellai im me 14.07.2014, me objekt kthimin e vleres ne leke per pasurine e luajtshme dhe marrjen e qerase nga zaptuesit e prones se paluajtshme.
    Hipokrizia dhe poshtersia e ketij gjyqtari e mbeshtetesit e tij s`kane te mbaruar. Kur e pyeta kete gjyqtar se cdo me thene ky gjyq, ai m`u pergjigj – “Ate e di une dhe Durimi?!”
    Kerkesa e bere me 14.07.2014 nga Durim Harri eshte e paligjshme per arsye se kete tagre e ka trashegimtari Flamur Harri, ne baze te prokures se posaçme te leshuar nga trashegimtaret e tjere te Sule e Shege Harri: Ndriçim Harri, Durim Harri e Sopot Harri, procure e cila autorizon Flamur Harrin per ndjekjen e gjithe problemeve pronesore te trasheguara, qe te perfaqesoje ne te gjithe institucionet shteterore e gjyqesore te vendit. Prokure kjo e firmosur dhe nga Durim Harri. Gjyqtari Ramazan Avdiu, e ka ne dosjen e procesit gjyqesor te vitit 2012, qe nuk pranoi rivendosjen ne afat per te rrezuar vendimin nr.360 te dates 12.02.2010, te gjyqtarit Zihni Shahu, per te cilin eshte kallezuar penalisht nga une, qe ne 2010, per vepren penale te mos leximit te vendimit.
    Procesi gjyqesor per Z. Shahu vazhdon qe nga 2010 dhe ndodhet ne Gjykaten e larte.
    Ne nje takim qe kam bere me ish-Ministrin e Drejtesise, sot President I Republikes, Z.Bujar Nishani, nen shoqerimin e Drejtorit te I.P.Politike Z. Simon Miraka ne kabinetin e Ministrit te Drejtesise, Z. Nishani, pasi u njoh me dosjen e prones, me dha plotesisht te drejte dhe me keshilloi qe te hapja nje proces gjyqesor per te rrezuar vendimin e Z.Shahu, duke me siguruar se do ta ndiqte vete problemin .
    Levizja e Ministrit ne nje post tjeter ka bere qe Z.Nishani te mos tregonte vemendje dhe sic theksova me lart hapa proces gjyqesor. Gjyqin e beri Ramazan Avdia, koleg I Zihni Shahut.
    Me gjithe deklarimin me shkrim te Z. E.Jani se Z.Shahu nuk e ka lexuar vendimin, ky gjyqtar s`e pranoi kerkesen time. Kur dolem nga zyra e tij Ramazani, si miqesisht, me hodhi doren ne supe e si “per te me ngushelluar” me tha: -“Me vjen keq qe s`ta pranova kerkesen.”
    -Jo ore. – I thash une – Nuk me vjen keq, por me vjen keq per shokun tend Zihni se ai pranon me mire te shkarkohet se sa te ndiqet penalisht. –Oh- ja beri Ramazani: – Ato s`me kane thene gje mua.
    Sic e kam theksuar dhe me pare, e perseris se ne gjykaten e Elbasanit ekziston nje zinxhir korruptiv qe fatkeqesisht vazhdon ne apelin e Durresit e ne gjykaten e larte, nuk mund te paragjykoj Gjykaten Kushtetuese.
    Me 29 tetor, gazeta “Dielli” e Amerikes botoi nje deklarate te bere nga une. Fill pas ketij artikulli Gjykata e larte ne Shqiperi kishte marre vendim per nje rekurs te nje procesi gjyqesor, te bere me 2012. U deshen dy vjet per te thene qe rekursi nuk pranohet. Pale se kur do te gjykohej. Pa koment.
    Per mendimin tim, nga eksperienca e hidhur me proceset gjyqesore, duhet jo nje reforme e thelle por hetim per zinxhirin korruptiv ne sistem, se sic theksojne qytetaret e ndershem : “Kur populli te shohe gjyqtaret e korruptuar ne banken e te akuzuarve, atehere do te besojme se po behet drejtesi”.
    Me kete rast dua te falenderoj Kryetaren e Gjykates se Kavajes Entela Shedula dhe ish Gjyqtaren Alma Hicka, qe kane bere procese gjyqesore dinjitoze me integritet ne drejtim te problemit te familjes Harri.
    Une si qytetar kam besim vetem tek ato gjyqtare qe trajnohen nga U.S.A.J.D.I.
    Tani te kalojme tek vendimi i procesit gjyqesor te dates 13 janar 2015, te zhvilluar nga gjyqtari Ramazan Avdiu, me kerkese te Durim Harrit. Vellai im i ndodhur ne nje situate te veshtire ekonomike ka hapur proces gjyqsor per te perfituar nga detyrimi qe ka shteti shqiptar per persekutimin 50-vjecar te babait e te femijeve te tij. Gjyqtari mekatar kurresesi nuk duhet ta pranonte kete ceshtje e jo te tallet me vellane 76-vjecar. Ky bandit na mohon pronen e paluajtshme dhe eshte ne nje proces gjyqsor ne shkallet me te larta. R. A. nuk mund ta bente kete séance gjyqsore kur Durimi perfaqeson 1/5 e trashegimise pa tager per proces gjyqsor se ate te drejte e kam une me prokure te posacme.
    Jemi prej gati 6 vitesh ne procese gjyqsore:
    1. Me Z.Shahun, kallezim penal per mos leximin e vendimit.
    2. Me Ramazan Avdiun per rivendosjen me afat.
    Po perballem me nje beteje te ashper mes drejtesise dhe padrejtesise. Eshte angazhuar zinxhiri korruptiv per te mbrojtur vendimin terrorist te Zihni Shahut. Zihni Shahu, ne bashkepunim me banden korruptive ne Z.V.R.P.P Elbasan kane bere masaker me pronen e familjes Harri, duke na hyre ne hak dhe neve dhe shtetit. Ata kane bere pronare individe te dyshuar per trafiqe e pastrim parash.
    Eshte per t`u theksuar se gjyqtari Ramazan Avdia eshte “mjeshter” ne mbylljen me “sukses” te aferave te ndryshme korruptive, sic eshte rasti i ish-kryesekretarit te Gjykates qe vodhi 8 milion leke pulla dhe gjyqtari i te njejtit institucion e nxorri te pafajshem.
    Nje miku im K.GJ ne vitin 2012, ne nje proces gjyqsor qe kishte patur me Ramazanin, pasi kishte lexuar vendimin, K.GJ i thote: – Ore, cfare vendimi more keshtu ti?!
    Ramazani i ishte pergjigjur: -Te marr ate qe me takon mua dhe ti fshije by…. Me vendimin tim. Pra, keto palo gjyqtare – qyqare s`kane as turp e as frike.
    Deri kur do te vazhdoje keshtu??!
    Me ben pershtypje se si institucionet pergjegjese ne Elbasan, me gjithe denoncimet e mija, e te tjereve qytetare, nuk po levizin, sikur ne Elbasan cdo gje shkon “vaj”?!
    Se fundi, kam nje kerkese per:
    Presidencen, Kryeministrine, Ministrine e Drejtesise, Prokurorine e Pergjithshme, tek te cilet kam depozituar dosje me dokumente shkresore e harta qe vertetojne veprat korruptive e penale te pershkruara me lart, te dergojne perfaqesuesit e vet e ta shohin gjendjen ne vend.
    Te shohin ndertimet pa leje ose me lejen e Qazim Sejdinit. E verteta eshte ketu e jo ne pallavrat e dosjeve qe bejne gjyqtaret e korruptuar.
    Pronen tone te lare me lot, burg e gjak nuk mund dhe nuk do ta gezojne persekutoret tane e trafikantet qe blejne gjyqtaret.
    Nje kujtese e kam per politiken shqiptare. Per Evropen dhe Ameriken u pushkatuam dhe u burgosem ne e jo ato qe e izoluan vendin per 50 vjet.
    Une dhe te gjithe ata qe mendojne si une, e quajne veten Pronare, e jo “ish”, ne e konsiderojme vehten te persekutuar, se ky persekutim po vazhdon.
    Na reabilitoni seriozisht me dinjitet e ne cdo gje, qe te deshmojme se ketu po ndryshon ?!
    Nuk ka ligj per te na mohuar drejtesine e dhunuar, drejtesine e kerkuar. Politika e politikanet shqiptare pas `90 kane deshtuar. Po Perendimi?
    E mira ka frike nga rrena. E keqja nuk rron dot pa rrejt !!
    Flamur Harri

    Reply to this comment
    • korabi February 6, 12:17

      Duke te njohur nga afer,si ish bashkepunonjes te UM ne KM Elbasan,dhe duke pasur parasysh luften tende te prreshtur per rifitimin e pronave qe ju takojne,ndaj me ju te njejtin mendim per te ashtuquajturin gjyqtar Ramazan Avdyli.Ai cdo gje tjeter mund te jete por jo njeri qe vendos drejtesi.Drejtesia per ate eshte kush jep para.A e dini ju zoti Harrja,se edhe pse ka mbaruar per matematike,ky birbo e nxjerr qe 1+1=1(ose 3) sipas rastit por kurre 2.Kush do te merret me kete sharlatan!?

      Reply to this comment
  10. Seit Jonuzaj, Vlorë February 5, 22:35

    Pershendetje Adrian
    Pajtohem plotësisht me mendimet e të nderuarit Haxhi Hallko në shkrimin “Cilin Qani Duraj të Besoj”? Edhe mua më la shije shumë të hidhur intervista e gjatë e Qani Durajt sa s`më besonin sytë, kur po e lexoja numër pas numri të DITA-s. E them këtë, se pse jam një ish-ushtarak me arsim e kualifikim të lartë ushtarakodetar që kam kryer detyra të rëndësishme në hallkat drejtuese të Forcave detare të Shqipërisë. Dhe në këto Forca ka shërbyer për një kohë edhe z. Qani Duraj, si n/komandant e komandant anijeje. Kështu që e kam pasur mundësinë ta njihja nga afër dhe e kam njohur për njeri me mend, që luftonte për përvetësimin e artit të detarisë dhe të komandimit të anijes, duke i kryer detyrat ashtu, siç e kërkonte Partia dhe Komandanti i Përgjithshëm Enver Hoxha, megjithëse shkollë detare nuk kishte, se ai erdhi në repartet e Forcave detare në Sazan nga Artileria kundërajrore. Unë e kolegët e mi e vlerësonim dhe kishim konsideratë për të e për punën me ndërgjegje të lartë. Me përkushtimin që kishte për kryerjen e detyrës, me besnikërinë e patundur që tregonte gjatë vënies në jetë të vendimeve të Partisë e të mësimeve të Enver Hoxhës, Qaniu u vlerësua, duke iu dhënë mundësia të arsimohej edhe me shkollë partie dhe të ngrihej në detyrë deri instruktor për ushtrinë pranë Komitetit Qendror të PPSH. Dhe vlerësimin që kish Partia për të, ai ia “shpërblen” me vlerësimin që shfaq sot ndaj Partisë dhe Enver Hoxhës me mendime kundërthënëse me ato që deklaronte e punonte kur kryente detyra të larta në gjirin e Partisë. Po nuk thotë kot populli “Rrite kutën të të hajë kukën”. Nuk e prisja këtë nga ish kolegu im i punës, të cilin e kisha njohur ndryshe.

    Reply to this comment
  11. Gezim Musa February 5, 22:37

    I nderuar kryeredaktor.Deshiroj te bashkepunoj me gazeten tuaj.Nese e shihni te arsyeshme ,ju lutem botojini keto pak rreshta. Me shume respekt, Gezim Musa

    Kërcënimi I vetëm për Ramën është një Cipras shqiptar I mundshëm

    Ne kemi një rini që mund të nxjerrë një Cipras.Për këtë mos të të zërë meraku I kotë,zotni analist Lubonja.Zotrote pohoni disa të vërteta në lidhje me cilësitë e rinisë së sotme që të bëjnë vërtet pesimist se janë të gatshëm t’i dalin për zot ndryshimit dhe zhvillimit të vendit dhe shtetit shqiptar.Dakord deri këtu, por zoti analist gabohet për faktin se nuk është në gjendje të shikojë më larg se kaq.Ai harron se çdo e keqe provokon të kundërtën e vet ,e cila ekziston po ashtu në mes të rinisë shqiptare,jo vetëm nga mosha,por në radhë të parë nga mendësia e re dhe përparimtare që ajo nuk ka arritur ta shprehë gjer tani.Por kjo nuk do të thotë se nuk mund ta shprehë ndonjëherë.Sa për Sali Berishën ,ky nuk përbën të kundërtën e Edit dhe kjo kuptohet lehtë,megjithë ambicjen e Berishës për të ardhur në pushtet me bekimin e vetë Edi Ramës,pasi këta të dy i përkasin te njëjtit krah dhe Ciprasin shqiptar e kanë njësoj kundërshtar.E megjithatë,Ciprasi shqiptar është gjallë dhe do të triumfojë mbi çiftin Rama-Berisha,sado që këta të përpiqen ta pengojnë e të nxitojnë t’i zënë vendin me maskarallëqet që ata të dy ,më mirë se kushdo tjetër dinë t’i bëjnë. Për këtë të ardhme të një Ciprasi të ardhshëm shqiptar garancia është populli shqiptar dhe zhvillimet politike sociale botërore

    Reply to this comment
  12. Pali Nito February 5, 22:38

    I dashur Thano
    Si qytetar dhe intelektual ndjek me shqetësim, dhimbje e trishtim kapricot e natyrës dhe pasojat që ato kanë krijuar në rrethet Fier, Vlorë e Berat. Kam ndjekur debatet dhe kacafytjet, akuzat, qarjet, kritikat dhe kundërakuzat reciproke pozitë dhe opozitë se gjoja u dhemb shpirti dhe zemra për njerëzit e përmbytur. Një lumë retorikash dhe fjalësh zhurmuese e propagandistike boshe dhe asgjë më shumë.
    Unë gjykoj se do ishte tepër efektive, solidarizuese e me efekt ndihmues që cdo njëri nga deputetet, ministrant dhe zyrtarët e lartë të falte rrogën një mujore në ndihmë të familjeve të përmbytura. Ky do ishte një shembull për tu përshëndetur që do të hapte siparin e angazhimit praktik të të gjithë aktorëve, subjekteve dhe faktorëve në ndjekjen e këtij shembulli që do të ndihmonte jo vetëm ekonomikisht të dëmtuarit por edhe në forcimin e unitetit mbarëkombëtar.
    Jam mëse koshient se ky solidaritet na mungoi. Tri rrethe u përmbytën dhe asnjë nga rrethet si Tirana ,Durrësi , Burreli , Peshkopia , Elbasani , Korca , Skrapari , Erseka, Lushnja e ndonjë tjetër nuk kontribuan as me ndihma qoftë edhe modeste e sidomos me bazë ushqimore. Gjithashtu kemi edhe kryqin e kuq shqiptar por nuk u bë I gjallë, kemi sa e sa subjekte biznesi por që kontributi I tyre ndaj kësaj situate ka qënë modest dhe I papërfillshëm. Për këtë problem duhet të lobojnë politika ,institucionet,media,intelektualët,shoqëria civile etj.
    Në derë të shtëpisë I kemi Malin e Zi , Maqedoninë,Greqinë dhe Italinë por fatkeqsisht mbyllën sy e veshë dhe na panë e vështruan me syzat e burokratit e të indiferentit shembullor. Unë di që në këto raste shteti dhe qeveritë shqiptare janë treguar korrekte e solidare të paktën ndaj fqinjëve. Por populli ynë ka një shprehje: “Gëzim për derë” është kjo punë.
    Nuk mendoj se gaboj por edhe Ministria e Jashtme nuk ia bëri aspak yzmetin kësaj pune po kështu edhe kryqi I kuq shqiptar dhe nuk lobuan në këtë drejtim.

    Reply to this comment
  13. Mit'hat Fagu February 5, 22:41

    I dashuri Adi!

    Te kujtoj vazhdimisht dhe tè “ndjek” nèpèrmjet gazetes….S’hoqe dorè nga pasioni pèr punè dhe luftès pèr Drejtèsi shoqèrore!

    Qè kur mora vesht se ishe larguar nga “Shekulli”, nuk e lexoja mè atè gazetè se i iku koka qe i duhej asaj gazete….dhe se shoh mè !

    Kur mora vesht se je tek Dita, kjo gazete èshtè e para qe unè lexoj e pastaj i hedh dhe njé sy dhe Temès…., nèse ka ndo njè gjè qè s’e tha Dita.

    Kur kam ardhur né Tiranè, jamè pèrpjekur dhe jam rrotulluar tè tè gjeja né redaksi, por se ku e kishe né njè vènd “tè fshehur”, aty reth shtèpis sé Leka Meksit, pèrkarshi, mes atyre pallateve qè s’e dinte askush nga ata qè pyeta, se ku ndodhej Redaksia e Ditès…..

    Do tè vij gjende pèr pak kohè (3 Mars 2014) dhe do tè vij tè takoj

    Lexoj me kènaqèsi tè veçantè dy gazetare tuaj Bedri Islamin dhe Mira Kazhanin, qè do desha ti njoh e biles njerit do desha ti propozoj pèr njè bashkèpunim tè rèndèsishem dhe shume te nevojshèm, pèr njè temèm tepèr delikate atè te Drejtèsis!

    Tè uro dhe ju uroj gjith’ tè mirat dhe shume shèndet e forcè vullneti pèrtè arritur qèllimet!

    Tè fala nga simpatizanti yt personal, né rast se nuk mè ke harruar

    Mit’hat Fagu

    Reply to this comment
  14. "Horri i Bulevardit" February 6, 14:57

    Do te ishte me interes, qe sondazhit te Sllobodanka (Liri) Berishes, gazeta ti ishte pergjigjur, po me te njejtin sondazh, por jo per ardhjen ne qeveri, por per pyetjen, Kush i ka bere dem me shume Shqiperise, nga keta udheheqes, 1 2 3 4 e keshtu me rradhe, te vihen disa emra kryesore.

    Reply to this comment
  15. dash February 9, 00:56

    zoti thano komplimente per kete dritare komunikimi..

    verejtja e pare miqsore eshte se shume komentueve nuk i ke kthyer pergjigje per kortezi por besoj se kohen e keni te zene..por nje pergjigjr me dy rrjeshta do ishte e mire pritur,

    verjtja e dyte me V TE MADHE eshte perse e vini KOMENT OFF per artikullin me kadarene……….??

    edhe enveri dikur thoshte ….cilido ti shkruaje me germa te medha pa frike…etj etj..

    per kadarene dy fjale:

    hyj te ai brez qe nuk e hedhim poshte kadarene se jemi rritur me krijimet e tij por…..pas 1991 eshte kadareja qe ka pesuar nje metamorfoze te pabesuseshe qe nga nje enveroboleferkues eshte bere nje kanibal i llahtarshem me kockat e tij dhe nje frikacak i peshtire me krimet e berishes.

    per debat kam bere copy paste te kadarese qe ku ta lexoni do kuptoni se kadareaj ishte me enver se enveri dhe nuk duhet te hiqet si shenjetor se po merr poza djalli

    REALIZIMI SOCIALIST-ARTI I MADH I REVOLUCIONIT

    Ismail KADARE
    Zeri i Popullit, 13 janar 1974

    Midis profecive të shumta tepër të zymta që bëhen sot në botën borgjeze dhe revizioniste nga fallxhorët e klasave sunduese, një pjesë u përkasin letërsisë dhe arteve. A do të vazhdojnë të ekzistojnë letërsia dhe artet në të ardhmen? Kjo pyetje, herë në mënyrë të drejtpërdrejtë, herë në mënyrë të tërthortë, vërtitet në të gjitha propagandat e tyre. Përgjegjësia e saj përbëhet nga një radhë parashikimesh sa fataliste aq edhe absurde: pritet vdekja e romanit, vdekja e poezisë, vdekja e letërsisë dhe e gjithë arteve në përgjithësi. Cili është shkaku i këtij “de profundis” që tellallët e borgjezisë e përsërisin pa pushim prej kohësh? Përgjigja është e thjeshtë: ashtu si një pjesë e profecive edhe kjo nuk është tjetër veçse një dëshirë e vjetër e klasave sunduese, e trashëguar brez pas brezi prej tyre bashkë me etjen për pushtet dhe shfrytëzim.
    Dihet se qysh nga kohët më të lashta, strukturat e mëdha burokratike e militariste, pra shtetet e mëdha agresive si psh; Perandoria Romake, duke përkrahur letërsinë zyrtare kanë rënë shpesh herë në konflikte të hapura me letërsinë dhe artin përparimtar. Kjo ka qënë e natyrshme, sepse ky art në përgjithësi nuk mund të pajtohej me frymën agresive, me dëshirën për hegjemoni dhe sundim të botës e cila ishte promotori i gjithë propagandave të këtyre shteteve. E njëjta ndodh sot me superfuqitë e kohës sonë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik. Letërsitë dhe artet e këtyre vendeve prej kohësh janë përpara një alternative; ose të deformohen plotësisht sipas interesave antipopullore të këtyre regjimeve, ose të zhduken. Pra profecitë për vdekjen e tyre në fund të fundit, nuk janë tjetër vecse kërcënime të tërthorta që u bëhen letërsisë dhe artit në qoftëse ato nuk konformohen plotësisht me qëllimet hegjemoniste agresive të këtyre superfuqive.
    Për sa u përket popujve që luftojnë për liri dhe pavarësi, historia ka treguar dhe vazhdon të tregojë se tek letërsia dhe artet ata kanë gjetur gjithmonë një mbështetje të sigurtë në luftën dhe në aspiratat e tyre. Historia e vendit tonë e rikonfirmon me forcë të vecantë këtë. Shoku Enver ka thënë se ‘populli ynë nuk e ka ndarë kurrë dyfekun me gjalmë, nga libri, shpatën nga pena, trimërinë nga dituria…’ Dhe kjo është një e vërtetë e madhe. Populli ynë që e ka pasur gjithmonë në qendër të kujtesës së tij kombëtare Skënderbeun, nuk e ka nxjerrë kurrë në periferi të saj Naim Frashërin. Popullin tonë i është dashur shumë herë të ngrihet i vetëm kundër rrezikut të zhdukjes nga faqja e dheut. Por as agresioni, që vdekjet, as uria, as rrebeshet e historisë nuk ja kanë humbur atij asnjëherë bukurinë e fjalës, të gdhendjes të titullit. Përkundrazi, ky fat i vështirë ja ka prefeksionuar ato gjerë në virtuozitet. ǒart i mrekullueshëm duhet të jetë ai për të cilin populli ka nevojë në ditë të mira dhe të këqia. ǒprovë e madhe është për letërsinë dhe artet kjo dashuri e popullit për të në momentet kyçe të historisë dhe sa qesharakë duken ata estetë pozamëdhenjë që me sofizma të pafund në kabinetet e tyre belbëzojnë nëse duhet ose nuk duhet të ekzistojnë letërsia dhe arti.
    Fakti i madh që populli, midis varfërisë së tij të thellë, i pa ngrënë dhe i paveshur, midis halleve, këto male të dyta të vendit, e deshi gjithmonë artin, tregon se ai ka pasur arsye të thella për këtë. Populli gjithmonë ka arësye të mëdha për të bërë një gjë. Arësye të mëdha për të dashuruar, arësye të mëdha për të urryer. Ai e ka dashur poezinë shqipe, letërsinë dhe artet e tjera sepse ato kanë qënë të lidhura me fatet e tij. Kjo lidhje me fatet e popullit dhe të kombit është tipari kryesor me i rëndësishmi dhe më i pavdekshmi i letërisë dhe i arteve tona. Të gjitha vlerat e tjera të këtij arti shekullor do të asgjesoheshin pa këtë vlerë thelbësore të tij. Kjo lidhje ka qënë fati më i madh i kësaj letërsie, ashtu si do të ishte fatkeqësia më e madhe e saj ndarja prej popullit. Letërsia jonë e realizmit socialist e trashëgoi si thesarin më të shtrenjtë këtë lidhje, duke pasuruar e ngritur në një shkallë më të lartë atë me idetë e revolucionit dhe të komunizmit. Partishmëria proletare e letërsisë sonë të realizmit socialist është shprehja më e lartë e lidhjes së plotë të saj, si asnjëherë tjetër, me fatet e popullit.
    Të gjithë ne shkrimtarët e realizmit socialist kemi një përgjegjësi të madhe për ta ruajtur të paprekur këtë thesar shpirtëror të pacmuar.
    Në të tridhjetë vjetët e moshës së saj, letërsia jonë e re e realizmit socialist ka njohur suksese dhe gëzime të mëdha. E vënë pa asnjë rezervë në shërbim të revolucionit, komuniste dhe kombëtare njëkohësisht, ajo i ka larë njëherë e përgjithmonë llogaritë me gjithë ndryshkun shekullor të artit feudal – borgjez, me misticizmin, irealimzin, sentimentalizmin, bulevardizmin, me historitë iluzive të vajzave të të varfërve me ‘princët e kaltërt’, me një fjalë gjithë trillimet e kuzhinave shekullore të botës së vjetër. Ajo ka vazhduar të bëj një luftë të sukesshme kur këto trillime, pasi i ka dëbuar nga dera, janë përpjekur të hynë nga dritarja të veshura me petkun modern. Detyra e ruajtjes së pastërtisë së artit tonë është sa e vështirë aq edhe madhështore, sidomos në kohën e sotme plot furtuna revolucionesh e kundërrevolucionesh. E vërteta është se megjithë sukseset që janë arritur, megjithse trungun kryesor të letërsisë dhe të arteve e kemi ruajtur të pastër, nuk mund të themi se i kemi mbrojtur siduhet të gjitha degët e tij. E përplasur mbi to, vala e ndërshkimeve ka bërë dëme, disa herë thyerje, dhe për këtë përgjegjësia na takon ne të gjithëve. Por letërisa dhe artet tona kanë një lidhje të tillë të thellë me revolucionin dhe me kombin, sa që për një kohë të shkurtër janë në gjendje të rigjenerojnë plotësisht degët e dëmtuara. Por kjo nuk duhet të na verë në gjumë. Në të ardhmen nuk pritet asnjë dobësi; përkundrazi do të ketë gjithmonë dëndësime të këtyre valëve goditëse. Agresioni është po aq i vjetër sa edhe shoqëria me klasa (Homeri, shkrimtari i parë i planetit tonë, nuk shkroi vecse për një agresion). Por në asnjë shekull ai nuk ka qënë aq global, tinzar dhe i shumëfytyrshëm sa në kohën tonë. Dhe kjo është e kuptueshme, përderisa kjo është epokë e përmbysjeve të mëdha revolucionare. Agresioni nuk tregon forcën e agresorëve, por përkundrazi, frikën, panikun e tyre përpara historisë. Gjysma e dytë e shekullit tonë po bëhet dëshmitare e një intensifikimi të pashembull të agresionit. Nuk është më agresioni i vjetër klasik, prania e të cilit ndihej vetëm kur shkelte cizmja e të huajt mbi tokën tënde. Tani armikun mund ta kesh mijëra kilometra larg, me të mund të mos shkëmbesh asnjë pushkë e, megjithatë, pa e kuptuar, mund të fillosh të biesh viktimë e agresionit të tij. Agresioni kultural, agresioni i fjalës, i titullit, i ngjyrave nuk është më pak i rrezikshëm se agresioni i cizmes së ushtarit.
    Një nga dëshirat e drejtuesve të superfuqive është që bota të jetë memece, në mënyrë që ajo të mos i gjykojë dot krimet e tyre. Mirëpo njerëzit kanë lindur me gjuhë. Atëherë, arësyetojnë, ata, nëqoftëse njerëzit nuk i detyron dot të mos flasin, përpiqen që ata të belbëzojnë në mënyrë sa më të pakuptueshme, si të marrët. Dhe kështu vazhdon gara e ethëshme për të krijuar libra sa më të degraduara, poezi hermetike, prozë të coroditur, tinguj kafëshorë, kompozime abstrakte. I gjithë ky belbëzim, që shpesh u ngjan belbëzimeve të të sëmurëve psikik, është një shërbim i madh që i bëhet borgjezisë së sotme, shërbim të cilin ajo e cmon së tepërmi. Historia e dekadentizmit, ashtu si ajo e gjithë artit, është shekullore, por në asnjë shekull ai nuk ka pasur një shpërthim të tillë si sot. Kjo ndodh sepse në asnjë shekull klasat sunduese nuk janë gjendur ndonjëherë kaq pranë humnerës si në këtë shekull. Në një gjendje të dëshpëruar, ato ndodhen vazhdimisht në një aktivitet të ethshëm në të gjitha fushat – ekonomike, ushtarake, politike, morale, ideologjike, artistike, në mënyrë që ti shmangen katastrofës. Në terrenin e letërsisë dhe të arteve duke kuptuar se lidhja e letërsisë dhe e arteve me fatin e popullit është fatkeqësia më e madhe për ta, shpejtojnë ta shkallmojnë me të gjitha mënyrat këtë lidhja. Në qoftëse do të kërkonim të gjenim dy fjalë që të përmblidhnin sa më qartë esencën e gjithë asaj morie izmash të asaj flore të sotme të helmatisur borgjeze e revizioniste, këto fjalë do të ishin ‘ndajra nga populli’. Kjo ngjarje është synimi i përbashkët i gjithë propagandave të sotme reaksionare.
    Mirëpo borgjezia dhe revizionistët, duke e kuptuar se thirrja për ndarjen e artit nga populli, ka në vetvete rrezikun e diskreditimit, kërkojnë rrugë më të stërholluara e të maskuara për të realizuar këtë ndarje. Ata e fillojnë rrethimin shumë larg. Për të humbur gjurmët, ata nuk bëjnë thirrje për ndarje nga populli, por për ndarje nga njeriu në përgjithësi. Kështu shpjegohet ai pasion për dehumanizimin e artit, për mënjanimin e njeriut dhe për zëvendësimin e tij me fetishe e maska. Superioriteti im është se unë s’kam zemër, ka thënë një poet dekadent. Kështu shpjegohet për primitivizmin, për mendimin paralogjik, i cili, sipas tyre, është më i thellë, sepse vjen që nga larg, nga barbaria. Lidhur me këto janë përpjekjet për shthurjen e kohës në veprën letrare, për shkatërrimin e ligjeve të kompozicionit, të sintaksës dhe më në fund të gjuhës. (Një nga kryedekadentët, Xhojsi, është përpjekur, për shembull, të krijojë një vepër të tij – gjuhën e ujit dhe të erës).
    Edhe në rastet kur dekadentët e pranojnë njeriun në veprat e tyre, ky nuk është njeri në kuptimin normal të kësaj fjale. Më tepër se një njeri, ai është një surrogate i tij, një qënie biologjike, jashtë kohës, hapësirës dhe shoqërisë. Pikërisht një njeri të tillë, dekadentizmi përpiqet ta bëjë hero tipik të kohës. ‘Njeriu pa cilësi’, është titulli i romanit voluminoz të Myzilit, një nga katekizmat e dekadentizmit modern. Dihet se njeriu që nuk i përket asnjë shoqërie, humbet identitetin e vet dhe kthehet kështu në një maskë. Për të tilla maska ka shumë nevojë sot reaksioni botëror. Kështu arti borgjez përpiqet sot të krijojë një model të ri antiheroi, një autsajdër (ai që është jashtë), sic e kanë pagëzuar në Perëndim. Ky autsajdër, i cili mbush librat, skenat dhe filmat e botës borgjeze e revizioniste, mishëron ikjen nga bota jonë, dezertimin e turpshëm nga koha. Ai nuk është ndonjë shpikje e re; përkundrazi, rrënjët e tij duhet t’i kërkojmë thellë tek Bibla dhe Kurani, këto puse të pashtershme ideshë reaksionare. S’është e rastit që një nga ideologët e sotëm borgjezë ka shkruar: “individi e nis këtë udhë të gjatë si autsajdër dhe do ta mbarojë, ndoshta, si një shenjt”. Hipitë e sotëm, autsajderët, antiherojtë e Kamysit ose të Beketit, nuk janë tjetër vecse modifikime të shenjtorëve mjekërgjatë që bridhnin qysh para 2000 vjetëve e më pas nëpër shkretëtirat e Sinait, heremitët, pelegrinët jezuitë dhe musulmanët që niseshin për haxhillëk në Mekë. Gjithë ky arsenal errësire dhe myku është trashëguar nga arti i sotëm borgjez e revisionist. Duke e trashëguar atë, ky art i degraduar, megjithse pretendon të jetë i kohës e modern, në të vërtetë tregon se është i vjetër e dogmatic sa s’ka ku të vejë më.
    Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. “Karakter konservator – thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre”. Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë. Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift. Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë. Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar. Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.
    Të njëjtin shembull na e jep figura e letrarit fashist Ernest Koliqi. Konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi të shfrytëzonte në veprën e tij reaksionare, një teori aq të shtrenjtë për modernizmin e sotëm, frojdizmin. Kështu në tregimet e tij, ai herë na paraqitet si një namuslli turkoshak, herë si një gagarelë evropjan.
    Dhe në përgjithsi është vështirë të gjendet një teori tjetër që t’u ketë shërbyer me aq zell si konservatorizmit ashtu edhe liberalizmit, sa frojdizmi. Esenca e tij konservatore – thirrje për kthim drejt barbarisë, nuk e pengon aspak, përkundrazi i ndjell akoma më shumë drejt tij dekadentët e të gjitha ngjyrave.
    Kjo aleancë e shenjtë midis konservatorizmit dhe liberalizmit është plotësisht e shpjegueshme po ta shikojmë problemin nga pikpamja marksiste. Në fund të fundit qëllimi i të dy palëve, konservatore dhe liberale është një; kthimi në botën e përmbysur, rifitimi i ‘parajsës së humbur’.
    Ndërsa sulen me tërbim për të shkallmuar spirancën që e lidh njeriun dhe artin e tij me shoqërinë dhe komunitetin njerzor, dekadentët nuk harrojnë për asnjë cast të sulmojnë spirancën tjetër, atë që e mban njeriun dhe artin e tij të lidhur me popullin e vet, me kombin dhe karakterin kombëtar. Ata godasin me tërbim këto dy spiranca, sepse e dinë që me shkallmimin e tyre vlerat shpirtërore do të mbeten në mëshirën e errësirës dhe dallgëve të tërbuara të reaksionit botëror.

    Nuk është e rastit që pseudoshkrimtari dhe armiku i partisë Fadil Paçrami i linte të mbushura pseudodramat e tij me hije dhe jo me njerëz. Nuk është e rastit që ai bashkë me Todi Lubonjën ishin kundërshtarë të tërbuar të karakterit kombëtar në artet tona. Në poezi, F. Paçrami urrente figurën e baballarëve, në skulpturë figurën e nënës, në prozë përbuzte plakat shamizeza. Ai tmerrohej nga figura e Skëndërbeut me keq se një pasha turk. Pra, ai nuk duronte dot asgjë që kishte lidhje me themelet e popullit dhe të kombit. Nga kjo pikpamje ai të kujtonte ata pseudodijetarë të Ishullit të Laputëve, për të cilët Suifti tregon se kërkonin të shpiknin një metodë për të filluar ndërtimin e shtëpive nga catia. Djathtizmi i T. Lubonjës e F. Paçramit, kozmopolitizmi, urrejtja për folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan dhe një herë se lufta e klasave në terrenin e letërsisë dhe të arteve është e gjallë dhe do të jetë e tillë për një kohë shumë të gjatë.
    Si pjesë përbërëse e mekanizmit të revolucionit, realizmi socialist ka pasur, ka dhe do të ketë po ata armiq që ka revolucioni. Tërbimi i tyre, rrufetë që ata lëshojnë mbi të, nuk tregojnë gjë tjetër vecse fuqinë dhe rrezikshmërinë e tij për klasat sunduese. Akuzat për gjoja ngushtësinë e tij, për pamundësitë e tij, për rregullat kufizuese që i shkurtojnë jetë, koha i ka hedhur do i hedhë poshtë njerën pas tjetrës. Realizmi socialist është art i së ardhmes. Asnjë art i gjertanishëm nuk mund të jetë i krahasueshëm më të për nga mundësitë, epiciteti, thellësia, dramaciteti dhe niveli i lartë ideoartistik. Këtë omnipotencë ja jep atij revolucioni komunist. Liria që zbërthen revolucioni është më e madhja liri që është parë ndonjë herë mbi këtë rruzul, sepse ajo është liri e milionave. Përpara kësaj lirie zbehen si qirinj, liritë e tjera të kënduara apo të pakënduara në odetet e poetëve. Realizmi socialist si pjellë e revolucionit gëzon po atë liri të revolucionit. Ai nuk u bindet kanoneve, rregullave dhe dogmave, sic pretendojnë armiqtë e tij të hapur, ose miqtë e tij të rremë. Ai u bindet vetëm ligjeve të revolucionit, i njeh dhe i respekton ato ligje, dhe pikërisht në këtë qëndron jo dobësia dhe jetëshkurtësia e tij, por përkundrazi forca dhe pavdeksia e tij. Nganjëherë vetë ne shkrimtarët dhe artistët e realizmit socialist, nuk i njohim, ose nuk i përdorim dot mundësitë e pakufishme të këtij arti. Marksizmi na mëson që shpesh herë qëllon që shija e parë e klasës së fitimtarëve mbart me vete elementë të shijes së fundit të klasës së të mundurve. Shkëputja nga kjo shije është një detyrë e vazhdueshme e të gjithëve, dhe veanërisht e ne krijuesve.
    Duke hedhur poshtë rrënjësisht toerinë e ‘realizmit pa cak’ të revizionistit frëng Rozhe Garodi, i cili ka përqëllim integrimin e një pjese të dekadentizmit në realizmin socialist, ne jemi gjithashtu kundër kufizimeve artificiale të fushës së veprimit të artit të ri të klasës punëtore. Realizmi socialist ka një forcë të tillë të brendshme sa që është në gjendje të shtjellojë në gjirin e tij të gjitha temat, duke filluar nga revolucioni proletar e gjer në legjendat më të thella të shekujve. Ai është në gjendje ta rishikojë dhe ta rishpjegojë artistikisht gjithë botën, që nga rrethimi i Trojës e gjer në rrethimin imperialisto – revisionist. Këtë aftësi të re ndricuese ja jep atij vetë revolucioni. Dhe pikërisht këtu qëndron esenca e novatorizmit të tij të madh. Kufizimi në kohë dhe në hapësirë i sferës vepruesme të realizmit socialist, nuk bën gjë tjetër vecse nga njëra anë, i shkëput rrënjët e këtij arti nga themelet kombëtare dhe nga ana tjetër i njeh sundimin e plotë, mbi 5 mijë vjet të historisë së popujve, tiranisë, kulturave të të gjitha superstrukturave të vjetra.
    Epoka e kapitalizmit është në perëndim, dhe tonin e artit botëror, kulmet e tij po i jep e do ti jap akoma më shumë në vitet e ardhshme jo borgjezia, por klasa punëtore. Realizmi socialist është ende në dekadat e tija të para. Në vitet e ardhshme ai do të ngushtojë gjithmonë e më tepër perandorinë kulturale borgjeze – revizioniste, gjersa më në fund ta rrethojë atë. Letërsia jonë e re shqipe, për vetë pozitën pararojë të partisë dhe të vendit tonë në luftë kundër botës së vjetër në kuadrin e artit botëror komunist, ka sot një pozitë të privilegjuar dhe mundësi të pakufishme për vepra të mëdha.

    a ka moral kadareja ti bej moral brezit tim ?

    Reply to this comment
    • beni February 9, 17:08

      Aman ore jepi pergjigje ktij komenti se do te kenaqesha te mesoja se cfar mendon ti konkretisht ne nje kohe tjetr nga ajo qe nostalgjia esht ngulitur tek brezi vjetr dhe esht me teper nostalgji e tipi komeni iran te revolucionit islamik!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*