23 dhjetor 2012

December 23, 2012 02:00

23 dhjetor 2012

Bullgaria post-komuniste ka dërguar në Tiranë dhe Prishtinë dy ambasadorë, ish-agjentë dhe bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete të epokës komuniste, të rekrutuar nga DS-ja (iniciale bullgarisht për “Dërzhavna Sigurnost” – Sigurimi i Shtetit). Faktet e bujshme janë bërë publike zyrtarisht nga një komision bullgar parlamentar i posaçëm dhe janë botuar në numrin e sotëm të DITA. Sipas dokumentave të vetë Komisionit Parlamentar bullgar të sipërcituar – ambasadori bullgar në Shqipëri Bobi Bobev (lindur në vitin 1948), i rekrutuar në vitin 1974 nga DS-ja qëndroi në Tiranë dy mandate (1996-2006). U zëvendësua po nga një ish-agjent Teodor Rusinov (në foto) që qëndroi në Tiranë në periudhën 2007-2011, i cili në vitet 1974-1989 sipas dosjes së tij ka qenë agjent i sektorit të Shqipërisë në Sigurimin Bullgar.  Ndërkohë, ndonëse Komisioni parlamentar bullgar i Dosjeve e shpalli Bobi Bobevin ish-bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit, Sofja, kryeqytet i një vendi të BE-së, e dekretoi në vitin 2010 ambasador në Kosovë, ku është aktualisht.

Shqipëria, madje, e ka dekoruar Bobevin me “Medaljen e Mirënjohjes” për “kontributin e veçantë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Bullgarisë dhe Shqipërisë. Nga hapja e dosjeve në Bullgari ndër të tjera rezulton se nga 144 kandidatë për deputetë në Parlamentin Europian, 6 veta u shpallën publikisht me dosje; anëtarë të Gjykatës Kushtetuese – verifikuar 36 veta, nga të cilët 3 veta u shpallën publikisht me dosje; anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë – verifikuar 148 veta, nga të cilët 15 veta u shpallën publikisht me dosje; president dhe zëvendës-president – verifikuar 8 veta, nga të cilët 2 veta u shpallën publikisht me dosje; punonjës në administratën presidenciale – verifikuar 105 veta, nga të cilët 21 veta u shpallën publikisht me dosje; etj Nga një raport i Komisionit bullgar të Dosjeve para parlamentit të tyre mësohet se 20, 40 leva dhe shpërblime deri në 100 dollarë kanë marrë për denoncimet në DS ambasadorët e tanishëm, të cilët kanë punuar për shërbimet sekrete. Përveç parave, kjo i ka ndihmuar shumë për të ecur përpara në karrierë. Në këmbim, ata shkruanin për ata që dëgjonin “The Beatles”, që donin të arratiseshin…”

Më shumë:

http://gazetadita.al/skandal-diplomatik-me-ambasadore-ish-spiune/

December 23, 2012 02:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*