Blerim Çela: Nuk kthehem në PD! Berisha është bërë si hundëderri i rrugës së Kavajës

Intervistoi Xhevdet Shehu January 23, 2014 02:42

Blerim Çela: Nuk kthehem në PD! Berisha është bërë si hundëderri i rrugës së Kavajës

Partia Demokratike është në ditët më të këqija të saj përderisa e drejton një Stalinist si Sali Berisha. Kështu mendon një ndër themeluesit e PD-së dhe ish-kryetar i Kontrollit  të Lartë të Shtetit, Blerim Çela. Në këtë intervistë për gazetën ‘DITA’ ai tregon se pse e ka të pamundur kthimin në atë parti dhe pse Lulzim Basha është një marionetë në duart e Berishës dhe nuk mund të ndryshojë asgjë në të ardhen e asaj force politike që u ndëshkua aq keq në 23 qershor të vitit të kaluar.  Historia e manipulimit të votave nga Berisha brenda PD-së për ta dominuar tërësisht partinë duke eliminuar të gjithë kundërshtarët e mundshëm… A është vetëm Berisha shkaktar i humbjes dhe pse nuk mund të ringrihet PD-ja pa zhdukur frymën berishiste brenda saj? A po bëhet një fushatë reale zgjedhore Brenda PD-së dhe pse shfaqja e Berishës në Facebook i kujton Blerim Çelës Hundëderrin e dikurshëm të rrugës së Kavajës…

 

– Zoti Blerim, ditët e fundit lexuam në shtyp se jeni gati të riktheheni në PD,po t’u bë ftesë. Kjo deklaratë duket sikur bie ndesh me një qendrim tjetër që keni deklaruar gjatë një interviste të datës 10 dhjetor 2013 në gazetën DITA. Si qëndron e vërteta?

–  Nuk kam luajtur nga qëndrimi im i kahershëm qëkur u largova nga PD-ja në fund të vitit 2009. Në faqen e parë të një gazette të përditshme të datës 19 Janar 2014 thuhet se na përzuri Berisha. Nuk është e vërtetë. Në të gjitha intervistat e mia kam thënë që Berisha na largoi me votime të manipuluara. Të njëjtën gjë kam thënë edhe në intervistën në fjalë. Me sa duket gazeta ka dashur ta vejë Berishën në rolin e diktatorit që i merr dhe i përzë anëtarët e partisë sipas qejfit të tij. Berisha ishte aq inteligjent sa të ruhej nga përjashtimet e përzëniet e anëtareve, aq më tepër të anëtarëve të kryesisë e të këshillit kombëtar të PD-së, për të ruajtur një fasadë demokratike të tijën.

Ai kish gjetur rrugën e votimeve të manipuluara. Kështu delegatët në kuvendin kombëtar (kongresin) e partisë votonin, por votat i numuronte stafi i zgjedhur nga Berisha, sipas parimit stalinist : ”Ata votojnë dhe ne numërojmë”. Kjo ka qenë metoda e “përzënies” së udhëheqësve qendrorë e lokalë nga PD-ja, veçanërisht pas konferencës së jashtëzakonshme të vitit 1995 me përjashtimin e paprecedent të ish kryetarit te PD-së, Eduard Selamit. Me sa duket i kanë tërhequr veshin, ose e kuptoi që e shkeli rëndë demokracinë në parti, dhe filloi t’a përmiresojë metodën, jo me me përjashtime e përzënie, por me votime të manipuluara, ku fundi i kokëfortëve e kritizerëve të tij ishte “humbja” në zgjedhjet e këshillit kombëtar në kongresin e vitit 2009. Ai nuk ka asnjë skrupull kur do të realizojë qëllimet e tij të mbrapshta.Nuk pyet as për kontribute , as për vjetërsi në parti, as për punë të mira në detyrat shtetërore, as për ndershmëri dhe as për vlerat e njerëzve, mjaft që ata të mos e pengojnë në rrugën e tij të forcimit të pushtetit personal. Tani ky njeri i “dorëhequr” është në krye të PD-së duke luajtur fijet e politikës së saj e mbajtur nën diktatin e tij kryetarin de jure Lulzim Basha. Nëse jep dorëheqje nga të gjitha funksionet, përse sot në PD nuk bëhet asnjë veprim pa marrë pëlqimin e tij? Akoma z. Basha nuk ka zëvendësuar kryetarin e grupit të punës të qarkut të Fierit që do të zëvendësojë të ndjerin Sokol Olldashi. Kryetari de jure nuk vendos sepse kryetari de facto akoma nuk e ka ndarë mendjen se kë do të emëroje atje. Unë di dhe emrat e kandidatëve që qarkullojnë, por z. Basha nuk ka asnjë tagër të vendosë. Kështu veprohet edhe në qarqet e tjera për zgjedhjet. Po bëhen listat se kush do t’i drejtojë ato degë, madje dikush shkon fshat me fshat në Lushnje dhe u thotë anëtarëve të PD-së se ai do të jetë kryetari i ardhshëm i Lushnjes,kur ka qenë për një kohë të gjatë kundër PD-së.

Si mund të flitet për zgjedhje të lira “një anëtar, një vote” , për një analizë të ndershme të faktorëve që çuan në humbjen e PD-së, kur dikush, apo disa thonë se e kanë të sigurtë marrjen e detyrës së kryetarit? Ku janë analizat dhe zgjedhjet e ndershme që do të çonin në një fillim të mbarë të PD-së? Do zoti Basha të drejtojë, mundohet t’i mbushë mendjen edhe publikut se ai është kryetari,por fatkeqësisht nuk mundet se nuk e lë Xhagai që i rri sipër me shpatë në dorë. Zotin Basha e kam parë me besim si politikan i ri, por ai nuk ka asnjë mundësi të drejtojë partinë sipas një vizioni ndryshe nga i Berishës. Se përse rri në krye të partisë pa patur mundësi të zbatojë platformën e tij të bashkimit të së djathtës, nuk mund ta kuptoj. Më mirë të lirojë vendin se sa të kthehet në një marionetë.

Sidoqoftë, zoti Çela, sa i vërtetë është rikthimi juaj i mundshëm në PD, sikurse flitet?

Po, tani kemi ardhur në pjesën e dytë të ”thënies time” se do t’u kthekam në PD nëse më ftojnë. Unë e përgënjeshtroj këtë publikisht. Lind pyetja: kush do të më ftojë mua? Basha që nuk ka gjë në dorë, apo Berisha që më largoi nga Këshilli Kombëtar me vota të manipuluara? Unë kam thënë në intervistën time se ”PD-ja nuk vjen kurrë në pushtet po nuk u bashkua, dhe unë , si çdo demokrat, e dua bashkimin e forcimin e PD-së, por si? Duke na bërë thirrje Basha “Ejani në PD”? Çfarë jemi ne, gurë zalli apo numra pa vlerë që mund të largohemi e të rikthehemi sa herë i do qejfi apo ka nevojë lidershipi ? Në intervistë kam thënë që këto thirrje janë pa anjë ndikim, prandaj ai duhet të marrë takim me gjithë të larguarit që janë ish-ministra, ish-deputetë, ish-anëtarë kryesie,iah-anëtarë të këshillit kombëtar, ish-kryetarë, sekretarë apo anëtarë të thjeshtë që janë larguar nga PD-ja, të diskutohet me ta,sepse ka probleme me statutin e partisë,me mandatet e kryetarit, me kandidaturat alternative, me kompetencat e tij, me mënyrën e organizimit të partisë,me lënien ose jo të fraksioneve në parti, të mos pengimit të fjalës e mendimit të lirë në parti, të zbatimit të statutit, respektimin e forumeve të zgjedhura, mënyrën e të zgjedhurit për kandidimin e deputetëve, ministrave, kryetarëve të bashkive, komunave, qarqeve, programin politik, social e ekonomik, të cilat deri tani kanë qenë vetëm në dore të një njeriu i cili premtoi kthimin e pronave dhe dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë, dhe gënjeu si derri. A do të vazhdojë më kjo praktikë staliniste, apo PD-ja do të kthehet në një parti të vërtetë demokratike, se emri nuk thotë asgjë, funksionimi i saj është gjithçka. Prandaj dhe kthimi apo rikthimi në atë parti nuk është punë aq e lehtë. Pra nëse këtyre problemeve që unë ngrita më sipër u jepet përgjigje pozitive, duke mos qenë Berisha në krye të punëve, nuk ka asnjë pengesë që të kthehemi në PD. Tani pyes unë: A ka mundësi që si person që i njeh dhe i thotë e shkruan në libra e media këto probleme,mund te rikthehet në PD nëse kanë “mirësinë” ta ftojnë? Përgjigja ime është e prerë: Kurrë me Berishën! Unë e kam në zemër PD-në,por jo atë të Berishës, por atë që duan të gjithë demokratët e vërtetë të cilët ose janë në amulli se u zhgënjyen nga “udheheqësi historik” që i la rrugëve, ose kanë filluar të aderojnë ne LSI duke bërë një gabim të madh. Nëse duan vërtet të djathtën, unë them: le të shkojnë në FRD! E rideklaroj që unë jam tërhequr nga jeta politike, nuk marr pjesë më në asnjë parti, por ngelem simpatizant i të djathtës.

– Ju thoni se nuk futeni në parti me Berishën, mos vallë kjo do të thotë se ai duhet që të largohet nga PD?

– Po, unë dua që ai të largohet se është bërë pengesa kryesore për demokratizimin e hapjen e PD-së. E ka bërë dhe zotin Basha si vetja që vetëm shan. Nuk them se nuk ka për të kritikuar, por në radhë të parë duhet gjetur rruga e bashkëpunimit. Në rastin konkret, riformatimi i pushtetit lokal është imperativ i kohës si në uljen e shpenzimeve inproduktive, ashtu dhe në funksionimin normal të bashkive e sidomos komunave e qarqeve. PD, nën diktatin e Berishës po bëhet pengesë. Përse ? Politika nuk bëhet me inat. Pyes unë: Për çfarë i duhet PD-së Berisha? Për ta radikalizuar që të mbrojë veten e tij? Për çfarë duhet klani i tij i ngushtë qeverisës? Që t’i vënë stërkëmbësha Bashës si në Shkodër, dhe ta lenë PD-në në vend numëro me klanet e tyre të qelbura?  Basha e di se kush janë e çfarë janë në gjendje të bëjnë ata, sepse i ka patur kundra gjatë 8 viteve në parti e në pushtet, por nuk mund t’i kundërvihet Berishës që kërkon të ruajë ‘Statuskuonë’ që të drejtojë me politikën ‘Përça e sundo’ e ta mbajë Bashën nën thundër. Atëherë për çfarë duhet Berisha në PD përveçse ta lejë atë në opozitë sa të jetë gjallë? Ky pra është shkaku që ai duhet të japë dorëheqjen nga deputet dhe të shohë jetën e tij private, njëlloj si unë, se u bëmë nga 70 vjeç.

– Tani po bëhen zgjedhjet e strukturave të reja dhe drejtuesve të rinj në PD nga baza në qendër. Si ju duket fushata që po bën Basha dhe a besoni në ripërtëritjen e kësaj force politike ?

– Së pari , nuk shoh ndonjë fushatë, dhe së dyti , nëse po e bëjnë, është shumë e vonuar. Kjo fushatë do të kalojë si gjithë të tjerat, pra pa analiza të thella, me njerëz të piketuar për t’u zgjedhur në krye të degeve, dhe pa ndryshim të statutit të partisë,i cili duhet të ndryshojë rrënjësisht që të bëhet vërtet demokratik, siç e përmenda më lart. Projekt-statuti i ri duhet të diskutohet nga seksionet  në konferencat e degëve e deri në Kuvendin Kombëtar. Pika kryesore është që kryetari të mos zgjidhet më shumë se dy mandate etj. Por në radhë të parë të bëhet analiza e thellë e shkaqeve të humbjes ku Berisha zë 95 % të gabimeve, ndërsa pjesa tjetër zë 100 % të përuljes,korrupsionit dhe vënies në dorë të Berishës të të gjitha pushteteve. Këta njerëz duhen larguar nga drejtimi i PD-së. Këta nuk e duan bashkimin e të djathtës se dalin jashtë loje. Ata së bashku me Berishën duan të vazhdojnë të sundojnë dhe z. Basha nuk ka asnjë fuqi t’i ndalojë. Ai duhet të marrë frenat e PD-së, të hedhë poshtë zinxhirët e Berishës e klanit të tij që të fluturojë e të ngrejë lart edhe PD-në. Në rast se nuk e ka këtë kurajo,nuk mund të bëhet lider. Lider bëhesh,nuk të bëjnë. Deri tani është lider i sajuar, një marionetë në duart e Berishës, pra nuk është lider i vërtetë. Një parti që nuk ka një lider të vërtetë, nuk ka si të ripërtërihet se nuk e lënë mbeturinat të shpëtojë nga kalbësira.

– Sa shanse ka aktualisht PD-ja të shkëputet nga ajo qe ju e keni quajtur ”Berishizëm”

– Berishës nuk i bëhet vonë për PD-në. Ai do vetëm të jetë komandant direkt, general apo kapter nuk ka rëndësi, qoftë edhe në hije. Për të ka rëndësi t’i dëgjohet fjala, të bëjë ligjin, pa qameti të bëhet në PD. Kjo parti atij i është dashur vetëm për të realizuar ambicjet e tij të shfrenuara për pushtet, tani i duhet për të mbrojtur veten dhe klanin me të cilin ka bërë veprime të jashtëligjshme. Ky është ngërçi që Basha duhet ta zgjidhë (nëse vërtet është i pavarur nga Berisha), që të ripërtërijë strukturat e reja të PD-së me njerëz që e mbështesin për ta shkatërruar e larguar atë klan që fundosi partinë. Ky është klani që ka mbështetur ”Berishizmin” , ky është klani që e shpërdoroi besimin e demokratëve për hir të pasurimit e sundimit të tyre  mafioz mbi partinë dhe shtetin. Që të shkëputet nga kjo frymë negative, Basha (unë jam skeptik për këtë) duhet të forcojë ndikimin e tij në bazën e partisë, ta demokratizojë atë dhe të mos u lerë hapësirë klanit negativ të zgjedhin vetveten dhe mbështetesit e tyre. Po qe se nuk largohen ata me në krye Berishën nga punët e drejtimit të partisë, që pengojnë europianizimin e saj dhe bashkimin e gjithë të djathtës shqiptare, PD-ja nuk ka asnjë shans për rifreskim dhe fuqizim të saj.

– Si ju duket shfaqja e përditshme e Berishës në ”Facebook” dhe ç’mendoni për komentet dhe qëndrimet që ai mban ?

– Ma kanë bërë edhe të tjerë këtë pyetje. Më duket e çuditshme, si një shfaqje adoleshente, në mos qesharake. Ai do që të faktorizohet me çdo kusht në politikën e madhe shqiptare, se atë të PD-së e drejton vetë, por kjo nuk i mjafton. Ai do që t’i imponohet shoqërisë shqiptare, pavarësisht se kjo shoqëri është indiferente karshi çdo mendimi të tij. Megjithatë, bravo i qoftë, përderisa mediat pasqyrojnë çdo gogësimë që del nga qenia e tij.

Shoqëria shqiptare tashmë e di që ai nuk ka asnjë të ardhme politike, misioni i tij ka mbaruar ka mbaruar që në 23 qershor 2013,por mediat përsëri vazhdojnë t’i shërbejnë. Përse? Për ta promovuar apo për ta vënë në lojë? Ndoshta një pjesë e tyre nisen nga paranoja e Tatës së rrugës së Kavajës që kish një hundë tmerrësisht të madhe dhe fëmijtë dhe të rinjtë e lagjes e thërrisnin ”O tate, o hun(dë) derr”. Tata i shkretë, një burrë i ndershëm dhe i vjetër, u bërtiste dhe i ndiqte për t’i rrahur. Njerëz të ndryshëm u folën femijëve që të mos e ngacmonin më tatën. Dhe ata e bënë me fjalë që të mos e ngacmonin,kalonin para tij e nuk thërrisnin më “O hundëderr”. Mirëpo tata ishte mësuar ta ngacmonin dhe e donte atë lojë, prandaj kur ndjeu se nuk po e ngacmonin më, shkonte dhe bërtiste: “Hë mo, ku jeni ju që më quani hundëderr? Dhe njerëzit gajaseshin. Ja kështu është bërë Berisha aktualisht. Një personazh komik, por që vazhdon të paraqesë rrezikshmëri shoqërore. Sepse Berisha don të jetë në lojë, pavarësisht se nuk ia var më njeri, prandaj i nxit gazetarët me facebook që të përmendet, se ndryshe nuk gjen rehat. Prandaj dhe them se është përgjegjësia e mediave që e fusin në lojë. Ai person duhet injoruar totalisht.

 

 

Historia e Hundëderrit të Rrugës së Kavajës

Në fakt e quanin Shaban, por të gjithë e thërrisnin “Tatë hundëderri”. Banonte në rrugën e Kavajës dhe kish një hundë tmerrësisht të madhe. Fëmijët dhe të rinjtë e lagjes sa e shihnin e thërrisnin ”O tate, o hun(dë) derr”. Tata i shkretë, një burrë i ndershëm dhe i vjetër, u bërtiste dhe i ndiqte për t’i rrahur. Kështu ai padashje ishte bërë lolo në sytë e publikut. Njerëz të ndryshëm, një ditë u folën fëmijëve që të mos e ngacmonin më tatën. Dhe ata e bënë me fjalë që të mos e ngacmonin, kalonin para tij e nuk thërrisnin më “O hundëderr”.

Mirëpo tata ishte mësuar ta ngacmonin dhe e donte atë lojë, prandaj kur ndjeu se nuk po e ngacmonin më, shkonte dhe bërtiste: “Hë mo, ku jeni ju që më quani hundëderr?”

Dhe njerëzit gajaseshin…

Intervistoi Xhevdet Shehu January 23, 2014 02:42
Komento

7 Komente

  1. SHAMIKUQJA January 23, 09:09

    PLAK MATUF HUNDE QELBUR RRUGAQ -DEBIL -HOMO – GEY-HAJDUT – BREK PA LARE

    Reply to this comment
  2. shpatar January 23, 11:46

    Jam shume i lumtur por dhe i deshperuar qe me dolen ato qe me erdhen ne mendje kur me afruan ti bashkohesha kesaje partie .Shoket me kritikuan dhe me akuzuan se nuk po kuptoja rrugen e re qe ishte hapur per shqiptaret.U kenaqa vetem me ndryshimet qe erdhen nga shperberja e Lindjes ,per tu hapur, dhe ishja shume i rezervuar se keto ndryshime do te sillnin ato qe enderronim me pare .
    Menyra se si erdhi demokracia dhe pluralizmi politik mu duk si nje vjeshte e sterzgjatut kur bien gjethet dhe trungjet nxjerrin te njejtat dege e gjethe . Dy partite kryesore per 23 vjete nuk prodhuan asnjera fidan te rinje qe do ti jepnin tjeter kuptim demokracise ne Shqiperi. Edhe sot jam i rezervuar te besoje se po Rilindim.Ndryshimet jane large kerkesave te vete popullit shqiptare ku krimi dhe korrupsjoni ka lene pas shemtira qe duan kohe per tu riparuar. Shqiperine nuk e shpeton vetem Rama dhe koalicjoni i 1miljon votave por angazhimi serjoz i gjithe spektrit politike ne Shqiperi.
    Ato cka po shohim kohet e fundit nuk japin shpresa se ndryshimet do te jene te suksesshme.Opozita qe ka lene pas metodat e saje qeverisese eshte kokeforte e ndoshta armiqsore per te garantuar sherim te plagve te se shkuares .Vetem reforma strukturore brenda tyre me vizjon krejte ndryshe bashkohor e patriotik do te garantoje Rilindje .Me fjalen Rilindje une kuptoje situatat e Rilindasve qe te gjithe te bashkuar menduan per nje Shqiperi te lire e te pavarur nga Perandoria Osmane. Sot ajo duhet kuptuar te gjithe te bashkuar per tu bere pjese e Evropes moderne . Po a mendojne sot te gjithe keshtu ? Pyesni Saliun !!!!.Partiotet e vertete shterngojne duarte per te ecur perpara apo dogasin njeri tjetrin per te na lene gjithmone ne Vjeshte dimerore .

    Reply to this comment
  3. Vëzhguesi F. January 23, 18:05

    Edhe pse nuk kam aderuar kurre ne asnje parti keto 23 vjet demoanarshi, edhe pse me bindje te majta, do ta pershendesja intervisten e Blerim Çeles, nje prej eksponenteve te partise demokratike ne vitet ’90-te.
    Por do t’i thoja Blerim Çeles, se degradimi njerzor, intelektual, politik dhe moral i Sali Bershes, nga nje mjek zemre me emer ne njeri cinik, cmirezi, delenxhi, hajdut, bandit, zemerzi dhe vrases, as nuk erdhi menjehere dhe as nuk ra nga qielli.
    Ai u be i tille nga kontributi juaj me lepe-peqet servile, heshtjen mediokre dhe frikacake, pavarsisht kostove te tyre ndaj Shqiperise dhe shqiptareve.
    Ju zoti Blerim dhe te tjere keni heshtur dhe keni miratuar ne heshtje gjithe paudhesite e Sali Berishes, qe nuk ishin ndoshta produkt vetem i trurit te tij bajraktresk, por padroneve antishqiptar qe dirigjonin poitiken e tij, qe nga 2 Prilli i 1991-shit dhe deri ne vjedhjen e pushtetit me 2009-ten e me pas kur ju flaku tej me metodat e tij qe ju i njihnit mire.
    Te gjithe ju te larguarit keni pak nga hundederrlleku i Berishes dhe jeni kontribues ne hundederrllekun e tij.
    Tashme e ka marre ferra uraten dhe keto qe deklaroni nuk i hyjne me ne pune njeriu.
    Ajo force politie duhet te ndryshoje jo vetem permbajtjen kriminale por dhe formen e saj demagogjike.
    Ajo nuk eshte as e majte (madje ekstreme) dhe as e djathte.
    Ajo nuk ka as parime , as norma dhe jo me organizim.
    Ajo eshte nje amalgame, nje lloj perzierje me veset me te keqia, me shmbelltyren me te keqe, me egersine, diversionin, shantazhin,selektivitetin, pabesine dhe goditjen qe mbartin apo shoqerojne forcat politike te dy ekstremeve te vendeve diktatoriale.
    Gjithesei ky eshte nje lloj refleksioni ndonese i vonuar, por perseri refleksion.

    Reply to this comment
  4. BESIANA GUSHI January 23, 18:18

    TE GJITHE MUND TE FLASIN POR JO TI BLERIME ÇELA !

    Ne se ka nje kriminel injorant e megalloman ne tere historine e tranzicionit, nuk ta kalon njeri.
    Kjo edhe per njohje direkte.
    Sot e kuptoj me shume se kurre qe kam rrezikuar jeten me njohjen tende o kafshe laboratori me DNA marziane.
    Ashtu si debilushka Mimi Kodheli qe foli sot per borxhe, ashtu edhe ti ke nje borxh shume te madh per ta paguar.
    Por borxh i ke edhe Nanos (Fatosit), qe nuk me ben as te ftohte e as te nxehte si personazh, nuk kam patur kurre simpati per te, per bemat e tij e te bandave te tij, por ti pergatite letrat per ta futur brenda ate o qelbesire qe vazhdon te qelbesh.
    Ik nga Shqiperia, nderro seks, behu putane, behu BLERIME ÇELA, fshihu se ndeshkimi po te afrohet pa meshire o zgjebe qe vazhdon te nxjerresh koken akoma.
    Nga ke ardhur o shperfytyrim kafshor, me çfare bimesh helmuese te kane rritur, nga cili befotrof te kane peshkuar Sali Rama i Shiqeres se Shurrishteve moçalore.
    Mos kujto se mund dhe do ti fshihesh urrejtjes popullore. Ke vjedhur, ke bere deme njerezve dhe shtetit o mbret-matuf i injorances planetare.
    Te kane riaktivizuar kelyshet serbo-malazezo-amerikane per te shkaterruar kete vend.
    Kete here do deshtosh si i dhjere ti dhe banda e antishqiptareve qe te manovron.

    Reply to this comment
  5. MARKO January 23, 19:30

    Blerimi ka harruar “vellain” e dyte te Berishes. Ver Llapen. Edhe ai aty ne rrugen e “Kavajes” shetit deri ke “21 Dhjetori”…

    Reply to this comment
  6. fidaho January 23, 20:21

    Te dy jeni antivlera, produkt i vemjeve te deformuara ne gene,prodhuar ne laboratorin hibrid te historise shqiptare.Po vertetoni se sa jeni tallur me ne.

    Reply to this comment
  7. Bocari January 23, 23:13

    @Blerim Cela. Fjalet qe thua jane per tu pergezuar, se te pakten je antari i pare i PD qe merr guximin dhe ne menyre publike kritikon Bosin. Do te thoja mendimin tim se une personalisht do isha e kenaqur kur nje antar i PD-se te kuptoje dhe te deklaroje se ka qene i verbuar dhe ka milituar ne PD, e cila qe diten qe eshte formuar dhe deri me sot te vetmen gje te perbashket me demokracine ka emrin. Arsyet jane:
    1. PD u themelua dhe drejtohet deri me sot nga komunistet.
    2. PD eshte forca me e zeze e organizuar reaksionare, qe i prodhoi genocidin me te madh ne historine e shqiperise.
    3. PD eshte forca me e fuqishme qe shkaterroi per 2 dekada dhe me pasoja ndoshta edhe 10 te tjera Shqiperine dhe karakterin e njeriut qe eshte me e veshtira per tu korigjuar.
    Zoti Blerim ai qe e ka kuptuar kete nuk duhet te kritikoje sot Berishen por te distancohet urgjentisht nga kjo organizate kriminale me emrin PD dhe te mbaje pergjegjesi per verberine apo vepren e tij. Ky qendrim eshte qendrimi i nje njeriu qe kupton gabimin, nje atdhetari qe do atdheun, nje prindi qe do femijet. Cdo qendrim tjeter eshte per mua kariere.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*