Hileja me listat dhe planet e Bashës: Imami dhe Bregu, në drejtimin e PD

July 23, 2013 12:38

Hileja me listat dhe planet e Bashës: Imami dhe Bregu, në drejtimin e PD

DITA ka paralajmëruar gjatë ditëve të mëparshme se problemi kryesor në votimet për kreun e ri të PD-së, do ishin listat. Kontrolli mbi listat ishte çelësi për të nxjerrë Bashën fitues, në kushtet kur shumica e bazës së PD-së, sidomos ajo e vjetra nuk kishin preference të sigurta për të. Vetë Olldashi kishte angazhuar atë që njihet si struktura e mesme në PD, të cilët kanë pasur gjithmonë një distancë me ata që quhen ‘çunat e bukur’, të cilët u katapultuan kur PD erdhi në pushtet dhe që nuk kanë vuajtur opozitën e vështirë të viteve 1997- 2005.

“Gara është në dorë të atij që numëron votat dhe Basha ka angazhuar si mbikëqyrës të votave të tij Arben Ibrojën, ish- truprojën e Berishës. Njeriu që do udhëheqë procesin e numërimit do jetë Gazmend Dibra” – shkruajti DITA në numrin e saj të fundit mbi problemet me listat në PD.

*****

Olldashi e ka anulluar mitingun e fundit sepse e prenotoi ai i pari Pallatin e Kongreseve por i thanë shko tek Asllan Rusi. Dje ai e ka ndjekur nga zyra në ministri votimin mes tij dhe Bashës. Listat rezultuan problemi kryesor dhe ai e vuri në dukje këtë, por duke folur në përgjithësi dhe pa detaje.

Problemi është se me këto lista do zgjidhen edhe kryetarët e degëve të PD-së. Ndaj pritet një çarje e partisë në ditët në vijim. Mund të largohen shumë nga ata që dje nuk gjetën emrat, dhe ka nisur të qarkullojë shumë më tepër se më parë opsioni i FRD-së.

Të njëjtat burime brenda PD-së që njoftuan në ditët e mëparshme hiletë me listat,  thanë dje për DITA se Arben Imamit i është premtuar nga Basha posti i Sekretarit të Përgjithshëm, të PD-së, kurse Majlinda Bregut, posti i nënkryetares së PD-së. Olldashi nuk ka për ta kontestuar procesin, megjithë parregullsitë me listat. Sipas njerëzve pranë tij, ai e ka tabu këtë pjesë. “Është qen i rrahur përpara Berishës – tha për DITA-n i njëjti burim i sipërcituar.

Pas Bashkisë së Tiranës, me këtë post të marrë me hile me listat, Basha krijon precedentin e dytë të emërimit nga Berisha në një post që duhet ta fitojë me zgjedhje.

 

Foto 3 ditë pas 21 janarit dhe raporti Basha-Media

foto bashaKëto foto janë shkrepur në 24 janar 2011 3 ditë pas vrasjeve të 21 janarit. Aty ndodhen Sali Berisha, ministri i Brendshem Lulzim Basha dhe Komandanti i Gardes Ndrea Prendi, gjate nje takimi me drejtues te Gardes se Republikes, ku Berisha i ka pergezuar ata per qendrimin qe mbajten ne demonstraten e 21 janarit.

Basha ka tentuar të mos e kapin aparatet fotografike. Ai është larguar disa herë nga tryeza, në tentativë për të mos u fiksuar në këto foto, sic duket dhe në njërën prej tyre qw nuk wshtw publikuar. Figura e Bashës në media ka qenë për vite me rradhë e montuar. Janë harxhuar miliona që në mediat e kontrolluara të dalë, jo ajo që Basha është realisht, por ajo që ky i fundit kërkon si imazh për veten.

Disa nga mediat kryesore në vend, madje edhe ndonjë që e mban veten për “ të majtë” sot ndodhen nën kontrollin e plotë të Bashës dhe ai shpërndan për ta, fonde bashkiake, ndryshe të pamerituara, ose mban pezull fatura taksash të papaguara.

Më shumë, sot në DITA

July 23, 2013 12:38
Komento

5 Komente

  1. Gege Kosova July 23, 10:18

    Dy gjysma sa nje gjysme. llogaritini matematikisht, si eshte e mundur, e vertet e natyrtshme per rrethanat dhe aktoret e skenes ne PD. Dy gjysmat e nje gjysme ne foto.

    Reply to this comment
  2. shqipfolësi July 23, 11:58

    Në qoftë se PD-në e “fitoi” ply- boy Luli vocërr, dihet që ai vetëm këtë rol do ketë. Sepse ai as buzët nuk i lëviz kur flet, se mos i deformohet fytyra. Kurse Oll-dashi apo delja, është skile e shkollës së vjetër të Pd-së. Kështu edhe ai kartë e djegur duket, sepse ka gatuar dhe ka ngrënë çorbën e qelbur në kuzhinën e bacës.
    Pd-ja, kjo parti hilesh e mashtrimesh, nuk mund ta shtynte më shumë se kaq. Edhe anëtarët më të vjetër që kanë kontribuar në krijimin e partisë, gjoja i harruan në listat e votimeve?! Parti me mentalitet katunar deri në vdekjen e bacës! Tashti mund të përfitojnë nga kjo situatë partitë e tjera të djathta. Ndërsa vetë pd-ja sapo ka filluar tatëpjetën e pandalshme!
    Le t’ia lëmë kohës e të shohim në se Luli ish-ministër i jashtëm, ish- ministër i transporteve, ish-ministër i brendshëm, vallë do mbajë përgjegjësi ligjore për shkeljet dhe urdhër-vrasjet aq shumë të përfolura?! Në se po, përsëri pd-ja ka shanse të zgjedhë një kryetar tjetër kësaj rradhe “të pastër” ligjërisht, që mund ta pastrojë edhe partinë nga mbeturinat e çorbës së prishur! Në se jo, çfarë garancish dhe nga kush i ka marrë baca ato, që nxitoi të zgjedhë djaloshin që “paska njohur vetëm suksese” në këtë parti?!

    Reply to this comment
  3. berti July 23, 12:05

    Ne vazhdim do te kemi fytyren e bashes dhe mendjen berishes,kjo ashte PD e neserme.

    Reply to this comment
  4. unedhevetemne July 23, 12:57

    IKU M.TI ERDHI KAKA!!!

    Reply to this comment
  5. bledi ne emigrim July 23, 13:58

    Sali Berisha mori fund ne politike, sado qe te triqet zvarr nuk mund te marr me pushtet ne dore. Zgjodhi “lulen” se e ka skllav te in-kriminuar qe mund ta perdor per interesat e tij familiare dhe si nje njeri bosh ku mund te fshihet sarka politike e berishes. Keta njerez jane te krimbur ne “parat e vjedhura” s’do tu interesoj ta djersisin bythen me per shume vite, do te investohen ne matrapazardheqe nen rogoz, P. F.Berisha e riformuar me seimen te devoteshem, te pakt e te mire paguar, do te perdoren per mbrojten e pasuris dhe bizneset e familjes. Te tjeret pjestar te ish “P.D.-se” , te keta duhet perqendruar vemendja e kritikes ti shpjegojne se berisha i tradhtoj , i shiti, i fyeu, per qellimet e tij familjare obortare. Duhet te kuptojne keta njerez se kjo parti familjare (e rikonfimuar) nuk do shpenzoj me as nje cent per te kthyher ne pushtet. Dhe si u duk abandonoji c’do kend qe mendon ndryshe, c’do kush qe do te doje te beje pjese e kesaj familije duhet te pergjerohet per devotshmeri ndaj familjes pa kredo pa benifice. Tani me s’behet fjale per nje parti (komuniste) demokratike qe ndan parcelat sipas peshes, por nje familje te mbyllur biznesmene conservatore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?