SHËNIM: Burracakët

March 23, 2016 02:19

SHËNIM: Burracakët

Po kërkohej prej katër muajsh, që nga sulmet e Parisit në 13 nëntor të vitit të kaluar. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe, Salah Abdeslam strehohej në lagjen Molenbek të Brukselit.

Ekspertë amerikanë të terrorizmit do deklaronin dje në CNN se i kërkuari kishte patur kohë të rigruponte një celulë të gatshme për sulme të reja, por arrestimi i beftë i prishi këto plane.

Jo vetëm kaq, por Abdeslam ka nisur të flasë. Fakti që i bëri bisht vetëshpërthimit në Paris, flet për një personazh që edhe në indoktrinimin e vet terrorist është i paqëndrueshëm. Që ka nisur të zbërthehet, e ka pranuar edhe avokati i tij mbrojtës Sven Mary. Ndaj, siç do nënvizonte rrjeti britanik BBC, “tani Salah Abdeslam duhet peshuar me flori”, për informacionet që mund të ketë dhënë dhe të tjerat që do të japë.

Ngjan ironike, por mbase pikërisht për arsyen e arrestimit të shtetasit francez të lindur në Belgjikë, 11burracakut që terroristët përpiqen ta paketojnë si hero, ndodhën edhe sulmet e djeshme në Belgjikë.

Në mënyrë që të paktën një pjesë e planeve gjakësore të vihen në jetë para se forcat e sigurisë të arrijnë t’i bllokojnë. Autoritetet belge gjetën në apartamentin ku u kap Abdeslam, armë të ndryshme dhe detonatorë. Padyshim që prisnin të ndodhte diçka, diku.

Por burracakërinë është e pamundur ta parashikosh. Po ashtu është shumë e vështirë të parandalosh vazhdimisht, disa njerëz që kanë vendosur të hedhin veten në erë.

Ata, të strehuar dhe të rritur mu falë mikpritjes dhe shoqërisë së hapur europiane, e kanë ndarë mendjen të shpërthejnë e të marrin me vete njerëz të pafajshëm, që realisht nuk kanë asnjë lidhje me vendimmarrjet politike të qeverisë europiane apo asaj amerikane në Siri.

Dhe realiteti është se këta individë të droguar me ideologjinë e errësirës, po aq sa me droga të vërteta, nuk është se në frontin e luftës veprojnë ndryshe nga rrugët dhe qytetet e Europës, ku shumë prej tyre kanë lindur dhe janë rritur. Edhe në Siri, ISIS ka vrarë civilë, gra e fëmijë shumëfish më tepër sesa kundërshtarë të armatosur. Dhe në shumicë dërrmuese, ishin myslimanë. / DITA

March 23, 2016 02:19
Komento

3 Komente

  1. A.GRAMSH March 23, 09:43

    FAKTI I ‘DITES’!
    Kamikaze te informacionit Fevzi,per ke ‘burracake ‘ flisni per kreret e krimit dhe kamikazin SALI
    ———————
    -Akoma nuk e kini marre vesh qe kamikazet e informacionit antishqipetar kane propoganduar 25 vjet JO SHTETIN E SHQIPETAREVE,por Antishtetin e ISIS e NISHANEVE!
    -Akoma nuk e kini marre vesh o shqipetare qe 25 vjet u shperngulen gjysma e shqipetareve me gjenocid si asnjehere ne historine e tij 100 vjeçare per tu zevendesuar nga fise barbare te ardhura nga VERIU qe nuk flasin gjuhen e te pareve por qe 25 vjet kane shkelur ‘BUKEN'(torten e pavaresise)!
    -A kini sy e veshe o shqipetare kur 25 vjet parlamenti i popullit shqipetar nuk eshte perfaqesuar asnje dite nga perfaqesues te popullit e fese se Shqipetarizmes po nga fondamentaliste fanatike te te gjitha sekteve obskurantistee me ne krye kreun e ISIS Sali Neronin.
    -Kur do ta kuptoni o shqipetare qe ne ‘kushtetuten’ e antishtetit nuk permendet asnjehere fjala LAIKE e laiçitet por qysh ne fillim te statutit te nje populli laik ne mes te Europes thuhet :’Me besim tek zoti?!
    -Kur do ta kuptoni o shqipetare qe gjysma e arratisur e ketij populli tashme eshte zevendesuar me tere qenje fantazma qe skane lidhje me asnje parameter per dhenje ‘shtetesije shqipetare’!?
    -A e dini o shqipetare qe 25 vjet kreret e antishqipetarizmes na kane futur ne organizata ISLAMIKE organizata fantazma ne emer te ‘zotit’ duke na lene pa shtet pa siguri,pa ushteri pa mbrojtje pa kufi pa armatim pa municion sepse me armatimin e municionin e popullit shqipetar jane furnizuar organizatat terrorriste nga nipi serb XEN BERISHA!?
    -A kini sy e veshe o shqipetare qe ndersa kreret e shteteve te Europes jane 100 perqind ne gadishmeri per te perballuar fillimin e luftes se trete boterore pa front ‘KRERET’ E ANTISHTETIT shqipetar si sot e 25 vjet me pare apo NISHANET urojne tere BEKTASHINJTE e Botes e bashke me ‘zonjat e para ‘ te krimit u ngrejne bythen perpjete imameve e heqin ushkuret prifterinjve!?
    -A kini sy e veshe o shqipetare qe tere informacioni i shkruar e viziv i Europes foli dhe ”perdy apo tre koQe vare apo sKipetare’ qe kerkojne ti vene Botes zjarre?!?
    -A kini sy e veshe o shqipetare qe ne kete vend ne ‘EMER TE POPULLIT’ po shperbehet vendi e arratiset populli duke u lene pa shtet zevendesuar nga antishteti dhe kreret e ISIS ne parlamentin e popullit 25 vjet me naften shqipetare me drogen qe mbillet ne trojet shqipetare me armatimin shqipetar furnizojne organizatat terrorriste e ushterite e shtetit ISIS kur populli shqipetar ka ngelur pa shtet!?
    -A KINI SY E VESHE O SHQIPETARE QE NE TRSMESIONE DIRET NE TELEVIZIONIN ITALIAN KRERE TE SE DHJATHTES EKSTREME U SHPREHEN :’Ndersa Europa kristiane bombardoi vellezerit e krishtere serbe,per te çliruar Kosoven,tani kosovaret kerkojne te hedhin ne ere europen kristjane’!!!!!???
    PS.A po e merni vesh o SHQIPETARE te ngelur gjalle qe pas 25 vjetesh ‘kamikazet’ antishqipetare te kesaj politike me ne krye kreun e ISIS Sali mbeshtetur nga ‘kamikaze’ te informacionit gobbelsian kryesuar nga Gobbelsi FEVZI —ne emer te ‘ALLAHUT’ashtu si kamikazet e ISIS e dikur SS naziste e ne emer te POPULLIT na shperbene dhe sot ish Shqiperija po kthehet delja e ZEZE e Europes dhe po kthehet ashtu si e krijoji i madhi zot -LAKURIQ-‘shprehje gjeografike?!
    Vargjet lapidare te rilindasve:’Shqiperine e mori turku i vu zjarr,shqipetar mos rri po duku shqipetar..’…me aktuale se kurre!

    Reply to this comment
  2. SH.KOLONJA March 23, 13:09

    Thirrje plot dhimbje kjo e shqipetarit atdhetar A.Gramsh
    Per ta kuptuar tragjedine 25 vjet te ketij vendi dhe populli mjafton te kuptosh situaten gjeopolitike sot:
    1-Shteti ISIS shume i fuqishem ekonomikisht SULMOI Europen pa ushteri ,siguri,e strategi te perbashket!?
    2-Kandidati per president i Ameriqise,’furnizuese’ e terrorrizmit te Arabise ,sirise e ,Irakut,e Libise DEKLARON se NATO -nuk duhet me(ate qe kreret e antishqipetarizmit e kane jo vetem propoganduar 25 vjet po ne emer te NATOS na lane ne meshiren e fatit pa siguri pa ushteri pa mbrojtje!
    3-Thenja qe citon A.Gramsh:’Europa e krishtere bombardoi vellezerit e krishtere serbe e sot kosovaret kerkojne ti vene zjarrin Europes se krishtere’ eshte thene ne nje nga trasmesionet me te ndjekura te televizionit italian qe drejtohet nga nje nga gazetaret me prestigjoze Xhiovani Floris,’DI Martedi’ dhe thenja ka dale nga goja e nje kandidateje per sindako te Romes….e imagjinoni!?
    4-Shqipetaret kane 25 vjet pa shtet pa siguri mbrojtje e kufi!
    A arrin imagjinata e ‘salinjve’ e ‘fevzinjve’ qe nje dite te bukur pranvere kur ‘kreret e antishtetit’ me zonjat e para mbasi kane marre avdes me grate e para e shtatembesdhjeta per te festuar pashket apo sulltan novruzin qe nuk dine as ti perkthejne ne shqip aty pas mezit te NATES avjone BOMBARDUES te aleateve te larget apo te afert te fluturojne mbi TROJET e te pareve tane e te BOMBARDOJNE celulat saliste te ISIS e SALIS—–ku do e kerkojne strehimin e ne cilen vrime miu do futen salisjanet e socialSSalistet,—NE BUNKERET E ENVER HOXHES!?

    Reply to this comment
  3. jetimet e 21 Janarit March 23, 17:05

    FALEMINDERIT!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*