23 persona vdiqën në Norvegji pas vaksinimit, sqarimi i ekspertit
Nga Arkiva
23 të vdekurit në Norvegji nuk janë të lidhur domosdoshmërisht me vaksinimin. Kështu ka sqaruar profesori i politikës shëndetësore në ‘London School of Economics Elias Mosialos’, Elias Mosialos.
“Në Norvegji, si në çdo vend tjetër, kur një person vdes pasi është vaksinuar, vdekja raportohet menjëherë tek autoritetet rregullatore kompetente.
Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se vdekjet shoqërohen me vaksinimin. E njëjta praktikë ndiqet me efektet anësore të vaksinave, si dhe të gjitha ilaçeve.
Ju do të mbani mend se ne gjithashtu kemi pasur vdekje gjatë provave klinike, por ato nuk u atribuohen vaksinimeve. Por, në çdo rast, vdekjet ishin më të larta tek të pavaksinuarit, dhe statistikisht ndryshimi nuk ishte i rëndësishëm.
Vdekjet në Norvegji prekin të moshuarit mbi moshën 80 vjeç, dhe disa mbi moshën 90 vjeç dhe kanë sëmundje themelore dhe shumë probleme shëndetësore”, tha ai.
Më shumë se 30,000 njerëz në Norvegji janë vaksinuar me vaksinën Pfizer dhe është njoftuar se vaksinimet me vaksinën Moderna do të fillojnë nesër.
o.j/dita
Është normale, kemi vaksin për koronën dhe jo për vdekjen.
E drejtë të bësh vaksinën në moshë 80, 90 vjeçare, por nuk është e thënë të rrosh dhe 80 vjet të tjera
Mbasi lexova kete lajm ,mora femine tim ne telefon ,eshte mjek kardiolog ne Norvegji ,dhe u habit .Eshte e vertete ,por kjo shifer nuk eshte reale .Jane fiks ,me tha djali 13 te jo 23 ,kane shtuar 10 vdekje kot me se koti ? .E kjo ka ndodhur vetem ne azilin e pleqve ,dhe jane shumica e viktimave mbi 90 vjec .Por po shikohen keto raste ,dhe arsyeja ,simbas te thenave ,nuk jane vaksinat ,por mosha e tyre shume e vjeter ,dhe kjo nuk eshte per te pasur fare frike ,dhe duhen te shikohen e te krahasohen statistikat ,te perviteshme me vdekjet e kesaj moshe ,para se te dilte ky civit 19 ,
E vërtetë kjo që ju thoni. Nusja ime punon infermiere te azili i pleqëve të komuna jonë në jug të Norvegjisë. Madje ka disa nga fëmijët e pleqëve të cilët kanë dhënë firmën në letër që, prindërit e tyre të mos vaksinohen, sepse nga diçka duhet të vdesë njeriu.
Kur dikush vdes nga mosha vdes per arsye te Covid, kur vdes nga vaksina vdes per arsye te moshes. Logjike me se normale kjo. E vertetojne dhe ekspertet.