Kreu i Ballit: Mehmet Shehu, kriminel. I trodhi ballistët që të mos shtoheshin

June 23, 2016 02:26

Kreu i Ballit: Mehmet Shehu, kriminel. I trodhi ballistët që të mos shtoheshin

 

 

Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ka qenë edhe më parë prezent në DITA duke replikuar shpesh me botimet tona.

Sigurisht që një ballist e sheh ndryshe nga DITA dhe lexuesit e saj, temën e LANÇ, por kolegjiumi i gazetës vendosi ta botojë edhe këtë intervistë për të respektuar edhe opinionet e atyre që mendojnë ndryshe nga ne.

Këtë herë, Alimadhi replikon veçanërisht me botimet e fundit në DITA mbi Mehmet Shehun, botime që kanë ngjallur edhe më herët polemika, madje edhe brenda bashkëpunëtorëve të gazetës si në rastin e Andrea Stefanit.

“Krimineli Mehmet Shehu ka ngrënë në mënyrë të pabesë ballistët në disa raste, siç është vrasja e 67 ballistëve në Matjan të Lushnjes, 22 nacionalistet e Martaneshit, 68 ballistët në Dunicë të Pogradecit, 185 ballistët e vrarë therur dhe mbathur me patkonj kali në Shipckë të Korçës, aq sa u qelb edhe mishi i njeriut. U kanë këputur organet seksuale ballistëve për të mos krijuar dhe mbajtur familjet e tyre…” – akuzon ai.

Ai flet për “bijtë e kriminelëve komunistëve që po qeverisin” por i shmanget paradoksit që krijon vetë kur pyetet për aleancën me PD-në.

Megjithëse, janë të shumtë shqiptarët që kanë nostalgji për sistemin e kaluar, përballë dështimit të madh të këtyre 25 viteve të mëpasme,  z.Alimadhi mendon se “fjalët ‘partizan’ dhe ‘komunist’ do të ngelen më të urryerat nga brezat që do vijnë” – sipas tij.

Më poshtë intervista e plotë me kreun e Ballit.

 

– Zoti Alimadhi, para disa javësh kini pasur një replikë me kryetarin e PD-së, zotin Basha, i cili tha pak a shumë se “ne na shikojnë pak a shumë si ballistë”.  A jeni ndier i fyer nga ky etiketim i zotit Basha?

– Çfarë ka thënë Z. Basha e kemi diskutuar në takimin që kam bërë personalisht në muajin Prill. Ai e tha dhe Balli Kombëtar mbajti qëndrim zyrtar. Mos harroni se ne njerëzit nuk i ndajmë në armiq dhe tradhëtarë me mendësinë e dikurshme kriminale komuniste. Për gjithçka gjeta mirëkuptim të plotë me Z. Basha. Bashkëbiseduam situatën e vështirë politike, në takim konsoliduam parimet tona të përbashkëta për bashkëpunim programor dhe institucional në vazhdimësi, konsolidimin e mendimeve dhe veprimeve të përbashkëta, për të ngritur besueshmërinë e bashkëpunimit midis strukturave të Partisë Demokratike dhe partisë Balli Kombëtar; mendoj se është koha e afrimit midis njeri-tjetrit, është koha e bashkimit dhe jo e ndarjes dhe për t’iu afruar shqiptarëve ne proceset që vijne alternativa programore me vlera të shëndosha kombëtare.

– Një nga çështjet që ju replikoni në vijimësi me autorët e DITA-s është qëndrimi mbi Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ju vazhdoni të këmbëngulni në idenë se ajo luftë ishte e gabuar? Për çfarë luftuat ju?

– Një gjë që s’e kanë kuptuar akoma shqiptarët është se ndjenja nacionaliste dhe komunizmi janë dy gjëra të kundërta që s’mund të pajtohen kurrë me njëra-tjetrën. Nacionalizmi është dashuri për kombin, për bashkimin dhe lartësimin e tij. Kurse komunizmi është internacionalizëm i bazuar në të ashtuquajturin bashkim proletar botëror. Këto dy parime të kundërta nuk mund të pajtohen në një ide të vetme, as në një luftë të përbashkët. Nacionalistët luftonin për të mbrojtur kombin e tyre kurse komunistët luftonin për të bërë revolucionin komunist me tërë egërsinë e tij.

Për të gënjyer popullin, komunistët bënin sikur luftonin kundër pushtimit të huaj, por e vetmja gjë që u interesonte ishte revolucioni komunist; të cilin e zbatonin në mënyrën më të tmerrshme dhe mizore. Përderisa mos të jetë kuptuar ky ndryshim ndërmjet nacionalistëve dhe komunistëve, shoqëria shqiptare nuk do të kuptojë asgjë nga historia e 50 viteve të diktaturës kriminale komuniste. Është për të ardhur keq që politika e këtyre 25 vjetëve nuk është shkëputur nga kjo mendësi. Ne kemi këmbëngulur dhe po vazhdojmë mbi programin e Ballit Kombëtar, ashtu siç po e shikojnë dhe po e kuptojnë të gjithë shqiptarët se, politika shqiptare brenda dhe jashtë kufijve politikë të sotëm po ndjek programin e Ballit Kombëtar. Gjykatësi më i mirë është koha prandaj koha na dha të drejtë. Në çdo periudhë që kombi ka nevojë dhe ne kemi qenë aty historikisht dhe e kemi dhënë këtë kontribut patriotik dhe i kemi qëndruar besnik kombit shqiptar, dhe nuk kemi bërë luftë me kohë të pjesëshme ashtu siç pretendojnë kriminelët komunist sikur kanë bërë luftën antifashiste, gjatë luftës së dytë botërore, në vitet 1943-1944.

– Pra ju thoni se lufta e partizanëve është sajesë e komunistëve? Nuk ju duket e tepruar

Adriatik Alimadhi

Adriatik Alimadhi

kjo?

– Po këtë e thonë arkivat dhe dokumentet, faktet po nxjerrin të vërtetën: janë vrarë zero italianë dhe zero gjermanë nga lufta partizane… Atëherë, ku është lufta partizane? Ky është një turp, ne bënim lufte kombëtare sa herë që na thërret kombi. Kemi qenë dhe jemi të gatshëm ta japim kontributin tone. Gënjeshtrat dhe shpifjet kanë bërë historinë, por kjo nuk duhet të vazhdojë më tej. Sepse të vjen keq që edhe pas më shumë se 70 vjetësh brezat edhe sot po edukohen me këto të pavërteta. Kriminelët partizanë vranë 4000-6000 nga vëllezërit e tyre shqiptarë të ndershëm që e deshën kombin e tyre me shumë se jetën. Dhe ju më thoni se ku ndahemi ne nga këta kriminelë dhe gjakpirësa të popullit shqiptar?! Ishin ata kriminelë që e varfëruan dhe e izoluan shqiptarin nga Europa dhe shqiptarët kaluan diktaturën më të egër në botë. Unë mendoj se politika i ka përdorur dhe vazhdon t’i përdorë këta mjeranë që nuk dinë ç’thonë dhe ç’bëjnë. Lufta partizane apo lufta antifashiste nuk ishte luftë çlirimtare. Ajo ishte luftë vëllavrasëse, asgjë tjetër. Po ku kuptojnë ata të paditur, ata mjeranë, ata të pabesë, të palexuar dhe të pa kulturuar. Ju i kini dëgjuar ato vargjet e një poeti nga Zagoria që ka thënë “Mora pushkën dola malit,/ të luftoja për atdhe,/ Ku ta dija unë i ngrati,/ se armiku ishim ne.”

Këto vargje nuk kanë nevojë për komente. Kjo ju shkon atyre trutharëve.

– Sidoqoftë ballistët u mundën 70 vjet më parë…

– Ballistët nuk u mundën, ata e deshën shumë Shqipërinë. Faktet dikur të mbyllura sot po flasin realitetin se kush ishte tradhtari dhe vrasësi, kush ishte patriot dhe kush ishte kolaboracionist. Ballistët u therën, u vranë dhe u pushkatuan. Statistikat tregojnë se gjatë viteve 1943-45 janë vrarë mbi 4000 shqiptarë të ndershëm atdhetarë dhe patriotë. Këtu shtrohet problemi se me vrasjen e këtyre pinjollëve të familjeve patriotike të nacionalizmit të kulluar shqiptar u vra patriotizmi dhe me pas u shkatërrua trualli shqiptar. Mendoj se kjo elitë kombëtare që u vra prej kriminelëve komunistë, po i mungon aktualisht kombit shqiptar dhe, sigurisht, për pasojë Shqipëria u pushtua nga kriminelët. Po u vrave dhe po u there nuk ngelet asgjë dhe prandaj u mund Shqipëria që ngeli republika e shteteve të Jugosllavisë, këtë gjë shkatërruese kanë bërë kriminelët partizanë dhe kriminelët komunistë.

Duke patur parasysh kolaboracionizmin dhe ato që kanë ndodhur me kolaboracionistët jo vetëm në Shqipëri, sa i merituar ishte ky persekutim?

Ju më pyesni se sa i merituar ishte ky persekutim? Pikërisht këtu dallon një nacionalist nga një kriminel komunist. Po të duash atdheun do të vritesh, po të duash atdheun do të japësh jetën, do të pushkatohesh, do të theresh për atdheun tënd. Mendoj se të gjithë këta dëshmorë nacionalistë të kombit tonë duhet të kishin një trajtim tjetër në këto 25 vite, në të cilën nuk është bërë asgjë, keqardhje për këtë politikë që nuk është shkëputur akoma nga mentaliteti partizan. Në Shqipëri do të vijë koha që fjalët ‘partizan’ dhe ‘komunist’ do të ngelen më të urryerat nga brezat që do vijnë dhe atëherë mendoj se shpëton njëherë e përgjithmonë shoqëria shqiptare.

1– Më duket mua, apo pas Enver Hoxhës, inatin më të madh ju ballistët e kini me Mehmet Shehun?

– Zotri! Nuk shtrohet problem inati me këtë apo atë kriminel, sepse krimineli kriminel mbetet. Për Ballin Kombëtar të dy këta që përmendni ju kriminelë kanë qenë. Por sipas fakteve dhe dokumenteve arkivore krimineli Mehmet Shehu ka bërë vrasjet më të mëdha dhe ato i ka bërë me pabesi. E them këtë sepse i ka ngrënë në mënyrë të pabesë ballistët në disa raste, siç është vrasja e 67 ballistëve në Matjan të Lushnjes, 22 nacionalistet e Martaneshit, 68 ballistët në Dunicë të Pogradecit, 185 ballistët e vrarë therur dhe mbathur me patkonj kali në Shipckë të Korçës, aq sa u qelb edhe mishi i njeriut. Këta gjakpirësa nuk ngopeshin me kaq, kane tredhur dhe u kanë këputur organet seksuale ballistëve për të mos krijuar dhe mbajtur familjet e tyre… E ju shtroni pyetjen: ‘Ke keni më shumë inat?’ Atyre dhe shumë kriminelëve të tjerë edhe për gjatë 50 vjetëve duhet t’iu ishte bërë gjyqi dhe duhet të ishin shpallur kriminelët më të mëdhenj të botës. Por nuk mund të mendohej se bijtë e tyre do të drejtonin sot Shqipërinë dhe të pasuroheshin me gjakun e shqiptarëve duke shitur çdo aset kombëtar për interesin e tyre.

– Po nëse është kështu ku e mbështesni këtë optimizëm se idealet e Ballit Kombëtar do të triumfojnë një ditë në Shqipëri?

– Balli Kombëtar i ka pasur dhe i ka rrënjët tek ekzistenca shqiptare, te shqiptarizmi dhe patriotizma, ka lindur dhe është themeluar me idenë që të vihet plotësisht në shërbim të kombit shqiptar dhe jo Kombi Shqiptar të vihet në shërbim të Ballit Kombëtar. Koha po tregon çdo ditë se Balli Kombëtar e ka dhënë kontributin dhe e ka bërë vetëflijimin e tij për interesat e larta kombëtare. Idealet e Ballit Kombëtar kanë triumfuar dhe po lartësohen dita-ditës dhe ato po triumfojnë. Shikoni zhgabën, qeleshen tradicionale shqiptare si po mbush botën dhe e vendosur në kokat e shqiptarëve pa yllin moskovit. Shikoni hartën etnike, brohoritjet “Shqipëri etnike”, shikoni që e gjithë politika po flet me gjuhën e Ballit Kombëtar dhe ç’ka thënë Balli Kombëtar po realizohet sot. Nuk është problem se triumfon Balli Kombëtar, por fiton Shqipëria dhe shqiptarët, fiton kombi shqiptar, ky është dhe kjo do te ngelet alternativë. Partia jonë është Shqipëria.

– Po ju jeni në aleancë me Partinë Demokratike e krijuar dhe drejtuar nga ish-komunistë. Sa i përfaqëson interesat dhe idealet tuaja PD-ja?

– Partia Demokratike ka programin e saj dhe Balli Kombëtar ka programin e tij dhe secila prej tyre ka kontributin dhe historinë e saj. PD ka një kontribut të rëndësishëm në proceset demokratike, ktheu besimin te shqiptarët duke u përleshur me të keqen dhe duke fituar mbi diktaturën. Këtu meritë kanë të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare, që pak e nga pak po shkëputen nga mendësia komuniste. Partia Demokratike ka ndjekur dhe zbatuar disa politika madhore në interes të Shqipërisë dhe këtu mundet të përmend orientimin perëndimor të Shqipërisë, anëtarësimin në Nato, proceset e anëtaresimit të Shqipërisë në Europë, ndryshimet në legjislacion. PD kur ishte në pushtet ka dhënë një kontribut në zhvillimin e Shqipërisë në fushën e turizmit, në fushën e zhvillimit rrugor kombëtar të  Shqipërise, i cili i shërben bashkimit kombëtar me të gjithë shqiptarët jashtë kufijve të sotëm politikë dhe është në interesin e politikave për të gjitha bizneset dhe për të gjithë shqiptarët që duan të prekin dhe shijojnë çdo cep të kombit shqiptar.

Ju më pyesni se sa i përfaqëson interesat tona PD-ja aktuale? Si shoqëri e re dhe e mbartur me një histori shumë të gënjeshtërt, shpifëse, tallëse, përçarëse, shume të çuditshme, e mbyllur për 50 vjet, me një kulturë të izoluar, të lexuar ndryshe, unë mendoj se Partia Demokratike nuk u ngrit në lartësinë e duhur në këto 25 vjet, të ndëshkonte gjithçka të shkruar me ligj dhe të mbronte idealet e shtresave që u vranë, u pushkatuan, u burgosën, u internuan, pronarëve, kulakëve etj. PD, mendoj se e largoi me fjalë komunizmin dhe iu duk i lehtë për ta larguar, ajo harroi se t’i shkulje rrënjët e thella në parti duhej shumë pune, duhej të ndëshkonte gjithçka komuniste, historinë, pronën, kulturën, me ligje duhet të tregonte një interes më të madh mbi shtresat e persekutuara nga regjimi komunist, duhej me shumë bashkëpunim dhe mbështetje me ato subjekte dhe filozofi programore që kanë dhënë kontribute kombëtare. Duheshin shumë veprime të forta ligjore por ajo ngeli peng e kësaj mendësie dhe bijtë e tyre padrejtësisht sot qeverisin Shqipërinë. Kjo është një padrejtësi historike./XH.SH

 *****

EDITORIAL

Disa qëndrime të pabesueshme në intervistën e Alimadhit

Xhevdet Shehu

Po e botojmë këtë intervistë me Kryetarin e Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi për disa arsye. Së pari, për të qenë sa më të hapur ndaj pikëpamjeve dhe lexuesi të gjykojë vetë se cili gënjen dhe në cilën anë janë të vërtetat historike.

‘DITA’ është e pozicionuar qartë në mbrojtje të vlerave të padiskutueshme të dëshmorëve, veteranëve dhe Luftës sonë antifashiste në tërësi, e cila e radhiti Shqipërinë në kampin e fitimtarëve të Luftës së Dytë Botërore.

Zoti Alimadhi mbron maksimalisht pozicionimin e Ballit Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbron paraardhësit e tij edhe kur ata bashkëpunuan me pushtuesit, nën pretekstin e mbrojtjes nga komunistët që po vinin në pushtet, mbron shpirtin nacionalist të ballistëve dhe qëndresën e tyre ndaj komunistëve.

Ne po e botojmë këtë intervistë, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme që ndajmë me të dhe pavarësisht se disa fakte që sjell zoti Alimadhi në këtë intervistë tingëllojnë të pabesueshme, si fjala vjen se nga partizanët “nuk është vrarë asnjë italian apo gjerman pushtues” (!), apo për numrin e të vrarëve në anën e ballistëve etj.

Kjo intervistë tregon se ballistët kanë mbetur konsekuentë në qëndrimin e tyre si ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ashtu dhe me zhvillimet e mëvonshme.

June 23, 2016 02:26
Komento

8 Komente

  1. keqardhje per gazeten Dita per keto kerma te historise June 23, 04:16

    Gazeta Dita jashte cdo parashikimi ka kaluar “ylberin ” dhe eshte bere nje gazete e cfardoshme ne shtypin shqiptar nga nje vend pararoje qe kishte me pare.

    Edhe pse Mehmet Shehu perfundoi ne menyre tragjike…absolutisht nuk i hiqen meritat perkundrazi ne kete Shqiperi qe eshte kthyer ne shtet prostitute.

    Kush do me thote qofte dhe nje emer ballisti “qe shkrepi vetem nje pushke” kunder bishes NAZI-BERISHISTE keto 25 vjet..absolutisht..asnje per bese.

    PER KURIOZITET:

    pas clirimit te Greqise nga gjermanet nga partizanet greke AJO U PUSHTUA NGA KOLONIZATORET ANGLEZE…dhe per cudi nen sundimin anglez u vrane 10 here me teper se ne pushtimin gjerman.

    Ne Greqi ndodhi e kunderta e asja qe ndodhi ne Shqiperi ku fuqine e moren si mercenare te anglezeve ‘BALLISTAT E GREQISE..kujton NAPOLON ZERVEN ai i qe i futi CAMET E ENKEL DEMIT si fiq te thate ne spango.

    MBI 2 MILJON GREKE TE MAJTE BALLISTAT E GREQISE I VRANE,I PRENE I DOGJEN DHE ME NAPALM APO U SIKTERRISEN NGA SYTE KEMBET.

    ARIS VELJUCIOTIN..KOMANDANTI GREK QE ISHTE I NGJASHEM, ME MEHMET SHEHUN PASI I PRENE KOKEN JA VAREN NE SHTYLLE TELEFONI…prandaj zoterinj te Dites nuk keni pse i jepni hapsire ketyre kermave

    Sot krimet ,gabimet dhe fajet e personave të implikuar me pushtuesit e vendit tentohet të justifikohen me antikomunizmin e tyre. Këtë gjë bënë edhe shumë nga kolaboracionistët e vendeve perëndimore, mirëpo përfunduan në litar ose para togës së pushkatimit.

    ________________________________________
    Nese ne Shqiperi sot mund te mungoje nje analizim i mirefillte, ashtu sic e meritojne figurat e shquara te historise apo edhe ato te diskredituarat shume vite me pare, sic eshte ajo e Xhafer Deves, kjo nuk do te thote se shqiptareet e shkolluar, apo ata qe kane premisa te njohin te verteten e historise se tyre te terhiqen ne erresiren e mungeses se informacionit, per shkak te papergjegjshmerise se politikes, apo per shkak te konfuzionit te pergjithshem qe mund te krijoje nje tranzicion i sterzgjatur, sic po ndodh me te tashmen shqiptare. Ne lihemi ne ‘konkluzionet’ e ca matufeve-servile qe hane ne cdo regjim e na japin mend., sic eshte historia e turpshme e perpjekjeve per falsifikimin e dates se clirimit – 29 Nentorit, etj etj.

    Fenomeni i shume-perhapur tek ne prej viteve 90 e ketej, me perpjekjet per te erresuar cdo gje te lavdishme dhe per te revizionuar dhe pastruar, jashte te gjitha limiteve, figura te diskredituara te historise shqiptare, eshte e po behet me shume agresiv… Te rinjte e sotem dhe te rinjte e te nesermes historine duhet ta lexojne ashtu sic eshte, sepse ne te kunderten cmimi qe shqiptaret do t’i paguajne historise se te ardhmes do te jete shume i rende dhe do te kete emrin Harrim. Harrim i momenteve qe nuk duhen harruar, harrim i Heronjve te Vertete dhe hapje vend ne Panteonin e Lavdise per figurat, qe e kane vendin ne stolin e turpit ne perjetesi.

    Sot figura si Abaz Kupi,Bahri Omari, Anton Harapi, Xhafer Deva, Lef Nosi, Hasan Dosti, Rexhep Mitrovica, Abaz Ermenji, Mit’hat Frasheri, Muharrem Bajraktari, Gjon Markagjoni e te tjere, po na paraqiten befas si patriote te medhenj, pershkruhen te zezat e komunizmit ndaj tyre dhe se ato burra te pamposhtur i paskan sherbyer Shqiperise me pergjerim. Per shume prej tyre permendet vetem kalimthi, se i paskan sherbyer nazisteve gjermanit vec per “pak kohe”, vec per “t’i sherbyer” atdheut e “shpetuar” ate nga komunizmi.

    Si mund te merret guximi te revizionohen keto figuara te mbuluara me turp, sepse “me pare” paskan qene burra te mire e patriote apo se me pas, komunizmi i paska “persekutuar”?

    Por e verteta mbetet e vertete dhe komunizmi nuk hyn fare ketu.

    Perse valle njerez si keta Historia Boterore i ka quajtur Kolaboracioniste, apo Kuislinge?

    Ky epitet famekeq vjen nga emri i Vidkun Quisling, qe bashkepunoi me nazistet kunder kombit te tij, Norvergjise. Ne Shqiperi ato qe moren poste ne kohen e pushtimit italian apo gjerman, ishin thjesht tradhetare te atdheut. Te tille u konsideruan “koleget” e tyre ne bote qe bene te njejten gje.

    Perse u dashkan te rishikohen figurat e tyre ? Nese Xhafer Deva paska qene burre i mire, ka dashur Kosoven e Shqiperine pa mase, kjo mund te permendet deri ne kohen qe u be bashkepunetor i Nazisteve.

    Perse? Ne Luften e Dyte Boterore, figura, me pare te respektuara, qe do permendeshin per mire per gjenerata te tera, por vetem per ate hap te gabuar, qe ju bashkuan nazizmit, jane damkosur si tradhetare nga vendet e tyre. Burra shteti, mareshalle, admirale e gjenerale, diplomate e njerez me emer ne fusha te ndryshme, qe per nje arsye a tjeter (ajo tashme nuk ka rendesi) ju sherbyen Nazisteve, quhen e jane denuar si Kolaboracioniste.

    Le te marrim shembullin me primar. Mareshallin Petain, qe sot historianet franceze e quajne thjeshte Philip Petain dhe te denuar si tradhetar te atdheut, e qe quajne Mareshal Hauteclocque, liderin e rezistances Philippe Leclerc de Hauteclocque.

    Petain, nje hero i Luftes se Pare Boterore, zgjodhi qe qe ne te Dyten te behet bashkepunetor i gjermaneve dhe udhehoqi Qeverine Kuislinge te Vishise. Fati i tij dihet ne mbare boten, pas lufte gjykohet e denohet me vdekje (me pas falet nga presidenti De Gol) e sot konsiderohet simboli i turpit per mbare Francen. Askush nuk i referohet atij si burre i mire. Apo si burre i persekutuar, apo se gjyqi pas lufte a denoi pa te drejte.

    E pra, Peten deri ne veren a 1940 respektohej ne mbare boten per emrin e mire, por sic De Gol (qe e kish njohur personalisht) tha nje here “ Peten ka qene nje njeri i madh, por ai Vdiq ne 1925), por reputacioni i meparshem ‘heroit te Verdunit nuk e shpetoi nga damkosja e perjetshme, ne France, ne Bote e ne Histori, u quajt dhe ashtu do mbetet, nje Tradhetar.

    Peten per nga fama, arritjet e reputacioni ka me shume peshe se Xhafer Deva apo kolaboracionistet nga Shqiperia, por ndajne bashke nje fat – te gjithe bashkepunuan me Okupatorin e ne proces tradhetuan atdheun.

    TANI, ne u dashka te shkruajme bemat e tyre dhe te flasim mire per ta? Por si? Cfare kane bere? Apo se persekutoi dhe vrau dhe derdhi gjak popullsie te pafajshme ne rruget e Tiranes me 4 Shkurt te vitit 1944…?? Vepra e tij eshte fakti qe e denon, ashtu si ne shume vende bashkepunetoret me gjermanin e filluan kete ne vitet 40-41, ne Shqiperi dhe kur lufta shihej qarte se kish marre krahun e humbjen per Gjermanine Naziste, Kuislinget Shqiptare u lepinin cizmet e krijonin Regjenca e te tjera grupe, bile deri ne tetor te 1944.

    Per ata njerez eshte shkruar nje here e pergjithmone fati i tradhetise,
    njerez si Xhefer Deva e kane marre nje here e mire vulen e turpit nga Historia
    A kane qene burra te mire Kolaboracionistet Shqiptare deri pak para Bashkepunimit me Hitlerianet e Fashiste te tjere eshte pa rendesi per shqiptaret. Akti i tyre “final” eshte i parevokueshem e askush nuk mund te ktheje dot kohen pas, nuk mund t’i rishikoje ne nje drite tjeter apo te perpiqet te na i paraqese ata ne nje version pozitiv.

    Tradhetare ishin dhe te tille do te mbeten! Ashtu si gjithe kuislinget ne te gjithe Europen e okupuar nga Nazi-Fashizmi. Ky eshte nje fakt i palevizshem. Pavaresisht se historia ne Shqiperi u be rremuje ne keto 20 vjetet e fundit dhe historia a pa anshme e shkencore nuk mund te pretendohet ne keto vite. Per kete le t’i referohemi Historise Boterore
    te te njejtes periudhe – Luftes se Dyte Boterore dhe te bejme sic bene te gjithe, pra le t’i quajme Tradhetaret – Tradhetare dhe Heronjte e vertete – Heronj.

    Xhefer Deva ka qene nje Kuisling, si shume shoke te tij, qe bashkepunuan me okupatorin dhe i tille do ngelet perhere. Te njejte do ngelen dhe Kuislinget a tjere, Dosti, Harapi, Ermenji, Mustafa Kruja e soji i tyre. Nuk mund ta kthesh dot kurre nje kuisling ne Atdhetar…por ne Shqiperi c’fare nuk ndodh…!

    Eshte e trishtueshme qe vitet e fundit po behen perpjekje per rehabilitimin e tij nga kuislinget Berisha dh Basha. sic bene dhe me Zogun Nderrimi i tabeles se deshmoreve te 4 shkurtit 1944 pikerisht ne pervjetorin e Kosoves dhe venia e emrit te Rugoves ketij pinjolli te Deves eshte me teper se skandaloz.I neveritshem ishte dhe qendrimi i Ilir Metes i ketij mender “ antifashisti”qe kur ishte ne kualicjon me PD ne bashkine e Tiranes u be kuisling i Bash-Berishes.

    Por ajo qe ka nje rendesi te vecante eshte qendrimi i disa amerikaneve shqipfoles ne Amerike qe per te luftuar gjasme komunizmin po perdorin si arme zogizmin dhe kuislinget qe ne fakt con te nje percarje kombetare me efekte shkaterruese permanente

    Dihet qe Xhaferr Deva i perket atyre krimineleve te L2B qe duhej te dorzohej per gjykim nga shteti amerikan.Jo vetem kaq por Xhaferri u perdor nga CIA per veprime diversioni ne vitet 50’ por deri ketu nuk ka ndonje problem se ishte lufte e ftohte.

    Por pas 1992 te na vine pinjollet e ketyre kuislingeve per te vendosur “demokracine”kjo nuk shkon.Aq me teper kur Ylli ne ngjitje Lulzim Basha ka parametra te njejta si nje VRASES I qytetareve te Tiranes ne 21 janar 2011 ku qeverite euroatllantike mbyllen syte dhe toleruan nje akt fashist.

    4 shkurti 1944 dhe 21 janari 2011 perbejne nje simetri perfekte,dhe eshte koha qe Amerika dhe Bashkimi Europjan duhet te kerkojne ndjes shqiptareve dhe menyra e vetme per ta shfaqur ate eshte denimi i nazi berishizmit dhe Lul Bashicit ketij Xhaferr Deve junior.

    Reply to this comment
    • antifashisti June 23, 19:14

      Ky ballisti Alimadh mavriu,per derisa deklaron se gjate LUFTES CLIRIMTARE nuk eshte vrare ASNJE PUSHTUES italian apo gjerman,verteton ate se ky jo vetem eshte ARMIK I Shqiperise,por edhe i semure psikik,shqip:PACIENT I CMENDINES!
      Ne se nuk qenkan vrare asnje pushtues,po qindra varre pushtuesish qe u germuan pas LUFTE nga vete shtetet humbese,kush i vrau???
      Meqenese partizanet nuk paskan vrare pushtues,po vete 20 mije deshmoret e LUFTES kush i vrau?
      Pra del se i kane vrare ballistet!
      Po keta ballistet si nuk kane bere keto 26 vjet asnje LAPIDAR,asnje liber,film,kenge,vjershe etj per luften qe gjoja paskan bere?
      Pse nuk e rrefejne historine e tyre gjate luftes,betejat qe paskan bere,kunder kujt i bene,sa te vrare kishin dhe per cfare luftonin?
      Meqenese sipas ketij DAMLLAMADHI partizanet nuk paskam\n bere LUFTEN,po gjeneralet amerikane dhe angleze perse ishin prane Shtabit Partizan e jo prane ballisteve???
      HAAAAAA!!!
      Ky DAMLLAMADHI,aq i goditur ne tru eshte sa nuk pranon dot se eshte vetem nje KELYSH KOLABORACIONISTI dhe se balli kombetar ka qene dhe do mbetet per jete TRADHETIA KOMBETARE dhe nje emer i DHJERE!
      Ballist do te thotre…MUT!

      Reply to this comment
  2. Aliu June 23, 10:32

    Pershendetje Dita. Duke ju uruar jete te gjate si Gazete por edhe shkruesve te saj qe per mendimin tim kane kurojaon te shkruajne te vertetat “lakuriq” dua te jap nje koment te shkurter per intervisten e zotit “ballist”.
    Pa gjykuar aspak intervistuesin (prandaj jeni te vertete) mendoj se zotria ne fjale (perse na keni vene shenimin “kujdes etiken”) jo qe nuk ka etike por ka nje pervresitet ne mendimin dhe ne te foluren e tij. Armiqesia e tij shkon deri aty sa partizanet ti quaj armiq (ashtu mendon mendja e tij e pa patkuar, gjynah). Nuk mohoj se edhe mund te kete patur krime te llojit “pa gjyq” ne kohen e luftes, por lufta ka ligjet e veta dhe parimi “o me ne o kundra nesh” te ve para plimbit, patkimit dhe kastrimit. Sa gjynah qe edhe i jati i ketij kryetari partie nuk ka qene ne rradhen e te kastruarve se do te kishim nje pseudopatriot me pak per mos me thene diçka tjeter (gjithmone duke ruajtur etiken te cilen ne intervisten e tij Alimadhi e kishte shume te kursyer.
    Jam pasardhes veterani dhe duke pare shenimet e babait tim dhe thenjet e shume personave qe kam kontaktuar per luften jam i detyruar qe te mos besoj thenje te tilla ” 0 italiane e 0 gjermane jane vrare nga partizanet” Llogjika e thjeshte te tregon athere nqs eshte keshtu perse italianet, gjermanet dhe ju o balliste “trima” qe u keni lepire b… atyre, vrane ne mos 28.000 shifer te cilen ju nuk e pranoni, disa dhjetra mije partizane, gra e femije, dogjen fshatra te tera e bene raprezaljet e pa para ne kete vend.
    Pa dashur aspak te marr ne mbrojtje krimet e mundeshme te kryera nga individe apo organizime ushtarake te kohes se luftes dhe aq me pak ato qe u bene pas 1944 ne Shqiperine e pas luftes e deri ne ’90 dua te theksoj se nje gazete e cila gjithashtu eshte e hapur dhe realisht trime, shkruan per bemat e fashizmit, nazizmit dhe puthadoreve te tyre e bashkepunetore ne krimet moknstruoze, eshte “Kushtrim Brezash”. Lexoje nje dite zoti “Alivogli” dhe do te shohesh (jo me llafe si te tuat) por me shifra e fakte, deponime dhe deshmi te gjalla per masakrat e balisto-kuislingeve, krimineleve te poshter mbi popullsine e pa mbrojtur si ne Vlore, Diber, Peze, e pothuajse ne te gjithe vendin.
    Se fundi zoti Duka, kam nje sugjerim. Shkruani diçka per karshillekun qe behet be qytete te ndryshme me figura te tilla si heronjte me krimnelet qe kane shkulur veshin per te marre vathin. Ne varrezat e Deshmoreve te qytetit te Peshkopise prehet Deshmori Ismail Caka i vrare ne luften e Fushe Alies nderkohe qe ne mes te Peshkopise lartesohet busti i Halil Alise. Ç’fare paradoksi. Shkruajta gjate por me indinjoi nje fare Alimadh qe ka shpirt te vogel.

    Reply to this comment
  3. Mark uk June 23, 13:19

    Socialistet e bashk me ket funsionarin e lart te sigurimit te shtetit e perkrahin vetem se eshte kundershtar i PD.E tregon vendi i tij se sa i vlen lekura kti islamiku te thekur si dhe sherbetor i UDB.

    Reply to this comment
  4. ju lutem mos censuroni * June 23, 14:03

    Sido qe te flitet sot per luften clirimtare deri ne 1944 ka nje POSTULAT;

    Partizanet shqiptare jane fituesit e L2B ne shqiperi se bashku me bllokun antifashist URSS-GB-USA….qe keto te fundit e drodhen pas 1992 duke XHAFERDEVIZUAR politiken shqiptare

    Kur flitet per Enverin dhe Mehmetin eshte krijuar nje psikoze sikur ishin kasape dhe nuk kishin pune tjeter por prit koka njerzish dhe i ripnin te gjalle…thjesht kane kauar ne kanibalizem duke u marre per 30 vjet me kufoma.
    Ne fakt per te qene te sakte duhet te krahesojme me Greqine cfare ndodhi ne te njejten kohe atje ??
    Pas largimit te gjermaneve Greqia u pushtua nga koloniztoret angleze sipas marreveshjes me Stalinin
    pas traktatit te Lebanonit,Cazertes dhe Varkizes e majta greke dorzoi armet dhe u corientua..u shpartallua dhe ishte vone..deri sa shkuan per lesh dhe u dogjen edhe me napalm ne malet e Gramozit .
    Po ku shkoi Enver hoxha dhe mehmet shehi i greqise..si u trajtuan nga “demokratet” anglo-amerikane dhe e djathta e zeze greke.
    Aris Velouchiotis ishte mehmetshehu i greqise kurse Niko Belojanis ishte enveri greqise:
    I pari u var me koke te prere ne Trikalla..dhe koken ja vune ne nje llampe ndricimi per te tmerruar popullin kurse Belojanin e pushkatuan me 14 te tjere..
    NQS NE SHQIPERI MEHMET SHEHU I PRISTE KOQET BALLISTAVE
    NE GREQI BALLISTAT GREKE I PRISNIN JO VETEM KOQET POR DHE KOKEN DHE I VARNIN NE SHTYLLA
    ja cfare thote vete enciklopedia britanike
    The heads of Velouchiotis and Javellas, exposed in the central square of the town of Trikala. The corpses of Velouchiotis and Javellas were subsequently decapitated, and the heads displayed, hanging from a lamp post in the central square of the town of Trikala. When British Labour government members of Parliament objected to the barbarity of the operation, they received the reply that the display was in accordance to an “ancient Greek war custom”

    * kam derguar per botim nje koment para 20 oresh dhe nuk dihet fati I tij

    Reply to this comment
  5. LIDA AL June 23, 16:17

    Uaaa, i paska ardhur goja edhe memecit?! Po qe kur jeni bere kaq trima ju bashkepunetoret e fashizmit, ju kuislinget qe i sherbyet deri ne ditet e fundit pushtuesve nazi-fashiste, duke kryer kryer krime nga me mostruozet ndaj popullit te pafajshem e ne fund u larguat nen mbrojtjen e tankeve te tyre?! Po njerezit qe provuan krimet tuaja ne kurriz jane ende gjalle, dokumentet flasin me ze te larte. Por ju nuk shikoni e nuk degjoni, se doni te mbuloni m… me sh…. Megjithate, cfaredo qe te beni e te thoni ju “bisht qeni” keni per te ngelur. Kjo eshte historia juaj. Sa per partizanet e komandantet e tyre ata jane nderuar e do te nderohen perjete nga i gjithe populli.

    Reply to this comment
  6. luftetari June 24, 00:43

    z. Xhevdet, nuk ma merrte mendja se komenti me niskname luftetari te dogendisi aq keq.
    Une e kisha me bashkepunetoret e okupatorit, dhe jo me mallakastriotet. Jam vete mallakastriot dhe i kam luftuar keta birbo. Kurse ti ke filluar te kujdesesh per qetesine e tyre. Turp per ty dhe turp per gazeten Dita, qe me kete interviste ka shkelur mbi dinjitetin e partizaneve trima.
    Bene mire mallakastriotet qe te hoqen nga kryetar shoqate.

    Reply to this comment
  7. Mehmet Shehu Burr shteti October 12, 15:37

    Ik or kriminel. Ju erdhi goja juve mor llumi i rraces njerzore? Partizanet luftonin juve hanit pula dhe i godisnit mbrapa krahve. Une kam histori familjare qe keni ardhur sa e sa her te vrisni por keni perfunduar per lesh 3 her. Ju kemi pritur si Shqiptar te bashkuar per liri per te ngren e per te pir e per te luftuar bashk. Hengret e pit dhe sa dolet qelluat per te vrar femij e te tjere qe ishin ne banes pastaj iket me bisht nder shale! O funderrine!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*