TEC-i i Vlorës, ta grabisësh edhe në koma!

DITA – Investigim October 23, 2015 00:17

TEC-i i Vlorës, ta grabisësh edhe në koma!

TEC Vlora është një investim i shtetit shqiptar që nisi si shpresë e shtuar për sigurimin e energjisë elektrike në vend, u shoqërua me protesta të banorëve dhe shoqatave mjedisore për dëmet e thuhej se do të shkaktonte në mjedis (bashkë me Petroliferën) dhe tani po vazhdon si një muze energjetik, që nëse vijon edhe për disa kohë në “ngrirje konservuese”, mund të shndërrohet në fosil.

E gjitha kjo, pas një peripecie të madhe që u kurorëzua me 110 mln euro investim dhe as tre vjet punë.

Aktualisht jemi në një fazë të ndërmjetme shumë delikate; për TEC-in po harxhohen ende para, si për mirëmbajtjen ashtu dhe për pagimin e kësteve të marra hua, por qershia mbi tortë është se kompani italiane që nuk mundi ta dorëzojë ndërtimin e përfunduar për shkak të një defekti të rëndë, tenton ende të marrë para nga shteti shqiptar.

Për ta nisur nga e para, le të flasim për defektin: impianti i sistemit të ftohjes, me tuba të shtrirë deri në 1500 metra në det, duhej të merrte ujë për të ftohur turbinën. Por ky impiant është i prishur sepse dalja ishte vendosur shumë pranë sipërfaqes së ujit dhe ka marrë ajër, duke sjellë probleme zinxhir.

Objekti nuk është marrë në dorëzim dhe KESH i është drejtuar rrugës ligjore për ta detyruar kompaninë kontraktore, me vendim gjykate, që të kthehet e të marrë përsipër detyrimet. Vetë KESH po shikon mundësinë e vënies në punë të këtij impianti.

Duke shfrytëzuar fondet e tërhequra nga certifikata e garancisë dhe në bashkëpunim me bankat dhe institucionet financiare që kanë dhënë fonde për ta ndërtuar, KESH ka ndërmarrë hapat e parë: Së pari, rekrutimi i një firme të specializuar për punimet në det, e cila duhet të vijë e të bëjë një audit funksional e të demonstrojë pse impianti i ftohjes është defektoz dhe në varësi të arsyes dhe shkaqeve, të përcaktojë projektin e riparimit ose një zgjidhje tjetër teknikisht të mundshme.

Nuk dihet në ç’fazë është kjo pjesë e zhvillimeve.

Por ajo që dihet është se Maire Tecnimonti, shoqëria kontraktore e ndërtimit të TEC Vlorë, ende synon të vjelë nga dështimi i saj.

tec-vlore

TEC Vlore

Me financimin nga Banka Botërore në shumën 110 mln euro, Maire Tecnimonti firmosi kontratën e ndërtimit, prokurimit dhe inxhinerimit në vitin 2007, dhe është përmbushur në vitin 2009.

Impianti ka funksionuar vetëm për 3 vjet (28 Tetor 2011) me prodhimet bruto vjetore si më poshtë:

-Prodhimi bruto në vitin 2009 1,136,920 kWh

-Prodhimi bruto në vitin 2010 28,749,480 kWh

-Prodhimi bruto në vitin 2011 59,611,140 kWh

Difekti i rëndë ndodhi më 7 Janar 2012, në tubacionin e sjelljes së ujit ftohës të detit. Krejt impianti që prej asaj kohe ndodhet në gjendje konservimi afatgjatë. Kjo gjendje konservimi shoqërohet me kosto të rënda të mirëmbajtjes, si edhe me pagesën e 62 punonjësve; ndërkohë që qeveria shqiptare vazhdon shlyerjen e kësteve dhe interesave të kredisë së Bankës Botërore. Sa për ilustrim, vetëm rroga mujore e një eksperti gjerman, inxhinier për mirëmbajtjen, shkon diku tek 40 mijë eurot.

Ndërsa në organin ndërkombëtar të arbitrazhit të përcaktuar në kontratë, vijon gjyqi mes Maire Tecnomonti s.p.a. dhe KESH, qeveria shqiptare dhe KESH sh.a. kanë rinisur përpjekjet për riaktivizimin e impiantit.

Kjo është në fakt zgjedhje e detyruar, pasi falimenti dhe degradimi i tij do të regjistroheshin si dështimi më i madh ekonomik dhe ekologjik në historinë e industrisë shqiptare. Për këtë arsye janë alokuar fonde dhe janë çelur procedura prokurimi konsulence, si për riparimin e dëmit si edhe për trajnimin e personelit.

Por edhe italianët e Maire Tecnimonti s.p.a. vazhdojnë përpjekjet për të përfituar akoma nga fondet e qeverisë shqiptare.

Në kujtesën e tyre është i freskët kujtimi i qindra milionë eurove të arkëtuara për ndërtimin e një impianti që nuk funksionon. Ata janë të bindur që në Shqipëri mund t’i marrësh paratë pa bërë punë apo duke prishur punë. Në vazhdim mund t’i mbash ato, siç ka ndodhur gjithmonë, nëpërmjet një vendimi arbitrazhi ndërkombëtar.

Maire Tecnimonti s.p.a. nuk mundet megjithatë të ofertojë direkt me emrin e vet për shkak të konfliktit gjyqësor në proces.

Ajo ka ofertuar në procedurën “Mbikëqyrje, asistencë dhe trajnimi i personelit të O&M të Termocentralit Vlorë sh.a.” nëpërmjet specialistëve të vet, kamufluar me emrin e një sh.p.k.-je, shoqëri shqiptare. Megjithëse oferta e saj është renditur në vendin e fundit, me çmimin më të lartë, përpjekjet e italianëve nuk ndalen.

Ata kanë paraqitur ankesë ndaj TEC Vlorë, duke i kërkuar të skualifikojë shoqërinë gjermane të renditur para tyre, në mënyrë që të shpallen vetë fitues dhe të lidhin kontratën.

Pasi ka marrë nga Autoriteti kontraktor TEC Vlore sh.a., refuzimin e ankesës së tyre italianët e kanë ankimuar këtë vendim refuzimi në Komisionin e Prokurimit Publik. KPP është organi më i lartë vendimmarrës për ankesat ndaj vendimeve të Autoriteteve Kontraktore publike, si i tillë vendimet e tij mund të rrëzohen vetëm nga Gjykata.

Jemi pra në kushtet kur nëpunës të zakonshëm të një organi quasi-gjyqësor, të njohur po aq sa organet gjyqësore për akte korruptive, të vendosin për një aferë prej 500.000 Eurosh. Ka shumë gjasa që Tecnimonti i kamufluar, megjithëse i humbur në garë, të fitojë kontratën nga KPP. Ka shumë gjasa që TEC Vlorë të kthehet në skrap, me kontributin e arbitrazhit vendas, pa arritur as të konvertohet në përdorimin e gazit me ndihmën e projektit TAP.

protestat

Protesta nga shoqata ambientaliste perpara hyrjes se TEC-it

DITA – Investigim October 23, 2015 00:17
Komento

4 Komente

  1. asi October 23, 14:39

    nuk na the gje,nuk sqarove asgje.Kush mban pergjegjesi.Ju thoni se shteti po paguan borxhin.Pse,per faj te kujt.Pse nuk paguan fajtori.Sa kushton kilovati.A ka emra,shkaktare te gjendjes.Nuk eshte logjike te difektohet e te mos regullohet impianti.Bota ka impiante berthamore dhe nuk kane problem ftohjen.Pse nuk thoni se Sala ka marre ndonje kompani geshtenjash per te bere Tec.Dita nga ju presim me shume.

    Reply to this comment
  2. METEH October 23, 15:06

    Ha Muço-pi Muço nga parat e popullit te varfer.Te gjitha keto te ndodhura ne kohen e merhumit Sali.Ky eshte nje sabotim i qellimt,pasi Vlonjatet e kane kundershtuar ate per ndotje mjedisi.Ksaj qeverie i kane ngel shume DOBIÇA ne dere,pra edhe ky…!

    Reply to this comment
  3. Besim October 24, 12:54

    Ashtu e nisi qe ne embrion ky TEC. Une do t’i shtoja shkrimit edhe nje fakt tjeter. Kur eshte projektuar vepra nuk e di se nga kush, diten e pare te fillimit te punimeve, u”konstatua “se sheshi i nddrtimit te tij ishte mbivendosur mbi objektet e ndertuara dhe ne funksionim te A.R.M.O ende e pa privatizuar dhe krejt te ruajtura dhe me funksionim Teknologjik aktiv.Ate dite krejt te”alarmuar ” nga ana e zyrave te ish KESH ne Tirane dhe ARMO po nga Tirana jepet urdher me telefon dep. Teknik te ARMO te shkonte ne vendin e ndrtimit per c’vendosjen e tubacioneve 300 mm dhe gjithe lidhjeve teknologjike kur ishte plotesisht e mundur qe sheshi i nddrtimit te spostohej me ne vreri te ketyre objekteve vetem 50 m pa demtuar asgje. Me urgjence erdhi ekipi projektues i Albpetrolit i cili beri topografine e gjurmes se shtrirjes se dy tubacioneve nga rreth 800 m qe tashme duhej te devijoheshin dhe ri ndertoheshin me lekun e shqiptareve qe po vijojme e do te vazhdojme te paguajne per pa aftesine e ish”drejtueseve”te ARMO dhe KESH Kostua e devijimit i kushtoi shtetit Shqiptar plot 350 000 euro sipas llogaritjeve te nje preventivi paraprak fakt i nuk do shume mend se ka shkuar shume me teper shto ketu edhe gjithe materialin tubo,saraqineska ekzistuese qe nuk dihet ku perfunduan tek Kuruni apo u rishiten. .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*