EKSKLUZIVE – Rrëfimi i Vito Kapos

August 24, 2016 00:16

EKSKLUZIVE – Rrëfimi i Vito Kapos

Nga Arkiva

Nga Xhevdet Shehu

Këto ditë u takova, piva një kafe dhe bisedova me Vito Kapon. Ishte një takim i rastësishëm që u mundësua pas një telefonate të papritur nga miku im i vjetër, Naim Saraçi, një nga truprojat e burrit të saj Hysni Kapo, i cili vazhdon të jetë një nga miqtë më besnikë të familjes Kapo.

Vito Kapo jeton në një shtëpi modeste, në katin e parë të një ndërtese që dikur ka qenë institut studimesh, diku pra 21 Dhjetorit. Gjithsesi nga një vështrim i shpejtë që i hodha asaj shtëpie, të krijohej menjëherë ndryshimi i madh që ka pësuar nga jetesa e dikurshme në Bllok, në këtë hapësirë të ngushtë banimi ku jeton tani. Në atë që mund të quhet dhoma e pritjes, vihet re menjëherë shija e hollë për të qenë gjithçka në vendin e vet. Në atë dhomë Vito Kapo mban në një faqe muri një portret të madh të Hysni Kapos, të pikturuar me ngjyra vaji. Në faqen tjetër të murit mban një fotografi gjithashtu të madhe të fshatit Tërbaç, vendlindjes së Hysniut. Në një ndarje tjetër është biblioteka. Ndërsa disa shkallë të brendshme të çojnë në katin e dytë, ku banon djali i Vitos, Besniku.1

Pavarësisht modestisë, gjithsesi, kjo shtëpi duket më e përshtatshme dhe më e qetë se ajo e Nexhmije Hoxhës në ish-pularinë e Laprakës, të cilën unë e kam vizituar disa muaj më parë.

Mësoj se takimet me miqtë i bën zakonisht aty pranë shtëpisë, në një kafene të qetë. Vitoja, pasi vishet me kujdes, deri te kafeneja ecën ngadalë dhe e mbështetur në një bastun. Nuk pranon ta mbajnë për krahu. Ecën ngadalë dhe me kujdes, por ecën vetë. Madje, sikurse na tregoi edhe vetë, herë-herë shkon edhe bën pazar në një dyqan aty pranë, pasi rruga është e qetë dhe nuk ka qarkullim makinash…

Nga distanca e më shumë se 25 viteve nga përmbysja e regjimit komunist, e tërhequr tërësisht nga jeta publike edhe për shkak të moshës, (pas disa javësh, ekzaktësisht më 9 nëntor, ajo mbush 94 vjeç) emri i Vito Kapos është mbështjellë me mister dhe shpesh edhe me spekulime sa herë janë përmendur apo komentuar ngjarje të rëndësishme të atij regjimi, por sidomos me ato që lidhen me vdekjen e Hysni Kapos. Ka dhënë tek-tuk ndonjë intervistë, por prania e saj në jetën publike ka qenë mjaft e rrallë. Ky fakt e bën edhe më interesant bisedën me të. Për më tepër që është mjaft e kthjellët dhe nuk deformon faktet dhe emrat. Sidomos me ngjarjet që kanë të bëjnë me vdekjen e Hysni Kapos në vjeshtën e vitit 1979 ajo është tejet e ndjeshme dhe pavarësisht se kundërshton dëshmitë e botuara nëpër gazeta, përsëri ngre pikëpyetje të tjera… Dhe kjo ndjeshmëri e saj është e natyrshme.

Për vendlindjen e Hysniut ka një dobësi të veçantë. Dhe tregon këtë fakt:

Para disa ditësh në Tërbaç u bë një festë që organizohet çdo vit. Takohen brezat e tërbaçiotëve. Më ftuan edhe mua, por unë nuk shkova dot për shkak të moshës. Po ja më kanë ardhur tërbaçiotët këtu si përfaqësues të bashkëfshatarëve të Hysniut… Më nderojnë herë-pas here këta me vizitat që më bëjnë dhe unë çmallem, pasi kujtojmë Hysniun, Tërbaçin e ngjarje që i kemi jetuar së bashku.

Në tavolinë me ne atë ditë erdhën e u ulën Isuf Xhaka e Hysni Berda, miq të afërt të familjes Kapo, të cilët i shprehën Vitos të falat e tërbaçiotëve dhe emocionet e takimit të sivjetëm.

Ajo ka një kujtesë të jashtëzakonshme dhe kujton detaje të një jete të gjatë dhe aktive që ka bërë gjatë regjimit komunist. Pas Nexhmije Hoxhës, (si dhe pas vdekjes në burg të Fiqrete Shehut) ajo është gruaja e dytë e rëndësishme e atij regjimi, ndaj dhe biseda me të është interesante në disa aspekte, si një dëshmitare dhe protagoniste e shumë zhvillimeve të një periudhë 45-vjeçare që tashmë është fiksuar si diktatura e proletariatit. Mbi të gjitha ajo ishte një grua e zonja për atë kohë dhe ka mbajtur poste të rëndësishme në parti dhe në qeveri. Dinte të vishej bukur dhe të impononte respekt me një sjellje njerëzore. Edhe tani në moshë të thyer, tek ajo spikat shija e hollë në veshje, në sjellje dhe në komunikimin e ngrohtë.

Por biseda me të është me interes se ajo ka qenë një nga gratë më të shquara dhe me përgjegjësi të kohës që ka spikatur për aftësitë e saj.

“Unë kam qenë anëtare e Komitetit Qendror, kryetare e grave dhe ministre për meritat e aftësitë e mija dhe jo si gruaja e Hysni Kapos. Hysniu kishte meritat e tij, por edhe unë kisha të mijat”, thotë pa modesti të shtirë Vito Kapo.

2016-08-23 21.39.22

Vito Kapo gjatë bisedës me gazetarin Xhevdet Shehu

Gjatë bisedës ajo më thotë se i pëlqen korrektesa, sidomos nga gazetarët. Mërzitem shumë kur m’i shtrembërojnë fjalët apo kur spekulojnë me fjalët e mia. Prandaj dhe thuajse i kam ndërprerë marrëdhëniet me shtypin. Gazeta ‘DITA’ më pëlqen për guximin dhe kulturën e të shkruarit, për debatet që hap dhe qëndrimin që mban ndaj çështjeve me rëndësi madhore. Ja, ky debati për luftën që kini hapur këtë muajin e fundit është shumë i mirë. Por edhe për tema të tjera ju debatoni me kulturë,shprehet Vito Kapo.

***

Biseda me Vito Kapon filloi paksa ndryshe nga bisedat e zakonshme me si je, si mbahesh, etj.; përgjigja e të cilave dihet ose merret me mend menjëherë. E pyeta:

Ju rridhni nga një familje e pasur zagorite dhe ka shumë arsye që pas përmbysjes së regjimit komunist t’ju thërrasin zonjë. Si ndiheni kur ju drejtohen kështu?

– Në fakt nuk kemi qenë ndonjë familje shumë e pasur. Kemi qenë familje e mesme. Por, prapë, kur më thonë “zonjë” nuk ndihem mirë. Se si më duket kjo fjala zonjë. E huaj dhe e papërshtatshme për mua. Më pëlqen më shumë kur më drejtohen “shoqe”. Unë dhe brezi im i luftëtarëve antifashistë kemi qenë idealistë dhe luftuam jo për zotërinjtë, po për të varfrit, – u përgjigj ajo.

Pas kësaj hyrjeje të pazakontë dhe jashtë klisheve të rëndomta, Vito Kapo fillon e zhytet në kujtimet e kohës së luftës, se si u përfshi në valët e luftës antifashiste që në fillimet e saj, bashkë me Nexhmije Hoxhën dhe shumë të rinj e të reja që ajo i përmend me lehtësi. Përmend Qemal Stafën, Misto Mamen e heronj të tjerë. Por edhe dy vëllezërit e saj Alqi dhe Pirro Kondin…

Duket e habitshme, thotë ajo, por unë, Alqi dhe Pirroja u bashkuam me lëvizjen antifashiste dhe dolëm partizanë thuajse në të njëjtën kohë, pa komunikuar me njëri-tjetrin. Unë në Gjirokastër, Alqi në Berat e Pirroja në Tiranë.  

Mandej ajo tregon për demonstratën e parë antifashiste të 28 nëntorit 1941 të udhëhequr nga Enver Hoxha, ku ka marrë pjesë bashkë me Nexhmije Hoxhën, flet për aksione konkrete në Tiranë e Gjirokastër, për sakrificat e panumërta, për organizimet e para partizane dhe ngritjen e celulave të Partisë Komuniste. Doemos flet më gjatë për Hysni Kapon, një nga figurat më të rëndësishme të Luftës Antifashiste dhe një nga udhëheqësit më të rëndësishëm të Shqipërisë së pas luftës, me të cilën ajo lidhi jetën dhe nuk u nda asnjë ditë prej tij deri sa ai vdiq në shtator të vitit 1979. Flet me një adhurim të veçantë për Hysniun, duke çmuar pjekurinë, maturinë dhe trimërinë e tij për të përballuar sfidat e kohës deri në fundin e jetës.

***

Kur i them se ajo e pranoi dekoratën “Medalja e Mirënjohjes” që i dhanë dy vite më parë si pjesëmarrëse në luftën antifashiste, një dekoratë që u kontestua nga opozita, sidomos nga Partia Demokratike dhe pati një jehonë të gjerë mediatike, Vito Kapo përgjigjet se e ka pranuar me kënaqësi atë dekoratë se e meritonte. Madje thekson se në radhë të parë me atë medalje duheshin dekoruar Enver Hoxha dhe Nexhmije Hoxha.

E kam thënë kur më dekoruan, e kam thënë vazhdimisht dhe do ta them sa të kem jetën. Ato dekorata ne i kemi merituar dhe i meritojmë se kemi bërë një luftë heroike. Ne çliruam vendin nga pushtuesit nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Këtë nuk mund të na e mohojë askush. Enver Hoxha ishte në krye të luftës, udhëhoqi Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Si Enver Hoxha dhe Nexhmija Hoxha luftuan kundër pushtuesve. E përsëris: Qeveria të gjejë kurajon të dekorojë Enverin dhe Nexhmije Hoxhën, të cilët janë figura qendrore të luftës. Të dekorohen me ceremoni dhe jo në fshehtësi! Akuza e ditëve të sotme janë politike, thotë Vito Kapo.

Pikërisht këtu hapet biseda rreth polemikës që po vazhdon prej rreth një muaji në gazetën ‘DITA’ për Luftën Antifashiste dhe argumentet që janë hedhur pro dhe kundër asaj lufte. Vito Kapo është krejtësisht e qartë dhe e prerë në këtë pikë, e padashje bëhet pjesë e këtij debati, duke kundërshtuar Andrea Stefanin.

– Këtu është bërë një luftë heroike dhe këtë luftë e bëmë ne, bij e bija të këtij populli. Ishim 70 mijë partizanë. Nga ne ranë 28 mijë dëshmorë. Nuk bëri luftë Balli, nuk zbrazi asnjë pushkë kundër okupatorit, por bashkëpunoi me të. Kjo është e vërtetë. Prandaj nuk mund të hiqet kurrën e kurrës vija e barazimit midis luftës sonë dhe Ballit Kombëtar. Ne kemi luftuar e derdhur gjak për këtë vend, kurse Balli luftoi kundër nesh duke bashkëpunuar me okupatorin. Nga ana tjetër, është tërësisht i gabuar barazimi që i bëhet Enverit me Hitlerin. Jooo! Nuk e pranon kush këtë. Kjo është e patolerueshme. Enver Hoxha ka qenë komandant i përgjithshëm i një lufte çlirimtare dhe ka merita të jashtëzakonshme për ndërtimin e Shqipërisë… Janë bërë gabime? Po, dhe ne vetë i kemi pranuar. Në luftë bëhen edhe gabime. Por jo të barazosh Enverin me Hitlerin. E ka gabim Stefani këtë. Ju bëni mirë që i trajtoni këto tema sepse të rinjtë kanë nevojë të dinë të vërtetën, po kurrsesi nuk duhet lejuar të hidhet baltë mbi luftën tonë antifashiste nacionalçlirimtare dhe mbi gjakun e dëshmorëve.

***

Doemos që biseda me Vito Kapon do të dilte te vdekja e Hysni Kapos. Për Hysniun ajo mund të flasë pambarimisht, pasi e ka pasur jo vetëm një bashkëshort të shkëlqyer që e ka adhuruar dhe vazhdon ta adhurojë edhe pas afro dyzet vjetësh pasi ai është ndarë nga jeta, por e ka pasur edhe shok e bashkëluftëtar të respektuar.

Nuk jam përzier asnjëherë në punët e Hysniut, thotë ajo. Dhe ai nuk më ka treguar e nuk më fliste kurrë për mbledhjet e Byrosë, apo për çështje të rëndësishme që diskutoheshin e mirreshin vendime atje. Punonte shumë dhe nuk ankohej asnjëherë. E kisha model të jetës sime…

Hysni Kapo deri në vitin 1979 bënte pjesë në treshen më të shquar të kupolës komuniste, bashkë me Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun. E pyes zonjën Kapo për dyshimet që janë hedhur mbi vdekjen e Hysniut dhe ajo me qetësi më përgjigjet se dyshimet ekzistojnë dhe janë të justifikuara, pra e kanë një bazë.

Vijon nesër

Nesër do të lexoni:

– Çfarë i tha Enver Hoxha pas vdekjes së të shoqit

-Dyshimet për vdekjen e parakohshme të Hysniut dhe një bisedë me Petrit Gaçen.

-Marrëdhëniet e Hysni Kapos me Sali Berishën dhe konsiderata e Vitos

-Si ishin marrëdhëniet e Hysniut me kryeministrin Mehmet Shehu…

 

August 24, 2016 00:16
Komento

2 Komente

  1. A.GRAMSH August 24, 12:52

    KRIMI I RRUGES,,SHQIPETARET 25 VJET NE ‘RRUGE KRYQ’,RRUGAÇERI POLITIKE PROVINCIALESH QE HEDHIN PARATE RRUGEVE!
    —————
    Ne vend te hyrjes:
    Ish shteti shqipetar do ‘rilinde’ po qe se do rilinde informacioni e pushteti gjyqesor kur proçesi i pare PENAL do jete ai ndaj KRIMIT EKONOMIK dhe proçesi i pare i KRIMIT EKONOMIK do jete ai i ‘Rruges se Kombit’ kthyer ne ‘Rrugen e Krimit’!
    Te pandehurit ish kryeministra e ministra kujslinge idjote e antishqipetare do jene fondamentalistet islamiket Basha e socialSSalistet apo te ‘krishteret’ Pandelinj qe pasi te ‘DEKOROHEN’ per patriotizem te denohen me BURGIM TE PERJETSHEM me motivacionin si krriminele ne shperdorimin e vjedhjen e pasurise se femijeve shqipetare me pasoja vdekshmerine masive te femijeve shqipetare qe 25 vjet perjetojne mjerimin perdhunimin,lypesine,ngujimin e trafikimin per organe!

    Qe shqipetaret qe akoma nuk u eshte bere truri ‘asfalt’ ta marin vesh se ku kemi shkuar keto 25 vjet ne drejtimin e duhur por me ‘sens te kundert’ mjafton te permendim nje thenje te nje ish personaliteti e presidenti me jete gjate i BB -Bankes BoteroreEugene Black president nga 1949 deri 1963 i cili thosh:
    ‘Pidershipi i vendeve te ‘Botes se trete’ qe perjetojne mjerimin ka fiksime(kupto psiqike) qe parate e popullit qe perjeton mjeriminti beje ‘rrush e kumbulla’ per RRUGE E AUTOSTRADA bosh e nuk te shpien gjekundi,per UZINA ÇELIKU ku jane me humbje si te parat e suvencionohen nga parate e popullit dhe BUSTE KRYETARE SHTETESH’!?Ne kete periudhe lindi edhe shprehja:’Te ndertosh KESHTJELLA NE RERE’!

    P.S pa i bere koment ketij personaliteti te mendimit ekonomik pyetja qe duhet ti bejne vehtes çdo shqipetar pas 25 vjetesh eshte :Ky vend e ky popull ne duar te kujt eshte 25 vjet qe shkaterroi tere sistemin MILIARDA hekurudhor me tere VEPRAT E ARTIT e MILIARDAT ne te ashtuquajturen KORIDORI I TETE e vazhdon te shkele me kembe mbi gjakun e femijeve shqipetare kthyer ne ASFALT e ÇIMENTO me te vetemin qellim HAJDUTERINE!
    A mund ti shpetoje burgimit te perjetshem ndonje kryeminister apo minister financash apo governator banke per kete KRIM MASIV ndaj popullit te pa ngrene shqipetar!?Kur do shlyhen e kush do ti shlyeje keto INVESTIME KRRIMINALE brezat e ardhshem!?

    Reply to this comment
  2. Ish punonjese. August 24, 18:37

    Vito Kapo ministrja me e dobet qe ka drejtuar ndonjehere Ministrine e Industrise se Lehte. Merrej me thashetheme dhe i vleresonte punonjesit e saj ne baze te tyre. Nderkaq ishte shpirtrkeqe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*