24 kulla vrojtimi në Durrës, por fataliteti në det nuk ndalet, 4 pushues të mbytur në pak ditë

July 13, 2020 19:03

24 kulla vrojtimi në Durrës, por fataliteti në det nuk ndalet, 4 pushues të mbytur në pak ditë

Rojet bregdetare në plazhin e madh të Durrësit, janë vendosur ndryshe nga zonat e tjera ku mungon prania e tyre.

Nga vëzhgimi Report Tv rezulton se janë 24 kulla vrojtimi nga Currilat deri tek Shkëmbi i Kavajës. Përgjatë këtij plazhi shumica e rojeve qëndrojnë në gatishmëri, por në disa raste kullat janë bosh.

“Përderisa plazhi është kaq i madh duhet që çdo hotel të ketë kullë vrojtimi”, tha një pushues. Ndërsa një tjetër thotë se “rojet duhet të ndihmojnë pushuesit, sidomos të moshuarit”.

Mbetet për tu parë vigjilenca e këtyre vrojtuesve, pasi që në nisje të sezonit 4 pushues kanë humbur jetën në Durrës. Sipas të dhënave nga policia, 3 prej tyre kanë pësuar infarkt në det, ndërsa një tjetër pushues u mbyt nga dallgët në plazhin e Qerretit.

l.h/ dita

July 13, 2020 19:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim