24 vjetori i PS-së dhe frika që ka Moikom Zeqo për 21 qershorin (INTERVISTA)

June 12, 2015 13:59

24 vjetori i PS-së dhe frika që ka Moikom Zeqo për 21 qershorin (INTERVISTA)

Plot 24 vite më parë në Pallatin e Kongreseve u mbajt Kongresi i 10-të i Partisë së Punës, i cili u konsiderua Kongresi Themelues i Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Pikërisht atëherë, në ditët e para dhe të nxehta të qershorit 1991 u hodh një hap i rëndësishëm, por jo përfundimtar, për t’u shkëputur nga trashëgimia e së kaluarës komuniste.

Shkrimtari Dritëro Agolli, bëri të pabërën deri atëherë brenda asaj partie: Ai kritikoi Enver Hoxhën! Dhe kjo ishte një blasfemi e vërtetë. Shkrimtari vuri gishtin në plagë dhe salla u hodh përpjetë nga dhimbja, e tronditur tej mase.

Në sallë ishte Nexhmije Hoxha, ishte Ramiz Alia dhe gjithë Byroja e vjetër Politike. Ata s’i mbante vendi, por ishin krejt të pafuqishëm për të frenuar rrokullisjen që kishin marrë. Diskutimi i Dritëro Agollit ra si bombë.

Në krah të tij doli edhe poeti e intelektuali Moikom Zeqo. Por, pas disa hezitimesh dhe diskutimesh të gjata, të gjithë u bashkuan me Dritëroin dhe Moikomin.

Sot, 24 vjet më pas, Moikomi tregon dhe analizon zhvillimet që kanë ndodhur. Përse e kritikon dhe përse vazhdon ta mbështesë PS-në. Një portretizim për Fatos Nanon, dhe një vlerësim për lidershipin e ri socialist. Parashikimi i Moikom Zeqos për zgjedhjet e 21 qershorit dhe çfarë pritet të ndodhë pas tyre…

 

– Moikom, sot mbushen 24 vjet nga dita kur u themelua PS-ja. Unë kam qenë bashkë me ju në atë sallë kur ndodhi kjo. Ju keni qenë ndër themeluesit kryesorë të saj. Si e shihni rrugëtimin e kësaj partie gjatë këtyre viteve?

– 24 vjet? Si vallë ikën vitet kaq shpejt? Themelimi i PS-së është një ngjarje substanciale e pluralizmit politik. Në skenë kishte dalë PD. Pa krijimin e PS-së nuk do të kishim dy pole kryesore të politikës, të majtë dhe të djathtë. Nuk do të kishim as pluralizmin, as si ide as si dukuri. Natyrisht bëhej fjalë për një të djathtë dhe një të majtë shqiptare. Historia e themelimit të PS-së është e shkruar në dokumente. Ajo është shumë më përpara datës 12 qershor 1991. Ata që nuk e dinë këtë gjë, duhet ta mësojnë. Nuk qe thjesht një formalizim i një partie të re që del nga një parti e vjetër. Kjo akuzë është formale, por jo konceptuale. Pa themelimin e PS-së nuk do të kishim një ekuilibër historik. Ose do të kishim vetëm një mono-partitizëm të djathtë. Prandaj themelimi i PS-së qe një ngjarje e jashtëzakonshme. Meqenëse kanë kaluar 24 vjet, do të doja të përqendrohesha seriozisht në rrugëtimin historik të PS-së. 24 vjet më parë kemi qenë të rinj. 24 vjet më parë ishim idealistë dhe nuk iu shmangëm përgjegjësisë. 24 vjet më parë ishim në opozitë. Trysnia politike e Sali Berishës ka qenë e frikshme. Ata që e mbajtën gjallë PS-në qenë një grup deputetësh të saj në vitet 1992-1996. Por ky qe një grup personalitetesh të vërtetë. Ata qenë qëndrestarë dhe të pafrikshëm, veti sot që duken të harruara. Por jo të gjithë mund të quhen themelues të PS-së. PS-ja për mendimin tim pati themelues vizionarë dhe të vërtetë që në atë kohë ishin shumë pak. Pjesa tjetër, ata që e aprovuan themelimin e PS-së në njëfarë mënyre ishin themeluesit virtualë, por të vetëmjaftueshëm për kohën. Adam ubi es? – Adam ku ishe ti, thuhet në Bibël. Ata që ishin në vitin 1992 nuk e kishin aq të lehtë të përballeshin dhe të mbijetonin. Ata nuk kishin as interesa pasurie dhe as interesa të pushtetit. Një pjesë e madhe e atyre që ishin në Partinë e Punës u bënë me PD-në apo edhe me partitë e tjera. Ata që qëndruan dhe mbajtën PS-në ishin të një race dhe të një ndershmërie tjetër. Si dëshmitar i kohës mund të them se shumë persona që sot i shoh si deputetë apo në përfaqësime të tjera të larta në pushtet, na shanin dhe na sulmonin gjatë viteve 1992-1996. Njerëzit ndryshojnë. Por kujtesa nuk duhet të ndryshojë. PS duke qenë partia me elektoratin më të madh, vetvetiu ka tërhequr vëmendjen edhe të karrieristëve dhe të arrivistëve. Ata i janë ngjitur PS-së gjatë këtyre 24 viteve dhe shpesh paraqiten më katolikë se Papa, ndonëse kanë kapërcyer nga e djathta në të majtë. Në këtë virtualizëm politik ka dhe shumë alkimi politike. Shumë militantë intelektualë, njerëz seriozë dhe të ndershëm për arsye që janë të pashpjegueshme sot janë ose të papunë ose të harruar. Kjo gjë mua më shqetëson, jo vetëm nga ana njerëzore. Ky është një defekt i madh. Solidariteti midis njerëzve të elektoratit të majtë gjithashtu është diçka e plasaritur dhe jo funksionale. Dukuria e disa përfaqësuesve politikë që ndryshojnë disa parti, që hidhen nga e majta në të djathtë ose nga e djathta në të majtë dhe që promovohen për në poste pushtetare, është gjithashtu diçka e trishtueshme. Faktet kanë treguar që këto lëvizshmëri bizare nuk janë mbushamendëse dhe aq afatgjata. Përzgjedhja e kandidatëve qoftë për deputet qoftë për pushtetin vendor nuk kalojnë midis garimit dhe aprovimit të forumeve të PS-së. Dhe kjo nuk është e drejtë. E vërteta nuk duhet të frikësojë asnjë njeri. As të inatosë asnjeri. Mllefi dhe hakmarrja në politikë duhet të jenë diçka e tejkaluar. Por ja që nuk janë. Nuk vjen e keqja nga kriticizmi i vetëdijshëm. E keqja vjen nga mungesa e kriticizmit të vetëdijshëm. Shpifjet janë tjetër gjë. Unë jam kundër shpifjeve dhe më tmerron kjo klimë shpifjesh që zotëron skenën e politikës shqiptare. Shqipëria duhet të dekriminalizohet urgjentisht. Politika shqiptare duhet të dekriminalizohet. Ekonomia shqiptare duhet të dekriminalizohet. Klientalizmi politik është formë e kriminalizmit politik – duhet të dekriminalizohet. Mosvlerësimi i kulturës në raport me politikën është formë kriminalizimit vendor – duhet të dekriminalizohet. Blerja dhe shitblerja e votave është forma më madhore e kriminalizimit – duhet të dekriminalizohet.

 

– Dukuri këto, që në ato kohë…?

– Koha tregoi se themelimi i PS-së qe një domosdoshmëri e jashtëzakonshme. Në atë kohë në PS nuk kishte vend as arrivizmi, as korrupsioni dhe as përfitimi pasuror, që sot bën kërdinë. Në atë kohë në PS zotëronte vizioni dhe shqetësimi i madh për të ardhmen. Në atë kohë nuk ekzistonin listat e kryetarëve. Një pjesë e njerëzve që erdhën më vonë në PS, në atë kohë refuzonin të vinin në PS. Pse harrohet kjo gjë vallë? Pse duhet të harrohet? Grupi i vogël i deputetëve të PS-së në vitet 1992-1996 arriti fitore të mëdha. Pak muaj pas fitores së PD-së, PS-ja fitoi në mënyrë spektakolare zgjedhjet vendore. Në vitin 1994, PS-ja fitoi mrekullueshëm në referendumin që provokoi Berisha për të ndryshuar Kushtetutën. Qenë fitore të mëdha, sepse qenë fitore konceptuale. Atë që PS-ja e fitoi në 1994-ën, e humbi në vitin 2008 me ndryshimet e turpshme kushtetuese në marrëveshjen e PD dhe PS, marrëveshje e cila përfundoi tek listat e kryetarëve, duke zhdukur konceptin kushtetues të votimit të lirë dhe të zgjedhjes për profilet e kandidatëve për deputetë, duke përfunduar në aksiomën absurde që elektoratet të votojnë mekanikisht listat e kryetarëve të partisë. Ky dhunim i Kushtetutës ndryshoi vetë politikën demokratike në Shqipëri. Të gjitha paradokset e politikës të cilat i vuajmë sot, varen nga dhunimi kushtetues i vitit 2008. Si ka mundësi që sot janë në fuqi akoma shtrembërimet hibride dhe të paperceptueshme të Kushtetutës të vitit 2008? Nuk mund ta kuptoj dot këtë gjë! Deputetët e PS-së u rrahën kafshërisht në sheshin “Skënderbej” në vitin 1996. Po kjo a mund të harrohet? Ja që për mendimin tim është harruar. PS i fitoi zgjedhjet në 1997-ën. Në 1998-ën ndodhi grushti i shtetit i Sali Berishës. Historia që vjen më pas është më e ndryshme. PS-ja u pranua në Internacionalen Socialiste. Akoma në të kishin vlerë valencat dhe figurat e personaliteteve të kulturës. Pastaj gjatë viteve në strukturat përfaqësuese të PS-së u afruan biznesmenë, njerëz të pasur, dhe arrivistë që i kishim kundërshtarë politikë në vitet 1992-1996. Përfaqësimi politik i PS-së ndryshoi në disproporcion me elektoratin e majtë, që dihet që është një

Moikom Zeqo

Moikom Zeqo

elektorat i varfër, por që kishte edhe asetin e intelektualëve më të shquar në rrafsh kombëtar. Kështu nisi dhe intelektualizmi i PS-së. U promovuan figura të reja, që në vitet 1992-1996 kishin aderuar në kampin e djathtë të PD-së. Personalitetet e kulturës, njerëzit me integritet moral e vizionar sot as nuk nderohen dhe as nuk përfillen sepse përfaqësimi politik i PS-së përbëhet nga njerëz të tjerë.

 

– Pse ka ndodhur kjo, Moikom, kur duhej të ndodhte pikërisht e kundërta?

– Unë e kuptoj ndryshimin e kohës. Nuk kanë kaluar më kot 24 vjet. Por nuk mund të shpërbëhet kujtesa. Edhe PS-ja e ka një histori të sajën. Asnjë histori nuk fillon nga pika zero. Pse duhet të fillojë nga pika zero edhe në PS? Sot PS-ja është në pushtet. Ajo ndenji 8 vjet në opozitë mbas vitit 2005. Kjo opozitë qe e kushtueshme dhe unë them që situata qe shpesh paradoksale. Por sot PS është në pushtet. PS nuk është në pushtet as për sindromën e gabuar përtej të majtës dhe të djathtës, as për faktin që ka humbur elektoratin më të madh në Shqipëri, elektoratin e majtë. Sot PS ngjan si një parti me të njëjtin emër, por me njerëz të tjerë. A mund të jetë PS një parti thjesht e një gjenerate tjetër? Jo, një parti është e të gjitha gjeneratave të elektoratit të majtë. Kjo është substanca. Nëse ky konstatim është i gabuar, le të kontestohet. Fitorja e PS-së në 2013-ën neutralizoi pushtetin totalitar të Berishës. Kjo është padyshim historike. PS-ja sot ka përgjegjësinë e pushtetit dhe drejtësinë ose jo për një të ardhme të Shqipërisë. Por jo pa opozitën. Sot PS zotërohet nga njerëz të rinj. Shoh deputetët e PS-së në Parlament. Shumica janë emra të rëndomtë dhe pothuajse nuk flasin fare. Po të bëjmë një krahasim të grupit të deputetëve të PS-së sot me deputetët e viteve 1992-1996, përparësia reflektohet tek personalitetet e vërtetë të viteve 1992-1996. Kjo është e dukshme dhe e vërtetueshme. Sidoqoftë në të gjitha shkrimet dhe librat e mi politikë unë e kam mbrojtur me gjithë shpirt elektoratin e majtë shqiptar. Këtë do të vazhdoj ta bëj. Si njeri i letrave dhe i kulturës kam bindjen e thellë se njerëzit e kulturës nuk mund të anashkalohen. Por cilët njerëz të kulturës sot janë në përfaqësimin politik të PS-së? Nuk e di. Sinqerisht nuk mund të them një gjë përfundimtare. Megjithatë nuk duhet humbur besimi te PS. PS është një institucion publik që ka simbolikën e elektoratit të majtë. Ky elektorat i majtë është sekreti madhor dhe i patjetërsueshëm i fitoreve të saj. PS-ja sot është në pushtet dhe është nismëtare e disa reformave të rëndësishme për të bërë shtet. Ajo ende ka një përkrahje pavarësisht mungesave. Gjëra të përsosura nuk ka. Por gjërat mund të përmirësohen nëse kemi vizionin për ta bërë këtë gjë. Po i them publikisht këto gjëra për një reflektim. Kriticizmi i skajshëm nuk është i dobishëm. Por apologjitë janë akoma më të dëmshme. PS-ja e sotme nuk duhet të harrojë historinë e saj. Një histori e re nuk mund ta zhdukë një histori më të vjetër. Në 24 vjetorin e themelimit të PS-së themeluesit e vërtetë të saj mund të harrohen. Në të vërtetë kinse mund të harrohen. Sepse nuk mund të harrohen. Por gjithashtu nuk mund të harrohen edhe ata që kontribuuan për 24 vjet. Harresa pjell harresën kurse kujtesa pjell kujtesën. Është fat që sot PS-ja është në pushtet. Por akoma më me fat do të jetë që PS-ja të konceptojë më vizionalisht të ardhmen e saj.

 

– Shpesh PS-në e akuzojnë se mbart trashëgiminë e ish-Partisë së Punës. Sa e vërtetë është kjo?

– Akuza se PS-ja mbart trashëgiminë e Partisë së Punës është e karakterit formal. Programi i PS-së është në thelb një program social-demokrat evropian. Këtë s’mund ta mohojë dot askush.

 

– Si do ta përcaktonit rolin e Fatos Nanos, ish-kryetarit të parë të saj?

– Roli i Fatos Nanos si kryetar i parë i PS-së kërkon një studim shkencor më vete. Është e vërtetë që Fatos Nano për 4 vjet qe një i burgosur politik i Berishës. Ai ndikoi në liberalizimin dhe modernizimin e PS-së. Qe kryeministër disa herë dhe promovoi pothuaj të gjitha figurat kryesore politike që janë sot: ai promovoi Ilir Metën dhe Pandeli Majkon, dy ish-kryeministra, promovoi Edi Ramën, sot kryeministër, promovoi një numër të madh deputetësh, ministrash, futi për herë të parë në përfaqësimin politik të PS-së biznesmenët e mëdhenj, shumë kryetarë partish të partive të vogla janë zgjedhur nga ai. Por absolutisht asnjëri prej tyre nuk është më mirënjohës ndaj Fatos Nanos. Pse? Fatos Nano në zgjedhjet e tij ka qenë shumë subjektiv dhe shumë herë i papërgjegjshëm. Në moshën 51 vjeç ai doli në pension politik. Ai nisi një katharsis politik që mund të qe një nismë historike. E la në mes të rrugës. Përgjithësisht Nano i linte gjërat përgjysmë. Ky është një fakt. Është një fakt i pamohueshëm. Sot Nano është inekzistent në politikë. Sepse është rruga që e zgjodhi edhe vetë. Nano i përket historisë së PS-së, por jo aktualitetit. Nuk dua të jem as i skajshëm, as apologjist me të. Vetëm konstatoj. Analizat më të thella le t’i bëjnë të tjerët. Nuk besoj në lavdinë e plotfuqishme të një udhëheqësi të një partie. Demokracia i përcakton kryetarët e partive si mandatorë. Nuk ka kryetarë të përjetshëm. Partia mbetet, kryetarët shkojnë e vijnë. Ky është mendimi im gjakftohtë për këtë dukuri.

 

– PS tashmë ka një lidership thuajse komplet të ri. Sa shpresëdhënës ju duket, Moikom, ky ekip drejtues me në krye Edi Ramën?

– Po, PS-ja sot ka një lidership komplet të ri. Kjo është një e vërtetë e pamohueshme. Ky ekip drejtohet nga Edi Rama. Edhe kjo gjë është e pamohueshme. Edi Rama po bën diçka. Ka një vullnet politik. Por ekipi i tij është larg të qenit ekip personalitetesh. Në këtë pikë Rama duhet të reflektojë. Nëse Rama nuk e kupton kritikën, ose reagon negativisht ndaj saj, kjo është një çështje që nuk varet nga unë. Një parti moderne politike duke kritikuar të tjerët – lufta politike është jashtëzakonisht e ashpër – duhet të gjejë forca dhe vizionarizëm për të kritikuar dhe vetveten. Nëse nuk e bën këtë gjë, kthehet në një nomenklaturë ose në një klub të plogështisë. Elektorati i majtë është tejet inteligjent, vëzhgon dhe reflekton. Kurrë nuk duhet arritur në idenë se populli mund të manipulohet përjetësisht. Potencialet e elektoratit të majtë janë të pafundme. Këto potenciale duhet të jenë substanca përfaqësimi. Këto potenciale nuk varen as nga mosha dhe as nga preferencat vetjake. Këto potenciale varen nga kultura dhe meritat e pakontestueshme.

 

– PS tashmë është në pushtet. Pas rreth një jave mbahen një palë zgjedhje vendore shumë të rëndësishme. Mund të bëni një parashikim për rezultatit, pavarësisht disa sondazheve që janë bërë?

– Mbas një jave Shqipëria më 21 qershor shkon në votimet për zgjedhjet vendore. Këto zgjedhje janë konfirmuese. Këto zgjedhje janë përcaktuese. Këto zgjedhje tregojnë edhe një herë që elektorati i majtë është elektorati më i madh në Shqipëri. Mendoj se PS i fiton zgjedhjet vendore. PS do të jetë partia e parë në këto zgjedhje. Partia e dytë do të jetë LSI. PD dhe koalicioni i djathtë ka gjasa të jetë në vendin e tretë. Pse? Unë kam një respekt dhe nderim të madh për opozitën, kushdo qoftë ajo, e majtë apo e djathtë. PD do të paguajë akoma haraçet e berishizmit, por si opozitë ajo nuk mund të mohohet dhe as të shikohet si një koncept pezhorativ. Politika është diçka e lëvizshme, dinamike. Disfatat dhe fitoret në politikë janë relative dhe shpesh të përkohshme. Mos të harrojmë që edhe pjesëtarët e elektoratit të djathtë janë shqiptarë dhe si shqiptarë duhet të respektohen. Filozofi i madh Karl Poper thotë se koncepti i shumicës dhe koncepti i pakicës në opozitë duhet të jetë diçka komplementare dhe jo antagoniste. Filozofikisht unë i përmbahem kësaj ideje. Shqipëria nuk mund të bëhet vetëm nga një parti, por nga të gjitha partitë, nga të gjitha elektoratet dhe nga të gjithë shqiptarët. Ideja e veçimit dhe segregacionit është absurde. Klasa politike shqiptare duhet të emancipohet.

 

– Ju thoni se PS do të fitojë thellë dhe bindshëm më 21 qershor. Çfarë mendoni se do të përbëjë shqetësim për ju mbas 22 qershorit?

– Koalicioni i majtë fiton bindshëm në 21 qershor dhe kjo është e natyrshme. Natyrisht duhet të bëhen votimet dhe të shihen rezultatet. Por mos të harrojmë që këto janë zgjedhje kushtetutshmërisht administrative dhe jo zgjedhje politike. Politizimi kaq i madh i këtyre zgjedhjeve ka qenë një tepri për mendimin tim, por kjo mesa duket është një “dhunti” ballkanike që kemi ne shqiptarët. Këto zgjedhje përtej fitores së tyre nga ana e së majtës janë një provë supreme për të ardhmen. Por administrimi i kësaj fitoreje kërkon qartësi dhe largimin nga çdo lloj deliri, të cilit i druhem. Deliri në politikë është një shkatërrim. Po krijohet edhe një premisë për të krijuar një rregull dhe një zhvillim të Shqipërisë. Dhe kjo është diçka historike.

 

– Po opozita, praktikisht PD, çfarë duhet të bëjë për ta rimarrë veten?

– Ç’duhet të bëjë opozita për ta rimarrë vetveten? Nuk besoj se opozita meriton keqardhje. Opozita është opozitë dhe sipas Kushtetutës është gjëja e dytë më e rëndësishme në politikë. Sipas Kushtetutës opozita është ricikluese. Sipas Kushtetutës opozita (edhe PS-ja qe në opozitë, mos ta harrojmë këtë gjë) do të jetë një ditë alternuese e pushtetit. Kurrë në jetën time nuk do të kem një qëndrim tërësisht negativisht për opozitën. Gabime politike ka në të gjitha krahët. Elektorati i opozitës që theksova më sipër përbëhet nga shqiptarë. Për mua të gjithë shqiptarët pavarësisht bindjeve politike janë shqiptarët e mi. E ardhmja e klasës politike shqiptare lidhet me një raport të ri konceptual midis pozitës dhe opozitës. Kjo është e paanashkalueshme dot. Dualiteti konfliktual është një primitivizëm. Një marrëdhënie komplementare për të mirën e Shqipërisë e pozitës me opozitën është diçka moderne dhe emancipuese. Prova historike për pozitën është dhe provë historike për opozitën. Se në një farë mënyre është e njëjta histori. Ne nuk mund të dalim jashtë kësaj historie. Edhe të duam virtualisht nuk mund të dalim dot. Zeniti ynë është e ardhmja e kombit shqiptar. Në demokraci kjo e ardhme nuk përbën diçka ndarëse, por në fund të fundit bashkuese. Jam i bindur që opozita shqiptare do të ketë zhvillimet e saj duke hequr dorë dhe u larguar nga recidivët dhe paradokset e dikurshme. Si do të bëhet kjo? Kjo është një çështje e vetë opozitës. E di vetë ajo këtë gjë.

Bisedoi: Xhevdet Shehu

June 12, 2015 13:59
Komento

13 Komente

  1. niazi June 12, 14:16

    Z. Moikom,
    jeni nga intelektualet qe ka kontribuar jashtezakonisht shume per PS ! Deputetet qe jane sot ne parlament do te ishin te lumtur sikur te ishin sa gjysma juaj ! Analize e sakte per partine socialiste dhe te ardhmen e saj . Do te ishte mire qe Rama te mbante afer njerez si ju !

    Reply to this comment
    • aqifi (po i verteti ama) June 12, 16:30

      Respekt per zotin apo shokun Moikom! Sa per Fatos Nanon, mendo cfare bir kurve! Brenda 53 vjeteve provoi edhe burgun, edhe kryeministerllekun, edhe idealistin, edhe hajdutin, dhe doli ne pension si hajdut i lumtur. Ka 13 vjet qe tall trapin me kete popull sa here qe behen zgjedhje per president dhe nuk eshte cudi te behet ne 2017! Vetem Zogu ja kaloi qe u be minister 25 vjec, president 30 dhe mbret 33 dhe doli ne pension 42 vjec…

      Reply to this comment
  2. Baca Sali i pjerdhur nga trute. June 12, 14:21

    Domethene, Saliu edhe ne keto zgjedhje do te jete nje humbes i madh, ne kete bote do t’i laje te gjitha. Do Zoti qe ky kriminel se bashku me familjen dhe banden e tij te dale para drejtesise per te paguar ato cfare kane bere dhe te plasen ne burg, si kriminel, hajdute dhe tradhetare.

    Reply to this comment
  3. Prec Ulaj June 12, 14:29

    Moikom Zeqo, shume objektiv. Me pelqeu komenti per opoziten.
    Eshte puna e tyre.
    Politika dhe Sporti jane njesoj ne aspektin qe te dyja vleresohen nga suksesi. Kryetari Opozites dhe Trajneri vleresohen nga arritjet.
    Trajneri qendron ne krye te ekipit per sa kohe ka suskses.
    Kur fillojne disfatat e njepasnjeshme, iken dhe vjen tjetri.
    Kryetari Opozites eshte ne prese te briskut. Po fitoi sa vota fitoi ne 23 Qershor, nuk eshte aq keq, sepse ka ndaluar tatpjeten.
    Po qe se rezultati eshte me keq, Kryetari do iki sepse nuk qullosi dot gje.

    Reply to this comment
  4. Benca June 12, 15:05

    Mendjendrituri , Moikom ! I sakte , i qarte ,i ftohte…Parlamentarizmi ka nevoje per ty , jo ti per parlamentarizmin .Rama t’i hape syte se ke duhet te kete ne krah . Respekte !

    Reply to this comment
  5. Mark uk June 12, 15:07

    Se pari partis socialiste i uroj 24 vjetorin e ndrrimit te emrit! Eshte hera e dyte qe kjo parti ka ndrruar emrin,po ama gazeten zeri i popullit e ruajti me fanatizem.Se sa eshte e popullit kjo gazet dihet se kemi qe nga viti i larget 1942 qe i ka nxi jeten kti populli bashk me kete parti qe sot eshte ne pushtet .Ashtu sic thonin dikur ne emer te popullit je i arrestuar aq ishte deshir e popullit per ket gazet kryeminelesh.

    Reply to this comment
  6. fshatari. pafshat June 12, 15:55

    A doni me per Belulin dhe shoket e tij qe e shkaterruan kete vend nga themelite, dhe sot kane fytyre te qeshin me buzet e tyre, te perqeshin te shkuaren, dhe te percudnojne te ardhmen.
    Ky, Moikomo dhe Driteroi, te dy keta njerez – te abonuar te Kongreseve te PPSH – nuk e kuptojne se sa qeshrake jane sot kur flasin per kohe te ndryshme, gjera te ndryshme, njerez te ndryshem. Per ndryshimin!
    Jane qesharake pasi nuk kuptojne thelbin e tyre vetiak, i cili, thelbi i tyre qendron pikerishte te koha. Te koha si kategori filozofike, e cila ka vetm nje veti: te shkoje perpara. Koha nuk kthehet mbrapa dhe as qendron ne vend. Pra koha ishte, eshte, do te jete – cdo cast qe ne jetojme e qe ndryshon po ne cast. Cdo cast qe ne jetojme eshte koha, jeta e popullit, e politikes, e shtetit shqiptar. Nocionet: e shkuara, e tashmja e ardhmja jane krijuar nga vete njeriu per te dalluar historine e njerezimit, praktiken e jetes perditeshme, po ato ne realitet nuk ekzistojne, sepse sic e them me lart ekziston vetem Cast pas Casti, i cili ndryshon me te miliontat e sekondes. Eshte i pakapshem. Dhe k`to t` milionat e sekondes kane sjelle begati vetem per Moikomet e Driterote. Pyesni e do te gjeni pasurite e atyre te pamatata, ne plazhet, kodrat e malet e Shqiperise. Atje ku populli germon token me dore per te prodhuar lenden e jetes se tij, atje ku lopa, qengji, pula, kali e gomari kane humbur identitetin e tyre natyror, dhe jane bashkuar e rrojne me njeriun nen nje kulm. Atje ku femijet shkojne ne shkolla per te kaluar kohen. Atje ku semundja me e lehte te rrezikon jeten pasi nuk ka jete sherues. Atje ku nena e lind femijen mes dhimbjeve te varferise e pocaqillekut shoqeror, kuturore, feudal. Atje ku gruaja ka mall te flere me burrin e vet, sepse ai prej muaj eshte ne kurbet, prej vitesh, dhe nga halli nusja i jepet vjerrit, kunatit, hoxhes, jaranit, beut te fshatit te lirise, demokracise, shkerdhaterise – pre e krimit.
    Nuk e ka fajin koncepti: deomokraci. Fajin e ka manipulimi i parimeve te demokracise. Pikerisht nga njerez, sot te lene jashte politikes, dje ne politike e qe hodhen themelet e kesaj baterdie pakufi shqiptare. Kete te keqe Shqiperise as A.Zogu nuk i’a solli. As diktatura e puntoreve e fshtareve te varfer, te cilet dje ministra e deputete ishin, e sot ministra e ofiqare jane. Po si eshte e mundur qe ish i varferi te mos mendoje sot per te varferin sot? Kjo eshte ceshtja se ciles PS duhet ti kishte dhene zgjedhje. Nuk ishte mision i pamundur perderisa Perendimi e arriti pas LDBoterore. Kjo duhej bere edhe ne Shqiperi pas dy Luftarave: monarkise, dhe diktatures se proletariatit. Prandaj jam kritik. Duket ashiqare se ne vendin tone, sado te na pelqeje ai, nuk ka hapsire politike, ekonomike, sociale per te ndare kurora Lavdie – nga njerez te palavdishem – kur eshte fjala, sic po llafosim ketu, per interesin e pergjithshem, shqiptar. Gjithesesi gezuar “harrene” e pakices. Me fund qofte ajo!?.

    Reply to this comment
  7. skifteri June 12, 17:18

    Nderime Z.Moikom ! Mjerisht ju ju kane braktisur,por me mjerisht P.S-ja ka braktisur veten duke harruar intelektualet ,ushtaraket,minatoret dhe shumicen e varfer ,njerzit e thjeshte.! Kur partia demokratike me S.Berishen mblodhi tere rrugaqet ne te gjithe qytetet e shqiprise dhe ju versul shkatrrimit me zelle te madhe tere kombit shqiptar shtetit,ushtrise,policise ,kultures ,industrise,fabrikave,uzinave ,bankave i rrafshoi ato per toke.La shqiptaret pa pune qindra e mijra veta moren rruget e arratise jashte vendit ne kerkim te nje jete me te mire,disa u bene ushqim per peshqit,ju turren me babezi ,minjerave,pyejeve,peshkimit ,lumejve,liqeneve.Diskreminuan deshmoret e lirise qe jane vendosur ne Panteonin e Atdheut simboleve te deshmorve dhe heronjeve ,shkatrroi monumentet dhe ne vende te tyre vendosi tradhtaret me gjakatar te kombit si A.Zogun etj…
    ******Ju thoni se P.Socialiste (ketu perfshi edhe L.S.I-ne) do te fitoje ,vertet une e besoje se vetem per çlirimin e shqiperise rane 28000 deshmore .Deshmoret e atdheut jane ata qe derdhen gjakun dhe gjaku s’behet uje ,jane deshmoret e luftes Antifashiste Nacional- çlirimtare dhe hallka lidhese midise brezave ,vepra dhe gjaku i tyre s’ behet uje. Liria e atdheut eshte gjeja me e shtrenjte per cilindo shqiptar .dhe kjo ju jep fitoren ,kete duhet ta kuptoni .Populli e respekton dhe e çmon P.Socialiste ne raste se dhe ajo do ta respektoje e do ti qendroi besnike idealeve te saje,jo te fshihet si miu para Tradhtarit S.Berisha dhe ndihmsit tije F.Nano ,Ka ardhur koha te jape llogari se kushe e shkatrroi shqiperine ,kushe e varferoi deri sa populli sot mbas 24 vjet demokraci arratiset nga vendi se po vdese per buke po vdese per drejtesi ne dyer te gjykatave sadiste ,po vdese ne bujqesi,po vdese per nje cop plazhe se e kane uzurpuar politikaleshat djathtas dhe majtas ,P.D-ja e S.B .perdhosi lirine e fjales ,lirine e prones ,ky vende u perdhos ,si mune te hiqen emrat e hernjve ,si munde te perdhoset 70vjetori I qlirimit atdheut ? Si munde te poshtrohet figura e Enver Hoxhes !? Ju P.S-ja po mbroni vjedhsit dhe tradhtaret si S.B dhe L.Basha qe e kane kthyer P.D ne parti terroriste vrasese me dinamite e shkatrrime ,dhe ju i mbani pishen ,keni 84 vota ne parlament .Si munde te them se P.S-ja ka rezultate kur per 24 vjet shqiperia eshte vjedhur ,eshte vrare ,eshte shitur,mbi kurrizin e saje jane kryer akte me te shemtuara dramatike te pa para ne histori !!!…,sot populli eshte rraskapitur ,nje puntor merr 100$ ne muaj ,dhe nje deputet merre 15 fishe me shume 1500$ .Te pyes z.Moikom ?: ku eshte morali i P.S-se ketu !…Miqesia dhe besa qe kemi per lideret e rije te P.S na detyron qe te kemi nje gjuhe komunikimi dhe bashkebisedimi te sinqerte edhe ne te ardhmen ,pa doreza midis neshe,marveshje , miqesh,idealesh,me nje deshire per te modernizuar dhe demokratizuar dhe lulzuar shqiperine,po kjo do me kujdese nuk eshte e perjetshme , do vemendje per socialistet,progresistet,ushtaraket ,njerzit e thjeshte te kultures dhe letrave.P.S -ja duhet shkundet nga semundja e pasurise dhe e nepotizmit ,ajo duhet te jete ne krye te popullit per reforma te mdha ne interes popullit jo te gjepit te tyre se e humbe idealin qe pefajqeson .~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~#

    Reply to this comment
  8. METEH June 12, 20:30

    Ju mark uk je nje koqe gomari,pasi jep mendime te shpeshta,por si nje adoleshent.PS,nuk eshte PP,pasi dhe PD nga ajo parti vjen,apo nuk e di qe Saliu ka qene antar i PP?Sa per gazeten zeri popullit,ajo e ka ndryshuar emrin,quhet vetem ZERI,a nuk e degjon ne TV,pasi per te lexuar nuk besoj se lexon ndonje gje,pasi dukesh nga gabimet orthografike qe ben dhe qe DITA ti boton si shkruani JU.Respekte per MOIKOMIN e madh-floriri i PS.

    Reply to this comment
  9. Murlani June 12, 22:52

    Opozita duhet te distancohet nga qeverisjet e modelit Sali -Lul , te ncjerr lidership me te besushem per te rikthyer besimin e njerezve me vizion qe i mbeshtesin .

    Reply to this comment
  10. kris 1 June 13, 00:41

    PS nuk ka qene asnjehere socialiste por nje parti parazitare qe ka pire gjakun e njerezve te ndershem.filloi me hajdutin e vogel Nano dhe po vdes me mashtruesin e madh Rama.Ps gjithmone ka bere aleanca te fshehta me Berishen ne kurriz te vendit dhe popullit.
    Banda e vizatimorit mbeshtetet jo ne elektoratin e majte por ne mjaftistet qe vete nuk i thone kurre mjaft.Pa harruar bythlepiresat e tipit majko e Ruci.
    E majta ka vdekur dhe vrasesi i te majtes ka nje emer :Edvin Rama

    Reply to this comment
  11. Treviso June 13, 07:46

    E pershendes Zotin Majkom dhe jam plotesisht dakort me analizen qe i ben P.S.me rastin e 23 vjetorit te themelimit. Partia Socialiste ka ndryshuar shume

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*