25 deputetët me më shumë të ardhura

October 31, 2017 10:21

25 deputetët me më shumë të ardhura

 

Tom Doshi vijon të jetë deputeti më me më shumë të ardhura edhe për vitin 2016.

Open Data Albania ka renditur deputetët e Kuvendit të shkuar (një pjesë e madhe të e të cilëve janë sërish deputetë) sipas vlerave për të ardhura të deklaruara për vitin 2016.

Në hulumtimin e saj ODA, i cili është bërë mbi bazën e deklarimit të pasurisë nga vet deputetët, ka bërë renditjen dhe kategorizimi sipas burimit të të ardhurave të çdo deputeti, e në fund ka bërë edhe një renditje për totalin e të ardhurave të krijuara në vitin 2016.

Në listën e deputetëve të hulumtuar nga ODA, mungon deputeti Armando Prenga, i cili ka dorëzuar mandatin e deputetit në shkurt 2017 dhe deputeti i ndjerë Gjovalin Kadeli, i cili ka ndërruar jetë.

Renditja është bërë për disa kategori të ardhurash dhe përfitimesh, si: të ardhura nga angazhimi në detyrën e deputetit dhe angazhime të tjera profesionale; të ardhura nga bonuse; pjesëmarrje në borde apo komisione; të ardhura nga interesa bankare depozita, obligacione, bono thesari, tituj financiarë dhe të tjera forma të aktivitetit financiar; të ardhura nga qiradhëniet; të ardhura nga çelje trashëgimie; të ardhura nga biznese dhe sipërmarrje ekonomike; të ardhura të personave të familjes; dhurata apo hyrje financiare për shkak të shlyerjes së detyrimeve kontraktore dhe jo vetëm, nga persona të tretë.

Në përfundim duke përllogaritur të ardhura totale të deklaratës së secilit deputet, ku përfshihen të gjitha kategoritë e sipërshënuara e njëkohësisht të ardhurat e personave të familjes në detyrim për deklarim, rezulton që renditjen e kryeson zoti Tom Doshi pasuar nga Anastas Angjeli dhe Astrit Veliaj.

Doshi ka deklaruar si të ardhura për vitin 2016 149 milionë lekë të rinj, Angjeli 43 milionë lekë të rinj dhe Veliaj 34 milionë.

I katërti në këtë listë renditet Gramoz Ruçi me 22 milionë lekë të ardhura, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha renditet i gjashti me 21 milionë.

Ndërsa Edi Rama është renditur i 14-ti me 13 milionë lekë të ardhura, një vend poshtë Ben Blushit, i cili po ashtu ka deklaruar 13 milionë lekë të rinj.

25 deputetët me të ardhurat më të mëdha për 2016

1- Tom Doshi        148,895,390 lekë

2- Anastas Angjeli    42,709,241

3- Astrit Veliaj       33,801,662

4- Gramoz Ruçi          22,090,511

5- Myqerem Tafaj        21,216,592

6- Sali Berisha        21,203,359

7- Artan Gaçi            19,647,247

8- Florjon Mima         17,073,260

9- Piro Kapurani           15,041,550

10- Vexhi Muçmataj       14,354,099

11- Namik Dokle            14,095,673

12- Eduard Selami          13,481,574

13- Ben Blushi            13,350,688

14- Edi Rama              13,014,998

15- Liljana Elmazi          11,413,224

16- Arben Ristani           11,401,209

17- Dashamir Kamberi        11,337,016

18- Bujar Derveni           10,885,194

19- Bashkim Fino           10,275,488

20- Parid Cara                10,243,865

21- Mimoza Hafizi           9,480,809

22- Aldo Bumçi              9,392,042

23- Majlinda Bregu          9,303,469

24- Namik Kopliku           8,857,915

25- Sadri Abazi              8,813,693

October 31, 2017 10:21
Komento

2 Komente

  1. Dielli mbi Korab October 31, 11:56

    Ne krahasim me rrogen mesatare te shqiptarve dhe te pensioneve ka nji dallim te madh.Politikanet tane po pasurohen gjithnje e me shume.
    Hendeku midis te pasurve dhe te varferve po rritet frikshem.

    Reply to this comment
  2. Bido October 31, 22:52

    Po floriri me Monen ????
    Apo hyjne ne listen e te vobekteve..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*