Lejet, anullimet dhe katastrofat

December 25, 2014 02:02

Lejet, anullimet dhe katastrofat

A kanë qenë lejet kryebashkiake të 1 gushtit 2014 ato që nxitën qeverinë tre javë më vonë të shpallte bllokimin e dhënies së të gjitha lejeve të ndërtimit nga pushtetit vendor, deri në zgjedhjet e reja lokale? Të paktën pika që derdhi gotën, me siguri që kanë qenë. Por nga ana tjetër, tashmë ato leje janë të vlefshme dhe punimet në zonat e rrethuara poshtë digës së liqenit artificial vazhdojnë. Padyshim që lejet në fjalë duhet të kenë brenda edhe miratimin e komitetit të digave, siç përshkruan inxhinier Gazmend Bujari në shkrimin e tij. Pra, këto ndërtime “letrat e kanë të kopsitura”. Atëherë sa vlerë mund të ketë thirrja e shoqërisë civile drejtuar kryeministrit, për t’i bllokuar këto ndërtime? A ka gjë në dorë Rama në këtë pikë?

Nëse aspekti burokratik për shumëkënd mund të jetë i ndërlikuar, historia është e thjeshtë në një aspekt tjetër: Nëse gjithë përvoja ndërkombëtare dhe dispozitat e Komisionit Ndërkombëtar të Digave të Mëdha thonë që poshtë digave nuk ndërtohet; pavarësisht se në 7Shqipëri gjithmonë u gjendkam disa firmosës të gatshëm për gjithçka, atëherë le të imagjinojmë për një çast katastrofën e mundshme të këtyre ndërtesave nën nivelin e ujit. Çfarë do na mbetet të themi atëherë? Që ishte një tragjedi brenda të gjitha rregullave?

Vetëm një version mund ta shmangte këtë frikë. Dhe ky version është akoma më i frikshëm: Që vërtet mund të ketë ndonjë projekt për zhdukjen e liqenit dhe kthimin në një terren ndërtimor. Ka kuptim apo jo: Nuk ka rrugë më të mirë për largimin e rrezikut nga liqeni, sesa “anullimin” e krejt liqenit artificial. Shpresojmë që makabriteti i disa mendjeve që shohin vetëm fitimin, të mos ketë shkuar deri këtu.

***

Pesë 20-katëshat mbi digë

Si u dhanë lejet e ndërtimit në digën e liqenit artificla të Tiranës. Akuzat e socialistëve. Si reagoi bashkia. Vrulli i lejeve të Lulzim Bashës, 40 të tilla për tetë muaj

Nga Elton Koka

Në më pak se 10 muaj nga fundi i mandatit, Lulzim Basha pati marrë një vendim të beftë për të lejuar ndërtimin e 5 kullave me nga 20 kate në zonën e digës të Liqenit Artificial. Bashkia e Tiranës e ka dhënë lejen për këto objekte më 1 gusht, siç tregon edhe tabela e punimeve. Do të jenë 5 struktura banimi dhe shërbime nga 1 deri në 17 kate, dhe 3 kate parkim nëntokë. Demokratët kishin akuzuar pak vite më parë Edi Ramën, atëherë kryetar i Bashkisë së Tiranës, se në këtë zonë kishte planifikuar të ndërtonte pallate 25 katëshe dhe do të përfitonte prej tyre 20 për qind të vlerës. Vetë kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, gjatë fushatës për Tiranën, kishte premtuar se në këtë zonë nuk lejonte ndërtime. Partia Socialiste reagoi duke kërkuar dorëheqjen e Bashës, jo vetëm për këtë rast, por sepse ai nuk po merret me punët e Bashkisë.

8PS kërkoi dorëheqjen e Bashës

Ai që doli për të denoncuar lejet ishte Ervin Bushati, Sekretar për Çështjet Ekonomike në PS, njëkohësisht anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ai i kërkoi kryebashkiakut që të mbajë premtimet e dhëna në fushatë elektorale, se ‘nuk do të merrej me politikë’ dhe se ‘do ishte një kryetar bashkie që do merrej vetëm me problemet e qytetarëve’. Bushati tha se Basha duhet të japë llogari për lejen që ka dhënë në një hapësirë publike, siç është parku i liqenit. Jo vetëm kaq, por Bushati kërkoi që Basha të japë dorëheqjen, pasi “ka ardhur momenti që të largohesh nga Bashkia e Tiranës dhe të vazhdosh të shkatërrosh PD-në, bashkë me plakun e SHQUP-it. Sepse qytetarët e Tiranës nuk janë të interesuar se çfarë politike bënë ti, por se çfarë mund të bësh për qytetin e tyre. Nuk mund të vazhdosh me plakun që e ka në gen gënjeshtrën dhe shpifjen, të flasësh dhe të bësh pis televizionet dhe mediat shqiptare për ngjarjet në Shqipëri. Ka ardhur koha që të mbash ato premtime që ke dhënë në fushatë elektorale, se nuk do të merreshe me politikë, por do të ishe një Kryetar i Bashkisë së Tiranës, që do të merreshe vetëm me problemet e qytetarëve të Tiranës. Këtë gjë ti sot nuk po e bën”.

Reagimi i Bashkisë

Lidhur me akuzat e PS-së ka reaguar edhe bashkia e Tiranës. Bashkia reagoi përmes një deklarate, pa përmendur në asnjë rresht ndërtimin e 5 kullave deri në 17 kate dhe lejen e dhënë për ndërtimin e tyre më 1 gusht nga kryetari Basha, por tha se deklarata e Partisë Socialiste është në vazhdën e sulmeve dhe bllokimeve që po u bën punëve publike Kryeministri Rama. “Në lidhje me projektin zhvillimor në zonën 5/33, Bashkia Tiranë bën me dije se jo vetëm që nuk cenohet asnjë centimetër hapësirë publike, por me anë të formulës së menaxhimit të pronës, hapësirës publike i shtohen 2 mijë metra katrorë në zonën e pishinave, e cila po ashtu ruhet e paprekur. I paprekur ruhet edhe kompleksi i fushave sportive, ku me investimin e Bashkisë së Tiranës prej 35 milionë lekësh, u bë i mundur ndriçimi dhe rehabilitimi i fushave. Projekti zhvillimor kufizohet vetëm brenda pronës private dhe përbën një volum 4 herë më të vogël se projekti i babëzisë së Edi Ramës dhe sekserëve të tij. Ky projekt shfrytëzon vetëm 40% të truallit privat dhe në përfundim të tij, qyteti do të përfitojë edhe 20 mijë metra katrorë hapësirë publike dhe gjelbërim. Plani urbanistik i qytetit të Tiranës i dha fund epokës së betonizimit korruptiv të kryeqytetit. Vetëm në 4 vitet e tij të fundit si kryetar bashkie, Edi Rama betonizoi apo shndërroi në sheshe ndërtimi mbi 65 mijë metra katrorë lulishte dhe hapësira të gjelbra në zemër të kryeqytetit”, thuhej në reagimin e bashkisë.

 40 leje për tetë muaj dhe një deklaratë

Me miratimin e Planit Rregullues të Tiranës, kreu i bashkisë ka hedhur firmën në fillim të gushtit për rreth 40 leje ndërtimi në zona të ndryshme të qytetit. Të gjitha këto leje janë dhënë nga janari 2014 e këtej, me një mesatare 5 leje çdo muaj. Gjatë kohës që ishte në opozitë në pushtetin lokal, Basha premtoi se do të zhbënte planet e Ramës për ndërtime me shumë kate, duke mos lejuar më shumë se 8-9 kate dhe do të bllokonte fare lejet për zonat e gjelbërta, siç është dhe pjesa e digës te Liqeni Artificial.

Më herët, ka qenë vetë Basha që në një intervistë televizive ishte shprehur kundër planit të paraardhësit të Tiranës në bashki, për të ndërtuar kulla në zonën e liqenit. I ftuar në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka, në dhjetor 2012, Basha është shprehur se kjo zonë do të jetë në shumicë e saj e mbrojtur. “Unë kam qenë që në fillim kundër projektit Tirana Rock, te diga e liqenit artificial, që parashikonte kthimin e zonës së pishinave tërësisht në një zonë të ndërtuar, ndërsa me planin e ri urbanistik, ¾ e kësaj zone kalon nën mbrojtje”, ka deklaruar Basha.

Materialin e plotë së bashku me faksimilet e gjeni ne versionin print te gazetes.

 

December 25, 2014 02:02
Komento

5 Komente

  1. psy December 25, 08:29

    Po nderton Bashkim ULAJ : si ka mundesi qe kryeministri e toleron akoma kete mafie ndertimi kur e di mire qe ai i ka marre disa leje ndertimi (kur ka qene kryebashkiak) me dokumenta te fallcifikuara!!!

    Reply to this comment
  2. Cœur December 25, 11:05

    Liqenin ??

    Po cfare na duhet me liqenin ,ambjentin ,Shqiperine ???
    Po te na rroje udheheqesi , udheheqesin te kemi mire .
    Te na rroje HALEati , draftrezoluta [sa fjale te medhaja mor zot ,po pse na sjellin zorret ne fyt, pse nuk i bien shkurt :Mashtrim , Ndarje pushteti]
    Te na rroje Doktori , doktori qe si te gjithe udheheqesit e ketij vendi …
    do iki vetem kur djalli ta marre
    Te na rrojne deputetet , qe ngrohin karrige dhe vetengrene rrogat ,
    duartrokasin udheheqesin
    dhe si ne fund Gjithmone te rroje populli ,Turma ….te na rroje deri ne 21 Janar
    se per ne prill kemi HALEancen , te na rrojne delet qe dhe bar hane po Udheheqesin e adhurojne ….te na rroje turma qe merr nga syte kembet neper autobuza qe do i cojne deri ne Gjermani …por ne Tirane nuk i cojne dot . Eshte kaq larg Tirana e tiraneve .

    Te na rroni shoku EDver !
    Te rroni ju [dele] …se jeni ju pastaj jemi ne !

    Reply to this comment
  3. lirmeta December 25, 18:04

    Edvin Rama do ta marre pergjigjen me 21 qershor… edhe ky doli mashtrues dhe sharlatan si lulushi… na rrofte rilidhja dhe kriminalizimi I politikes shqiptare

    Reply to this comment
  4. M A R K O December 25, 19:07

    Krishti u ngjall….liqeni ne djall….

    Reply to this comment
  5. drini December 25, 20:37

    mendoj se do kete nje terheqje, se kjo ngjan me nje gerdec te dyte

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*