Replika II me Bujar Ramën/ Pseudonimi i Azem Hajdarit dhe 33 spiunët e parlamentit

Xhevdet Shehu July 24, 2015 23:37

Replika II me Bujar Ramën/ Pseudonimi i Azem Hajdarit dhe 33 spiunët e parlamentit

Ish-funksionari i lartë i Shërbimit Informativ Kombëtar në kohën e Bashkim Gazidedes, Andrea Dimushi, në këtë intervistë për DITA komenton deklaratat e pak ditëve më parë të ish-zëvendës shefit të SHIK-ut, Bujar Rama.

Për herë të parë në këtë intervistë zbulohet pseudonimi i Azem Hajdarit.

Dimushi deklaron se në parlamentin e parë pluralist bënin pjesë 33 spiunë të Sigurimit të Shtetit Çfarë përmbante plani i luftës që u hartua nga Adem Çopani në Ministrinë e Mbrojtjes?

Pse Prokuroria duhet të vihet menjëherë në lëvizje dhe skepticizmi i Dimushit…

 

Zoti Dimushi, gjatë bisedës në telefon folëm rreth intervistës televizive të nënkryetarit të SHIK Bujar Rama. Ju keni qenë funksionar i lartë i SHIK në periudhën famëkeqe që drejtohej nga Gazidede dhe Bujar Rama. Çfarë konkretisht dëshironi të replikoni?

– Kur shkrova për herë të parë tek DITA me erdhi një SMS ku Bujari më shkruante: “Çfarë budallallëqe ke shkruar që po të shajnë të gjithe…” E kish fjalën për disa komente negative të shkrimit tim… Tani po i drejtohem unë publikisht: – O Bujar, ç’thua o derman?? Nuk po analizoj intervistën që z. Qafoku bëri me të, por më duken për të qarë e për të qeshur disa nga ato që Bujari citoi në përgjigjet që i dha pyetjeve… Nuk do i citoj në ligjëratë të drejtë fjalët e tij, por përmbledhtas do jap disa mendime nga sa unë kam njohuri e dijeni, për vitin ‘97 apo për korrupsionin si një dukuri aq shumë e përhapur në ato vite dhe më pas e që po e gërryen në themel shoqërinë. – Po e nis me atë që citoi se ishte vendim i parlamentit turpi i 97-s dhe se nuk mund ta kundërshtonte, pasi ishte ushtarak dhe ushtaraku thotë vetëm “Yes Sir!!” (Si urdhëron, Zotëri”) Kështu justifikohet jo rrallë edhe Berisha. Le te ndalemi tek Kuvendi. Bujari e di mirë se aty gëlonin me shumicë ish bashkëpunetorët e Sigurimit të Shtetit-plot 33 copë.

 

Berisha azem– 33 deputetë dhe ish-deputetë kanë qenë ish-punonjës të Sigurimit?

– Po, 33. Më shumë edhe mund të ishin, por me pak jo. SHIK-u i asaj kohe i dinte. Edhe tani i dinë. Që nga “Çiftelia”e gjer tek “Koromania”. Që nga kolltuku i kryeparlamentarit e gjer tek Azem Hajdari. E kishte pseudonimin “Bualli”. Ndaj dhe SHIK-u i ish qepur këmba këmbës. Edhe Berisha e dinte. Kur prishej me të ia thoshte publikisht.

 

Le të kthehemi tek ato që tha Bujar Rama…

Aty do dilja. Ky parlament sipas Bujarit, mori vendimin për të formuar një ushtri të re mercenare, e cila do vendoste ligjin e rendin, e shkatërruar nga “rebelët”! Duke i cilësuar edhe sot pas 20 vjetësh “rebelë”, e ngjarjen rebelim komunist, kalohet aq me lehtësi një ngjarje e paparë dhe e turpshme në historinë tonë si komb. Por për fatin e shqiptarëve e të Shqipërisë, ndonëse me vonesë, zjarri qe do na përvëlonte u shua ngadalë. Ndonëse mori shumë jetë njerëzish.

 

– Po si është e vërteta dhe pse nuk e thotë askush të plotë, zyrtarisht e publikisht?

E vërteta sipas dokumentave që qarkullonte SHIK-u në atë kohë është që në Ministrinë e Mbrojtjes u hartua një plan lufte i vërtetë nën drejtimin e Adem Çobanit – i cili parashikonte gjer në përdorimin e aviacionit e Lëndëve Helmuese Luftarake. Tanket po e po, ndonëse u dorëzuan rrugës, për fat të mirë të tankistëve. Plani i miratuar në Parlament filloi e u vu në jetë me të gjitha forcat e mjetet e mundshme. Goditja kryesore do tqë bëhej në Vlorë. Ato ndihmuese në Tepelenë, Gjirokastër, Përmet, Ersekë e më tej. Desh harrova Qafën e Koshovicës në të dalë të Fierit në drejtim të Vlorës! O zot, Koshovica!… Rreshtuar në formacione luftimi ajo e Saliut që do ndalonte “rebelët” e Vlorës që ishte njëra pjesë e popullit,- dhe pjesa tjetër që do luftonte për karrigen e Saliut në Tiranë. Situata absurde kemi jetuar në atë kohë. Dhe Bujari thotë “ishte vendim parlamenti”. Po vërtet. Ashtu si ka ndodhur në Kamboxhia apo në vende të tjera ndodhi dhe në Shqipëri. Nga vendimi i një të marri që për karrigen e vet i vuri zjarrin vendit të vet, përçau popullin në atë farë feje, sa shpiku kuptim pezhorativ për termat “jugorë” dhe “veriorë”. Ai ishte një parlament i cunguar. Duke mos përfaqësuar interesat e popullit, ngaqë vinte nga zgjedhje të manipuluara e me një të kaluar të pështirë, ajo shurrtore mori vendimin që Bujari na e paska kundërshtuar fort, por s’kish ç’i bënte parlamentit!? Le të marrim rastin që parlamenti ishte normal… Cilido burrë që ligjëron luftën brenda vendit midis shqiptarësh, historia do e rreshtojë tek tradhtarët, si në jo pak raste na ka ndodhur për fat të keq.

 

– Le të kalojmë më tej kur flitet për hierarkinë e zbatimin e urdhrit nga ushtarakët,në raportet-eprori urdhëron e vartësi i detyruar të zbatoje urdhrin… Këtu ka një paradoks, apo jo?

– Në paqe e në luftë urdhri zbatohet me rigorozitet dhe raportohet pas zbatimit… por…. nuk është ky rasti… Kemi të bëjmë me një urdhër luftarak për të mobilizuar ushtrinë dhe për ta përdorur kundër një pjese të popullsisë. Edhe në kohën e diktaturës ushtria nuk kishte asnjë mision të mobilizohej e të luftonte me avionë e tanke, dhe as me Lëndë Helmuese popullsinë. Nëse dikush që quhet Sali i ka thënë Bujarit të zbatojë urdhrin për luftë, Saliu nuk ka asnjë arsye të kakarisë përditë në parlament, por mund t’i bjerë çiftelisë në ndonjë qeli burgu për pjesën e jetës që i ka mbetur. Për këtë them se mjafton fjala e Bujarit që ka marrë urdhër nga Komandanti i Përgjithshëm Sali Berisha, që Prokuroria të lëvizë…Por Llalla nuk besoj se do të arrijë ta bëjë këtë. Gjithsesi, do dëshiroja që ai plan operacioni të gjendet, t’i behet i ditur popullit, çfarë ka planifikuar Saliu me “shtatmadhorinë” e tij në vitin e mbrapshtë ’97. Meqë një dritare e hapi Bujari, derën le ta hapë ligji!

 

– Bujari foli edhe për korrupsionin, që në atë kohë kur drejtonte Gazidede, nuk njihej. Sa i vërtetë është ish-zëvendësi i shefit të SHIK-ut në këtë pikë?

– Nuk është aspak i sinqertë dhe i vërtetë në ato që thotë. Pse e them këtë? Nuk ka patur korrupsion atëherë?! E ka fjalën për këtë korrupsionin kur një polic merr 500 lekë apo një infermiere merr 300 lekë dhe përfundojnë në burg që politika të na thotë se po luftojmë korrupsionin?! Kjo ndoshta. Po ky nuk është korrupsioni. E pyes Bujarin ku shkuan milionat e kontrabandës së naftës dhe të armëve që Berisha dhe Gazidede bënë në ato vite? A është ky korrupsion, madje nga më të paparët që është bërë në Shqipëri? Ja këtë le ta thotë Bujari.

 

– Dje në parlament Berisha akuzoi gazetën DITA në mënyrë të përsëritur si gazetë e asaj që ai e quan Hakmarrja për Drejtësi. Çfarë dini ju si ish-zyrtar SHIK-u i asaj kohe për këtë organizatë që doktor Saliu nuk e heq nga goja?

– Po. E dëgjova. Me sa di, Izet Haxhia ia ka dhënë një përgjigje me emra njerëzish çfarë realisht ka ndodhur në atë kohë dhe si u sajuan krimet e Hakmarrjes për Drejtësi. Unë mund të them vetëm kaq: Hakmarrja për Drejtësi ish një trill – i pranuar nga djemtë e rinj nën torturë të tmerrshme.

 

Xhevdet Shehu July 24, 2015 23:37
Komento

5 Komente

  1. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) July 25, 08:06

    Mos ka ardhun koha qe monumentat qi u jan ngrit spijunave si Azem Hajdari te terhiqen zvare???
    Ka 25 vjet qi ky popull po vuan ne menyren ma tragjike dhe vazhdojme te endemi neper Evrope duke kerku ment e kryes.

    Reply to this comment
  2. Kopaçe July 25, 10:21

    Kryespiuni “PENICILINA” -Sali Ram BERISHA

    Reply to this comment
  3. Anna July 25, 17:16

    Edi rama ai lexon keto artikuj???!!!!!

    Reply to this comment
  4. Ajas Demirxhiu March 30, 09:01

    Zoti Dimushi ke sh.te drejte
    Po pse nuk flete per figuren e B.Rames,nje ish oficer i Zallherit. Zallher. Kjo kategori ishte vetem per pregatitjen fizike te ushtareve qe i quanin ushtar te zbulimit te ushtrise.Ky njeri nuk kishte as nje njohuri nga puna operative dhe informative.Nuk kishte as njohurit minimale te nje oficeri rezervist.Emerimi si zv.drejtor i SHIKUT te Gazidedes u be per shkake te bashkepeunimit te tij sekret me kete organ.Ai ishte dhe vazhdon te jete nje ushtar besnik i ish kriminelit Gazidede dhe Sali Berisha.Ai ka drejtuar 97.Ai ka organizuaar transportin e naftes dhe ka shitur informacione UDBE-es.Ai perpiloi listen e ish ushtarakeve qe sipas tij ishin kandiate te mundeshem per tju kundervene Bersihes dhe organizoi kontrollin e kundraligjeshem ndaj tyre.B.Rama ishe dhe mbetet nje mercenar i Sali Barishes.ky eshte per kufizimi qe Av.Ngjela ka bere per kapterin B.Rama.

    Reply to this comment
  5. tir February 10, 19:46

    Do ju lutesha ju te Gazetes Dita keto intervista paraqitjani zj Marku se nuk edhte cudi qe Berisha t’ju djege redaksne si i dikur te N. Lesit( qe e ka harruar katrani me boje Per interesat e lsi-se).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*