Përgjimet në xhami: “Vëllezërit tanë në Siri i vrau opozita siriane”

March 26, 2014 12:58

Përgjimet në xhami: “Vëllezërit tanë në Siri i vrau opozita siriane”

Në dosjen mbi materialet për grupin e radikalëve islamikë shqiptarë (disa pasazhe u botuan numrin e djeshëm të gazetës) gjenden edhe përgjime brenda Xhamive. Konkretisht në materialin që DITA disponon thuhet: “…Mbi bazen e Vendimit te Gjykates eshte lejuar pergjimi i bisedave ne Xhamine e Mezesit ku i dyshuari Bujar Hysa predikon. Ne bisedat e rregjistruara ne Xhamine e Mezezit ne ligjëratat qe jane mbajtur nga Imamet e tyre perkatesisht Genci Balla dhe Bujar Hysa shprehet qarte përkrahja dhe përhapja e fjales per te shkuar per Xhihad ne Siri. Keta dy persona përkrahin dhe mbështesin shqiptaret qe jane duke luftuar ne grupet Xhahbat AI Nusra dhe grupet e tjera Xhihadiste…”

Genci Balla

Genci Balla

Në një nga ligjëratat e Genci Ballës ne Xhamine e Unazes se Re, akuzohet për vrasjet e myslimanëve shqiptarë në Siri, Ushtria e Lirë, që është formacioni zyrtar ushtarak anti-Asad i opozitës siriane. Balla u thotë besimtarëve ndër të tjera:

“…Nuk eshte cudi, qe te dali nje person dhe te thote, falënderimi i takon Allahut qe u vrane Muslimanet, se i quan Hauarixhe, kush i vrau, kush i vrau? I vrau Ushtria e Lire. A e dini çfare eshte Ushtria e Lire? Ushtria e lire vellezer, eshte nje Ushtri e cila lufton per te ngritur Demokracine, lufton per te ngritur Tagutin. Dhe ai i pari i tyre ose zedhenesi i tyre e kam pare vete me syte e mi qe fliste dhe thoshte: Ne do ta luftojme Shtetin Islam dhe Xhepetul Nisren do ti perzejme qe jane ketu. Sepse ata nuk duan ngritje Islami, nuk e duan shtetin Islam dhe keto te dy jane te vetmet grupe qe duan shtetin Islam ne Sham, kur te tjeret duan demokraci……Kush e lufton Islamin eshte armiku i Islamit, kush lufton ngritjen e Sherihatit, se per ate lufton Ushtria e Lire, me urdhër nga Perëndimi, ka dhene urdhër perëndimi qe te luftohet Shteti Islam dhe Xhepetul Nusra, te dyja, dhe kete jane shprehur, e pashe sot me syte e mi, e permendete Luejl Mekdat, qe ishte zedhenes i Ushtrise se Lire thoshte do ti luftojme qe te dyja. Pse ? Se keto te dyja jane te vetmet grupe te cilat kane projekte per te ngritur Shtet Islam ku te gjykohet me Sheriat. Kupton, keshtu qe kjo eshte Ushtria e Lire..:

“Pra ne ligjëratat e tij Genci Balla ben thirrje per te perkrahun personat qe luftojne perkah Xhebet A1 Nusra, ben thirrje kunder Ushtrise se Lire Siriane e cila kërkon nje shtet demokratik” – thuhet në raportin e shërbimeve secrete dorëzuar në Prokurori.

 

Edhe Bujar Hysa kryente të njëjtat predikime. Edhe ai akuzon opozitën siriane për vrasjen e myslimanëve shqiptarë në Siri. Në një nga ligjëratat e tij të regjistruara nga shërbimet sekrete Brenda Xhamisë në datë 10.01.2014, ora 12.00, sipas materialit, ai citohet të ketë thënë:

Bujar Hysa

Bujar Hysa

“… Pasha Allahun, cdo shehid që e jep jetën për Allahun dhe ne shpresojmë që ata ti pranojë Allahu, Hasanin, Diamantin (Rasha), Halidin (Anri Maliqi), Ermalin (Xhelo), Visin, të gjithë vëllezërit që i njohim edhe nga Kosova, Maqedonia nga Bosnja nga të gjitha vendet ti pranoj si Shehida. Sepse një nga kushtet, është sinqeriteti. Kush ka pasur në zemrën e tij sinqeritetin, dhe se fjala e Allahut është më e larta ai është në rrugën e Allahut.

…Vëllezër të kësaj xhamie, ne jemi në sprovë të rëndë. Sprovën nuk e kemi pse ra (dëshmor) Hasani, pasi vallahi, ai ka fituar. Po kalojmë sprovën, sepse këta qafirat (jobesimtarët) kanë lejuar (derdhjen) e gjakut të muslimanëve dhe nderin e grave të tyre. Këta që luftojnë për demokracinë dhe nuk duan ligjet e Allahut. Prandaj u mblodhën te gjitha grupet që ta luftojnë Shtetin Islam, madje nuk lejojnë as krijimin e grupeve me emra islamë. Gjeneralët e Ushtrisë së Lirë Siriane dolën me deklarata të qarta se ne do të luftojmë cdo lloj grupi që kërkon/lufton për zbatimin e Sheriatit, i cili kërkon vendosjen e ligjit islam.

I quajtën vëllezërit tanë,.. që vetëm nga xhamija jonë janë dhjetë veta… jo më shumë janë, janë dhe gra. Por ne nuk duhet të na dhimbsen vetëm të rënët atje që janë nga xhamija jonë. Ne duhet të na dhimbsen të gjithë muslimanët. Neve nëse nuk e shohim (ndryshojmë) situatën e tyre si sprovën tonë, ne atëherë kemi humbur. Kur vllai musliman më merrte në telefon dhe më thoshte, – Ja jemi duke ikur me gra, se po na vijnë nga mbrapa…”

 

Në një ligjëratë tjetër në Xhaminë e Mëzezit e cila gjithashtu rezulton e regjistruar, Hysa thotë:

“…Kush nuk e ndjek fenë e Allahut janë ata më të prishurit, ata të cilët kërkojnë ligje të tjera përvec ligjeve të Allahut, ata të cilët kanë ngritur lart flamurin e nacionalizmit me urdhër nga Perëndimi apo nga disa dijetarë të shitur e them me plot gojën të shitur, të cilët kërkojnë të vendosin ligjin e pa besimtarëve ndërkohë që janë vrarë 200 persona në Siri dhe t’u themi atyre që janë muslimanë. …Vranë vetëm para 10 ditëve rreth 1000 musliman, muhaxhirë të cilët kishin ikur nga vëndet e tyre në mënyrë që ti mbronin gjakun e tyre nderin e tyre dhe ata ju kthyen sepse muslimanët nuk e kan kuptuar fenë e Allahut.

… Shkaqet e fitoreve… nuk vjen fitorja vetvetiu, nuk vjen fitorja duke fjetur, nuk vjen fitorja pa thën të vërtetën sepse keni frikë burgun. Nuk mund të fitosh duke ndejtur pranë gruas dhe femijëve, por duhet ta thuash të vërtetën dhe mos të friksohesh.

… Nëse allahu jua kthen shpinën a kush t’ju ndihmojë…. mendoni se do të ju ndihmojë Presidenti apo kryetari i SHISH-it apo deputeti dhe nëse ai të ndihmon të ndihmon me pisllëqet e kësaj dynjaje që ti ta mohosh të vërtetën. … Mos e kërkoni takimin sepse armiku neve na sulmon na thotë Terrorista…pse jemi Terrorista sepse neve themi të vërtetën.

Terrorist është Perëndimi, ata që vrasin mijra musliman në të gjithë botën, 1 milion e gjysëm të vrarë në Irak… kush i vrau Unë? Mulimanët në Jemen, Afganistan, Pakistan, Egjipt, Siri…. Allahu ju ardht hakut…. O Allah forcojua këmbët atyre dhe ti bashkojë muslimanët sepse kanë një armik të përbashkët. Mos te mendojë dikush se perëndimi, OKB apo NATO kanë dhemshuri kur shikojnë. Ata bëjnë darka kur vriten muslimanët.

Lusim Allahun që shteti Islam i Irakut dhe Shamit të përfundojë me sukses derin në fund misionin e tij….”

Në ligjeratat (hytbet) e mbajtura nga Bujar Hysa e Genci Balla përmenden shpesh edhe mediat dhe gazetarët. Ja disa pjesë nga përgjimet e bëra date 31.01.2014, ora 12.00, dhe date 14.02.2014, ora 12.00, Xhamia e Mezezit, Tiranë:

“… Hapni këto faqet e internetit edhe faqe të tjera … janë plot…. Duke shkruajtur ne lidhje me ngjarjet në Siri… Kush je ti o njeri që merr përsipër e flet për ata luftëtarë në Siri?

E na dalin disa maskarenj, e pa pikën e turpit, e na thonë se duhet ta dënojmë, nëpër opinione (nënkupton emisionin Opinion në TV Klan, në diskutimin me temë “Shqiptarët që luftojnë në Siri”), sepse shkojnë shqiptarët! Si është puna?! Kjo është feja, feja e Allahut. Allahu neve na urdhëron që ti nxisim njerëzit për t’i ndihmojnë të dobëtit, të vobektit, (të ndihmojnë) ata që iu është bërë padrejtësi, (të ndihmojnë) ato gra të dhunuara ne burgjet e Asadit. Por ata (myslimanët e tjerë që dalin nëpër televizione) nuk e shohin në këtë këndvështrim. Ata e shohin në këndvështrimin e Perëndimit. Çfarë thotë Perëndimi dhe qafirët (jobesimtarët), përbën kendvështrimin e tyre, porse ne lusim vetëm Allahun….

 Uuuu, po shkojnë shqiptarët në Siri, edhe e vendosin në faqe të parë, edhe shkruajnë gazetarët: Ohu cfarë hallesh kemi ne, ne kemi hall të mos vidhet, të mos ketë vrasje të mos ketë… sepse këto janë kushtet që na ka vendosur Evropa….Ata (shtetarët) nuk kane turp ata janë mizorë ata janë klyshat e perëndimit, njerëzit digjen me eksploziv në Vorë, tjetri në Vlorë, tjetri në Durrës dhe tjetri në Tiranë, pse nuk marrin nisma për të vendosur ligjin për të vrarët mizorë dhe kriminelët por merren me muslimanët e shkretë sepse neve jemi në gjumë… neve flejmë… ata na godasin dhe neve nuk dëgjohemi… Por nuk jemi edhe nga ato lloje muslimanësh që ju drejtohen shqipëtarëve duke ju thënë “Jo Shqipëtarëve në Siri, jo Shqipëtarëve në Jemen, jo Shqipëtarëve në Irak…” 

March 26, 2014 12:58
Komento

6 Komente

  1. Lejleku March 26, 13:20

    Keta jane larguar nga rruga e allahut prandaj te mos jepet me asnje infomacion , po te evidentohen dhe te behen te pa demshem per te tjere….
    Ne te kundert do kultivohet …instikti i ”dashurise se viktimes ndaj agresorit te vet ”…
    Jane shume pak dhe… me pak pune…sidomos NE SHQIPERI s’kane vend.

    Reply to this comment
  2. ismeti March 26, 13:55

    Komenti u fshi nga moderatori per arsye etike.

    Reply to this comment
  3. Mark uk March 26, 16:44

    Kushdo i ka vrar ka vrar pak,duhet te ishin vrare te gjith me gjith ata qe u shkojn mbrapa jo vetem fizikisht po edhe ata si jane si ata.

    Reply to this comment
  4. Sokol March 26, 17:32

    Mire ne Irak dhe Afghanistan na luftonin, amerikanet, anglezet, te “pa udhet” “jo besimetaret” dhe ku ta di une. Po ne Siri ke po luftojne?? Luftojne ata qe i quajne vellezer myslymane. Keta tipa jane “fare e keqe” dhe ata idiot qe i besojne, e pesojne. Pastaj kush u je te drejte ketyre te gjykojne njerzit, nese besojne apo jo, apo si do ta ndertojne jeten. Keta jane nga ata qe thone “bej si them une dhe mos bej si bej une” . Po te kene bythe te shkojne vete dhe jo te shtyne te tjeret.

    Reply to this comment
  5. Sokol March 26, 17:34

    Harova te thosha qe jane “zgjepsa” dhe “koke pa lare”

    Reply to this comment
  6. GJEO-ANALISTI-ZVICER. March 26, 22:55

    ktu lirishte munde te thuhet se qeveria e shqiperis dhe e kosoves kane gishte ne shkuarjen e terroristave islamik ne siri.

    1.flase per ish qeverine BERISHA dhe qeverine THAQI,ku kto qeveri duke pare se terrorizmi islamik vetem sa vjene e shtohet ne vendet tona,ase 1nje reagim KONKRET nuk kane bere per 3 vite te terroristave qe luftojne se bashku me AL-KAIDEN ne SIRI dhe kane kaluar edhe ne IRAK,e madje kane organizuar terrore edhe mbreda kosoves,siq eshte rasti i 6 terroristave islamik ne kosove ku kishin pregaditur atentate kunder te huajve ne kosove e amerikanve,ket e thote plicia e kosoves dhe vet gazetat.

    2.pra te mos reagosh menjeher kuder terroristave,d.t.thote qe i perkrah dhe vet organizon,madje edhe plotsim kerkesash te tyre per XHAMIJA te mdhaja tipike vehabo-salafo-xhihadike ne PRISHTINE e TIRAN,ket e dijne te gjithe opinioni shqiptar dhe nderkombetar qe gjinden ne vendet tona si ambasadoret e huaje.

    3.tani problemi vetem sa thellohet me shume nga imazhiinternacional e terroristave shqiptar si rasti i fundit para 2-3 dite ku xhihadisti kosovar sipas mediave e tv-ve te sotit ZVICERANE kishte pasure posaport e nacionalitet te dyfishte zviceran dhe qe nje kohe te gjate kishte shkuar ne siri ti bashkohet xhihadit te AL.KAIDES ku ka shuar extra vetem qe te beje terore ne TURQI dhe te kthehet perseri ne SIRI.

    4.pra tani turqija ka kerkuar edhe llogari politiko-diplomatike edhe nga zvicera,ku nje xhihadist antar i al-kaides ka pasaport zvicerane dhe mbyti 3 vet e plagosi disa te tjere.
    .qe shume kohe zvicra e evropa nuk ndalen se foluri se te huajte me fe islame dhe shqiptaret paraqesin RREZIK te nadhe per vet shtetin e zvicres dhe shtete evropiane,ku qe nga rasti i TERRORISTIT SHQIPTAR ne FRANKFURT te gjermanis ku mbyti 2 ushtar Amerikan dhe plagosi disa salafisti nga mitrovica ARID UKA dhe tani terroristi ne TURQI,zvicra dhe evropa kane futur te gjithe shqiptaret me FE e emra mbiemra mysliman si TERRORISTA POTENCIAL ku rreikojne seriozishte SIGURIN e te gjitha shteteve te evropes.

    5.pra perfundimi do jet ky:ose te kerkoje SHQIPERIA e KOSOVA debimin e te gjithe islamitve nga shtetet e evropes dhe USA,ose vet qeverit e kosoves e shqiperis kryeministrat e presidentat do kene FATIN e SADAM HYSEINIT ne litar………)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*