25 mijë pronarë, për një pikturë

April 29, 2018 22:39

25 mijë pronarë, për një pikturë

Muzeu i Artit Modern në Gjenevë prezantoi dje për vizitorët pikturën e Pikasos “The Mousquetaire Buste” ( kjo në foto), pas blerjes së saj nga një komunitet artdashës.

Në komunitet bënin pjesë 25 mijë vetë, me banim në Zvicër, të cilët bashkarisht kanë paguar shumën e 2 milionë frangave zviceriane.

Faqja elektronike që organizoi ankandin dhe finalizoi blerjen thotë se ky transaksion synonte ta bënte artin pak më demokratik.

Drejtori i Muzeut të Artit Modern thotë se ky projekt mishëron natyrën e vërtetë të artit, pasi një vepër arti nuk mund dhe nuk duhet t’i përkasë një individi të vetëm.

Në muze, pranë pikturës është vënë edhe një mjet dixhital ku vizitorët që vijnë për të admiruar veprën e Pikasos mund të lexojnë edhe emrat e pronarëve të saj.

Por kjo, nuk është hera e parë që zviceranët dëshmojnë një dashuri kolektive për artin.

50 vjet më parë, qyteti i Bazelit propozoi rritjen e taksave lokale përmes një referendumi, në mënyrë që të bliheshin dy piktura të Pikasos, dhe duke parë mbështetjen që referendumi pati nga banorët, ky i fundit vendosi t’i dhurojë qytetit disa piktura të tjera.

s.a/dita

 

 

April 29, 2018 22:39
Komento

1 Koment

  1. Cereeeeeeeeeee ??? )))))))))))) April 29, 22:56

    Mesiguri qe kte Pikture ,
    Picasso e ka ber menjiher sapo eshte ngritur nga
    ndonji ender e keqe !
    interesant ,
    keshtu i pefrytyronte Femrat ne “Kubizimin e tij ”
    Spanjolli i Shquar !
    2-Miljon Franga per nji karikature te tille te femres ,
    kryenece ,e paparashikushme ,nganjiher ne rolin e pazakonte nen mustaqe ,buoh !
    Picasso ishte vertet nji Gjeni , por ne kte pikture
    ha-ha eshte veshtrire te dallosh talentin e nji Piktori Gjenial .
    Mesiguri nuk ka blere kte zhgarravine karikature , por thjeshte emrin qe mban poshte Piktura

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*