25 pyetje Berishës për Bashën

March 11, 2018 12:15

25 pyetje Berishës për Bashën

Përparim Halili

Për Lulzim Bashën, “yllin” që u shfaq befasisht si “asteroid” në kupolën PD në marsin e vitit 2005, dihet shumë pak.

Veprimtaria e mëhershme e personit që u bë trashëgimtari i postit të Berishës në krye të PD i ngjan një “bunkeri”.

Ekziston një dosje për trafikun e sajuar të organeve njerëzore gjatë luftës së UÇK në “Shtëpinë e Verdhë” në Burrel dhe në Fushë-Krujë.

Në pasuritë e tij të vendosura si me shkop magjik, figurojnë 12 apartamente luksoze në Tiranë, një kredi në Holandë.

Një investigim shqiptaro-holandez i drejtuar nga gazetari Adrian Thano zbuloi në 2011 faktin e çuditshëm të ekzistencës së plot 7 pasaportave njëkohësisht të vlefshme me shtetësi të ndryshme në përdorim nga Basha. Zbulim u denoncua asokohe edhe nga PS (kliko KËTU) dhe më pas u hesht.

Këto të dhëna, nëse do të ndiqen gjurmë pas gjurme, mendojmë se do të zbulojnë “profilin” e vërtetë të personazhit që u bë 3 herë ministër dhe 1 herë kryetar bashkie i Tiranës, pa asnjë ditë kontribut në PD e në Shqipëri, por vetëm me veton diktuese të Sali Berishës.

Cili është nga vjen dhe çfarë ka bërë? Çfarë misioni ka në vijim në Shqipëri dhe kupolën e shkrehur të PD-Familjes “Berisha”?

A duhet zbardhur profili i vërtetë i atij që pretendon të jetë një ditë kryeministër i këtij vendi? Këtë detyrim, duhet ta përmbushin shërbimet përkatëse të drejtësisë e të sigurisë kombëtare shqiptare.

Aq më tepër që ai ka vulën e tradhëtisë si copëtues i Shqipërisë, të korrupsionit në vjedhjen e 220 milionë eurove në aferën e ndërtimit të rrugës së kombit dhe të vrasjes së 4 demonstruesve me 21 janar 2011.

Në vijim të zbardhjes së portretit të vërtetë të Lulzim Bashës, po i drejtojmë 25 pyetje kapos real të PD, Sali Berisha

Ja 25 pyetjet…

1- A kishte lidhje krijimi i COP-it me justifikimin për të sjellë Lulzim Bashën në PD e në qeveri dhe a ka lidhje me Beogradin ky “desantim”?

2- Ku dhe nëpërmjet kujt jeni prezantuar për herë të parë me Lulzim Bashën dhe a është e vërtetë, që ju keni krijuar alibinë e “shoqërisë së tij me vajzën tuaj”, për të maskuar rekomanduesit e vërtetë serbë të futjes në PD dhe qeveri të Lulzim Bashës?

3- A ka ndikuar Lulzim Basha, në autoritetet zyrtare e ato të shërbimeve sekrete serbe, për të zhdukur dosjen tuaj si agjent i UDB-së dhe për pastruar dosjen tuaj të shkeljes së embargos me kontrabandën e naftës në favor të Milosheviçit?

4- A ka lidhje ndonjë “kontribut” i Lulzim Bashës, bërë nëpërmjet zyrtarëve serbë në favorin tuaj, lidhur me “konservimin” e disa incizimeve dhe filmimeve, gjatë bisedës tuaj me Milosheviçin dhe kryekriminelin serb Arkan?

5- Ju keni në dorë një dosje “top sekret” të veprimtarisë së plotë të Lulzim Bashës për vitet 1995-2005, a mund të thoni se nga cilat shërbime të huaja ju është dhënë dhe cilat janë porositë për rastet e përdorimit të të dhënave të saj?

6- A ka lidhje emërimi i Lulzim Bashës në postin e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, me të dhënat që ka dosja e tij “top sekret”?

7- Përveç paktit detar në favor të Greqisë për faljen e territorit Shqiptar, a keni nënshkruar nëpërmjet Lulzim Bashës edhe 3 pakte të tjera të fshehta me Greqinë, që kanë lidhje me cënimin e sigurisë kombëtare shqiptare?

8- A ekziston i nënshkruar prej Lulzim Bashës edhe me Malin e Zi, një pakt ujor sekret si me Greqinë dhe a ju është kërkuar “urgjent” dhe prej kujt, që ky pakt të aprovohet me ligj në parlamentin shqiptar brenda vitit 2010?

9- Ku e keni bërë takimin e parë me palën greke për paktin detar dhe ku e ka marrë model-draftin e paktit Lulzim Basha, a ka lidhje Serbia me “trajtën përfundimtare” të projekt-paktit?

10- A ka lidhje Lulzim Basha në njohjen dhe lidhjen tuaj “miqësore” me Damir Fazlliç dhe si ua prezantoi atë: Si “koleg shërbimi në UMNIK”, si “misionar i BE”, apo si “lobist anglez deklaratash vlerësuese për qeverinë”?

11- Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë, ka marrë pjesë Damir Fazlliç, me çfarë statusi dhe dokumentesh e ka prezantuar Lulzim Basha në këtë mbledhje: Si përfaqësues i Shtetit Anglez, apo Gjerman?

12- A keni bërë ju dhe Lulzim Basha marrëveshje, për të prezantuar Damir Fazlliç, si “biznesmen”, me synim maskimin e misionit real që ai kryen në Shqipëri nën përkujdesjen tuaj?

13- A ju ka ardhur në maj të vitit 2005, një “material special” prej ish-UÇK, në lidhje me “shërbimet speciale” që ka kryer Lulzim Basha në Kosovë e Serbi kundër figurave të UÇK dhe si e keni “mbyllur” këtë “problem”?

14- A ka lidhje gjysma e 240 milionë eurove të “humbura” të tenderit të rrugës Rrëshen-Kalimash, me ndonjë “krijim dhe pagesë lobimi” nëpërmjet Lulëzim Bashës, për të “pastruar” një ndërkombëtarisht një “plagë” të pushtetit?

15- A kanë lidhje kontratat koncensionare në energji, me “klientët diplomatikë” të Lulzim Bashës, po shitja e divizionit të shitjes në KESH (CEZ)?

16- A keni një raport të SHISH në lidhje me “figurën” e Lulzim Bashës dhe me udhëtimet e tij me tre pasaporta gjatë shërbimeve qeveritare dhe a ka lidhje sulmi juaj ndaj kreut të SHISH me këtë raport?

17- Çfarë porosie keni dhënë tek ish-ministri i Brendshëm Sokol Olldashi, kur jeni informuar se Lulzim Basha ka udhëtuar shpesh nga Rinasi, me pasaporta të trefishta në një hyrje-dalje udhëtimi privat?

18- A jeni informuar nga Ambasada e SHBA, që Lulzim Basha ekspozohej në qarqet diplomatike ballkanike edhe si përfaqësues lobues i interesave të Shtetit Amerikan?

19- A ka lidhje sulmi juaj ndaj ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, me këmbënguljen e tij për të trajtuar ligjërisht e publikisht disa “informacione delikate” në lidhje me “veprimtarinë ndërkombëtare” të Lulzim Bashës?

20- Çfarë biznesesh të përbashkëta familjare keni krijuar me Lulëzim Bashën dhe në cilat shtete shtrihen?

21- A keni përgatitur “skenarin” për akt-trashëgiminë e drejtimit të PD në duart e Lulzim Bashës dhe kush ua ka kërkuar këtë akt nga jashtë Shqipërisë?

22- A i kaloni dot projekt-ligjet në parlament pa konsulencën dhe aprovimin privat të Lulzim Bashës, veçanërisht ato që kanë lidhje me problemet kombëtare?

23- A i keni kërkuar nëpërmjet “menaxherëve” tuaj presidentit Bamir Topi, që të dekretojë një dy-shtetësi fiktive-provizore për gruan e Lulzim Bashës dhe e ka lidhje mos pranimi i tij me rrëzimin e dekretit për akcizat?

24- A ka qenë këmbëngulja e Lulëzim Bashës dhe a e ka sjellë ai të gatshëm, projekt-ligjin për legalizimin e homoseksualitetit dhe martesave gay?

25- A ju ka futur në “thes” tashmë Lulzim Basha, dhe nga “tutor”, jeni kthyer ju, në misionar të tij?

March 11, 2018 12:15
Komento

12 Komente

  1. Baftiari tek Gjiri i Lalezit March 11, 12:30

    Natyrisht ju Zoti Perparim e dini parimin “e miratimit te heshtur”…dmth kur nje ligj,vendim apo aksion quhet i miratuar duke heshtur.
    Ndryshe ambasadoret LU nuk do te heshtnin…
    Ja pra qe krisma nuk ka patur!!

    Reply to this comment
    • Tartufi March 11, 14:29

      Kishim tre,na u bene kater !
      na u shtua dhe Parimi
      presh karota edhe laker
      do te jete, perseri gatimi !

      Kjo Dita pas kish qene nje magnet i madh ! i grumbullimit te kesaj krijese te shemtuar,qe nuk te terheq as dhe me te voglin interes, ne kete boten e gazetarise
      shqiptare si ajo puna e te rahurit te ujit ne
      havan. Parim kemi tre ketu tek Dita,qe na harin
      dhe teperon,biles na ngelet kaqe shume se e derdhim si te bene bajate. Sa fillon
      Beni mbaron Bedriu dhe sa mbaron Beni
      ja fillon Viktori ! .

      Reply to this comment
  2. 007 KGB,UDB,CIA,SIM March 11, 12:30

    EDHE!?
    Per te arritur tek ‘dosja’ Basha duhet te hapesh me pare dosjet BE NA ME-Berisha,Nano,Meta dhe bashkeshkerdhatat e tyre:Sllobodanka-Xhoi-Mona!

    Reply to this comment
  3. alphade March 11, 12:39

    Ne Shqiperine tone te vogel nuk mund te behesh”politi-
    kan i madh” po nuk pate lidhje me agjenturat e huaja
    nderkombetare,vecanerisht te dy-tre fqinjeve tane dhe
    tjetri pertej Oqeanit. Por me sa duket ” Yllit ne ngjitje” i
    ka ardhur fundi sepse llogarite e te qenurit “cironke” ne
    syte e padroneve desh te behesh “elefant” duke u hapur
    shume bythesh,sidomos me Ariun Rus ku preken drejt-
    persedrejti interesat e Perendimit. Kjo ” hapje bythesh”
    po i kushton mjaft andralla zoti Basha dhe s’do jete e
    larget dita kur te vetet ,me mbeshtetjen e te huajve do
    t’ja ngrene patkojt. Kur nderkombetareve u shkelet ne
    kallo atehere perballo pasojat qe s’jane aq te lehta.
    25 pyetjet e zoterise jane teper sinjifikative dhe nuk be-
    soj se Berisha dhe Basha t’i japin pergjigje,sic ndodh vazhdimisht ne kesi rastesh. Keto perbejne nje mal To-
    morri me akuza….!

    Reply to this comment
  4. Bureto March 11, 12:40

    Të vërteta apo jo, koha do t’i tregojë, ndoshta edhe shumë shpejt. Vetëm një gjë më bëri përshtypje. Ajo e pytjes nr. 18. Si ka mundësi që ambadada amerikane të ketë shprehur rezerva për Lulëzim Bashën dhe njëherazi ambasadori Arvizu, për këtë dhe Saliun, edhe kur bënë krim në mes të bulevardit, duke vrarë njerëz paqësorë, i cilësoi ata respektivisht yll në ngjitje dhe burrë shteti?! Cudia e dytë, të paktën për mua është, se si ka mundësi që një gazetar (më duket edhe i ZP) të ketë këtë informacion kaq të ‘hatashëm’, i cili do të duhet të ngrejë në këmbë gjthë strukturat relevante të shtetit? Kam frikë se kjo duhet të jetë një lojë politike që nuk të çon askund, nëse dikush nuk do t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve apo organet e shtetit të veprojnë.

    Reply to this comment
  5. ramiu March 11, 12:49

    Sa te thella paskan qene keto gjera o sali por tani o shit lulin dhe kjo po ngjet o dorzohu kur ti thone ata thiri mendjes se dine me shume ata nuk ta nxori nje ambasador qe te ka “inat” por tri medja amerikane dukesh qe e ndjeve igrasine dhe fute fazllicin tja thote lules ta kafshoje kapsulen qe zakonisht mbajne agjentet ose do ta dergosh per gjah nga voskopoja te vrase nonje” lepur”po gita do ti sulet valle se ajo na e beri peshqesh turp per demokratet e vertete qe besuan sal komunistin kanunorin serbomadh apo ju futi tmerin se mos ju dergonte per gjah dhe ju o qora demokrate u dhjete kycet gojet dhe thesh sala fluturoj gomari ju thrisnit po po e pame dhe ne dhe per ta bere me te besueshm qorve i vinit krahe gomarit ky qe fundi juaj keni punuar nen rrogos kunder shqiperis kunder evropes kunder amerikes tani duhet te shkoni ju per gjah ju erdhi radha!

    Reply to this comment
  6. ETHEM March 11, 20:48

    PYETJE INTERESANTE.PO KUSH I LEXON KETO..? A DO VEPROI K/PREKURORIA E PERKOHESHME E PERGJITHESHME.? SE SALIU NUK KA NDERMENT TE PERGJIGJET SI GJITHMON.
    SB,LB,IM DHE PARTIT QE ATA PERFAQSOJNE JANE FATKEQSIA KOMBETARE QE POPULLI I KA DURUAR SHUME.
    JANE MBI 6000 TE VRARE NGA PD QE NGA 2 PRILLI NE SHKODER E DERI TE S.OLLDASHI QE U BE KURBAN PER BASHEN PER TE MBROJTUR FAMILJEN E TIJ DHE TE BERISHES,QE KY NUK PO LARGOHET NGA POLITIKA SE E DI QE LULI ESHTE NJE AGURIDHE,ADOLESHENT QE NUK DI AS TABELEN E SHUMZIMIT.
    NGJARJET NE KAMPIN E PD JANE TRONDITESE DHE SIÇ DUKET PLANI UDB+KGB PER DESTABILIZIMIN E VENDIT NUK DO REALIZOHET NE SHQIPERI,PASI SB,LB E IM DUHET TE JAPIN LLOGARI NE DREJTESIN E RE PER ÇFAR KAN BERE NE 27 VJET NE KETE VEND.
    QE TE REALIZOHET KJO DHE VENDI TE MARRI FRYME LIRISHT DUHET NDRRJYRJE URGJENTE E SHBA+BE PER KRIJIMIN E ORGANEVE TE REJA NE GJUQSOR,NDRYSHE MOSKA DO NDERHYJ FUQISHEM PER TE SHPETUAR TE TRE KETA HORRA TE LIDHUR ME AGJENTURAT SERBE,RUSE DHE GREKE.

    Reply to this comment
  7. sabo March 11, 23:53

    Përparim Halili urime per artikullin qe po boton ne gazeten Dita ,ki ne menyre sintetike jep nje tabllo plote te verteta per Lulin e Sali serbit

    Reply to this comment
  8. Atdheu March 12, 21:01

    Mendimi im esht qe luli e sala te zhduken nga skena politike shqiptare

    Reply to this comment
  9. Ramo Qyldedi March 13, 08:30

    Per gjith ju komentues… Gazetari Preparim Halili, nuk been as nga ZP_ja e,as nga Surat e district komunist… Si eshte the dual I mireshkolluar dhe familiarisht perkrahes I demokracice ne shqiperi (PD)… Feshti qe merruni me thelbin e pyetjve. e,mos mbroni hajdutet e vrasesit….

    Reply to this comment
  10. anticensurë25642654 March 13, 10:35

    Përparim Halili
    një shkrim që që në fillim të tij duket një kërkesë llogarie brënda një force poliitke që në këtë radhë është PD!!
    mbi të gjitha i kërkohet të japë përgjigje dorës për mashën që ka përdorur”Aq më tepër që ai ka vulën e tradhëtisë si copëtues i Shqipërisë, të korrupsionit në vjedhjen e 220 milionë eurove në aferën e ndërtimit të rrugës së kombit dhe të vrasjes së 4 demonstruesve me 21 janar 2011.”!!
    i thuhet berishës se lul basha na qënka dhe tradhëtar,gjë që saliu nuk e paska “pikasur”!?
    a thu se po flet me jezu krishtin për judën!!
    lul basha nuk është gjë tjetër veçse masha e sali berishës!mund të them dhe më tepër,masha më e keqe që mund të përdorej në tradhëtinë ndaj shqipërisë!është i vetmi politikan që në çdo veprim që ka kryer është kapur në shkelje të ligjit!pra është poliitkani më BUDALLA QË MUND TË KETË PASUR SHQIPËRIA DERI MË SOT!mund ta konkurojë vetëm rama në të ardhmen!!
    pavarsisht se në pamjen e parë duken pyetje të sakta,prapë ato të lënë përshtypjen e bëra në kushte alkoholi!janë pyetje që duhen bërë për veprimtarinë e sali berishës dhe të bashkpuntorëve të tij dhe jo të veprimtarisë të lul bashës me implikim të sali berishës!!
    më duket pak si i trashë ky shkrim dhe të gjitha pyetjet,të tilla mun dukën dhe dje kur i lexova si komnet të të njëjtit person në “letër redaktorit” “Tri të drejtat tona që duhet të përmbushë Greqia”!
    si e thashë dhe më lartë basha është thjeshtë masha e berishës dhe jo e kundërta!!
    berisha ka ndyrë dhe personat e pastër që kanë bashkpunuar me të dhe jo më tipa të nivelit të bashës,që janë të nivelit injorant-budalla!!
    ps:lexova dhe”Partia Socialiste e Shqipërisë › Të reja › Çfarë fshihet pas 7 pasaportave të Lulit?”
    e vetmia parregullsi është pasja e tre pasaportave të vlefshme,që normalisht duhet të jetë vetëm një!!
    në këtë artikull nuk qëndron thënja” identitetin e shumëfishtë ministri e ka përdorur që në fillim në vitet ’90! Identiteti i shumëfishtë është praktika themelore e përdorur prej tij në të gjithë këto vite.”
    pra nuk kemi një identitet të shumfishtë kur në të tëra pasaportat qëndrojnë të njëjtat të dhëna,pa asnjë ndryshim!!identitet i shumëfishtë është vetëm në rastet kur të dhënat përpersonin ndryshojnë nga një pasaportë në tjetrën!!

    për dijeni të atyre që kanë ndërmënd të replikojnë me komentin tim!!
    si bashën dhe berishën mund ti fusin brënda,me shumë e shumë fakte të njohura botërisht dhe jo të merren me shantazhe të një niveli të ulët!!
    ky është një shantazh dhe asgjë më tepër!!një shantazh i një niveli tmerrësisht të ulët!!
    hetuesi dhe popull,keni fakte dhe dëshmitarë për të çuar këta dhe pothuajse tërë politikën shiptare në bankën e të akuzuarve,sa nuk ja vlen të merremi me këto lojëra të tyre!!
    ky është një teatër i një niveli foshnjor që vetëm tek një popull “droguar”nga budallallëku i tij,funksionojnë!!

    Reply to this comment
  11. MH March 13, 20:22

    Te gjithe ato qe i kapi gripi ne kete stine dimenit,me hyrjen ne prandevere,po e hedhin mbas shpinde.I vetmi qe nuk e kaperdin mbetet Berisha.Nesa te tjerve qe po kalojne gripin duke e hedhur mbas shpinde iu kthehet dhe zeri.Berishes,sa do qe mund te leverijne,po i iken zani.Po i terratohen syt dhe nuk po i shkon mendja per rrevolucion me armatosje te te gjithe popullit.Nuk po i binden as edhe komeshinjet e vicidolit,nese merr zahmet e i ban rigja.Por po i thon: Cfare ke lype po gjen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*