25 tetori, Dita Botërore e Makaronave/ Faktet që nuk kemi ditur më parë

October 25, 2017 14:11

25 tetori, Dita Botërore e Makaronave/ Faktet që nuk kemi ditur më parë

Festohet sot dita botërore e makaronave por, në fakt, San Paolo i Brazilit përfshiu thuajse gjithë javën, nga data 23 deri në 28 tetor. Për ata që nuk e kishin dëgjuar ndonjëherë, kjo ditë është në festën e saj të 19-të dhe përfshihen në të, për të festuar ditën simbol të dietës mesdhetare, rreth 250 specialistë të brumit të makaronave dhe recetave të tyre më të famshme.

Si kane lindur spagetit?

Thuhet se makaronat e para të llojit spageti kanë ardhur nga Oksidenti në vitin 1292 kur Marco Polo u kthye nga udhëtimi i tij në Kinë. Megjithatë, disa studime të tjera konfirmojnë se, në Itali, këto lloj makaronash kanë qenë që në vitet 1000. Në një dokument të 1154-ës, gjeografi arab përshkruan se Tryha, një ushqim i prodhuar në Palermo, ka formën e fijeve të holla me bazë mielli.

Makaronat, siç dihet nga të gjithë, është ushqimi më i njohur (dhe më i shijshëm) i Italisë. Edhe pse të gjithë italianët dinë të gatuajnë makarona dhe kudo mund të hash një pjatë të mirë, në Itali, vendet e origjinës së recetave, nuk janë të shumta. Receta bazë e pjatës më të pëlqyer të makaronave, është ajo me qofte të vogla, të bëra të famshme në filmin me kartona, Lili dhe vagabondi.

October 25, 2017 14:11
Komento

1 Koment

  1. Besniku October 25, 14:46

    Ne 25 Tetor. 1970 u mbyll elektrikifimi, cep me cep, i gjithe Shqiperise.
    25 Tetori eshte shpallur si Dita e Drites, por sot.kuptohet, qe nuk e kujton kush, se driten e kane sjelle “komunistet”, pra populli

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*