Nuk i bënë homazhe për arsye politike, ndjesë publike pas 25 vitesh

August 8, 2018 14:40

Nuk i bënë homazhe për arsye politike, ndjesë publike pas 25 vitesh

Ditën e djeshme u mbushën 25 vite nga ndarja nga jeta e aktorit të njohur të humorit shkodran Tano Banushi.

Në këtë përvjetor vdekjeje, dikush për herë të parë kërkoi falje për atë që iu bë aktorit shkodran, Artist i Popullit.

Drejtoresha e Teatrit “Migjeni” Rita Gjeka ka kërkuar falje për ditën që ai ndërroi jetë pasi nuk u lejua hyrja e trupit të tij në Teatrin ‘Migjeni’ dhe nuk u zhvillua asnjë homazh për të, për arsye politike.

Kam 25 vjet që më bren një gjë shumë e rëndë. Na takon ne me kërku falje sot se 25 vjet më parë ai nuk u lejua të hynte në teatër për të bërë homazhe. Makina mortore është sjellë rreth e qark teatrit e mandej ka shku. Ka 25 vjet që më vjen marre për këtë gjë”, u shpreh Rita Gjeka.

o.j/dita

August 8, 2018 14:40
Komento

24 Komente

  1. Ah i Madherishmi Estrades Shqiptare Tano Banushi August 8, 14:45

    Nji Artist i madhe i skenes .
    Rrespekt pafund …

    Reply to this comment
  2. Lala August 8, 15:57

    Tano Banushi nuk ishte vetem i Shkodres ,ishte i gjithe Shqiperise .Me mire vone se kurre zonja drejtoreshe.(Nuk i falen Shkodres keto) .

    Reply to this comment
  3. demo August 8, 16:25

    Po pse nuk e lejuan?Kishte qene anetar i organizates baze.Po antikomunisti me i terbuar i botes ishte 20 vjet sekretar organizate! Mbi te gjitha ishte edhe malok.
    Ketu ka faj populli.Malokun sekretar e brohoret,,qytetarin qe i fali gjithe shqiptareve pak argetim ne kohen e diktatures e nxjerr nga teatri,.Popull leshi! Popull qe cmon provincialin,te prapambeturin,te dhunshmin,MALOKUN,me mentalitetin e Odes se Fisit.

    Reply to this comment
    • Po , Po August 8, 18:33

      Ky eshte niveli i pjeses derrmuese te malokerise e injoranteve , qe nuk mendojne per asgje , vecse me vjedh e me jetu pa djerse . Besnik te idealit ” Kur themi parti , nenkuptojme fjalen Sali dhe e anasjellta ” !

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 9, 08:58

      këtu qënron problemi o dem!
      ata komunistë të ndershëm,ata që besuan,punuan për atë ideal u persekutuan si liberalë në atë kohë dhe më pas u ripersekutuan nga ata sektarë të djeshëm,këthyer në antikomunistë!nga të njëjtit që i kishin persekutuar si liberalë!!
      kjo është tragjedia e këtij populli,të cilit i përkasim!popull gjeldeti,qyrran,si i quajnë shqiptarët e kosovës!
      kapet pas fjalëve dhe aspak pas veprave!!popull naiv!!

      Reply to this comment
  4. Jim August 8, 16:49

    Me falni por me sa mbaj mend une dhe sipas asaj qe thoni Ju Ai ka vdekur ne demokraci Megjithat respekte punes e talentit te tij

    Reply to this comment
    • Po , Po August 8, 18:39

      Jim , nuk jetoj me problemet shqiptare , ndaj flet keshtu , bile duket se edhe tani nuk e lexove artikullin . I madhi Tano Banushi ka vdekur ne kohen e anarkise e shkaterrimit te shtetit , qe vazhdon edhe sot , e jo ne demokraci , se ketu s`ia ka idene kush demokracise !

      Reply to this comment
  5. Martini August 8, 17:21

    A e kuptpni cfare monstrash ka pas ne ate kohe Shkodre dhe Pd.Ju haroni shpejt dhe.nuk i jepni goditjen e fundit.Mos u merzisni Doktor.Xhekill eshte nokdaun prape mundet ti shihni syte e kuq te ti po nuk vepruat

    Reply to this comment
  6. Konti Sbalta August 8, 17:30

    Eshte e pavdekshme vepra qe la pas Tano Banushi !Kjo qe ka ndodhur ne ceremonin mortore te tanos eshte percudnim i njeriut edhe ne vdekje nga politika dhe kete e kane bere sali Berishet , Pjeter Arbnoret dhe Jozefinat qe ne ate kohe ishin te veshur me “Parti e me pushtet”.Ngrini nji permendore Tanos ne kete pervjetor ne Shkoder se ai e meriton plotesisht dhe jo Pjeter Arbnori qe e paska percudnuar te vdekur Tanon e madh , krenarin e humorit Shkodran e Shqiptar.!

    Reply to this comment
  7. Demua August 8, 17:57

    Para 25 vjetesh ne kemi qene ne demokraci! C’arsye “politike” te ishte?!

    Reply to this comment
    • Befana August 8, 18:41

      Per cfar demokracie flet ti ,qe akoma komentet behen anonim.
      Per sa i perket artisti te madh ,turp per popullin,sifomos te Shkodres.

      Reply to this comment
    • demokrati August 8, 19:15

      demua tano banushi ka vdek ne 1993 ka ken anetar i ps makina me arkivol ka ardh tek teatri migjeni drejtori i teatrit ndoc qefa kryetar i keshillit qarkut i pd me urdher te kryetarit te bashkis filip guraziu sot deputet i pd dhe me urdher te pjeter arbnorit i kan mbyll deren teatrit a nuk duket arsye politike

      Reply to this comment
      • Demua August 9, 05:29

        Teatri a ishte i “popullit” apo i Partise (me nder) Demokratike?
        Ja pra qe demokraci s”ka pase!
        Edhe Pjeter demokrati ka pas gisht ne kete pune te felliqur?

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 August 9, 11:07

          o demua
          flm që na vërtetove me teoremën e “varicart” se demokracia nuk na paska egzistuar në ’93shi!
          unë po të vërtetoj me teoremën “varilesht”se ajo nuk egziston akoma!!
          ne sot hamë sa të duam,por në fund të fundit varfërohemi dhe dhunohemi më shumë se atëherë!!
          të vetmen gjë që kemi mundësi është të ikim nga sytë këmbët!të vdesim nëpër botë!!asgjë më tepër!!

          Reply to this comment
  8. Nje shqiptar August 8, 18:09

    Vepra dhe emri i Tano Banushit jane pasuri shpirterore dhe historike per ne qytetaret shkodrane si edhe per ata qe e kuptojne humorin tone. Ai se bashku me humoristet e Estrades se Shkodres dhe shkrimtare te ndryshem kane vene ne skene realitetin dhe absurditetet qe jetonim çdo dite. Skeçet si Pleshti, Fotogtrafia, nipi i shokut Xhemal etj. mbeten kurdohere pasuri e pavdekeshme ne humorin shqiptar.
    Mungesa e respektit nga ana e autoriteteve lokale e qendrore ne diten e vdekjes justifikohet per arsye politike por mund te shtoje se mungesa e respektit ndaj Tano Banushit tregoi se Shkodra po qeverisej nga persona militante qe u mungonte njerezilleku dhe ndjenja e pergjegjesise kombetare. I lumte Rita Gjekes qe publikisht po ndan me ne ngarkesen e saj te dhimbeshme, por personalisht e falenderoje qe na solli perseri ne mes nesh kujtimin e Tano Banushit te madherishem.

    Reply to this comment
  9. Barist ne Vicidol August 8, 18:55

    Te paharruarit Tano Banushi i beri homazhi gjithe populli shqiptar dhe nuk kishte nevoje per t’a nderuar serbet si Sali Kar-axhic e te tjere.

    Reply to this comment
  10. MH August 8, 21:04

    E thone,mandej Shkodra djepi i kultures shqiptare.Aktorin e humorit nga ma te miret qe kishte Shqiperia.Diten e fundit te tije e mbyllen me nji ceremoni si ato te spartanve qe rrotulloheshin rreth keshtjelles e mandej iu futeshin dyluftimit.Ndersa Tano drejt varrimit.E thon perseri qe demokracia nuk i shikon gjerat politikisht.Ndersa ketu shpaloset komplet politikisht per te mos i krye ceremonin njeriut qe i ka dhan jo vetem Shkodres por gjithe Shqiperise.
    Ne fund do e mbyllim qe me keto veprime i jepni te drejt sistemit te djeshem per cdo gja qe ka kryer.Se dhe ju edhe ma keq po shkelni te drejtat e civilizimit sot.

    Reply to this comment
  11. Vladimir August 8, 21:23

    Ne Shkoder ka qene prej 100 vjetesh te rekrutuar nga agjenturat jugosllave.Apo i harruat Ali Spahijat e Pjeter Tomat (Arbnori)dhe ndjekesit e Saliserbit.Respekt per shkodranet patriot qe u eshte dashur te luftojne tash 100 vjet me bazen me te madhe te agjentures jugosllave ne Shqiperi qe ndodhet ne Shkoder.

    Reply to this comment
  12. kastriot August 8, 23:08

    Nuk keni pasur kohe te nderoni njerez me vlera shoqerore se keni patur mendje te nderoni njerez pa vlera ose me vlera te dyshimta

    Reply to this comment
  13. Plaku i mocem August 9, 09:56

    Kete histori po e marr vesh sot per here te pare.Me duket sikur ka ndodhur ne nje planet tjeter,jo ne Shkodren e qytetarise shqiptare.Ne se vertet ka ndodhur keshtu,me duhet te them qe ne ate kohe Shkodra ka qene ne vdekje klinike.E te jete nje qytet i tere ne vdekje klinike merret me mend se sa thelle kane shkuar ne ate qytet.Nuk e di se si ndihen tani ata qe jane implikuar ne kete marri.T’i ndalosh Tetarin atij qe themeloi teatrin eshte tej marrise,eshte krim.Krimi ndaj Tanos se madh duhegt ndeshkuar.Bejani permendoren ketij gjeniu te skenes ne mes te Tiranes.Na mbajti gjalle ne dite te veshtira.I perulem figures se Tano Banushit.

    Reply to this comment
  14. demo August 9, 11:47

    Komentuesi me nofken Demua,nuk ka te beje me mua,thjesht ka imituar nick-namen,qe perdor une sot e 4-5 vjet.

    Reply to this comment
  15. Haliti August 9, 22:45

    Paske pretendime shum more shok. Merre kete foto dhe…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*