25 vjet diktaturë dhe 25 vjet demokraci

Arben Duka December 26, 2015 13:07

25 vjet diktaturë dhe 25 vjet demokraci

Nuk është e vështirë,
që për dy regjimet,
të radhitësh faktet,
të bësh krahasimet.

Regjimi që erdhi,
në dyzet e katër,
kur as dru-as zjarr,
nuk kishim në vatër.

Solli grykë e pushkës,
një pushtet të ri,
kur i gjithë vendi,
qe bërë shkrumb e hi!

Në çdo skaj po flitej,
për një tjetër jetë,
kur gati të gjithë,
qenë analfabetë!

Skamja dhe sëmundja,
kudo ulëriste,
në çdo dy fëmijë,
njëri do të vdiste.

Shqipëria ecte,
në vite mortore,
mallkim shekullor,
qe vdekja foshnjore!

Ata që kanë qenë,
shumë më mirë e dinë,
malarja-veremi,
po bënte kërdinë!

Erdhi rend i ri,
me një yll të ndritur,
por vendi dhe njerëzit,
ishin të drobitur!

Ata që bënë luftën,
në vapë e dëborë,
fatet e Atdheut,
do merrnin në dorë!

Zbritën fitimtarët,
në mes kiametit,
nga malet e luftës,
në zyrat e shtetit!

Një regjim i ri,
kish ardhur vërtetë,
po gjithë Shqipëria,
qe si në Mesjetë!

Shqipëria luftën,
shumë shtrenjtë e pagoi,
dhe nga mbret-kusari,
asgjë s’trashëgoi.

Shqipëri mavria,
nuk kishte as kashtë,
jeta mesatare,
qe tridhjetë e gjashtë.

Rrugët qenë të gjitha,
gropa edhe baltë,
njerëzit nuk e dinin,
ç’do të thosh asfalt?!

Njerëzit do kalonin,
me udhë e pa udhë,
as që konceptohej,
fjala: “Hekurudhë!”

Këtu qe më keq,
edhe nga Afrika,
s’dinim ç’qe uzina,
s’dinim ç’qe fabrika?!

Regjimi që shkoi,
nga këto nuk pati,
pale të mendohej,
ç’ishte kombinati?!

Po regjimi i ri,
kish shumë entuziazëm,
dhe pse s’kish më shumë,
se lopatë e kazëm!

Pa dyshim mungonin,
paratë dhe fondet,
po regjimi nisi,
në të gjitha frontet!

Në të gjitha frontet,
po ngrihej e mira,
dhe për shumë pak vite,
u bënë mrekullira!

Çdo gjë do të niste,
këtu nga fillimi,
dhe prioriteti,
ishte rindërtimi.

Komunistët vendit,
i dolën garant,
ndërsa Europa,
niste diversantë!

Dhjetëra diversantë,
nisnin edhe nisnin,
kështu Enver Hoxhën,
deshën ta përmbysnin.

Me dhjetëra komplote,
armiqtë menduan,
por të gjithë-këtu,
u degjeneruan!
(Vijon nesër pjesa e dytë)

Arben Duka December 26, 2015 13:07
Komento

9 Komente

  1. bobo December 26, 14:07

    Si mund ti harrojne njerzit gjithato vepra madhore qe beri qeveria komunuste mbas lufte.gjith ato vepra per mbrojtjen.Ngritjen,forcimin dhe modernizimin e ushtrise deri ne ne ate shkalle,sa tronditi jo vetem fqinjet,po gjith ballkanin.Punesoi 100% te shqiptareve.Zhvilloi arsimin,shendetesine,ngriti shkolla te reja,rruge te reja,ndaloi marrjen borxhit,ngriti pallate banimi,fabrika,kombinate,uzina,hidrocentrale,beri bonifikime,hekurudha,stadiume,kurse Sali Serbi i prishi te gjitha.Njerez verini gishtin kokes.

    Reply to this comment
  2. salver edmagari December 26, 14:39

    Bejtexhiu histotian “harron” nese kish ekzistuar Shqiperia para 1920, dhe se kush mundesoi ngritjen e shtetit Shqiptar mbi bazen e vet-vendosjes, dhe po te ndiqej injoranca e B. Currit per Leninin, apo afrimi me BS qe beri F. Noli, emri Shqiperi nuk do te ekzistonte, por do te mbetej shprehje gjeografike.

    Nuk i vjen per shtat bejtexhiut se si u manipuluan ata dhe ato qe dolen per liri, dhe per çfar dhane jeten? Si thua ti bejtexhi, e dhane jeten per tu ulur kembekryq Tito, Stalini, Hrushovi, Mao ne token e Shqiptareve? Te gjitha keto derte i kemi prej atij idhullit tend, i cili e çonte vendin vara-vingo e ne buze te gremines vetem e vetem qe te mbante pushtetin e tij diktatorial personal: e nisi me racionim e triska, dhe na la me tollona, klone e tel me gjemba e ku ka me keq, sa kur Shqiptareve iu dha mundesia te merrnin arratine, qelbi qe ishte formuar ne moralin e njeriut te ri mori dhene, dhe ende sot kuterbon kerma.

    Ben sikur nuk kupton bejtexhiu se ata qe e moren pas pushtetin dhe e quajten demokraci ishin pasuesit e atij sistemi te urryer diktatorial, akoma i ke ne pushtet pavarsisht se alternojne karriget, dhe se kane vendosur monopolin oligark ne ekonomi duke e asfiksuar vendin dhe popullin aq ngjajshem me sistemin e meparshem.

    Bejtexhi, mor bejtexhi, nuku justifikohet e keqja me te keqen, apo me ato maja rripa-rripa. Populli e meriton te kete drejtesi shoqerore, respekt prone, mundesi te barabarta per te jetuar e punuar, e per te shijuar si duhet, per mire jeten qe na ka dhene Perendia.

    Reply to this comment
  3. edver salmagari December 26, 14:42

  4. LOVE Surrel , hyj i pastrehe dhe gdhihem miliarder December 26, 14:48

    çkruan kot ,kot qyrravitesh
    te ka ber bllok fisi Koleka 😛 ,te thashe une qe je mire me Saliun
    eshte dashnor i fjales se lire ai ,ti ke lehur sa te duash dhe nuk ka thene gje
    aaaaa,partia jote te fshin ,te merr ne tilifon dhe thote “kerko falje” ,
    nuk na le me fisi Koleka te komentojme ,po nuk kuptova qarte dhe bukur une ,per cfare te telefonoi ty ajo ??? MUT ha i biri dhe ajo te shfryn ty ? mos me ler ne dyshime ,me skjaro 😛
    mendoj se je dhe me fat , sepse Aneta eshte nga bregu ,jane njerez te urte lebrit
    ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahahahah ,mendo te ishte Nexhmija ahahhahahahhaha
    merr kalemin dhe kerkoj falje Saliut ,falenderoje ,se eshte harxhuar vetem per ty

    ti je i vonuar nga mendja ,mendo nga shteti dhe ekonomia ….komunist morracak
    1] sa erdhet ne pushtet ,sekuestruat florinjte ,drithin ,arat ,dhe fustanet e grave
    hengret ca buk misri
    2]pastaj shitet bythen te Stalini ,vodhte dhe ca nga ata ,hengret buk misri dhe presh
    si thoshte Hrushovi “sa grure duan keta ne na i hane minjte ”
    po gjynaf per minjte ,pse ju ushqyen kot juve
    3] pastaj shitet bythen te kinezi ,”neper ara traktori bucet dhe kulaku pelcet ”
    aahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahhahahhahaahha
    kjo “kenga” me mahniste ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahahhahahha
    pastaj perzuret dhe kinezin ,
    nuk jua bleu me njeri bythen dhe ngelet …u turret nga kapitalistet

    Europa the ? ah ah ,ju dergonte diversante
    ah maj zemer ,ne ne goje te ujkut hidhnim valle ahhhhhhhhhhhhhhhhhhahahhaha
    Europa ju fshiu dhe nga harta ,derisa moret anijet teneqera si fis zulu nga fanari ndricues .
    kishte ngelur pa elektrizim ,pa uje ,pa drita dhe pa hekurudha Europa
    ju po ,ju i bete te gjitha ….u befshi lemsh e u shofte fara juaj idiote !

    menderatori ,komentet mos i boto ,por aman
    bej te fala Sandrit ,fisit Koleka dhe bejteziut !
    😛

    Reply to this comment
  5. LOVE Surrel , hyj i pastrehe dhe gdhihem miliarder December 26, 14:49

    çkruan kot ,kot qyrravitesh ….

  6. Andrea December 26, 14:51

    Perla e vitit.Urimet me te mira o bilbili i shqiperise.GEZUAR VIRIN E RI 2016.

    Reply to this comment
  7. Pellumb Zaimi December 26, 15:23

    Moderator nxiri komentet se do varesh te kafja “Jari me mustaqe te prera”?

    Reply to this comment
  8. CEZARI December 26, 22:01

    Ndërhyrja ushtarake që parashikonin amerikanët në Shqipëri

    Në Arkivin Kombëtar Amerikan në Avenunë Pensilvania, Washington D.C. gjendet tashmë i deklasifikuar për studiuesit një prej thesareve me të rëndësishme të historisë Shqiptare të Luftës së Ftohtë. Gjithsesi, operacionet sekrete amerikane duhen parë sipas kohes. Jo më larg se 5 vite nga fillimi i Operacioneve klandestine kundrejt Shqipërisë, oficerët e OSS-së, pararendësja e CIA-s, ishin përkrah Enver Hoxhës në marshimin e fitores në bulevardin e Tiranës. Brigadat partizane e marshonin në këtë paradë të armatosur nga forcat aleate dhe të trajnuar nga një sërë oficerësh të shërbimeve sekrete britanike dhe amerikane. Flamuri sovjetik qëndronte në krah të flamurëve amerikanë dhe atij britanik në marshimin e madh, ndërsa avionët amerikanë “Halifax” fluturonin mbi Tiranë duke shpërndarë fletushka në mbështetje të çlirimtarëve.

    ka ardhur koha qe dipllomacia amerikane ta njohe enver hoxhen si armikun e saj me inteligjent….kete nuk e them une..por E THOTE MAOCEDUNI me FIDEL KASTRON

    KA ARDHUR KOHA TE DORZOJNE KOKEN E SALISERBIT SE NUK MBAN UJE ME PILAFI.

    *******************************************************************************

    projekti i CIA në 1949: Si do pushtohej Tirana

    TOP SEKRET
    21 mars, 1949
    Për: PILIGRIM
    Nga: CICERO
    OPERACIONI SHQIPTAR
    Për të rrëzuar qeverinë aktuale dhe zëvendësimin e saj me një qeveri të pëlqyer prej nesh,
    mbetet shumë për t’u bërë në terren, përpara se ne të ndërmarrim hapa konkretë. Ne duhet
    të koordinojmë veprimet tona në momentin kur Ushtria kombëtare greke është fitimtare
    në Epir

    Dosja e panjohur e operacioneve sekrete
    Autorët e projektit: Frank Wisner, drejtues i Drejtorisë Sekrete, dhe James Angelton,
    s
    hefi i Kundërzbulimit.
    Ndërhyrja ushtarake që parashikonin amerikanët në Shqipëri
    Në Arkivin Kombëtar Amerikan në Avenunë Pensilvania, Washington D.C. gjendet
    tashmë i deklasifikuar për studiuesit një prej thesareve me të rëndësishme të historisë
    shqiptare
    të Luftës së Ftohtë. Prej vitit të kaluar, rreth 10 mijë dokumente të
    deklasifikuara hedhin dritë për herë të parë mbi operacionet e Shërbimeve Sekrete
    Amerikane ndaj regjimit komunist të Enver Hoxhës. Dokumentet në fjalë i përkasin
    periudhës kohore 1949 -1955, periudhë kur një prej shërbimeve sekrete më të fuqishme të
    botës përgatiste në fshehtësi të plotë operacionet klandestine ndaj vendit më të vogël dhe më të varfër të Ballkanit, Shqipërisë. Gjithsesi, operacionet sekrete amerikane duhen parë në kontekstin e tyre historik dhe politik

    USHTRIA ENVER HOXHES

    “Provokacioni” grek i 2 gushtit 1949, agresion luftarak për pushtim
    Sipas dokumenteve faktike, në sulmin e 2 gushtit 1949, grekët përdorën kundër Shqipërisë ushtrinë me topa, avionë, ushtri tokësore e gjithçka që përdor çdo ushtri që synon të pushtoj një vend tjetër. Ushtria shqiptare, madje edhe populli i cili në regjimin “hoxhist” quhej “popull ushtar e kufitar vigjilent”, iu kundërpërgjigj sulmit pushtues grek, me luftë të armatosur, në mbrojtje të kufijve e trojeve që u sulmuan. Ishte një luftë e përmasave dramatike. Ndërsa Greqia vërsuli drejt Shqipërisë mbi 70 mijë forca të armatosura, mbi 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 gjuajtës, kryesisht topa, shteti shqiptar mobilizoi dhe futi në luftën mbrojtëse 10 mijë ushtarë, ndërkohë që po mbante në gatishmëri edhe 30 mijë trupa të tjerë pranë zonës së sulmuar. Siç dihet, Greqia ka pasur historikisht pretendime e synime për rrëmbim territoresh shqiptare, të cilat në 100 vitet e fundit i ka manifestuar edhe me provokacione e diversione ushtarake, duke tentuar të zaptoj forcërisht trojet shqiptare. Këto diversione e sulme ushtarake, kanë qenë sistematike veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë në vitit 1912 dhe sidomos pas vitit 1913, kur “Konferenca e Londrës”, caktoi kufijtë zyrtar shqiptar, duke mbyllur kapitullin e kufijve mes Greqisë e Shqipërisë. Një nga aktet më famëkeqe luftarake greke kundër Shqipërisë, ka qenë sulmi ushtarak i nisur në 2 gusht 1949 në jug të vendit, me objektiv pushtimin dhe aneksimin me forcë të asaj toke shqiptare, që grekët e quajnë “Vorio-Epir”.

    KARNAVALET E SALI BYTHISHES

    Me 10 prill te 1994 i realizua masakra e pergjakur nga skuadro komanda “Pirro 1” Komando përbëhej nga 7 persona te armatosur me armatim te ushtrisë greke Pjesa tjeter qëndroi ne greke.Ne mesnatë u bë krimi, kunder një reparti me 130 rekrute te rinj dhe te parmatosur.Më 10 prill, në orën 02:40 një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin. Gazeta “Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Epirit”. Nata e 10 prillit 1994 do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Vendi ynë atëherë u gjend përballë një sulmi ushtarak. Një repart komando hyri nga Greqia 4 kilometra në tokën shqiptare. Pasi kishte studiuar më parë planin, njerëzit që mbanin veshur uniforma ushtarake, sulmuan postën kufitare të Peshkëpisë. Bilanci dy të vrarë, tre të plagosur dhe disa dhjetra ushtarë të traumatizuar. Komandoja greke kishte zgjedhur si moment të duhur për të sulmuar, kohën kur i gjithë reparti kishte rënë në gjumë. Dy persona me uniformë dhe maska hynë në korridorin e kazermës. Komandanti i stërvitjes, Fatmir Shehu, u foli të panjohurve, duke u kërkuar të kursenin ushtarët, por ata e qëlluan me armë duke e lënë të vdekur. Më parë maskat kishin ekzekutuar edhe ushtarin Arsen Gjini. Tre rekrutë të tjerë mbetën të plagosur gjithashtu. Nën këcënimin e armëve maskat që flisnin greqisht duke përmendur Vorio Epirin, i mbyllën 130 ushtarët në një dhomë, ndërsa dy oficerë të tjerë i izoluan në një zyrë tjetër….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*