25-vjetori i Ambasadave, Rama ironizon Bashën: Më duket sikur të ka vajtur mendja të kalosh gardhet

July 2, 2015 18:45

25-vjetori i Ambasadave, Rama ironizon Bashën: Më duket sikur të ka vajtur mendja të kalosh gardhet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një njoftimi për shtyp, ka kujtuar 25-vjetorin e hapjes së ambasadave, por duke hequr paralele dhe mbi gjendjen aktuale të Shqipërisë.

Si sot 25 vjet më parë, rinia shqiptare, burrat e gratë guximtarë shemben murin e izolimit dhe u hodhën në oborrin e selive të huaja duke zgjedhur lirinë në vend të diktaturës. Në vend të kremtimeve, ky 25-vjetor na bën sot të reflektojmë si asnjëhere tjetër për vendin dhe shoqërinë tonë. Me zgjedhjet e 21 qershorit, vota e lirë, themeli i demokracise është dëmtuar rëndë, kriza ekonomike ka pllakosur vendin, mjerimi është ulur këmbëkryq në mijëra familje shqiptare, eksodi është rikthyer i dhimbshëm sa atëherë”, deklaron Basha.

Më tej ai vijon duke theksuar se “ashtu si 25 vjet më parë shqiptarët do ta dëshmojnë sërish se kanë të njëjtën kurajo për të refuzuar varfërine,  kriminelët dhe korrupsionin”.

Ndërkaq, pas deklaratës ka reaguar me anë të një postimi në Twitter edhe Kryeministri Rama, i cili ka ironizuar Bashën.

Duke lexuar përkujtimin e Lulzim Bashës për hedhjen e njerëzve përtej gardheve të ambasadave m’u duk sikur i ka vajtur mendja të bëjë të njëjtën gjë”, shkruan Rama në Twitter.

July 2, 2015 18:45
Komento

11 Komente

  1. SuloKapedani July 2, 20:28

    Po more ,ika vajtur mendja per te kaluar gardhet sepse èshtè akoma afoloshent nè tè gjitha drejtimet duke pèrfshirè edhe politikèn.

    Reply to this comment
  2. tarrasi July 2, 21:10

    DO IKI SI SALI BERISHA NE 1997 TEK AMBASADA SERBE OSE ME MIRE AKOMA AJO RUSE.

    Reply to this comment
  3. Mark .uk July 2, 21:48

    Ju Qajani hallin populist se I ke bêre me marr arratin more mafiozesh,Se Basha nuk ka nevoj me kercye Gardner se ka ba para,

    Reply to this comment
  4. Paolo Rossi July 2, 21:59

    O Mark Gamori! Populli e tha fjalen e tij. Ju minjte e arave vazhdoni cerr-cerret poshte e perpjete. Vazhdoni se gjithmone pas ferrave do te ju shkoje jeta.

    Reply to this comment
  5. emigranti July 2, 22:13

    po lere ore te kaloj gardhin se kushdi pertej gardhit i del nje nga ata *xhajet*me mustaqe…

    Reply to this comment
  6. Lleshi July 3, 01:00

    Dikur thoshin se po kalove neper gardhe , do te te hyje ndonje hu ! Por kjo ishte per ata qe ishin te virgjer ! Por per Lulzimen kjo fjale e urte nuk ka kuptim, se nuk hu qe i shkakton dhimbje !

    Reply to this comment
  7. Mark .uk July 3, 05:10

    Paulo Rossi.gomar tu baft ai qe ju vesh rrobat.Po cili popul e votoj .Ai I blew me parat e Marie’s more idiot.

    Reply to this comment
  8. beni July 3, 08:10

    Kapitullimi total i ekonomis post komuniste beri qe ramiz alia te mendoj se si mundet te mbijotojm ne nje situate kritike ku edhe kundershtaret e sistemit po behen dita dites me shum?
    Flitej se do ta bente shqiprine si fidel kastro,ku te hapej per 3 dit kufijte,mirpo perseri kishte frike se shqipria do te zbrazej teresisht,bile edhe disa qe gjoja kishin nje tester partie!
    Atehere nga frika hapi ambasadat e huaja qe te iknin kundershtaret e medhenj te regjimit,me pas fillon e te riten remitancat ne nje situate ku per disa mijra $ shiteshin edhe baketite e dyqanet rinin bosh per qytetaret,qe nuk perballonin dot nje kile mish me rogen ditore ku ne treg te zi kg i mishit ish 300 lek!
    Roga mujore nuk i kalonte25$tek tregu i zi valutor megjithate ramiz alia u tregoj shqiptarve se diti se si te mos shkaktonte dhimbje te madhe te nje lufte civile qe mundet te ndodhte nga ndryshimi i sistemit!
    Alia ku shkonte shtronte tavolina,leshoj te gjith burgosurit politike filloj nje here ndryshimi qe po imitonte vetadministrimin jugosllav,por shum te vonuar te kohes,ku koha ish ne favor te nje sistemi qe kish nevoje per demokrate te vertete e jo komuniste me ide ekstremiiste e nacionaliste orjentale e jo te bazuar ne kulturat demokratike europianiste te kultures qe kerkonin shqiptaret,por la nje njeri si sali berisha qe e drejtoj shqiprine drejt orjentalizmit,diktatures dhe shkatrimit drejt luftes civile te orjentuar nga amerikanizmi e nga ish presidenti bush!
    Alia si nje komunist,por me pervoje ne politike,gaboj rende ne idene e qeverisjes nga nacionalizmi geg me komuniste si sali berisha,pa pervoje ne politike dhe nje egoist ne problemet politike ne sistemin pluralist,ku meksi mundet ti kish dhene ate qe shqiptaret kerkonin europen e krishterimin per ta bere shqiprine vertet europe!

    Reply to this comment
  9. edi July 3, 14:14

    nuk eshte rasti qe luli te nderroje personazhin qe i shkruan fjalimet????

    Reply to this comment
  10. T. July 4, 02:09

    Shqiptaret i pe shume mire ti qe e kan kurajon ti thone JO krimineleve si puna jote!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*