Vallja e vetingut

August 26, 2016 00:30

Vallja e vetingut

Nga Bedri Islami – Të gjithë ata që mund të kenë menduar se miratimi i Draftit për Drejtësinë si pjesë e Kushtetutës së Shqipërisë, në atë seancën tragji-komike të pas mesnatës, do të ishte fundi i një odiseje të gjatë, tani mund të fillojnë të ndjejnë zhgënjimin.

Në fakt ka qenë veçse fillimi i një rruge të gjatë, në të cilën deputetët e opozitës nuk u futën me dëshirën e tyre, e aq më pak me bindjen e tyre. Askush nuk e dinte përse atë fillim dite ata po duartrokisnin: Se shpëtuan nga Lista e Zezë e Presidentit amerikan; se nuk bënë harakiri duke shkuar pas shefit të tyre plak gërnjar; se nuk u bënë dëshmues të një çarjeje të madhe brenda vetes, apo se thjeshtë nuk e kishin kuptuar se pas saj, pra pas këtij miratimi, do të kishte edhe nene e ligje të tjerë, në të cilët do të mund të përfshiheshin edhe ata vetë?

Të bindur, deri një natë më parë se Drafti nuk do të miratohej, edhe sikur të bëhej qameti, ata, ndërsa buzëqeshnin nga zori e dhimbja, kishin edhe një shpresë: Përmes idesë së “konsensusit” do të mund të arrinin në ditët e ardhshme atë që nuk kishin mundur ta arrinin përmes Draftit.

Tani, duan apo nuk duan, afrohen orët e së vërtetës.

Njëra prej tyre, më e domosdoshme dhe më e ashpra, ligji për Vetingun.

Ndoshta as gjysma e atij parlamenti nuk e kishte dëgjuar më parë këtë fjalë mizore, tani, jo pak prej tyre do të kenë të bëjnë me të, si me një fantazmë që mund të sillet mbi pasurinë dhe jetën e tyre.

Për ligjin e ri ata, duke dredhur vithet e politikës, kërkojnë një hapësirë kohore të tri viteve të fundit. Jo më tej, dhe kjo është e qartë pse: Në hapësirën e tre viteve të fundit ata kanë qenë në minorancën e pushtetit. Kanë përfituar, sepse lidhjet e dyanshme relatojnë me njëra tjetrën, por nuk kanë pasur mundësi të hedhin në erë, si në Gërdec, nuk kanë mundur të vjedhin si në Rrugën e Kombit, ku ka ndodhur vjedhja më e madhe e kohrave; nuk kanë mundur të shesin pjesë të atdheut, nuk kanë ngritur koncesionet dhe monopolet (me këto të fundit kanë marrë hov edhe në tri vitet e fundit), në fund të fundit nuk kanë mundur të vrasin, të falsifikojnë pjesë të së vërtetës, ashtu si nuk janë të pranishëm në botën e madhe të oligarkisë financiare pushtetore.

Në më shumë se 8 vite pushtet, më saktë, që nga maji i vitit 1992, kur sapo merrnin çelësat e pushtetit, megjithëse të ardhur nga një përrallë elitare e demokracisë dhe e nderit, opozita e tashme, qeveria e djeshme, mendoi për krijimin e sistemit të drejtësisë sipas shijes, praktikës dhe synimit të saj.

Shkolla e Plepave ishte vetëm njëra prej tyre, por, përmes idesë (jo rastësisht) thellësisht staliniste, ata ndërtuan ÇEKA-n e tyre në sistemin e drejtësisë, dhe e bënë këtë përgjithësisht me njerëz mediokër, të pander e të pavlerë; njerëz që ishin të gatshëm të nxirrin gjithçka mbi tokë, vetëm që të bënte hije mbi pushtetin, që mund të të dënonin e të vidhnin, ashtu si kërkonte pushteti i ri.

Ky pushtet quhej demokratik, në fakt ishte thellësisht oligarkik.1

Më ka takuar të ndjek nga afër gjyqin e 2 prillit në Shkodër. Ishte gjyqtar një Qazim Gjoni. Nuk e di se ku është tani, ndoshta përsëri gjyqtar, sepse pas këtij gjyqi ai u rrit në detyrë.

Ndoshta ishte gjyqi i parë i “vijës së re” demokratike, ku turma bën ligjin, ku militantët, shpesh herë të paemër, drejtonin seancat, ku quhej meritë të godisje një të pandehur me këpucë dhe gjyqtari buzëqeshte… ku vendimi, pa asnjë provë faktike, vinte përmes mbledhjeve të partisë.

Nuk besoj se Vetingu do të shkojë kaq larg në kohë, sepse pastaj, gjyqtarët që do të mbeteshin do të ishin shumë më të paktë se sa mund të mendohej.

Shikoni Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Një armë e ngritur kundër pushtetit, e thirrur nën komandë nga kryetari i këtij këshilli, që është edhe president i vendit.

Në të gjithë atë numër njerëzish, ata që e meritojnë të jenë aty mund të përbëjnë vetëm numrin e gishtave të njerës dorë.

Vëreni se cilët kanë trajtuar çështje të rëndësishme të kohës, të cilat, nëse do të ravijëzoheshin saktë, sipas të gjitha normave të ligjëruara, do të ishin një bllokadë e krimeve të nesërme.

Një lojë e pështirë u bë mes gjykatës dhe prokurorisë në çështjen e nxehtë si njëmijë patate të Rrugës së Kombit. Dosje që dërgoheshin në dyert e gjykatës dhe që të nesërmen ishin përsëri në shkallët e prokurorisë. Prokurorë që kërkonin edhe pak ditë kohë për të përmbyllur dosjen, megjithëse koha kishte qenë e mjaftueshme dhe gjyqtarë që përmbyllnin gjithçka me proçedurë.

A duhet të jenë të njëjtët ende në selitë e drejtësisë?

Në fakt këta kanë qenë falanga e drejtësisë në partitë politike.

I kanë shërbyer të dyjave, dhe, duhet thënë se nuk është faji i tyre nëse opozita e tashme ka zullumet e krimet më të mëdha.

Por janë bërë pasvija e mbrojtjes së pandëshkimit të politikës, duke përfituar në këtë mënyrë imunitetin e tyre.

Si falangë, janë bërë pjesë e krimit. Si të inkriminuar janë bërë pjesë e pandëshkimit.

Këtë tabor opozita kërkon ta ruajë, pasi, përmes tyre, ruan veten. Ruan dosjet që janë mbyllur, fsheh krimet që ka bërë, maskarallëqet dhe grabitjet.

Opozita e di krejt mirë, ashtu si e di edhe qeverisja se, ky tabor, falangë e drejtësisë në duart e politikës, nuk është bërë kaq e pasur vetëm se gjeti njerëz të rrjepë, por se, mbi të gjitha, duke veshur petkun e falangës, ata u morën në mbrojtje nga politika.

Opozita, jo vetëm tani, por në të gjitha ditët e diskutimit të ligjeve për Draftin e ri për Drejtësinë, do të ketë të njëjtën tundje politike të vitheve të rënda.

Ajo do të luftojë deri në fund që Vetingu të jetë një maskë, si ishte “specialisti” që u thirr të hetonte “aksidentin” e Kosta Trebickës; ajo do të bëjë të gjitha përpjekjet për të futur sa më shumë ujë në nenet e çdo paragrafi, që “sy peshkaqenët” të jenë të qetë dhe të shëtisin botën me paratë e vjedhura dhe të gjakuara; ajo do të synojë ta kthejë Draftin në një lojë fëmijësh, në mënyrë që të mos jetë asgjë tjetër, veçse përralla e radhës; synimi i saj do të jetë edhe më përtej kësaj: ata do të jenë në vijën e parë, falangë antishtet e antidrejtësi për të zhbërë edhe më tej të drejtën e ligjshme të ndëshkimit.

A do ia arrijnë?

Si duket, në sallat e bisedimeve, duke patur përballë tyre dy forca të specializuara ndërkombëtare, mund të arrijnë fare pak.

Kanë vetëm dy shpresa: Thirrjen e popullit për të demonstruar, për të sheshuar edhe një herë gjithçka, si ka ndodhur edhe më parë, dhe ky është lejtmotivi i domosdoshëm, pema në të cilën do të kapen, prej degësh e prej fletësh për të mbijetuar; dhe, së dyti, ndonjë “konsensus” të orëve të fundit.

Për të parën jam i bindur se do të jenë thellësisht të humbur. Zakonisht të varfërit, të lodhurit dhe idealistët nuk shkojnë pas milionerëve e parave të vjedhura, dhe as pas njerëzve që kurrë nuk besuan ndaj njerëzve.

Nëse ndodh e dyta, “konsensusi” i orëve të fundit, do të kishim një zhgënjim të ri.

Koalicioni i sotëm, që do të jetë në qeveri edhe në vitet e ardhshme, në fakt do të jenë në qeveri deri sa të jenë sëbashku, mund ta bëjë edhe pa tundjet e opozitës.

 

August 26, 2016 00:30
Komento

2 Komente

  1. A.GRAMSH August 26, 09:20

    SA U KUSHTON SHQIPETAREVE ‘BALLI I KOMBIT’!?
    -Nga ‘profesore’ perfitues ne perralletore?
    -‘Neriu ashtu si ha ashtu mendon’, ‘stomaku para trurit’?
    —————————————————-
    Leter e hapur profesoreve:
    Rexhep Mejdani ,ish kryetar shteti(pa shtet)
    Servet Pellumbi,ish kryetar parlamenti (pa popull)
    Sabit Brokaj ish deputet e minister(qeverri kujslinge)
    Profesore,
    Arsyet se pse nder tere ‘profesoret’ qe ne kete vend jane me teper se sa populli ju zgjodha pikerisht JU jane disa por po permend vetem kater:
    -Se pariKeni qene pjese e superstruktures se ish shtetit shqipetar para ’90 e me merite e te drejte kini gezuar ‘te drejten borgjeze pa borgjezine’ ne ate te ashtuquajturin sistem socialist sejcili ne profesionet tuaja te nderuara e respektuara nga populli shqipetar.
    Se dyti Keni qene direkt apo indirekt pjese e se ‘majtes’ shqipetare edhe kur sistemi ish nje partiak’ dhe ngelet te tille (nuk i nderruat kuajt ne mes te udhes) edhe mbas ne te ashtuquajturen ‘pluralizem’ku u krijuan 126 parti po pa asnje alternative!?
    -Se tretiSepse edhe une autori i ketyre 5 rreshtave kam qene e ndihem i Majte me ndryshimin nga ju nuk e kam votuar ASNJEHERE te ‘mengjeren'(jo se kam votuar gje tjeter)dhe e vetemja here qe kam marre pjese ne votimet e para ‘pluraliste’ per fatin tim te mire te tre kandidatet e tre PARIVE kryesore u fillonin emerat e mbiemerat me ‘M’ qe edhe pse ishin e jane personalitete te respektuar Mojkom,Musliu,Mirush i fshiva emerat ose u bera M… jo atyre po PARIVE qe perfaqesonin e qe QELBESHIN sapo kishin lindur!
    -Se fundi dhe me kryesorja ne nje çerek shekulli kini qene ne krye te peramides ne tre pushtetet kryesore te vendit dhe prandaj si shqipetar me jepet e drejta si gjithe shqipetaret e tjere e pse jo edhe ne emer te tyre tju pyes:
    1.-Nga pikpamja MORALE a kini ndryshim nga tere ‘profesoret’ salisjane qe abandonuat profesionet dhe u moret me politike qe nuk eshte ‘profesion’!?
    2.-A ndiheni ‘mekatare’ po aqe sa ‘profesoret’ salisjane po qe se e kuptoni qe ky popull ka ngelur 25 vjet pa shtet po me ‘shtetare’!?
    3-A ndiheni ‘mekatare’ po aqe sa ‘profesoret’ ‘salisjane’ qe ky vend nen ‘drejtimin’ tuaj ka ngelur pa baze ekonomike e per rrjedhoje ska si te kete emer sistemi politik pa patur emer ai ekonomik!?
    4.-A ini te pergjegjshem qe ne 25 vjet nen ‘drejtimin’ tuaj popullit shqipetar ju jane mohuar te gjitha te drejtat kushtetuese e pse edhe ato te drejtave humane e mbi te gjitha e drejta e VOTES ku gjithe jeten nuk eshte VOTUAR por edhe kur ka votuar nuk ka ditur per ke e perrrjedhoje parlamenti ka qene i EMERUAR e i perhershem si asambleja kineze e DUN BI U-ve!?
    5.-A ndiheni ‘mekatare’ po aqe sa ‘profesoret’ salisjane qe 25 vjet popullit shqipetar i mohuat te drejten e VOTES referendare si shkalla me e larte e demokracise edhe kur flitej per ‘nisma’ te pa pergjegjeshme e antishqipetare nga shitja e teritorit tek FALJA e kapitaleve strategjike mbi e nen tokesore,apo futja ne organizma ushtarake e fetare e deri tek konçensionet 100 perqind te ekonomise tashme JO shqipetare!?
    6.- Andiheni ‘mekatare’ po aqe sa ‘profesoret’ salisjane qe lane profesionet e i ndjene lezetin politikes dhe a ini pjese e NEPOTIZMIT Klientalizmit ne ekonomi,sistemin financiar e bankar ne keto 25 vjet e qe perben jo vetem konflikt interesi por KRIM!?
    7.-A ndiheni ‘mekatare’ e te pergjegjshem qe populli shqipetar gjysma brenda e pa pune e me shume se gjysma jashte perjeton varferine me te madhe ne rajonin e Ballkanit nder kohe qe diferenca midis ‘politikaneve’ e popullit eshte marramendese 4e shumica perjeton ne varferi absolute me RINI te moshave 18-35 vjeç te pa pune e pa te ardhme !?
    8-A ini te ndergjegjshem qe ini mekatare po aqe sa ‘profesoret ‘salisjane’ qe vendin e popullin e kini pergjysmuar me mbi 10.000 te vrare e zhdukur dhe shtresat me te dobeta si grate e femijet i kini kandadisur ‘mall pa zot’ qe tregetohen si ‘MISH I BARDHE’ dhe prostituohen ne tere Europen apo shiten si pjese kembimi per organe!?
    9.-A ndiheni mekatare qe vendin e popullin shqipetar e kini lene 25 vjet pa buke pa ekonomi pa ushteri siguri e KUFIJ thjesht -‘shprehje gjeografike’!?
    10.-A e keni akoma sensin e aresyes te analizoni sa me siper e arrini ne konkluzion se ky vend 25 vjet eshte i okupuar nga te huajt 100 perqind e ju keni qene thjesht ‘KUKULLA’ apo kujslinge te paguar mire nga SKLLAVOPRONARET qe jetojne jashte!?
    PS Profesore.
    Po qe se ju vret sado pake ndergjegja e karakteret tuaja nuk ‘jane lopesuar’ si thosh Noli,per hir te respektit qe ka patur populli per ju per punen tuaj e kontributet para ’90 si dhe ne respekt per tere ish koleget tuaj shqipetare pensioniste ne profesionet e tyre dhe mbi te gjitha ne shenje PENDESE per MJERIMIN ku e kini katandisur popullin shqipetar do tju kerkoja te benit NJE HAP MBRAPA:Kundershtoni e ktheni mbrapesht tere pjesen e ‘PENSIONIT TE ARTE’ qe merni si ‘shtetare’ deputete kryetare ministra e me radhe dhe pranoni VETEM pensionet si gjithe shqipetaret per profesionet qe kini patur e natyrish dhe titujve profesore!Ky veprim jo vetem se do bente ‘preçedent’ per tere ‘pensionistet e arte’ qe perbejne ‘ballin e kombit’ por do rehatonit edhe ‘SHPIRTERAT’ per ‘Boten e pertejme’!Po nuk e moret kete inisiative ne interes te femijeve shqipetare qe perjetojne mjerimin do benit mire te terkiqeni ne terrin e harreses e mos PERRALLISNI perralla femijeve me barkun bosh!RESPEKT(po qe se)!

    Reply to this comment
  2. Zyka prej Prishtine August 26, 20:30

    hej mos deksh kure o Gramsh qi u hap syte dhe qorrave e ndriçon trunin idjotave

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*