Edi Rama: Qeveria që duam

Adrian Thano July 27, 2013 12:13

Edi Rama: Qeveria që duam

Adrian Thano

“Për punë dhe jo për look” – më thotë Edi Rama kur e pyes se si do ta përmblidhte me pak fjalë ekipin e ministrave që do të zgjedhë.

Kjo intervistë është fokusuar tek struktura e re e qeverisë, ashtu si edhe intervista ime e djeshme me Ilir Metën. Intervistat që do kisha vërtet dëshirë t’u bëja Ramës dhe Metës mbeten ende në tentativë. Megjithatë, qeverisja e re është hë për hë, pritshmëria më e rëndësishme e momentit. Sfida e parë e Ramës është realisht ekipi, administrata e re, parimet mbi të cilat këto do ngrihen dhe funksionojnë, qëllimet dhe afatet.

Si edhe Meta dje, Rama sot jep përgjigje të shkurtra. Të shpresojmë që do jetë qeveria e fjalëve të pakta dhe punëve të mira, pra  të shpresojmë si fillim që do marrë fund shpërdorimi banal dhe eklektizmi në raportin qeveri-publik; që nuk do ketë kjo qeveri atë nevojën e panginjur të Berishës për ‘madhështinë dhe spektaklin’ e që do marrin fund ato daljet e pafundme idiote e ai karagjozllëku i përditshëm e i neveritur në ekrane që Kico Blushi ia ka gjetur emrin saktë: vetëkarfosje.

E pamë se ç’mund ti bëjë njeriu-njeriut. Të shpresojmë që, në mos tjetër, të arrijmë të marrim frymë pa u mbytur nga ligësia.

Opinioni publik e di ndërkohë që Edi Rama do ta ketë vështirë.

Jo vetëm pse do ti gjejë gjithë zyrat e shtetit me nga një fitil të ndezur, por edhe sepse ai burri i vogël me ego të madhe që ka përballë është një plak i frikësuar që do ta kërkojë sherrin si qen.

Më poshtë, pyetje-përgjigjet me kryeministrin:

 

 Z.Rama, kur prezantuat strukturën e qeverisë së re  thatë se “struktura e re ka shumë më tepër mundësi për të krijuar kushtet që të prodhojmë rezultate me shumë më pak shpenzime nga taksat e qytetareve”. Për sa më pak shpenzime bëhet fjalë?

Do të bëjmë më në fund, pas kaq shumë vitesh fryrjesh e stërfryrjesh të organikave të ministrive e të institucioneve të këtij shteti, një reformë të thellë rrënjësore që nuk është qëllim në vetvete po operacion për të shpëtuar shtetin nga mbingarkesa e parazitëve në trup. Po ju jap vetëm një shembull: Administrata civile e Ministrisë së Mbrojtjes ka sot më shumë njerëz se ç’kishte në periudhën pas kapjes së “grupit armiqësor” në ushtri gjatë Luftës së Ftohtë! Një kapicë me struktura parazite që thithin përditë para nga xhepat e popullit e gjak nga trupi i Shqipërisë dhe në këmbim kthejnë korrupsion e kalbëzim të shtetit. Ose raprezentanca jone ushtarake në NATO eshte me e fryre ne numer se perfaqesite e thuajse gjysmes se vendeve te NATO-s. Nderkohe, e gjithe kjo mbipeshe e kesaj ministrie ka trashur jo vetem trupin po edhe trurin e shtetit ne ate sektor deri ne piken ku ne Strategjine Kombetare te Sigurise se ketij vendi ende shkruhet se kemi objektiv anetaresimin ne NATO (!) Kuptohet mund te thote dikush, sepse as ministri e as shefi i shtabit s’kane kohe te merren me mbrojtjen se jane te zene prej vitesh te tera me sulmin në xhepat e në pronat e ushtrisë… Çfare turpi kombetar në sytë e NATO-s dhe çfare talljeje propaganda shurdhuese “Shqiperia ne Nato!”…

 

Z.Rama, ju përdorët shpesh për shumë ministri termin “reformë të brendshme strukturore”. Çfare do të thote kjo? Përshembull çfare do të thotë që Ministria e Brendshme do ketë reformë të brendshme strukturore?

Do të thotë shkurtim drastik i strukturave parazite. Edhe në Ministrinë e Brendshme ka plot të tilla. Mjaft të shohësh si është fryrë prej mishit të huaj të militantizmit, klientelizmit e korrupsionit Drejtoria e Përgjithshme për të kuptuar thellësinë e operacionit që lypset.

 

Cilat ministri të tjera mendoni që do preken më shumë nga shkurtimet bazuar te kjo strukturë e re?

Kam vënë re me keqardhje se kur ne flasim për reformë strukturore, kundërshtarët flasin për spastrim. Ne s’do bëjmë spastrim, po pastrim! Dhe pastrimi s’do nisë nga qëllimi për të hequr njerëz, po për të hequr parazitët e panumërt që gëlojnë në strukturën e ekzekutivit nga qendra në gjithë territorin. Ndërsa për njerëzit jemi shumë të qartë, kush e meriton do qëndrojë kush jo, do largohet. E se kush e meriton e vendos konkurrenca jo partia.

 

Çfarë është ministri i Administratës? Me çfarë do merret dhe pse e gjykuat të domodoshëm një post të tillë?

Departamenti i Administratës Publike që në 2005 u spostua si xhep fallco në Ministrinë e Brendshme, do të kthehet në Kryeministri. Dhe do të jetë nën mbikqyrjen e Ministrit që do të drejtojë Axhendën Dixhitale si edhe projektin e Bazës Kombëtare të Burimeve Njerëzore.

 

U tha që do jetë qeveria me më shumë gra në historinë e qeverisjeve shqiptare. Është e vërtetë? Nëse po, sa gra do ketë në qeveri?

Nuk mund t’ju jap numrin e saktë por mund t’ju them se si qeveri e një koalicioni që ka për bosht aleancën PD-LSI, dy parti me theks programor e organik në çështjet e barazisë gjinore, qeveria e re do ketë po, në përmbajtjen e vet më shumë gra se çdo qeveri tjetër në historinë e këtij vendi. Dhe kjo prirje do të ndikojë përzgjedhjen e njerëzve në të gjitha nivelet e drejtimit të ekzekutivit.

 

A ka patur dakordësi të plotë mes jush dhe zotit Meta për këtë strukturë?A kishte ndonjë propozim të tij që ju e rrëzuat ose e anajellta?

Mos na marrim më sysh – thonë plakat. Po realisht deri tani çdo gjë ka shkuar më mirë se shumë mirë. Përtej shakasë, duhet të them se po punojmë me mirëkuptim të plotë dhe po kaq e rëndësishme, me efiçencë maksimale.

 

Pyetja e pashmangshme. Sa ministri do ketë LSI në qeveri?

Nuk po ndërtojmë një qeveri parcelash, po një qeveri që do funksionojë si skuadër në frymë, strategji, taktikë e aksion. Po përpiqemi t’u gjejmë punëve të qeverisë njerëzit më të përshtatshëm jo vetëm si individë, po edhe si lojtarë të një skuadre dhe jo njerëzve punë në qeveri. Duam një skuadër që të punojë e sakrifikojë, ministra që të mos kenë orar e kufij lodhjeje, njerëz që ta mbajnë karrigen me rezultate të mundimshme dhe jo ta konsiderojnë karrigen si rezultatin për t’u shijuar. Dhe sigurisht duam po ashtu një parlament që të ligjërojë me cilësi, jo si apendisit i ekzekutivit po si tempulli i rilindur i aspiratës së shqiptarëve për një demokraci funksionale.

 

Ndarja e Ministrise se Energjise ka te bëjë me projektin TAP?

Jo, do të ndahej edhe pa TAP-in, për të cilin ne do të ngremë një Task Force të posaçme në bashkëpunim me kompaninë Sokar.

 

Partite aleate të vogla në koalicionin e majtë…. Si do jetë formula e përfshirjes së tyre në strukturën e re?

Formula është e njëjtë si mes PS e LSI: s’u gjejmë punë njerëzve, po punëve do t’u gjejmë njerëzit. Dhe për këtë do të kërkojmë padyshim edhe kontributin me burime njerëzore të gjithë aleatëve tanë.

 

Ndonjë koment për procesin zgjedhor të kryetarit të ri të PD ose për vetë Lulzimin si pasues i Berishës?

Asgjë e re në atë front.

Adrian Thano July 27, 2013 12:13
Komento

23 Komente

  1. Pellumb zaimi July 27, 01:10

    ne kete interviste trajtohen edhe problematika te sigurisë ushtarake. Jane tema qe une i trajtoj vazhdimisht ne shtyp sepse jam ushtarak dhe nga pikpamja profesionale jam shume i interesuar te gjej hapesira per të shpalosur qendrimet qe mendoj se i sherbejne edhe qeverise rama. Nga ekstrati i komentit tuaj per intervisten e zotit rama krijova nje opiniòn fillestar se z. Rama ka kapur disa nga çeshtjet e mprehta te sigurise por dhe té sferes organizative te ministrise sé mbrojtjes. Pos kesaj gjithnje kam pasur bindjen se kjo ministri dhe shtabi i saj i pergjithshen nuk kanë qenë ne sinkron me misionin e tyre kushtetues. Keshilli i sigurisë kombetare gjithashtu. Por kryesorja eshte se ky shtet po ben rreth 8 vjet qe nuk ka dokumentin themelor te sigurise se vet,-strategjine e sigurise kombetare. Nga ana tjeter deri sot nuk kemi asnje te dhene çfare roli luan misioni yne ne nato,çfare informacioni i jep dhe çfare direktivash sjell ketu per realizimin e standarteve politike, strategjike ,ushtarake te aleancës. Per me teper jemi te interesuar kur dime se ky misiòn drejtohet nga nje admiral famekeq si gerveni. S’ma do mendja se ky “kompas” i saliut per caktimin e kufirit detar e ka kryer detyren me ndershméri e atdhetarizem. Tradhetari i detit shqiptar s’mund ta keté harruar zakonin e sherbimit ndaj saliut me tradhetite e tjera qe mund ti kete ngarkuar padroni. Edhe per shume çeshtje te tjera te sigurise jam i interesuar te shikoj kendveshtrimet e z. Rama. Pyetja qe me shqeteson éshte -a do te kemi nje reformim cilesor dhe rilindes ne ministrine e mbrojtjes e cila per mua eshte nje ministri e shperdoruar per qellime antiushtarake, per qellime antikombetare dhe per qellime qe nuk pajtohen me moralin dhe me kodin ushtarak te nderit. Gjunkshi p.sh eshte nje nga shperdoruesit ekzemplare te misionit te shtatmadhorise. Ka plot arsye per këté pohim. Por njera eshte kjo:nje gjeneral hajdut nuk mund te ngreje até lloj ushtrie ku morali kerkohet te jete arma kryesore e saj. Si ne te gjitha ushtrite e suksesëshme. Komentet e tjera po i lë pas njohjes me intervistén e plote te z. Rama.

    Reply to this comment
    • gam gam July 27, 14:32

      jam dokord me komentet e zotit zaimi por ai qe me acaron me shume eshte venia ne krye te ushtrise te nje njeriu te korruptuar dhe aspak profesionist si xhemal katundar gjunkshi. Ai njeri duhet zhdukur menjehere sapo PS te marre ne dore qeverisjen e vendit. Eshte njeriu me i poshter me i paafte dhe me i ndyre qe kane pasur ndonjehere ne krye te tyre ushtria shqiptare. Edi rama duhet ta kete ne prioritetet e politikes se tij per ministrine e mbrojtjes zhdukjen e kesaj vemie te ndyre ne krye te ushtrise.

      Reply to this comment
      • Miku i Pellumbit ( A ) July 27, 19:18

        O gam gam, emer shume domethenes i ke vene vetes.
        Mos i bej pis ato mendimet profesionale te ” Pellumbit “, duke shkruar BROCKULLA ofenduese per njerezit, pamvaresisht mendimeve qe Ti ke per ata.
        O njerez , qe keni bere komente rreth kesaj interviste, mblidhni mendjen, se Shqiperia e mbas zgjedhjeve, nuk eshte bere si Torta pa zot e pavaresise. Merreni shtruar, informohuni sakte, analizoni, verifikoni, dokumentoni dhe mendimet tuaja cojani organeve kompetente qe te veprojne sipas ligjit. Nuk rregullohen punet duke share dhe duke poshteruar te tjeret , pamvaresisht se sa gabime dhe faje mund te kene bere.
        O Pellumb (A), lere Kicon te haje pershesh, mos u merr me emra te pervecem, kontribo pozitivisht duke dhene mendime profesionale se nuk ke pak. Behuni te gjithe profesionistet bashke dhe hidhni ne leter mendimet Tuaja se si duhet bere puna me mire, duke mos e lene punen e FA qe ta bejne opinionet, si keta qe shkruajne ketu.

        Reply to this comment
  2. otto July 27, 03:51

    Shpresoj te mos thote shume per zgjedhjen ne PD ,te lere Bracen te flase.Ka pune te tjera me te rendesishme per te vene kete vend ne rruge te drejte .Fillimi duket i mbare me ndarjen e Exekutivit (minister ) nga legjislativ (deputet).
    Shpresoj te kete dhe limit 2 mandate per president ,kryeminister,kryetar parlamenti.
    Do te mbetet ne histori qe nuk mendoj per vete por per brezat qe vine (shembull eshte themeluesit e Kushtetutes Amerikane)

    Reply to this comment
  3. fat man July 27, 05:23

    Ministria e Mbrojtjes e derjtuar nga Imami Bajalldi ka me shume oficere e kapterra se sa ushtare. Ne ndertesen e Ministrise se Mbrojtjes, per hapesirat qe ka, mund te akomodohen 3 Ministri dhe te kete perseri ambjente bosh perseri. Vetem Gjeneral Armate pa armate nuk mund t’i numerosh, a thua se vijne dhe jane te sprovuar ne luften te me falni per krahasimin , ne Vietnam. Aty ka pune per “pastrim” per eskavator KOMATSU, z Edi. pas pastrimit, kontrollo shitjet e armatimit dhene falas dhe tenderat e ministrit shrlatan e matrapaz Arben Imam Bajalldia.

    Reply to this comment
  4. mere lere July 27, 06:45

    -Nje mik-e pa borderne ku firmoste{ me interes } dhe pervec pese punonjesve reale,15-emra ishin plus.
    -Ku jane keta njerez se ne vetem 5-jemi,pyeti..
    -ç’te duhet ty i thane merr rrogen tende dhe ik.
    Pyes:-do behet audit ne thellesi ne piramidat shteterore per t’u kthyer keto leke te taksapaguesve?..nje pjese e rrogtareve jane me vite jashte..

    Reply to this comment
  5. Demir July 27, 08:00

    Eshte me se e drejte ajo cka thote Rama per Ministrine e Mbrojtjes, por te tille e beri edhe Majko. Pastroje,o Edi Rama, ndryshe nuk ke ushtri, por kooperative pa pune e me paga maramendese.

    Reply to this comment
  6. Mark.uk July 27, 08:21

    Ne mendjen e Rames jan emruar ministrat e ardheshem.Ky pregaditi me shkrim edhe detyrat.Kerkesa e pare ishte te ruajm cfar ka mbetur nga pasuria kombtare nga qeveria e Berishes.Daktilografja beri nje gabim ortografik, te fjala ruajm shtoj nje r te germa e pare.Ministrat e ardheshem ferkuan duart nga gezimiRama kur e terhoqi qe sigurish e pau gabimin,po ministrat ishin betuar sipas cfar ish shkruar.

    Reply to this comment
    • artan July 27, 11:14

      o kuqeziu po dhe ti car harxhon kohen per shpjegim mark.uk serbi ky eshte DRUZHE rrace dhe pjelle e felliqur e saliut,keta plera bthq -rash i beri me nenshtetesi shqiptare tani bastardi sali ne ikje,mark.uk ik tani idiot i semure mendor sesa here qe komenton vetem idiotesira te llojit te zhelefines shkruan,ikore mendje e zhubravisur se ti qeke tallash fare,ke pire ndonje pako haloperidol se eshte vape e rende shume per ju skizofrenat eshte perjudhe e eger tani…

      Reply to this comment
    • saja July 27, 18:50

      or make,mblidh mendjen,se me duket se te ka ngordhe lopa.medet,cfare do u japesh kalamajve,s’do kesh pike qumeshti,or qyq.

      Reply to this comment
  7. Kuqeziu July 27, 09:49

    0 marku i ujkut! Vetem budallalléqe do shkruash ti?. Me shpjego fjalén “pau” se shqipja nuk e ka! Hiq dorë vetém njéherë nga qénia “gomar i saliut”dhe do te shikosh sa mirë do té jesh! Perndryshe do té té zgjaten veshët pa fund. Hiq dore kokégdhë!

    Reply to this comment
  8. Piro_Shtika July 27, 10:04

    Lexova nje shkrim te Hajro Limaj. Një ministri “e armatosur” me grada.
    _Eshte per te ardhur keq se si ne ‘ministrine e mbrojtjes’ ka me shume gjenerale se ushtare, ose e thene ndryshe ka gjenerale pa ushtare.
    _Eshte per te ardhur keq se nga kjo ministri jane shperdoruar qindra milion euro, ndersa per te derguar trupa ne kuadrin e misjoneve nderkombetare te Natos kane pervetesuar miliona euro nga kandidatet e shkrete, te cilet per te kontribuar ne keto evenimente “ne ndihme te familjeve te tyre te varfera” nga nje rroge e mire te themi (duke vene koken ne rrezik), kane paguar nen dore ryshfetin disa mijra euro tek matrapazet e kesaj ministrije fantazem .
    _A nuk eshte koha per te dhene llogari , dhe per nje ndryshim rrenjesor ne te ardhmen ne kete ministri te koruptuar deri ne qelize.
    _Jo pa qellim i meshon dhe E Rama reformes ne kete Ministri.

    Reply to this comment
  9. EURO MALOKU July 27, 10:32

    A e dini ju qe ushtria e Saliut ka Komande Aviacioni pa aeropllane….
    Po me se fluturojne e luftojne valle?
    Kane presh e jo palle….
    Kjo eshte nje histori me vehte.Ministria e mbrojtjes ka qene foleja ku ushqeheshin nga Xeni tek Legeni duke vjedhur leket e armatimit qe i perkiste gjithe shqiptareve….

    Reply to this comment
  10. realisti July 27, 10:54

    eshte momenti me i mire per te bere nje analize 22 vjecare per pasurine e ketij vendi.. mire eshte e te na mesojne keta “bosat’ e rinj si e kane vene pasurine e tyre ..puna me imedjate eshte te vihen ne pune bujqesia dhe pyjet te shpallenobjekt trategjik e i rendesise se vecante…

    Reply to this comment
  11. bashkim Kozeli July 27, 12:21

    Administrata civile ne aparatin e Ministrive te mbrojtjes, vecas nga shtabi i Pergjithshem ne vendet e NATO-s , eshte e perbere nga ish-ushtaraket me te afte ne rezerve, sepse vetem te tillet jane ne gjendje te kontrollojne profesionalisht shtabin . Mirepo, per fat te keq, tek ne qysh ne fillim e deri sot , aparati i Ministrise se Mbrojtjes eshte mbushur me vajza e cuna qe nuk kane idene e ceshtjeve ushtarake. Nje nga parimet e Forcave te Armatosura edhe kontrolli civil , ku presupozohet Kontrolli nga Parlamenti. As ne kete pike deri tani nuk kemi pare efektivitet .

    Reply to this comment
  12. Njeriu realist. July 27, 13:05

    Nuk kam fjale te them as te bukura dhe as prekse por:
    Edi Rama me i veçanti nder gjithe shqiptaret ka vene piken mbi i tek ministria e mbrojtjes qe vetem emrin trashegon dhe asgje tjeter.
    Si ushtarak qe kam qene me vjen shume keq kur lexoj se çfar i kane bere kreminelet ministrise se mbrojtjes.Turp,Turp.
    Permendore me te larte se te Skenderbeut meriton z.Edi Rama ne se juve ju vjen tekika ti thoni popullit shqiptar se nga kjo ministri jane gllaberuare keto pare dhe i kane vjedhur x dhe y.
    Jam deshmimtar okular se ne vitin 1968 me nje grup shokesh te tjere kemi shkarkuare vaporin Kinez Nju Hao me armatime por ajo qe nuk me hiqet nga mendja eshte se populli shqiptar kishte paguare nje shume marramandese per ate grure dhe per ato arme qe sote Sali kremineli i ka shitur pa pyetur njeri por vetem me nje sllogan se jane te komunisteve.Po leket kush i mori se ato ishin te komunisteve more plehre dhe tradhetar i kombit?
    Ne se ka ministri qe duhet ti nxirret vertete fundi eshte ajo e mbrojtjes,vazhdoni se si ne oficeret e hedhur ne rruge dhe populli prete.

    Reply to this comment
  13. Horri i Bulevardit July 27, 16:15

    Une nuk e lexoj asnje interviste te Edi Rames, se ai mendon si une, ai mendon si gjenerata jone e viteve 80-te, qe kemi patur te njejtat ide, te njejtat idelae.
    Panvaresisht se cdo person nga brezi im, mund ta thote me fjale ndryshe, esenca eshte e njejte, mund te them me ze te larte, se brezi yne, ka qene nje nga brezat me aktive te mbas luftes, qe u tregua me indiferenti ndaj partise ne pushtet, ishte nje brez qe gajasej me politikanet e asaj kohe, ishte brezi i barsaletave thumbshpuese ndaj rregjimit.
    Dua te jap vetem nje humor te vertete:

    Mbas vdekjes se Enver Hoxhes, shume ndermarrje, kooperativa u dynden ti vinin emrin diktatorit ndermarrjeve te tyre, ne komunen Dajc, u mblodhen per te inaguruar bustin dhe nuk dinin se ne cfare krahu tja vejne surratin, mbas shume diskutimesh, u ngrit njeri dhe tha: Ta bejme me kuzhinete, qe te shkoje nga fryn era dhe si mbetet hatri as jugosllavit e as italjanit.
    Ky eshte brezi yne, ku ben pjese dhe kryeministri Edi Rama.

    Reply to this comment
  14. Anim July 27, 19:04

    Une shoh inkoherence te thelle tek Lubonja ne shkrimit e fundit tek Panorama. Bishes – vecanerisht kur ai pranon se edhe ai beson tek sistemi i korruptuar qe korrupton njerezit, thenie e Rames ne intervisten e Hardtalk te BBC’s. Lubonja ben si gjithmone gabimin e pafalshem te paragjykimit te kujtdo dhe gjithckaje. Po ashtu ai flet per Ramen me po are gjuhe kritike e percmuese si Berisha, nderkohe qe Rama ende nuk ka filluar te ushtroje detyrën. Nje gjë qe Lubonja dhe shume prej analisteve dështakë te medias shqiptare harrojne te thone eshte se pas 23 vjetesh Shqiperia ka per here te pare ne krye te vendit nje udheheqes te ri, pa lidhje shpirterore e kulturore (ca me pak botekuptimore) me sistemin komunist ( mos te harrojme madje qe Rama ishte ne avangarden e kundershtareve me te ashper te atij regjimi perpara Berishes, Azemit dhe te gjithe PDistave te tjere).
    Eshte shanci I madh qe I jepet Rames per te te shkeputur realisht Shqiperine nje here e pergjithmone me kete te kaluar komuniste.
    Une mendoj se Rama do ta kete shume te veshtire kete transformim botekuptimor, por kjo nuk eshte e pamundur dhe Rama besoj se eshte personi me I mire ( ne kete moment ) per ta bere nje gjë te tille qofte ne sensin strukturor te organizimit te sistemit dhe ca me teper ne sensin e orientimit te qarte shpirteror e botekuptimor te shqiptareve drejt vlerave perendimore qe ne te vertet shumica e shqiptareve gjithmone Kane qenë pjese. Eshte plotesisht normale te jemi skeptic me cdo regjim te ri e kritik me cdo gjë qe do te bej Rama dhe tijte nga Shatori e me tej (si dhe te mbeshtesim me force cdo reforme civilizuese e perparimtare te tij) por nga ana tjeter duhet te distancohen i me dashakeqjen dhe xhelozine e analizave te tilla erresues te tipit Lubonja.
    Eshte interesante qe kritiket me te medhenj te Rames jane pikerisht bashkemoshatare te tij qe ne keto 23 vjet pervecse shume fjaleve te kota nuk Kane arritur apo bere ndonje gjë per ti mbajtur mend apo per te qenë krenar me veten e tyre.
    Per te kujtuar se nese heq menjane anen gazetareske e “intelektuale” te CV-se se tij, e vetmja Perpjekje e Lubonjes per tu Marre me politike ne vitet1996-7 ishte nje zhgenjim I vertet per te dhe shume te tjere simpatizante te ti,j dhe se ne postin e vetem qe ai ka mbajtur ne keto vite- si kryetarit I bordit te TVSH – dha doreheqjen ne menyre te turpshme e frikacake.
    Se fundi edhe une kam dyshimet e Mia per c’ka Rama mund te arrij te bej ne transformimin shoqeror e konceptual te vendit, por ndryshe nga Lubonja dhe koketrashet e tjere te medias shqiptare, ashtu si edhe shumica e Shqiptareve shpresojme dhe urojme qe shumecka qe eshte e mundur, te behet realitet ne muajt dhe vitet ne vazhdim. Dhe ky eshte Fati dhe Shanci I madh I Rames qe vetem ai mund ta zhbej apo katranos sic ben parardhesit e tij (Nano/Bisha).

    Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit July 27, 20:05

      Lubonja eshte nje specie e vecante, kunder te gjitheve qe sthote asgje.
      Lubonja e shef se po i ulet vemendja e publikut dhe del me ekstremet, per te dale ne faqet e para, njesoj si ato te fryra nga TV-te, qe kur e shofin se skane sukses me zerin per te cilen kane pretenduar se do na mallengjejne, fillojne dhe dalin gjysem lakuriq apo bejne vidjo sikur ja kane bere mfshehtas te tjeret lakuriq, per te dale perseri ne faqet e para.
      Lubonja eshte karikatura e Edi Rames.

      Reply to this comment
  15. Gramoz July 27, 21:19

    rama leri keto tani mos na shit ruaza ,,nje fjale ose nje proverb thote moj hanko mos u levdo se erdhi nata e dota sho ,,e kupton tani po me duket se dhe ti ne ato ujra po noton saliun nuk e denon tek b b s e deklarove hapur gjykata sot 21 janari ta varosi e c presim ne nga ty jo jo rama ti je frikacak une nuk te besoj ti nuk ve dot drejtesi pa drejtesi nuk ka perparim ju jeni te gjithe te koruptuar ,,le te jem i gabuar po si duket shqiperia jone qenka e denuar nga politika e kulisave dhe mjere populli ne c duar ka rene nese ti me kete votbesim qe te dha populli kete radhe nuk do ta justifikosh ti dote jesh politikani me deshtuar i kombit tone gabuar qofsha

    Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit July 27, 21:37

      Mua me duket se Edi Rama eshte akoma ne opozite o zoti Gramoz, ke ngaterruar adrese, Saliu eshte akoma kryeminister, shiko pak interesohu se mos beso se Saliu ben sikur eshte ne opozite per te na mbushur mendjen, ndoshta ta mbush ty mendjen se eshte ne opozite por jo ne. Prandaj leri brockullat, prit sa te marre qeverine Rama pastaj fol.

      Reply to this comment
  16. Kalemi July 28, 08:52

    Pra do te kemi pastrim dhe jo spastrim te administrates. Me spastrim kuptohet largimi nga administrata i tegjitheve, edhe te afteve dhe te paafteve. Me pastrim do te thot ne do te largojme te pafatet. Pra bejme pastrim te te keqinjeve. Pra qe te behet pastrim duhet patjeter te ket te keqinje. Dhe te keqinjte dolen qe diten e pare qe Rama paraqiti strukturen. Nder te tjera ai tha setye gjitha ministrte jane mbushur me punonjes parazite. Ja pra te keqinjte u gjeten. Te gjithe punonjesit e administrates se qeverise qe po iken jane parazite. Fjala parazit ka kuptimin punonjes qe marrin pagen pa punuar. Nje gjykim qe eshte jashte cdo llogjike, mund te jene ja dhe 80% por jo te gjithe. Pra pastrimi do behe per te gjithe parazitet er te gjithe ish administraten;pra behet loje fjalesh pastrim , spastrim.
    nga ana tjeter vetem 4 ministri qe do shtohen po te behen llogarit per 4 ministr; 4 deputet (kur shtohen 4 ministra shtohen dhe 4 deputet), 4 zv/minmistra pa marre parasysh administraten tjetr pra te mos ken punonjes te tjer keto ministri shpenzimet jane 18.000.000 lekene muaj me shume nga qeveria qe po iken. T’i lem avanazhet e tjera qe ka nje person qe behet qofte dhe tre dite minister. Mjafton qe te kemi udheheqjen mire pa ne, ne dhe bar do ham!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*