Ç’do të ndodhte në Shqipëri po të arrestohej një ish-president

Bedri islami October 26, 2015 01:21

Ç’do të ndodhte në Shqipëri po të arrestohej një ish-president

Në 25 vitet e fundit, që ende quhen vitet e tranzicionit, vendi ynë ka kaluar përmes 5 presidentëve, të cilët, duke qenë aq të ndryshëm, kanë pasur edhe të veçantën e tyre, megjithëse prej të gjithëve është pritur shumë më tepër… duke përjashtuar këtë aktualin, prej të cilit nuk pritet asgjë, e do të ishte gabim të pritej. Në të pestë, Berisha ishte më agresivi dhe shkatërruesi më i madh i shtetit; Meidani ishte intelektuali që botën e donte ndryshe, por nuk mund ta bënte të tillë; Moisiu ishte më trimi, të cilin vërtet e nxorrën nga qetësia e pensionit, duke menduar se do mund të ishte vegël e një loje të dyfishtë, por që u nxorri telashe të dyja palëve; Topi, u nis si figurë e shquar e partisë së tij për të qenë më pas, po prej partisë së tij, një horr bulevardi, puçist dhe zaptues pronash; Nishani mund të ishte gjithçka, kapter, besnik, pasues, por kurrë president, dhe kjo është fatkeqësia jonë e përbashkët.

Në Rumani ka filluar procesi kundër ish-presidentit të parë rumun pas përmbysjes së diktaturës çausheske, dhe kjo për dhunën e ushtruar me urdhër e porosi të tij; për të dëmtuarit e demonstratave, për vrasjet dhe plagosjet e bëra 25 vite më parë. Edhe dy dekada e gjysmë më parë, ndodhitë e mëdha filluan pikërisht nga shteti rumun; si duket, edhe një herë po vjen një shembull, që sado i përpjestimeve të vogla, mund të jetë një sinjal se nuk përmbyset bota dhe as vendi nëse edhe një ish president, kurdo e kudo, të japë llogari për atë që ka bërë.

Jam i bindur se secili prej nesh do të ndjehej fare mirë nëse në të pestë ish-presidentët, asnjëri të mos e kishte bërë veten për një gjykim të mundshëm, sepse kjo do të thoshte se të paktën është punuar ndershmërisht.

Po ashtu, jam i bindur se ndëshkueshmëria, në rastin e tejkalimit të së drejtës, do të ishte një sinjal i saktë për të ardhmen, që vlerat të mos nëpërkmben dhe jetët të mos shndërrohen në mëri politike. Ndëshkimi i së keqes, sado vonë, dhe më mirë vonë se kurrë, është shenjë e një populli të emancipuar, që nuk ka lidhje me hakmarrjen apo mllefin, e në të njëjtën kohë, është shenjë e një vlere që duhet të bartë pushteti në raportin me njerëzit që e kanë sjellë në pushtet.

Në Rumani, megjithëse lajmi dukej shokues, askush nuk ka lëvizur nga vendi. Ish-presidenti do të mund të gjykohet si diçka e zakonshme, pavarësisht se më pas mund të fillojnë zhvillime të tjera.

Çfarë do të kishte ndodhur në Shqipëri nëse një ish-president do të gjykohej seriozisht për veprimet e bëra në një kohë të caktuar, të cilat kanë pasur pas vetes pasoja të dukshme në jetën e kombit?

Nga të pesë ish presidentët, i vetmi që do të mund të kishte një precedent të tillë, do të ishte Berisha. Kjo nuk ka asnjë hamendje. I provuar si president, i provuar si kryeministër, ai dëshmoi se zoti e kishte sjellë në jetë për të keqen e këtij vendi. Ish-presidentët e tjerë mund të gjykohen për shumë gjëra që kanë bërë gjatë kohës së tyre presidenciale, por asnjëherë nuk ka rënduar krimi mbi ndërgjegjen e tyre. Ata, edhe po të kishin dashur, asnjëherë nuk kanë pasur në duart e tyre mekanizma të tillë dhe forcë satrapike sa që të bënin gjëra të çmendura. Ata, në fakt, ishin presidentë brenda presidencës, jashtë saj ishin të tjerë që bënin lojën e pushtetit, që vendosnin, përcaktonin, rrëzonin njëri-tjetrin, apo si ky i fundit, që trupin e ka në presidencë dhe kokën në Shqup.

Pra, edhe nëse kanë qenë të paaftë, ajo nuk gjykohet; edhe nëse nuk kanë vendosur kurdoherë drejtë, përsëri kjo nuk është lëndë për gjykim; edhe nëse kanë ngurruar nganjëherë që t’ua dëshmojnë të tjerëve se nuk janë aty për të shkuarën, por si pjesë e së ardhmes, nuk ka asnjë ligj që dënon ngurrimin.

Ka kohë që shumë vetë kanë pritur ndëshkimin e së keqes që ka ndodhur në jetën e tyre. Ose në jetën rreth tyre, por që ka pasur lidhje me jetën e vendit të tyre. Dhjetra enigma janë mbledhur në një kohë të shkurtër, dhe, mjerisht, thuajse të gjitha, kanë lidhje me një njeri, i cili më shumë se gjysmën e mblodhi kur ishte presidenti më duarhekur i këtij vendi, dhe pjesën tjetër kur ishte shefi i qeverisë.

Në të dyja rastet, edhe kur ishte president, edhe kur ishte kryeministër, duke ikur, la pas vetes të vrarë; herën e parë la pas vetes disa mijra, të cilët sollën vitin fatkob 1997; vit në të cilin ish presidenti synoi përplasjen fatale jug-veri, për të qëndruar ende në atë sallon presidencial. Herën e dytë ai la pas vetes 26 të vrarë në Gërdec, kësaj here përmes familjes së tij biologjike e politike, e më pas, si për të dëshmuar se nuk ka ndryshuar, qetësisht vrau katër vetë në mesin e Tiranës, çka nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Çfarë do të ndodhte në Shqipëri nëse një ish-president do të gjykohej për dëmet që i ka sjellë vendit, vrasjet, plagosjet e dhunën e ushtruar?

Prej kohësh një staf i përgatitur mirë ka sjellë idenë se po të ndodhë një gjë e tillë vendi do të përmbyset nga dhuna e rrugës. Ka sjellë idenë se besnikët e një ish-presidenti do të përmbytin gjithçka dhe, në gjithë këtë ekstazë lufte ka diçka të vërtetë. Jo më kot shefi i ri ligjor i Shqup-it, Basha njomzak, thërret për heqje zvarrë të shefit të sotëm të qeverisë. Është e vërtetë po ashtu se i vetmi nga ish-presidentët që ka pasur dhe ka një gardë besnike afër vetes dhe nën urdhërat e tij, është Berisha. Kjo është një gjë që dihet, ashtu si dihet e vërteta se do të jetë shumë e vështirë të gjendet një prokuror kurajoz e një treshe gjyqtarësh të fortë që të mund të bëjnë një pretencë apo një gjykim ndaj tij. Për këtë ai është përgatitur prej kohësh.

Por, kjo nuk do të thotë se nuk mund të bëhet. Egërsimi i tashëm berishian, jo vetëm i tij si njeri, por edhe i tij si strukturë, nuk dëshmon forcë, por druajtje se më në fund ligji mund të veprojë.

Nëse do të ndodhte e gjithë kjo mund të kishte veprime të dhunshme, por dobitë do të ishin shumë më të mëdha.

Pas kësaj, asnjë nga të gjitha palët, nuk do të mund të kishte guximin e një ish-presidenti që në marsin e vitit 1997 i jepte urdhër grupit të tij parlamentar që “të armatosen militantët” dhe të bënte rekrutimin e tyre, si një forcë mbi shtetin.

Pas kësaj, nëse do të ndodhte kjo, asnjë qeveritar i lartë, nuk do të kishte guximin të jepte urdhërimin për të hedhur lëndë helmuese kimike mbi njerëzit që nuk e donin më si president, dhe kjo do të ishte njëra nga dyert e hapura të demokracisë.

Pas kësaj, nëse do të ndodhte kjo, nuk do të kishte një Gërdec të dytë, në të cilin, njerëzit jo vetëm u vranë për kafshatën e gojës, por edhe u përtallën qenërisht, duke ua blerë gjakun nëpërmes vuajtjes, dhe, për më tepër, asnjë birbo pushtetari nuk do të sillej me vendin e tij si me mallin e të atit. Do të ishte një sinjal i fundit të korrupsionit familjar.

Pas kësaj, nëse do të ndodhte kjo, nuk do të kishte më të vrarë në bulevardin kryesor të Tiranës, prishje të serverit, qenërim të pushtetit, thirrje delirante për të vrarë edhe treqind të tjerë dhe vetë shefin e opozitës.

Nëse do të ndodhte kjo, një tabor mediati i lidhur gjithnjë pas qerres së pushtetit, kushdo të jetë ajo, nuk do të kishte lëshuar frerët dhe të bëhej pjesë e fshehjes së krimit, pasi do të kishin drojën e ndëshkimit, si ndodh në të gjitha vendet e qytetëruara.

Por kjo është e vështirë të ndodhë. Në vitin 1997, dy shefa qeverie, Fino e Majko, u mburrën se “unë të shpëtova nga burgu”, dhe kjo ishte, po ashtu një sjellje delirante ndaj të drejtës që të jep pushteti. Më saktë, edhe pse naivisht, abuzuan me pushtetin.

Është e vështirë të ndodhë, sepse, duam apo nuk duam, pushteti i tashëm ka rënë në grackën e lojës së rrezikshme të opozitës dhe nuk po “gjen kohën e duhur” për të bërë atë që kishte premtuar: Ndëshkimin, si një shenjë paralajmëruese edhe për vete.

Është e vështirë të ndodhë, jo sepse shteti nuk ka mekanizmat e tij për të vënë në ballancën e së drejtës dhe të gjykimit krimin që ka ndodhur, por sepse këllqet e tij po dobësohen në secilën ditë, kur lejon zgjatjen e litarit të mosndëshkimit.

Deri kur do të zgjatet ky litar, këtë nuk e dinë as vetë qeveritarët.

Bedri islami October 26, 2015 01:21
Komento

6 Komente

  1. Arsimtari October 26, 09:28

    Nje mjek, dy oficere, nje veteriner, nje shkencetar! Ja pra ish-Presidentet. Per PS edhe Gramoz Ruci si President nuk i sherben me mire se sa veterineri dhe oficeri veteran. Per Shqiperine me normali nga keto, ai shkencetari.

    Reply to this comment
  2. koloneli October 26, 16:35

    Sme rihet pa kujtuar Sefer Dajen qe po ta shikonte nishanin me mustaqe do ti thoshte-
    ti mer President i ri qeke ne me shkolle por dhe k…i ka musteqe po ta moresh holle holle.

    Reply to this comment
  3. Bureto October 26, 16:36

    Berisha, sipas meje, eshte me imunitet nderkombetar. Kete mbase e dine me mire qeveritaret dhe institucionet, ndaj dhe nuk veprojne. Kush do ta fuste ne burg Berishen ‘Pishtari i Demokracise’ se Berishes apo voceraku ish kryetar i bashkise se Gjirokastres? Do te denohet Berisha por vetem pas vdekjes, pra do denohet historia e politikanit Berishe. po per te kunderten, pra per hetimin?S’ka prokuror apo gjykates? Ka! Krijohet me vendim parlamenti nje trupë ‘ad hoc’ , si nje lloj gjykate speciale me fuqi te jashtezakoneshme. Fillohet fenomeni dhe pastaj te tjerat dalin dhe zgjidhen gjate rruges. Nese kjo nuk ndodh atehere klasa e sotme politike nuk e ka vullnetin te jape zgjidhje per krimet nga gjirin e saj. Se nuk eshte vetem Berisha qe ka bere krime ne Shqiperi nga rradhet e saj. Nuk eshte krim vetem te vrasesh.

    Reply to this comment
  4. besabese October 26, 21:00

    BUKUR SHkRIMI, E VONUAR DENIMI, PO TE KISHTE QENE NJE POPULL I THJESHT A DO KISHTE VONUAR VITE PA DENUAR..Cfare jane keto komente te dobeta…sa ka vrare Saliu…mos harroni dha urdher Aviotoreve …me bombarduar jugun e vendin…si ka mundesi rrin i lire, bile deputt, vret e pret plackit e shkaterron me shpinden e cete nga Ruso Serbi…
    Dihet me ligje qe presidenti, per efekt te pergjegjesise detyres se tij duhet te gezoje shendet te plote, e nga ana psikologjike duhet te jete i shendetshem,Po ne gabuam,pyes…
    -Pse u lejua te jene president Berisha e Nishani…Berisha i semure me kartele cmendurie e i kuruar para viteve viteve 1990,ka kartele semundjes ,e jek i tij ishte i ndjeri mjeku neuropsikiater Y.Vehbiu,qe Saliu e kercenoj per mos te treguar diagnozen, e kjo dihej nga te gjithe…pse u lejua te behet president….Po ashtu perseri me te drejten e ne baz ligjit pyes
    – Pse u lejua te zgjidhet president Bujar Nishani, ai ishte i paralizuar, shikoni efektin sot me dore te paralizuar, e kjo eshte goditje ne tru…A i kap ligji per shkeljet e detyres keto dy njerez?
    Ne vitin 1997 Sali serbi nuk u denua pse? sa ka vrare gjate keture 25 viteve i pa denuar pse…tregoni vendin,mos u vareni nga komentet ketu…se saliserbi ka bertit ne gjitha ekranet televizive e shtyp…ligji e vetem ligji….ahere pse nuk vepron ligji kur ai e kerkon,nga kush keni frike…ne se ka ushtri te inkriminuar pas tij te denohen edhe ato, te clirohet ky vend,boll po vuanpopulli.
    – Beje nje pyetje qe e kam lexuar ne shtyp….Sali serbi nga qe nuk e kap ligji me VKM ,ka shitur vendin tek ruso serbi, dhe ai i semuri tjeter B.Nishani me dekret e ka miratuar shitjen e vendit tek ruso-serbi….pse heshtet pse nuk denohen keto njerez ,kush jane ,te cmendurit do lejohen te marrin akte te tilla per vendinJO,jo kurre jo….Drejtesia ketu apo ajo nderkombetare Haga te gjykoje,hetoje e ta denoje se populli e ka denuar gjithmone me vote ajo ka qene arma e popullit….Sali Nishani ne burg…z.Bedri e ceklet analiza, me konkrete se populli din shume e shume bema per keto kriminel qe turp tjua thuash detyren e tyre,ose mjere ky popull….tradhetaret e te cmendurit ne detyre…

    Reply to this comment
  5. Lleshi October 27, 17:15

    Kulla e barit , nuk do te digjet ! Celsat e kashtes i mban Selim Myrtja ose Mortja !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*