26-vjetori i PS, Veliaj uron socialistët: Çelësi i suksesit është hapja ndaj të rinjve

June 12, 2017 16:13

26-vjetori i PS, Veliaj uron socialistët: Çelësi i suksesit është hapja ndaj të rinjve

 

Partia Socialiste feston sot 26-vjetorin e themelimit të saj.

Nga Kombinati ku mori pjesë në bilancin e punëve të kryera në këto dy vite, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj uroi të gjithë socialistët.

Veliaj u shprehu mirënjohjen të gjithë atyre që kanë kontribuar ndër vite për hapjen dhe për rritjen e kësaj force politike.

 “Le ta fillojmë me një urim sepse sot është ditëlindja e Partisë Socialiste. Çelësi i suksesit të Partisë Socialiste është që gjithmonë rishpik veten, gjithmonë pasurohet me të rinj, gjithmonë hap derën për talente, por të mos harrojmë edhe të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite. Secili prej nesh sot do të marrë një moment për të falënderuar të gjithë ata që Partinë Socialiste e kanë bërë më të madhe, më të hapur dhe më të mirën në vend”, tha Veliaj.

June 12, 2017 16:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*