27-vjetori i protestës, policia kineze blindon sheshin Tiananmen

June 4, 2016 19:08

27-vjetori i protestës, policia kineze blindon sheshin Tiananmen

Masa të larta sigurie përreth sheshit Tiananmen, në 27-vjetorin e vrasjes së qindra studentëve të shtypur nga tanket e armatosura të ushtrisë natën mes 3 dhe 4 qershorit të vitit 1989.

Policia po kryen kontrolle të imtësishme mbi këdo që përpiqet t’i afrohet sheshit, që dikur u kthye në skenë e një prej masakrave më të përgjakshme të civilëve, të cilët po manifestonin në mënyrë paqësore për reformat politike.

Simbol i asaj proteste mbetet fotografia e njeriut të çarmatosur që bllokoi tanket duke u dalë i vetëm përpara. Argumenti i asaj dite mbetet ende sot një tabu në Kinë, ku regjimi ndalon çdo formë përkujtimi, publike apo private.

Gazetarë të “Associated Press” janë ndaluar nga forcat e rendit dhe janë detyruar të largohen nga zona, me argumentin se nuk kanë qenë të pajisur me autorizimin përkatës.

Në ditët e fundit, disa dhjetëra persona janë arrestuar pasi janë përpjekur të kujtojnë ngjarjet e 27 viteve më parë.

June 4, 2016 19:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*