28 apo 29 Nëntor?

November 29, 2017 21:53

28 apo 29 Nëntor?

Kur iku gjermani i fundit nga Shkodra më 28 apo 29 nëntor? A kërkoi Enver Hoxha të na bashkonte festën me jugosllavët, apo gjithçka ishte një lojë e fatit dhe rrethanave?

Debati për datën e Çlirimit është i vjetër, por fatkeqësisht, ky debat është zhvilluar në arenën e politikës dhe jo aty ku e ka vendin, mes historianëve.

Top Story i kësaj të mërkure e zbriti këtë debat në arenën e profesionistëve të fushës me të ftuar dy historianët, Marenglen Kasmi dhe Valentina Duka.

Për herë të parë historiani Marenglen Kasmi publikoi një dokument të ushtrisë gjermane, nxjerrë nga arkivat dhe firmosur në 30 nëntor të vitit 1944, i cili sqaron përfundimisht nga pikëpamja historike “mollën e sherrit” prej çerek shekulli mes politikanëve dhe historianëve.

“Kam një raportim ditor me telegram të Komandës të Grupimit të Forcave Tokësore E, që përfshinin forcat në Ballkan dhe kam vëzhguar raportimet nga data 22 deri në datën 30. Është raportimi i datës 29, i pasdites ku thuhet që Shkodra, tashmë është lëshuar. Është një raportim shtesë, ku thuhet se Shkodra është lëshuar pa presion nga kundërshtari”, deklaroi Kasmi.

Valentina Duka thotë se ajo personalisht mendon se zgjedhja e datës së Çlirimit të Tiranës do ta shmangte këtë debat.

“Personalisht mendoj që dita e Çlirimit duhet të ishte si në të gjitha vendet e asaj kohe që patëm një ditë çlirimi kombëtare, që iu referuan ose çlirimit të kryeqytetit, që mund të ishte 17 nëntori dhe nuk ka asnjë dilemë. Në ditën kur u vendos data e Çlirimit, Këshilli Nacional-Çlirimtar më 1945 i është referuar edhe datës 22 tetor, që ishte data e Çlirimit të Beogradit”, u shpreh historiania dhe deputetja e Partisë Demokratike, Valentina Duka.

Por Kasmi thotë se as kjo nuk do ta shteronte debatin, ndërsa Duka deklaron se nuk e mbështet tezën e kolegëve të saj për vendosjen e datës 29 nga Enver Hoxha për t’i shërbyer Jugosllavisë. “Nuk mbështes tezën e kolegëve që thonë se mbledhja e këshillit e lëvizi datën për t’i shërbyer Jugosllavisë. Nëse Enver Hoxha do ta kishte bërë këtë sipas kësaj teze, në 1948 (kur u prishën marrëdhëniet me Jugosllavinë) do ta kishte hequr këtë datë”, deklaroi ajo. / TCH

November 29, 2017 21:53
Komento

11 Komente

  1. Merqez katunari November 30, 02:52

    E cfare rendesie ka 28 apo 29????
    Na cane trapin me keto budallalliqe sikur aty po na calon gomari.
    O milet ka halle me te medhaja se keto shqiperia

    Reply to this comment
  2. Arben November 30, 08:29

    AKOMA NGRIHET SI PYETJE.

    GJITHE VENDET FESTOJNE SI DITE CLIRIMI

    DITEN KUR U CLIRUA KRYEQYTETI, ME

    PERJASHTIMIN TONE, FESTOJME DITEN

    KUR U THA PIKA E FUNDIT E SHURRES SE

    USHTARIT TE FUNDIT GJERMAN.

    E GJITHA KJO PER NJE ARSYE TE THJESHTE

    29 NENTORI ESHTE CLIRIMI I BEOGRADIT

    DHE FESTA E JUGOSLLAVISE.

    29 NENTORI NA ESHTE IMPONUAR ME DHUNE

    DHE ESHTE SIMBOL I SHPREHJES SE VASALITETIT

    NDAJ SERBEVE, SIPAS VENDIMEVE TE

    LONDRES 1913.

    MJAFTON KJO QE NE TA PERBUZIM TE GJITHE

    SI DATE.

    KETA QE E POMPOJNE, SI PUNA E GAZETES

    DITA, GJEJENI VETE SE CFARE JANE.

    NE FUND FARE NUK KA FARE RENDESI DATA,

    MENYRA SKLLAVERORE DHE POSHTERUESE

    SE SI NA U IMPONUA, ESHTE DICKA QE NJEREZ

    NORMAL NUK E PRANOJNE.

    Reply to this comment
  3. Mark U.K November 30, 09:32

    Se pari duhet te quhet dita e okupimit komunist,se data nuk ka rendesi.Dua ti pyes kta historianuca pse eshte festuar si dite clirimi 28 nendori ne vitet 1945-1946-ne vitin 1947.U ndyshue vetem kur Hoxha u prish me Jugosllavet?

    Reply to this comment
  4. Amerikani November 30, 10:26

    Hedh budall Saliu nje gure ne lume dhe versulen jo te zgjuarit ne kete rast po budallenjte ta nxjerin.
    Te tjere bene luften dhe e fituan dhe te tjere te cajne trapin sot dhe u “tregojne” atyre qe dhane jeten dhe bene luften per clirim, se qysh e tek luftuan e ne cdate fituan!
    Ik pini ato kafete aty me bythen ulur ne kolltuke e mos hani sh mut per gjerat qe i kane luftuar dhe fituar te tjere.

    Reply to this comment
  5. intelektuali November 30, 10:54

    MAR-ENG-LEN-ET DHE DUKESHAT E HISTORISE KOMBETARE

    Shiko cfare gallatash tregojne historianet e Enverit:

    TA HEQIM 29 NENTORIN E JOSIP TITOS DHE TE VEME 17 NENTORIN E MEHMET SHEHUT!????

    Po Mehmet Gjakatari vrau dhe masakroi tregetaret dhe intelektualet tironsa me 17 nentor 1944 dhe i varrosi ne rreze te Dajtit sic varroste Hitleri cifutet ne kampet e tij te perqendrimit?

    PER KETE MASAKER CNJEREZORE TA KUJTOJME 17 NENTORIN E MEHET SHEHUT?

    sepse:

    Ne kete date te ZEZE te popullit te Tiranes Enver Hoxha ja kishte mbathur me vrap lepri nga vila e kunatit te tij Bahri Omari per ne berat me gjithe Nexhmijen nga frika se mos e kapte ndonje plumb qorr te leshuar nga katunaret mallkastriote te Mehmetit se gjermanet me 17 nentor ja kishin mbathur per ne veri.

    PO PA KUMANDARIN LEGJENDAR TE KOMUNISTEVE A MUND TE CAKTOHET DATA E CLIRIMIT?

    ndryshe:

    17 nentori i Tiranes do te mbetej ne histori si data e POLIAGJENTIT Mehmet Shehu, si nje dukuri albaneze ne historine e Botes.

    Reply to this comment
  6. Shqiptari November 30, 13:59

    Ne pervjetorin e pare te Clirimit ne 1945 eshte fjalimi i Enver Hoxhes i vetmi qe nuk kane qejf komunistat ta botojne!
    Enveri atehere tha : “KJO DATE, 28 NENTORI, U BE DYFISH E SHENUAR PER SHQIPTARET. DITA E PAVARESISE DHE DITA E CLIRIMIT…”
    Me pas, Enveri per ti ardhur pas midese serbeve, beri 29 Nentorin festen e tyre te Avnoit, si Date Clirimi. Kaq eshte kjo histori. Enveri deshi nje date te ardhjes tij ne pushtet. C’do pushtet e ka nje date. Data 29 eshte data e ardhjes se Komunizmit ne pushtet. Kjo date per kete arsye festohet nga komunistet, ajo ceshtja e Clirimit eshte sa per fasade.

    Reply to this comment
  7. betixho November 30, 15:11

    Na lini me këto palaçollëqet mediokre dhe pa vlerë Tuajat,Ju që ngrini debate të tilla jeni llumi i shqiptarëve.
    Festa e Çlirimit është dita që pikojnë lot zëmërat e prindërve motrave e vëllezërve,bijave dhe bijve të të rënëve në luftë për çlirimin e Atdheut.Dhe këjo ditë është ajo që ndjejnë ata,ditë e cila nuk mund tjetër veç asaj që ka vulosur tradita historike e këtyre 70 vjetëve,pra data 29 Nëndor.Asnjë zëmër shqiptari pjesë e të rënëve nuk do gëzohet kurrë,pse JU pas debateve të fëlliqura do arrini ‘MASE” të vërtetën shkencore të clirimit.Nuk vlen,dhe,s’ka për të pasur asnjë vlerë të mirëfilltë shpirtërore,veçse historike,bile,as historike,mbasi këto data-siç dihet-janë një simbolikë,përderisa vendoset nga konteksti i luftes,fitores dhe subjektivizmit.Na bëtë gazi i botës dhe qesharakë me merimangat tuaja.Të keni turp që merreni me këto tjerrje shtrigash.

    Reply to this comment
  8. tomorraku November 30, 17:37

    Prap per diten e clirimit te Shqiperise !?Clirim quhet kur i tere vendi eshte i cliruar, Pastaj , perse behet ky diskutim sot , pas 73 vitesh qe eshte cliruar vendi dhe 68 vitesh qe eshte vendosur me dekret te nji qeverie te ligjeshme te dale nga nje lufte e pergjakshme , e fituar nga nje koalicion i fuqishem ,pjese e te cilit ishte edhe vendi yne .Perse duhet te ndryshoje kjo date sot ,kur asnje mga fitimtaret , nuk jane te pranishem dhe as qe pranojne ta diskutojne . Edhe te ashtuquajturit historiane qe duan te “rishkruajne ” historine ne fakte duan te shtremberojne faktet .Historia nuk rishkruhet , ajo vetem plotesohet me fakte te reja , te verteta , te pa pasqyruara me pare .

    Reply to this comment
  9. kastriot November 30, 20:23

    Historia mundet te rishkruhet por nuk mund te ribehet se nuk eshte film artistik Dhe vete vendosja e dt 29 per shkak ndoshta te Jugosllaveve eshte pjese e historise qe nuk mund te ribehet por lepuri flen gjetiu Pjesa shqiptare pa histori ose me deshtime historike do te shuaj nga memoria se ajo histori ne memorie i turperon ne mbrojtjen qe i bejne asaj pjese antishqiptare me dasheri apo pa deshire

    Reply to this comment
    • Arben December 1, 07:24

      LEPURI FLEN,

      NE, A DO TE VAZHDOJME TE PRANOJME

      QETESISHT, TE JEMI VASAL TE SERBEVE,

      SIC KEMI PRANUAR GJITHE KETO 100 E KUSUR

      VITE, APO DO TE COHEMI NGA GJUMI,

      E TE VEME TRURIN NE PUNE.

      PER SA KOHE DO TE VAZHDOJME NE GJUME,

      AS NUK KA SHANCE TE SHOHIM NDOPAK

      HAIR ME SY, VETE KETO 100 E KUSUR VITE

      JANE DESHMIA ME E MIRE PER KETE.

      KETU FLE LEPURI, O QORR.

      Reply to this comment
  10. Arber I November 30, 20:27

    tashme data 29 Nentor duhet te shpallet “Dita e Vereraneve te Luftes dhe Punes” dhe te festohet ne mbare kombin sic festojne amerianet me 11 Nentor “Veterans Day”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*