Naftokracia

Nga Habjon Hasani December 28, 2013 14:27

Naftokracia

Në lidhje me interesimin e gazetës “DITA” për të kuptuar se çfarë ndodh në Shqipëri me çmimin e karburantit ofrojmë këto përllogaritje dhe ekspertizën si më poshtë: 

Çmimi i karburanteve përbëhet nga 4 pjesë:

a) çmimi i karburantit në bursë
b) kursi i këmbimit
c) tatimet (akciza dhe taksat kombëtare),
d) si dhe norma e fitimit brenda vendit.

Në tabelën Nr.1 (Klikoni mbi tabelë për ta parë të qartë) kemi paraqitur çmimin bruto të naftës dhe benzinës, në Euro për Litër. Në tabelë krahasohen çmimet e 7 shteteve ballkanike dhe një shteti të Evropës Qendrore. Ngarkesa tatimore për karburantet është e ngjashme dhe mund të verifikohet nga tabela. Normat e fitimit janë të niveleve të ngjashme. Nga muaji Gusht 2013 deri Nëntor 2013 ka një rënie të çmimeve të pakicës. Ndërsa në Dhjetor, të 7 shtetet paraqesin një rritje të lehtë të çmimit të pakicës të naftës dhe benzinës, është vetëm tregu shqiptar që rritjen e ka të nivelit më të lartë. Rumania, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë një rritje me vetëm 2 cent, Austria ka rënie çmimi, Kroaci, Serbi, Bullgari dhe Greqi ruajnë të njëjtat çmime dhe vetëm Shqipëria e ka rritje me 20 cent (10 herë më shumë). Taksat nuk kanë ndryshuar, ndërkaq tregu ka rritur çmimin. Por, a ndryshoi ndonjë element i çmimit, apo është spekulim?

tabela 1

Kursi i këmbimit nuk ka pasur ndikim në çmim, për efekt të ruajtjes së një politike të ndjekur nga Banka e Shqipërisë në ruajtjen e një leku të fortë, por edhe për arsye të mospërfshirjes së vendit në bursat e huaja.

 

Në tabelën Nr.2, janë disa llogaritje të peshës që kanë taksat gjithsej në një litër naftë dhe një litër benzinë (sa % të çmimit përbëjnë). Çmimet dhe llogaritjet nuk kanë marrë parasysh çmimet e fundit vitit 2013.

Nëse kosto nuk ka lëvizur në Shqipëri, i vetmi që ka lëvizur është çmimi me pakicë dhe rënia e kontributit në buxhet. Në vitin 2012 sipas medieve shqiptare pati një rritje çmimi deri në 200 lekë/litër të karburanteve. Është një rritje çmimi që vetëm ndikim prej taksave, apo edhe të çmimit të bursës ndërkombëtare nuk ka pasur. Mjafton të shikohen çmimet ndërkombëtare të kohës.

tabela2

Elementi më i diskutueshëm i  çmimit është ngarkesa e taksave. Analiza e këtij elementi fillon me barrën fiskale që duhet të mbartin shoqëritë tregtare (shumicë dhe pakicë) të karburanteve në Shqipëri.

Sipas një mesatareje të gjithë tatimeve të paguara në buxhet për vitin 2012, kompanitë e tregtimit të naftës në Shqipëri kanë luajtur në buxhet një rol sa të një rafinerie të vogël. Pesha e pagesave në 2012 është sa 0,8% e Prodhimit të Brendshëm dhe në 2013 është edhe më e ulët, 0.7%. Po  në të ardhurat e buxhetit për vitet 2012 dhe 2013 sa boshllëqe të arkës së shtetit kanë mbushur? A kanë arritur të mbulojnë dot kostot që nevojiten vetëm për ndotjen që shkaktojnë? Pesha në vitin 2012 dhe 2013 është respektivisht 3% dhe 2.9% të të ardhurve të buxhetit në total, që është vetëm sa buxheti për të paguar vetëm shpenzimet për letra dhe kapëse aktesh të administratës. Ndërkohë, nëse kujtojmë se sa llogaritet dëmi në automjete dhe ambient nga papastërtitë dhe mangësitë në sasi është një tjetër treg më vete i pazbuluar ende.

tabela3

Qarkullimi i tregtisë së karburanteve është një treg që mbulon 6% deri 7% të prodhimit të brendshëm. Nëse qarkullimi ka rritje nga viti në vit me nivele deri 20%-25% në vit, në kushtet kur prodhimi vendas i naftës ka dy vite që ka kapitulluar, nuk është e njëjta ecuri për deklarimin në shtet. Tatimet që kanë paguar tregojnë për një përkeqësim të kontributit në buxhet.

Norma e fitimit, e paraqitur në bilancet financiare ka  rënie me 5 për qind (në 2012 norma mesatare e fitimit është deklaruar 13,5%). Edhe kontrollet tatimore nuk kanë mundur deri më sot të zbulojnë evazionin e madh të këtij tregu, i cili sipas dhënave të financave llogaritet se arrin të qarkullojë vlerat monetare 2 deri 3 herë në vit, që do të thotë se sasia prej afro 1 miliard dollarë xhiro qarkulluese nxjerr fitime me këto norma fitimi si më lart, që mbarten vit pas viti duke rritur vetëm fitimet dhe nuk kanë shërbyer për të filluar investimet në këtë sektor. Është i vetmi sektor ne vend që arrin të krijojë mundësi të tilla likuiditeti, pasi edhe vetë natyra e biznesit është e gjitha e bazuar te cash-i.

tabela 4

Për këtë konkluzion nevojitet një studim i thelluar dhe i pasuruar me fakte edhe nga institucionet që monitorojnë këtë industri, por edhe nga organizata më e rëndësishme e sektorit EITI (Shqipëria është anëtare).

Që ky sektor është më fitimprurësi mund të dallohet edhe nga vetë qytetarët. Pas investimeve për bare-restorante, investimet më të shumta janë te pikat e karburantit. Llogaritet se një pikë karburanti ka nevojë për një investim fillestar në vlerën afër 450 mijë euro, por në fakt kërkon edhe më shumë nëse kërkohet të përshtaten gjithë normat e kohës. Ndërsa shoqëri importuese të mëdha nuk janë më tepër se 7-8 syresh, të cilat luajnë gjithë politikën e çmimeve dhe furnizimit. Deri më sot, këto monopole kanë luajtur me çdo mjet të mundshëm dhe kanë shfrytëzuar gjithë hapësirat për të përfituar.

 

*  *  *

Çfarë ndodh në Shqipëri me çmimin e naftës?

Habjon Hasani

Pas shpalosjes së paketës së re fiskale nga qeveria socialiste ku u vendos dhe rritja e akcizës për karburantet pati një debat të fortë politik për pasojat që do sillte kjo taksë e re. Përtej debateve duket se në këtë treg shumë elementë bazikë mbeten të paqartë, ndaj dhe gazeta DITA vendosi të konsultojë dy ekspertë, njëri ekspert i taksave dhe tatimeve dhe tjetri ekspert i hidrokarbureve për të kuptuar më shumë në lidhje me politikën e çmimeve të karburantit që shkon për konsum automjetesh në Shqipëri.

Ekspertët që në fillim thanë se mjaftonte një krahasim  në nivel të vendeve të rajonit në lidhje mbi parametrat kryesorë që ndikojnë çmimin e naftës dhe që janë, çmimi i blerjes në bursë, kursi i këmbimit euro/lekë, taksat dhe tatimet shtetërore dhe marzhi i fitimit i aplikuar nga kompanitë importuese në vend.

Krahasimi me vendet e rajonit për 6 muajt e fundit nxori në pah një situatë tepër interesante për vendin tonë për muajin Nëntor. Ky ishte një muaj kur në të gjitha vendet e rajonit u vu re një ngritje e lehtë e çmimit të naftës. Kjo rritje erdhi si pasojë e luhatjeve në bursën ndërkombëtare. Por ndërsa në shtetet e tjera çmimi u rrit vetëm me 2 cent, në Shqipëri kjo rritje erdhi me 20 cent. Kjo rritje në Shqipëri u reflektua në 10 herë më shumë ndërsa asnjë faktor shtesë nuk kishte në vendin tonë që të justifikonte këtë rritje. Mjafton një krahasim i të dhënave zyrtare për të zbuluar këtë rritje arbitrare të muajit Nëntor 2013.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i raportit dhe i krahasimit të shifrave dhe parametrave përbërës së çmimit tregon se në Shqipëri në ndryshim nga vendet e tjera marzhi i fitimit të kompanive që e importojnë këtë naftë nuk deklarohet në mënyrë korrekte. Pra kompanitë e fshehin fitimin real dhe marzhin e tij duke krijuar një evazion të pastër në një nga tregjet më të rëndësishëm për buxhetin e shtetit.  Ky fakt është vërtetuar thjeshtë, pasi në kushtet kur kompanitë kanë rritur importin vit pas viti dhe kanë rritur çmimin në një kohë që parametrat që ndikojnë në çmim nuk kanë pësuar ndryshime del aritmetikisht se fitimet e tyre janë rritur.

Por ndërsa del ky rezultat i rritjes së  shitjeve çdo vit (ka një rritje prej 20-25% të konsumit çdo vit) dhe i rritjes së çmimit në mënyrë të pajustifikuar çdo vit, fitimet që deklarojnë këto kompani janë ose konstante ose më të vogla se vitet paraardhëse, duke treguar qartë se kompanitë e naftës janë duke i fshehur këto fitime.

Tregu dhe qarkullimi i tregut të konsumit të naftës në Shqipëri ka kapur sot vlerën e xhiros vjetore të 1 miliardë dollarëve. Nëse kompanitë që e tregtojnë këtë karburant fshehin 10-20 për qind të fitimit të tyre atëherë fshehja kap vlerën e 100-200 milionë dollarëve në vit. Është një shifër e rëndësishme për tregun dhe për një vend të vogël si Shqipëria.
Një tjetër faktor dhe pasojë e rëndësishme që krijon kjo situatë evazive është fakti se përllogaritjet tregojnë ndërsa kompanitë kanë shtuar sasitë e shitura me çmime arbitrare në të njëjtin progresivitet kanë ulur pagesën e taksave për fitimin e deklaruar në organet tatimore.

Sot ekspertët përllogarisin se kompanitë dhe grosistët e naftës kanë një marzh fitimi prej 20-25 për qind dhe deklarojnë diku tek 10-13 për qind. Kjo është një diferencë e rëndësishme pasi nëse tregu formalizohet atëherë dhe kontrolli korrekt mbi marzhet e fitimit do të bënte që akcizat e reja të mos sillnin asnjë ndikim për çmimin fundor tek konsumatori shqiptar.
Është e habitshme se si organet tatimore për vite me radhë nuk kanë mundur dot të zbardhin atë çka ndodh me tregun e naftës në vendin tonë dhe me fshehjen galopante të marzhit të fitimit nga grosistët, pasi struktura e këtij biznesi nuk është dhe aq e komplikuar në raport me metodikën e kontrolleve. Sasitë janë të depozituara gjithnjë në një grusht depozitash dhe mjafton krahasimi i sasive me komponentë të tjerë që ndikojnë çmimin në treg për të bërë llogaritë.

E thënë shkurt një grup prej 10 ekspertësh do ishte në gjendje të disiplinonte këtë treg nëse do të kishte vullnet politik. Fakti që duhet kaq pak mund për të bërë transparencën dhe disiplinimin në treg, tregon nga ana tjetër se ka munguar vullneti politik për ta bërë disiplinimin dhe jo kapaciteti për kontroll.

Duke qenë e tillë situata në terren dhe duke konstatuar në mënyrë aritmetike një skemë evazioni galopant në këtë treg, bazuar në një studim të thjeshtë hartuar nga ekspertët,  bëhet e qartë se ndërhyrja e qeverisë së re për shtimin e akcizës në naftë është një “pikë uji” krahasuar me rritjen e çmimit që shkaktohet prej vitesh nga grosistët si pasojë e mungesës së kontrollit ndaj tyre.

Rrjedhimisht del se qeveria e re, ka sfidën e saj të  vërtetë zbardhjen dhe formalizimin e këtij tregu të rëndësishëm, pa hedhur  këtë  hap çdo manovër shtesë me paketën fiskale do të ishte një “vrimë në ujë” dhe abuzimi në kurriz të xhepave të qytetarëve do të vazhdonte duke u thelluar.

Nga Habjon Hasani December 28, 2013 14:27
Komento

18 Komente

  1. Andrea December 28, 15:42

    Shqiperia vend i paparashikueshem nafta nga 200 lek/litri edhe 600 lek/litri te behet, populli yne trim, liridashes dhe sylesh nuk pyet fare por vazhdon te ece me makine pa care bythe fare perpara.

    Reply to this comment
    • agroni December 28, 22:04

      Nafta qe eshte pasuri e shqiptareve eshte perdorur vetem per te pasuruar Berishen, familjen e tij dhe sherbetoret e pushtetit.
      Qeveria e re duhet ta ktheje ne sherbim te njerezve te varfer, duke rritur investimet dhe duke permiresuar mireqenien e tyre.

      Reply to this comment
  2. gozhda December 28, 15:43

    Sektori i naftes u rrenua totalisht qe te privatizohej sa me lire nga njerez te lidhur me qeverine,ky sektor njihet si deshtimi i madh i kesaj qeversije

    Reply to this comment
  3. raimondi Vlonjati December 28, 16:14

    Liberalizoni tregun e naftes _Te sjelli nafte ne Shqiperi kush te doje , dhe te kontrollohet cmimi i naftes me pakice
    –Te mos lejohet cmimi sipas tregut sepse tregetaret tane abuzojne me cmimin

    Ata e risin cmimin e pakices 10 here me shume se te tjeret , kjo eshte skandaloze

    Sipas meje qeveria duhet ;

    1- Te liberalizoje tregun e naftes–Te mos kete monopole .Pra te sjelli nafte kush te doje
    2- Te kontrollohet norma e fitimit… si tek grosistet dhe ne shitjen me pakice, sipas hallkave qe ajo kalon nga ata qe e sjellin naften ne Shqiperi deri tek shitja me pakice

    Se dakort ti vendos akcizen , por mos lejo te abuzojne me cmimin e pakices…se ne te kundert do shkaterohet cdo gje

    Pastaj aty ka dicka skandaloze qe groisistet, ata te shumices dmth, fshehin fitimet e tyre ……
    Ndaj urjgentisht shteti duhet ti kontorlloje ne cdo hallke te punes se tyre , dhe nqs gjen shkelje , sic pretendon zoteria ne artikull, ti gjoboje dhe ti coje ne ndjekje penale ….

    Ata qe fshehin dhe nuk paguajne detyrimet ndaj shtetit , duhet te ndiqen penalisht , ne menyre qe te tjeret te mos guxojne me te shkelin ligjin

    Reply to this comment
  4. mergimtari fv December 28, 16:15

    Skerbythjeve qe shiten mushkat e gomeret u dynden rreth qyteteve kryesore e sot verdallosen me vetura se te gjitha mjetet e jeteses i kane , vatura u mungonte , qeveria ka rastin te mendoje ftohte kete problem , te ngreje taksat e akcizen ne maksimun per karburantet , duhanin , alkolet , te stimuloje transportin publik duke mos ngritur çmimin shume dhe te praktikoje ne popull abonete universale per te gjitha linjet brenda-qytetese . Matrapazeve te hidrokarbureve tu tregoje kufirin ke thana me sekuestrim e falimentim .

    Reply to this comment
  5. niku December 28, 19:38

    qe abuzohet me cmimin kjo eshte evidente. une po ju sjell nje fakt te thjeshte. nafta per anijet e peshkimit. kjo nafte duhet te merret (sipas legjisacionit ne fuqi) bazuar ne cmimin CIF + koston e transportit deri ne Shqiperi+ fitimin e shoqerise + TVSH (hiqet akciza). Pas ketyre llogaritjeve cmimi final rezulton shume me i larte se ne Itali, Greqi, Mal i Zi etj. Mali i zi furnizohet me nafte nga Shqiperia dhe jua shet anijeve shqiptare me lire se ne Shqiperi. Anijet shqiptare furnizohen jashte pasi megjithe koston e karburantit per udhetim deri ne Itali, Greqi apo Mal i zi reth 2-3000 litra nafte dhe taksat portuale (rreth 700 euro) u del me lire se ne Shqiperi. Disa nga firmat e shumices (ato qe bejne reklame per dite ne TV) u kerkonin anijeve te peshkimit pagesen ne banke me nje cmimi te llogaritur sipas skemes zyrtare dhe rreth 200 -300 mije leke (te reja) cash jashte bankes. ne rast te kundert nuk kishte nafte. Pervec kesaj edhe cilesia ishte shume e keqe, aq sa disa anije i rrezikoi edhe te mbyteshin ne det (u bllokoheshin motoret ne det nga perzjerja me uje dhe cilesi skandaloze) duke i lene ne meshire te fatit ne det te hapur, pa mundesi manovrimi, pa energji (kur shuhet motori kryesor ne mes te detit anija eshte e mbaruar)
    Ka pasur nje detyrim qe ne faqen e APP (Agjensise se Prokurimeve Publike) te deklarohej cmimi i naftes cdo dite. Publikimi i fundit i perket 28 dhjetorit 2008!!!!!!(https://www.app.gov.al/ep/cmimet_e_karburanteve.aspx)

    Reply to this comment
  6. yp xhixhi December 28, 22:05

    Kerkimet e profesionisteve te vertete ne fushen e naftes si ne te gjitha fushat e tjera duhet te vihen ne zbatim nga njerez te afte dhe jo nga analfabetet e PD

    Reply to this comment
  7. bled shba December 28, 22:06

    Mosprivatizimi i Albetrolit pervecs turp per qeverine ne ikje pati nje gje te mire se kjo pasuri e vyer esthe akoma ne duart e shqipetareve dhe jo te mashtruesve BLU

    Reply to this comment
  8. ushtaraku December 28, 22:07

    Me Naften filloj rindertimi i Shqiperise kur Enver Hoxha ne vitet e para te çlirimit deklaront ” ne punen e fillojme nga Kuçova” Gjithçka qe u ndertua ne periudhen e socializmit e ka burimin tek puna me naften ne kuptimin me te gjere te fjales.Eshte e tepert te flitet ketu per ato aspekte te ekonomise qe bene te lulezoje jeta e njerezve jo si ne mesjete, ne Shqiperi . Ishte pikerisht ky zhvillim qe u dha sigurine dhe shpresen njerezve per nje te ardhme gje qe e çoj popullsine brenda 40 vjetesh ne 4 fishin e asaj qe u trashegua nga e kaluara.Natyrisht kjo nuk i perligje gabimet e bera me pas nga Pushteti popullor.

    Reply to this comment
    • dike mullai December 28, 22:10

      Personalisht mendoj se NAFTA dhe Burimet e tjera N/Tokesore jane “Thembra e AKILIT” per Atdheun Tone. Mbeshtes vrejtet qe ka bere Landi ne komentin e vet. Nga te Huajt eshte shpuar dhe eshte nxjerre Nafta ne Drashovice-Vlore qysh ne vitin 1918 ne thellesine 200 m. Pushtuesit Italian vazhduan Shpimin dhe Nxjerrjen e Naftes per INTERESAT e Tyre. Ishte Qeveria e Republikes Popullore te Shqiperise qe ANULLOI KONCENSIONET e dhena te Huajve! U rindertuan, u vune ne shfrytezim ato vend-burime ne dobi te Ekonomise Shqiptare. U shtri Harta per Kerkimin e Nxjerrjen e Naftes ne Vend-Burime te Reja ne thellesi deri 4500m. U Ndertuan Rafineri te Reja per Perpunimin e Naftes. Krahas specialisteve te vjeter, u derguan Jashte shtetit dhe u Diplomuan kuadro te shkelqyer per Kerkimin, Shpimin, Nxjerrjen e Perpunimin e Thelle te NAFTES! Gjitheshka u Arrit ne ato 40-45 vjet,u SHKATERRUA ne keto 23 vjet “DEMOKRACI”. Pushtuesit e Huaj Nuk e ben kete! Kjo eshte njera nga TRAGJEDITE qe realizuan Pusht-etaret e Kesaj periudhe. P.S.-Jam Deshmitar i punes ne Nafte, Ing.Elektrik-Telefona, prej vitit 1975 deri sa dola ne Pension (2004).

      Reply to this comment
  9. vedat shehu December 28, 22:11

    Te dyja Partite kane heshtur per punen e panderprere, gjigante te shqiptareve per keter dekada, te ardhurat e se ciles kalonin si lume per shkelqimin e Njeshit dhe militarizimin total te jetes per Njeshin, qe Njeshi te qendronte ne rangun e Zeusit dhe cdo tre vjet te denonte nga nje Promethe. Nuk ka dale nje ze prej ketyre Binjakeve te pushtetit te trasheguar qe gjithe kjo pune marramendese e nxiste Zeusin ta mbante situaten dhe gjendjen ekonomike te popullit ne teh te briskut, sikur do ti shembej qielli brenda gardhit me gjemba si te ishte nje kamp gjigand perqendrimi. Keta binjak sillen si te verber per pasurite mbitokesore, shkatruan punen gjigante per ndertimin e Hidrocentarlit mbi Devoll qe ishte veper energjitike dhe kryeveper per ujitjen e gjithe myzeqes deri edhe kodrat e ulkete, prishen gjithe fermat bujesore dhe blektorale qe mund te rikonstruktoheshin drejte ekonomise se tregut, shkatruan fabrikat dhe uzinatr qe mund te rikonstruktoheshin dejt ekonomise se tregut. Ekonomia e tregut e detyron politiken te behet politike ekonomike.

    Reply to this comment
    • landi December 28, 22:12

      Ti Vedat Shehu, nuk je specialist nafte por qenke specialist i flaket politike dhe flet mbroçkulla per temen ne fjale. Me vjen keq por me ato qe shkruan ti nuk argumenton gje por vetem vjell vrere. Mirpo eshte e njohur thenja,urrejtja nuk eshte argument.
      Dy pyetje po te bej zoteri, Sa specialista nafte kishte para çlirimit dhe sa ishin ne fund te periudhes se socializmit? Sa specialista te naftes te shkolluar gjate periudhes se socializmit kane ngelur sot, qe punojne aktualisht ne nafte, jo qe shesin banane. Ne se deshiron te jesh objektiv , jepu pergjigje ketyre pyetjeve dhe mundohu te besh krahesimin e pergjegjes se tyre me komentin qe ke bere me mesiper per te kuptuar se aty me siper ti ke keputur vetem mbroçkulla,me sa duket,nga tensjonet e urrejtjes. Zoteri,Cezari ishte diktator por bota ka nje shprehje te trasheguar qe nga koha e Cezarit: Jepi Cezarit ate qe i takon Cezarit.

      Reply to this comment
      • Vedat Shehu January 12, 05:52

        Zoti Landi, faleminderit per komentin tuaj te guximshem, megjithse me drejtojheni me fjale te renda, aspak si ndonje specialist neveli per kerkimin e nates dhe teorise gjenetike te saj. Sigurisht kontradikta midis se vertetes dhe genjeshtres, te dyja te hidhura, pershkon gjithe histrine e njerezimit dhe ka penetruar edhe ne kuptimin shkencor te botes, mendimit njerezor dhe teknollogjise e ekonomise. Te gjitha perpjekjet e njerezve per te jetuar tamam dhe mire e mee mire, ne epoken e qytetrimit dhe sidomos ne epoken e e teknologjise e laboratoreve qe punojne ne qiell e matane qiellit, ku jane Perendit me Moisi, Krisht e Muhamet, kane per strumbullar te perbashket vetem e vetem politiken per orientimin e perbashket te shoqerise drejte progresit ekonomike, si bosht i cdo progresi tjeter qe i takone veprimtarive te superstruktures, Nuk mund te kete politike te tipit kush eshte me i keq apo me i mire; kush eshte i lidhur me Djallin dhe kush me Perendin, kush eshte i lidhur me Stalinin Ruso-Bolshevik-me ylklin daper e cekan-ipseudo- internacionalist apo kush eshte i lidhur me Ballin Kombtar me shqiponje Nacionaliste. Vete parulla e diktatorit “Politika ne Plan te pare’ dhe “stimuli moral mbi ate material” dhe tere parullat e kohes synonin nxjerrejen e Shqiperise nga vend i prapambetur ne Ballkan ne vend pararoje gjithenje duke e krahasuar me vendet fqinje dhe jo me epoken Otomane apo mbreterore. Asnjhere klika e diktatorit nuk vuri synime konkrete per tejkalimin e fqinjeve. Baze ne tejkalim eshte puna e kualifikuar qe sic thote Marksi- eshte shumefishi i punes se thjesht apo pune e thjeshte e ngritur ne fuqi. I nenvizoje keto, sepse komenti im fare i shkurter, perfundon me frazen: “Keta binjak sillen si te verber per pasurite mbitokesore, shkatruan punen gjigante per ndertimin e Hidrocentarlit mbi Devoll qe ishte veper energjitike dhe kryeveper per ujitjen e gjithe myzeqes deri edhe kodrat e ulkete, prishen gjithe fermat bujesore dhe blektorale qe mund te rikonstruktoheshin drejte ekonomise se tregut, shkatruan fabrikat dhe uzinatr qe mund te rikonstruktoheshin dejt ekonomise se tregut. Ekonomia e tregut e detyron politiken te behet politike ekonomike. Theksoj ne fund ” …….. mund te rikonstruktoheshin dejt ekonomise se tregut. Ekonomia e tregut e detyron politiken te behet politike ekonomike”. Cuditem me thenien tuaj “,urrejtja nuk eshte argument” sikur gjoja une shpreh urrejtjen qe vajtoj qe ajo ekonomi e epokes se diktatorit i takonte DShqiperise dhe popullit dhe nuk duhej shkatruuar, pavartsisht se vete diktatori as qe marre pjes ne asnje luftim dhe poashtu nuk u rrinta puneve te ekonomise ne kembe kur komandote tere forcat puntore te vendit per dekada. PoaSHTU CUDITEM KUR KREKOSENI PER TU DHENE PERGJIGJE PYETJEVE MEDIOKRE SI TE NJE KRYETARI kOPERATIVE MONISTE te parambetur. Ja pergjigja “Une nuk jam papagall te perserise gjerat e mirnjohura, te cilat ne komentin tim i kam perfshir me nje fraze, qe u prishen qendrat ekonomike ne vend qe te rikonstruktoheshin dhe t’i pershtateshin ekonomise se tregut, ky perkufizim i perkiste edhe Naftes, te shkatruar si te gjitha te tjerat, por disa specialiste nuk shohin dot me larg se hunda e tyre. Shkatrimi nuk erdhi se u rrezua diktatura as qe u la ekonomia socialist-shtetrore dhe u lane mesimet e Enverit, Shkaterim erdhi se te zgjdhurit nga Ramizi per te bere demokraci nuk morren asnje udhezim qe te mbrojne njesite ekonomike dhe gjith te tjerat social-kulturore , ushtrake etj, etj, por ju tha qe hahuni se kush eshte me i mire qe e djathta e vrtete qe ne e dogjem me zjarre e hekur te mos ngrer koke e te na behet e barabarte. E djathta e vertete eshte prona private tek e cila u kthyen luftetaret kunder saj, Keta u bene kapitalista duke dredhur zinxhirin, grabiten nga ajo qe shkatruan dhe nxoren aludimin se Ja ceshte emokracia borgjez, prandaj diktatura socialiste ishte tamam se kishte rregul, sigurisht kishte me te vertete rregull, por zhvillimi ekonomik krahasohej jo me fqinjet por me te kaluaren, edhe tani prapmbetja e shkatuar nga mosfunksionimi i demokracise socialiste, krahasohet me te kaluaren diktatoriale qe na la mbrapa. Kur te denohet me nje deklarate e kaluara kriminale, dhe te kthehet fytyra nga zhvillimi ekonomik atehere nuk dote konkurohet nese ishte i mire Komunizmi apo Nacinalizmi borgjez por do diskutohet se cili projet i perkrahur nga Politika do jet me rentabel dhe do te sjell nga nje ane zhvillim rural, nga ana tjeter do te pregatis zhvillim strategjik dhe pergatitjen e vendit qe te hyje me dinjitet ne Europen e Bashkuar..Perspektiva esshte Europa dhe jo Bemat e Enverit qe ka njerez qe duan t’ia mbulojne me ate qe populli punonte dhe te huajte futen plot kredi.

        Reply to this comment
  10. emiganti usa December 28, 22:11

    Une pelqej idene qe: Si model të kemi Norvegjinë, që ka popullsi sa Shqipëria dhe Kosova bashke. Ajo naftën e ka pasuri shtetërore (zotron 80% të saj dhe kontrollon rreptësisht të gjithë naftën dhe gazin). Në Norvegji është zbatuar kapitalizmi shtetror. Norvegjia ka nivelin më të lartë në botë të mirëqënies së popullit, ku 52 % të të ardhurave për frymë të popullsisë së saj vijnë nga pasuria publike (shtetrore) dhe jo nga “privatizimet”.

    Reply to this comment
  11. Profesori December 29, 20:02

    Dita, une kam nje rast shume te fresket ne lidhje me abuzimet me karburantin dhe me logot e tyre, ku shitet karburant abuziv dhe me vjehdje ne cmim npermjet TVSh fiktive, e kam te dokumenetuar perpara 10 ditesh me letra te leshuar nga nje karburant qe licensen e ka per tjeter biznes dhe qe tregton karburant me logon e nje karburanti tjeter, duke mashtruar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*