28 nëntor 2012

November 28, 2012 02:52

28 nëntor 2012

November 28, 2012 02:52
Komento

10 Komente

  1. librealbedrio November 28, 09:21

    Sa e bukur sot! Kopertina me e bukur qekur keni dale!!! Ka mendim brenda, s’eshte vetem radhitje titujsh.

    Reply to this comment
  2. shefqet cela November 28, 10:19

    gjigande!

    Reply to this comment
  3. biomog November 28, 14:46

    Na percau edhe kesaj here i paudhi

    Reply to this comment
  4. mirel vlashi November 28, 14:47

    Sali Berisha tentoi ta përdorë 100 vjetorin për të provuar idenë se Shqipëria duhet të jetë një vend i zhvilluar, duke anashkaluar rëndësinë e lirisë dhe demokracisë. Të gjithë e mbajmë mend që ai u betua se do të prishte Piramidën për të ndërtuar parlamentin më të shtrenjtë në Evropë, brenda të cilit nuk ka parlamentarizëm evropian, se do të ndërtonte stadiumin më të bukur në Evropë, brenda të cilit ende nuk luhet futboll evropian dhe se do të sillte divat e këngës botërore, Rihana, Ledi Gaga, Shakira etj, për të harruar Çiljetën, Koçin dhe Sabianin.

    Reply to this comment
  5. poshte plehra November 28, 14:48

    mish falas në shkëmbim të një pjesëmarrje në festime në Tiranë. Bëhet fjalë për rreth 2 mijë kokë bagëti, që bëjnë afërsisht 40 mijë kg mish, të cilat ka vendosur t’i ndajë nga 2 kg për çdo njeri. Me këtë ofertë Berisha tenton të ndjellë në Tiranë 20 mijë mbështetës, të cilëve do tu dhurojë mish falas, njësoj si Ahmadinexhadi bën me mbështetësit e tij në mitingjet anti-opozitare në Teheran, ndërkohë që drejt Vlorës po marshojnë qindra- mijëra shqiptarë nga gjithë trojet shqiptare, me shpenzimet e tyre, me makinat e tyre, thjesht për të qenë në festën e pavarësisë.

    Festa praktikisht u kthye nga festë në një test për orientimin perëndimor të shqiptarëve. Drejt Vlorës po shkon pjesa e ndriçuar e shoqërisë, ajo që e përjeton 100 vjetorin si një festë që duhet nderuar aty ku lindi, ndërsa provokimi politik i Berishës po tenton të blejë dyshimin me mish qengji, duke thirrur në ndihmë periferitë e Tiranës të shpërblehen me nga 2 kg mish nëse marrin pjesë në festën e tij. Ky lajm pos të tjerash na ka bërë ndërkohë delen e zezë të Evropës, duke tmerruar gazetat më prestigjioze të perëndimit në Itali, Gjermani, Britani, Francë etj. Të gjithë e harruan që po bëhemi 100 vjet shtet dhe po merren me barbarinë e Sali Berishës, që kërkon të blejë mbështetës me mish falas si fellahët e Iranit.

    Shoqëria shqiptare është sot e ndarë qartazi mes atyre që duan te festojnë dhe atyre që duan të testojnë se sa mund ta blejnë mbështetjen e qytetarit dhe dinjitetin e tij me mish dhe qofte falas në këto 100 vjet. Është beteja mes pjesës perëndimore të Shqipërisë dhe vjetërsirës së saj. Është kjo arsyeja që kjo festë më shumë se emocione patriotike, ka emocione politike. Është më shumë test se sa festë.

    Reply to this comment
  6. desi November 28, 14:49

    turp i botes per zgjedhje, per vdekje, per gezime!!!Vjedh Luli mandatin e bashkiakut ben kurban; digjet i burgosuri per leket e tij e ben Berisha 2000 krere kurban!!!!Sa familje pernsionistesh e fukarenjsh ka o Sali krimineli, pse te behet kjo feste ku po na hyjne flamujt ne b…!!!!????Ku eshte ky luks me be feste me paret e buxhetit dhe me djeresen e fermereve.Ja kajtet nonen ketij populli po do behesh kurban ti o kriminel se po shkon thika ne palce miletit!!!Dalte ndonje trim neser, ndonje kamikaz dhe ja befte fora fora!!!!!Si Avni Rustemi!

    Reply to this comment
  7. vlora November 28, 14:49

    ne gjithe kete percarje qe u mundua berisha te sjelle ne kete 100 VJETOR,,,,,FATI ESHTE ME SHQIPERINE DHE VLOREN.

    FATI qendron tek qytetaret e vlores qe kane votuar disa here resht PARTINE SOCIALISTE,qe e beri te mundur kete feste.

    imagjino sikur ne vlore te ishte pd cfar heshtje do ta kishte pllakosur kete 100 VJETOR.

    FALEMINDERIT QYTETAREVE TE VLORES PER VIZIONIN E TYRE DHE PER RUGEN DREJT PERENDIMIT.

    Reply to this comment
  8. neti vjosa November 28, 14:50

    MBLIDHUNI , ZAGARË!…..
    -Në vend te Komentit –

    Më shume Test se sa Feste
    Na ben nje Barbar
    Shqiperine po e perçan
    Nje palo Kusar!…

    Xha Saliu ka therur desh
    Mblidhuni Zagare,
    Bota tallet, bota qesh
    Dasem me kusare!…

    Baca yne beri Kurban
    Theri një mije desh,
    Do keni dhe kocka plot ,
    Do keni dhe lesh!…

    Xha Saliu do mbledhe Zagare
    Ka bere llogari,
    Vijne mijera mercenare,
    Prina, Bac Sali!…

    Se do mblidhen plot Lamashe
    Plot 20 mije,,
    Pse te mos ja rrise “lavdine”,
    Bathores se tij?!…

    Dasem ben Sali “Bollëku”,
    Kurbane dhe gjak plot
    Do na mbaje dhe fjalim…
    Që e qan me lot….

    Se i duhet Eufori
    Shqipen t’ mjele si Lope
    Pa çka se mbeti Kasollja
    Me e fundit ne Europe!…

    Ngjan si feste Pashallaresh
    Gjak e fishekzjarre bam,
    Hani Derra, pini derra
    Po te doni lini Nam!…

    Se i duhet Euforia
    Shqipen t’mjel si Lopë,
    Kasollja le t’mbes Kasolle
    Më e fundit n’ Europe!…

    Nga te gjitha Kontinentet
    Vrapojne ne Vlore,
    Qindra mijera shqiptare
    Me Flamur ne dore!

    Njerzia e shkuar ne Vlore
    Nuk jane pak, por qindra mije
    Pse te mos u thote dy fjale?!…
    Ti shohe si ushtare te tij?!…

    Tu thote ca fjale Patrioti
    Mbushur plot Eufori,
    Se do na bashkoje Kombin
    Kameleoni Sali…

    Shkoi te genjeje Qorrat
    Të genjeje si ai,
    Baca i lindur si Mashtrues
    Baca i lindur per dredhi!…

    Po Sali “Bollëku” yne,
    Nuk do Festë ne Vlore,
    Se Kurban ne Tirane
    Beri bagëtin e gjorë!…

    Festa e Sali Satrapit
    Feste per ca mitingash
    Festa e Doktor Kasapit
    Eshte fest per ca Lamashë!…

    Dhe Europa qesh e tallet
    Tallet me nje Komedi
    Si i blen bythelepirsit
    Nje Mafjoz Shakaxhi!…

    Sali Sulltan Euforia,
    O Kasapi yne Sali,
    Shqiptaret jane Miliona,
    Dhe nuk jane 20 mije!…

    Gazetat ne Britani
    France edhe Gjermani
    Po shkruajne çfare ben Barbari,
    Çfare ben Barbari Sali!…

    Nuk shkruajne per 100 Vjetor
    Por ç’ben Talebani
    Si i perçan shqiptaret
    Si perçan Sali Sulltani!…

    Reply to this comment
  9. fabulist November 28, 14:52

    Na ishin njehere ne nje pyll, nje ujk, nje ari dhe nje dhelper. Ariu donte te rrihte ujkun por nuk dinte si ti gjente sebepin. Pyeti dhelpren dhe ajo i tha: Pyete ujkun ku e ka kapelen, ai kapele nuk mban se nuk e lene veshet, ja ku e gjete shkakun per ta rrahur.
    Me kete stil vazhdoi ariu ta rrihte ujkun nje muaj rrjesht. Kudo qe e takonte e pyeste: Ku e ke kapelen? S’kam thoshte ujku. Bamp ne dru ariu…
    Pas disa kohesh, ariu mendoi te gjente nje sebep tjeter sepse kesaj punes se kapeles i kishte dale boja.
    Keshtu qe kur e kaloi heren tjeter ujkun i tha: O ujk, po nuk pate cigare me vete do te te zhdep ne dru. Urdhero o ari – tha ujku dhe i zgjati paqeten me cigare. Po cakmak ke – pyeti ariu. Si urdheron ari – u pergjigj ujku dhe i ofroi cakmakun e ndezur. Jo – i tha ariu – e dua ta ndez me shkrepse. Kam edhe shkrepse – u hodh ujku. Atehere ariu shume i merzitur i uluriti: Mire more pis, po kapelen ku e ke? Dhe e zhdepi perseri ne dru.
    Morali i fabules: Cfardo te beje apo te thote Berisha, fundin e diktatoruceve do kete. Isgalla jo ate te Gedafit se do na turperohet perjet malcia e burrave te qederit

    Reply to this comment
  10. ligor luarasi November 28, 14:52

    Festa e 100 vjetorit po zhvillohet ashtu si planin per te e desheronte me shume se kushdo tjeter Berisha.Thene ndryshe, po behet nje feste me nivelin dhe kulturen e nje grupi qe nuk dihet kush ishte ne te dhe kush vinte vulen.
    Pasi festa te mbyllet do dalin edhe gabimet e saj,sepse ajo ka diapazon shume te gjere,ja nje nga to:

    * Sa shqiptare ka brenda kufijve te Shqiperise reth 3,2 milion.Sa jane jashte saj? reth 13 milion shqiptare,jane ata qe kane emigruar nder shekuj dhe dekada.Kjo shume e madhe shqiptaresh kerkon ne atdhe edhe monumentin e EMIGRANTEVE TE SHQIPERISE, ky monument do ti ngrohte ata sado pak kudo qe jane.Dhe jo vetem te kuitohet qeveria si e qysh ti terheqe per tu mare parate qofte edhe me turizmat ne vatan. Ky monument do ngrohte edhe familjet e shqiptareve qe, antaret e tyre kane vdekur nga nje migrim hyrja byrja,neper Adriatik o ne malin me gropa.Shqiperia ne numur shqiptaresh eshte me e madhe jashte kufijve te saj se brenda saj.Njeqindvjetori eshte per c’do shqiptar,kudo qe ai jeton ky eshte ligji per kete feste.Eshte mekat i math te mos kuitohen ne kete feste gjithe shqiptaret neper bote,kudo qe ata jetojne me nje simbol ne kreun e qyteteve ne Tirane.
    Ligor Luarasi SHBA 27 nendor 2012.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*