28 Nëntori, zyrtarisht festë kombëtare edhe në Kosovë

November 24, 2017 20:35

28 Nëntori, zyrtarisht festë kombëtare edhe në Kosovë

28 Nëntori do të jetë festë kombëtare edhe në Kosovë. Vendimi u njoftua nga kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

 Duke e quajtur atë “Ditën e Shqiptarëve”, kreu i ekzekutivit tha se e shpallte 28 Nëntorin ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për të respektuar vlerat e trungut etnik shqiptar si dhe traditat e mira familjare e shoqëror.

“Vendimi që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik” -e mbyll Haradinaj postimin e tij.

November 24, 2017 20:35
Komento

3 Komente

  1. intelektuali November 24, 21:44

    MIRE BERI RAMUSHI PER 28 NENTORIN QE ESHTE FESTA E GJITHE SHQYPTAREVE, PO PER 29 NENTORIN JUGOSLLAV TE TITOS?

    sepse:

    29 nentori eshte data e krijimit te Jugosllavise Komuniste qe masakroi kosovaret duke i trajtuar si armiq te rrezikshem dhe iredentiste fanatike gjate gjithe ekzistences se saj si Federata Famkeqe Ballkanike.

    sepse:

    Edi Rama ka dhene urdher qe 29 nentori i ZI jugosllav te festohet si feste kombetare, si nje REZIL i shqypnise ne syte e Botes Demokratike.

    Reply to this comment
    • Amerikani November 25, 15:33

      Ja qe ste moren leje ti gjermanet kur do dokumentonin terheqjen nga Shkodra. Dokumentat gjermane permendin oren 4.30 te dt 29.11.1944 si dt e daljes nga Shkodra keshtu qe mos ha sh m… kelysh i Sali serbit.
      Nqs komunistet bashkepunuan te detyruar nga konjuktura nderkombetare te bashkepunoni per 5 vite me jugosllavet dhe per 40 vite te ishin ne armiqesi me ta ju ballistet jo vetem qe nuk levizet gishtin ne luften kunder nazizmit por u bete bashkepuntore me ta dhe per 40 vjet u desantuat nga sherbimet e UDB e Asfalise greke per te rezuar pushtetin e popullit.
      Akuzoni Enver Hoxhen ne raport me jugosllavet qe ne ate kohe luftonin nazizmin dhe vete u bashkuat me ushtrite e Hitlerit dhe nga ana tjeter kryeballisti Mitat Frasheri bente marreveshje te fshehta me monarkofashistet greke pet krijimin e nje shteti te perbashket greko-shqiptar ku forcat e armatosura dhe diplomacine do i drejtonin greket, dmth te asimilohesh populli shqiptar vetem qe pushteti pas lufte mos i kalonte nacionalistit Enver Hoxha dhe partise komuniste qe beri luften ku rane deshmore 28.000 djem e vajza.
      More vesh o fashist qe nuk keni nje deshmor qe te kete dhene jeten nga ju kolaburacionistet ballisto-zogiste, per çlirimin e atdheut.
      Keshtu qe mos hani m… se kur u çlirua Shqiperia nga ata qe bene luften. Ate pune e dina ata qe fituan. Ju mbani shenim daten kur moret aratine ne mergaten e qyqeve.

      Reply to this comment
  2. Arber I November 25, 03:57

    Nje komb nje Dite Pavaresie, nje Kombetare!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*