28 pyetjet e PS për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë në 2019

April 28, 2018 15:39

28 pyetjet e PS për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë në 2019

Teksa na ndan edhe një vit nga zgjedhjet lokale të vitit 2019, Partia Socialiste duket se gjatë punimeve të Asamblesë ka shfaqur sinjalet e para se ka filluar puna për t’u përfaqësuar sa më mirë.

Sot është bërë publik një pyetësor për të gjithë kryebashkiakët që po mendojnë të rikandidojnë.

Në të janë të parashikuara 28 pyetje të cilat duhet të tregojnë performancën vendore që prej marrjes së detyrës.

Pyetësor, performanca vendore
1.       Numri i punonjësve të bashkisë për 1 mijë banorë?
2.       Sa % e shpenzimeve të bashkisë shkojnë për paga dhe sigurime nga 2014-18?
3.       Numri i punonjësve të ndërmarrjeve që ofrojnë shërbime për publikun (përfshirë para reformës për vitet 2014-18)?
4.       Ecuria e mbledhjes së të ardhurave për vitit 2014-18. Në funksion të kësaj ecuria e të ardhurave nga taksat për banorë?
5.       Veçmas ecuria e taksës mbi pronën?
6.       Veçmas ecuria e taksës mbi tokën bujqësore?
7.       Ecuria e taksës për shtrat të njësive akomoduese?
8.       Ecuria e investimeve me të ardhurat e veta në vitet 2014-17 në funksion të kësaj, sa % e të ardhurave të veta të bashkisë kanë shkuar për shpenzime. Pa këtu, ecuria e investimeve për banorë për vitet 2014-17?
9.       Sa janë shpenzimet me fondet e veta në investimet në shkolla 2014-17?
10.   Sa janë shpenzimet me fondet e veta për investimet për rrugët rurale 2014-17?
11.   Sa janë shpenzimet me fondet e veta për investimet për ujësjellës 2014-17?
12.   Ecuria e shpenzimeve për kulturën 2014-17?
13.   Ecuria e shpenzimeve për sportin 2014-17?
14.   Cila është tarifa e pastrimit sipas kategorive 2014-17?
15.   Cila është tarifa e gjelbërimit 2014-17?
16.   Cila është tarifa e ndriçimit 2014-17?
17.   Ecuria e orëve të furnizimit me ujë 2014-17?
18.   Ecuria e numrit të fëmijëve në çerdhet publike në 2014-17?
19.   Ecuria e numrit të fëmijëve në kopshtet publike në 2014-17?
20.   Sa metra katrorë leje ndërtimi për ndërtime të reja janë dhënë për 2014-17?
21.   Sa metra katrorë leje ndërtimi për rikonstruksion 2014-17?
22.   Sa metra linearë kanale vaditëse janë pastruar 2016-17?
23.   Sa metra linearë kanale kulluese janë pastruar 2016-17?
24.   Sa detyrime të prapambetura ka bashkia në 31 dhjetor 2015, 2016 dhe 2017?
25.   Sa pemë janë mbjellë në vitet 2016-17?
26.   Sa është sip. me tokë bujqësore e mbjellë në vitin 2016 dhe sa është në 2017?
27.   Sa persona punojnë në drejtorinë e bujqësisë së bashkisë?
28.   Sa metra katrorë tregje të reja janë hapur në 2016 dhe 2017?

o.j/dita

April 28, 2018 15:39
Komento

7 Komente

  1. shpatar April 28, 16:37

    Jeni ne drejtim te gabuar .K/Bashkiaket i kini nen komand dhe te keqijat nuk u vin nga keta . Shikoni sjelljet tuaja ne raport me bazen dhe popullin .Filloheni nga vetja qe jeni bere te pa besushem.Merrni vendime qe nuk ndikojne me permirsimin e gjendjes por ne kurriz te popullit qe lufton te mbi jetoj .Takson rruget kur hajdutet kan ber kerdin me fondet .Leri te shkerrmoqen e te pergjigjen para ligjit ata qe i vodhen e i ndertuan .Mund te vendosesh nje taks simbolike por hajdutin e rruges se Kombit e ke ne Parlament e birbilos duke ti ven kembet ne nje kepuc .Te qellojn me cizme e miell e ti jua shperblen ne krahun tjeter .Ja prishe Lulit vilen ne Uje te Ftohte te Vlores parat ku i gjet qe e kompesove .Po sa te tilla ke prishur deri me sot dhe parat ku i gjete .Ja qe populli i ka paguar 3 fish ato qe ti do tua marresh tani .Doli Luli ne mos bindje civile ua miratove ndertimet tek Liqeni .E nuk pa flas ketu per shum e shum pelinvalleqe te tilla qe beni bashke.
    Largojuni perballjeve banale ne parlament e mbani qendrime serjoze. Akuza dhe kunderakuza pa rezultat jan farse dhe te dyshimta per bashkpunim e bashkfajtor me krimin ne vend .Vendosni taksa pa i menduar mire e me pas kerkoni te justifikoni gabimet me nje na falni u nxituam .Per keto e shum te tjera nuk ua kan fajin K/Bashkjaket por pushteti qendror . Mos u allakatni ti gjeni defektet tek vartsit por te koka qe drejton .
    Qe duhet te rreflektoni kjo po duket hapur . Kudo ka pakenaqsira qe lidhen me gjendjen ekonomike te shqiptarve .Ju po fryni xhepat bashk me Opoziten populli nuk ka buk te ushqehet .Flisni se do ti kapni peshqit e medhenj me an te reformave dhe skandalet marramendse te trasferimeve te parave nuk kan te ndalur .Neper portalet e medjave cfare nuk degjon per valut te depozituar jasht vendit .Valut qe humbasin nga shkeljet qe behen nga politikanet duke i depozituar ne banka mafjoze .Dhe ju akuzoni e akuzaoni dhe azgje nuk ndryshon .
    Dhat lajmin se ne Janar do bien peshqit e medhenj ne rrjet . Nuk shohim as peshq te vegjel .Mburreni se po pastroni drejtesin dhe lini jasht shenjestres ata qe e kan mbarsur mos ndeshkueshmerin.Mos e hapni me gojen te thoni se mbas Qershorit do behet pastrimi i kokave e peshshqeve te medhenj .Do ju qeshi populli e do tju kthej krahet . E keqja nuk eshte me Pd por ju qe do ta leshoni pushtetin si te pa afte.Keshtu ndodhi me qeverin Nano 2 ku politikanet e qeveritaret e te majtes deshtuan se u ngopen me pushtet .
    Ju do bini ne se nuk beni ndryshime te dukshme e te bujshme .Beni ndryshime rrenjesore ne qeverisje dhe mendohuni mire se si do ti ndryshoni standartet e jeteses se popullit fukara .
    As ju e as Opozita nuk keni per te patur mbeshtetje edhe sikur te beheni bashk. Harrojeni te dy se mund ti blini shqiptaret .Shenjat e para do ti merrni ne zgjedhjet lokale . Do te perballeni me nje fenomen qe su ka shkuar ne mendje ndonjeher. Bojkotim masiv te zgjedhjet lokale nga elektorati . Arsyjet ti gjeni . Shkoni dhe uluni ne baz qe ti mesoni me mire dhe mos u kenaqni me ato cfare ju deklarojne perfaqsuesit lokal e deputetet e rretheve .
    He . Si i kini hallet .Cpyet or vella . Keq e me keq. Edhe te ushqehemi nuk dim ku te perplasemi .Varferia ka pllakosur kudo . Nuk ka mundesira e as shpres. Hedhim syt nga Greqia e Italia te marrim ndonje kacidhe . Djemt na jan meruar . Shkojne por na kthehen me ato qe iken .Po si rroni se tavolinen e kin plot .Mos u tall vella . Po nuk te nxorra pak buke le te na marri Vjosa . Ti sa her na vjen nuk i ke duart bosh . Nuk ti harrojme ato qe na ke ber ………..

    Reply to this comment
    • perkthyesi April 28, 18:27

      Shume dakord me ju shpatar! Ate qe duhet te bejne, nuk e bejne! Pse valle, kaq e veshtire eshte t’i a marresh parate e vjedhura Bashes, i cili i pervetesoi sikur te ishin te te atit? Nga ju e kam degjuar qe eshte hajduti i rruges! Ai as nuk eshte prononcuar fare. Pra, mizen e ka ne kesule. Asnje te mos paguaj takse, po i kthyer mbrapsht parate Basha. Kjo do ishte drejtesi, e jo t’i a fusesh popullit! Turp e faqe e zeze!

      Reply to this comment
    • korçari April 28, 19:23

      Eshte skandal kur vihet kandidatura e k/bashkiakeve me shume se dy here si pshm k/bashkiaku i Maliqit po ben te 5-ten here qe vihet nga PS-ja a thua se ka ngelur Maliqi pa drejtues te rinj dhe te shkolluar dhe shpresoj dhe uroj qe Vetingu te arrije dhe ne keto ane ,te verifikohet se çfare u be me kombinatin e sheqerit ku dhe tullat po shiten, nje baderdi dhe vjedhje spektakulare ne syte e PS-se se Korçes dhe te qeverise se z.Rama .PS-ja nuk duhet te perfitoje nga votat e majta te qytetareve per t’i rrjepur deri ne palce ,turp dhe maskarallek per deputetet e PS -se ne Qarkun e Korçes ,KORRUPSIONI eshte ulur kembekryq ne Maliq e gjetiu.

      Reply to this comment
  2. Dn April 28, 17:01

    Ndoshta socialistete e shkarkuar te kukesit do ju kishin treguar hallet e popullit..po cka me ba,i shkarkuat se u treguan burra e jo putanka politike si ju

    Reply to this comment
  3. uskania April 28, 18:25

    Pyetje me shumë vend.

    Reply to this comment
  4. info analitike April 28, 19:02

    Shoke a ju pelqeu estrada e rilindjes ne Kongres? A i degjuat percartjet e liderit global qe fajet ua linte gjithmone te tjereve e asnjehere vetes?
    Ore po kush i vuri keta ministra e ministresha? Po kryebashkiaket kush i vuri? A mban ndonje pergjegjesi qy gjeli ne maje te plehut qe nuk rresht se kakarisuri?
    Lexojini reagimet e socialisteve ndaj brockullave te kriepsikopatit e aty do ta kuptoni se cfare besueshmerie kane genjeshtrat e tij.

    Reply to this comment
  5. lejlek April 28, 19:23

    Per mendimin tim keto pyetje duhet t’ i dije permendesh financieri(ja ) e bashkise e jo kryetari fuqiplote.
    Kryebashkiaku duhet te dije , sa banore ka ne juridiksion, ne qytete, ne fshatra, resuset ekonomike qe zoteron , te ardhura nga taksa,pyje, lumenj,liqen,det, krom,bakerr,nafte,turizem.etj.
    Shkallen e punesimit dhe te te varferve, te njohe me emra e mbiemra kryepleqte e fshatrave (detyrim) dhe te dije problematikat e tyre.
    Sa vende pune mund te krijoje me mundesite e tij te brendeshme , sa te semure per perkrahje sociale dhe sa para lluksi shkojne dem per samodumon…..
    Cfare perspektivash parashikon per te rinjte qe mbarojne studimet e larta dhe ato profesionale…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim