Itali/ 28 vjeçarja shqiptare bie nga ballkoni, humbet jetën

March 7, 2018 21:04

Itali/ 28 vjeçarja shqiptare bie nga ballkoni, humbet jetën

Një 28-vjeçare shqiptare ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese, teksa ka qenë duke varur rrobat në tel.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në La Spezia, të Italisë. Incidenti tragjik ka ndodhur paraditen e së mërkurës.

28- vjeçarja, Alma Ll. e cila jetonte prej vitesh në Itali ishte nënë e një fëmije të vogël dhe ka qenë vetëm në banesë në kohën që ka ndodhur ngjarja.

Fëmija ishte në çerdhe, ndërsa bashkëshorti në punë.

Në fillim ishte menduar për vetëvrasje, por sipas hetuesve rënia ka qenë aksidentale.

o.j/dita

March 7, 2018 21:04
Komento

1 Koment

  1. E tmerreshme ... March 7, 21:08

    Ngushellime Familjes viktimes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*