281 milionë euro për 32 km, zbardhen PPP-të për Milot-Balldre dhe Orikum-Dukat

May 28, 2019 11:16

281 milionë euro për 32 km, zbardhen PPP-të për Milot-Balldre dhe Orikum-Dukat

Projektimi, ndërtimi dhe mirëmbajtja 13-vjeçare për rrugët Milot-Balldre dhe Orikum-Dukat do të kushtojë rreth 281 milion euro.

Kontratat e partneritetit publik-privat për 2 veprat e mësipërme tashmë janë miratuar në qeveri.

Sipas relacionit shpjegues për Milot-Balldren, pas negocimit të kontratës, vlera totale e projektit e dakortësuar ndërmjet palëve është 213,665,040  euro, pa TVSH. Ndërkohë që, kompania ANK Shpk, që do të zbatojë punimet u shpall fituese e projektit me vlerën prej 161.5 milion euro.

Struktura e financimit për këtë vepër parashikon marrjen e një huaje bankare prej 70,000,000 euro, e cila do të merret nga një ose më shumë institucione financiare dhe do të përdoret tërësisht për të shlyer detyrimet që lidhen me ndërtimin e këtij aksi rrugor.

Financimi nga furnitorët do të jetë në vlerën 19,500,000 euro, ndërkohë shoqëria do të investojë nga kapitali i saj shumën prej 52,000,000 euro. Sipas propozimit të rishikuar financiar, norma e interesit e llogaritur për gjitha burimet e financimit të përcaktuara më sipër është 5%.

Në kontratën e propozuar për miratim përshkruhet ndërtimi i një rruge prej rreth 17 km (17.263), e cila shtrihet përgjatë aksit të rrugës ekzistuese që lidh Milotin me qytetin e Lezhës dhe devijohet si rrugë plotësisht e re, nga nyja e qytetit të Lezhës deri në Balldren, ku më pas lidhet me rrugën ekzistuese në drejtim të Shkodrës.

Ndërkaq, për aksin Orikum-Dukat,e fituar nga kompania “Gjikuria” me ofertë prej 50.5 milion euro, do të investohet nga kapitali i shoqërisë shuma prej 21 771 548 euro. Struktura e financimit përfshin një hua bankare prej 25 585 166 euro, e cila gjithashtu do të merret nga një ose më shumë institucione financiare.

Pagesat vjetore nga buxheti i shtetit, që do të fillojnë në vitin e dytë të projektit, do të jenë 2 113 000 euro dhe  deri në vitin  e trembëdhjetë me 1 896 171 euro.

Gjatësinë e rrugës së propozuar në këtë kontratë është rreth 15 km (14.7). Ajo që bie në sy në të dy kontratat e nënshkruar është fakti se përveç kompanisë koncesionare, Gjikuria dhe ANK SHPK, janë krijuar edhe shoqërisë aksionere, përkatësisht “Rruga Orikum-Llogara” dhe “Bardh Konstruksion”, të cilat janë palë në kontratat e nënshkruara me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkaq, sipas legjislacionit të ri, 2 dokumentet e miratuara në qeveri do të duhet të marrin edhe miratimin e parlamentit përpara se të hyjnë në fuqi.

n.s. / dita

May 28, 2019 11:16
Komento

18 Komente

  1. emigrant gjermani May 28, 11:27

    Njera 17 km dhe tjetra 15
    Gjithsej 32 km
    281 milion euro per 32 km
    Rreth 9 milion euro 1 km
    Shihni sa kushtojne jashte
    Shume me pak dhe mund e ecesh me 160-200 n ore pa frike
    Tek ne, pas 2 muaj perdorim jane me valezime dhe te duket sikur je ne avion me turbulenca sapo kalon 100 km ne ore

    Reply to this comment
    • Saliu i rilindur May 28, 11:31

      Hajde o shqiperi hajd cfare fati paske qene per ata qe merren me pulitiken e madhe
      popull shurdhmemec dhe militant i verber injorant, mire ua bejne
      paguani dhe u lini borxhe dhe kalamajve per t pasuru nje grusht sharlatanesh te ndare ne mender “parti”
      dhe ankoheni pse jeni te varfer pastaj
      sepse jeni budallenj

      Reply to this comment
  2. Zigur Qarri May 28, 11:55

    Edvin D’Rama nuk te vret si Sali Berisha,por te largon nga puna me patedrejte,te detyron te emigrosh ose vetvritesh.
    D’Rama nuk i ka futur doren ne xhep fukarait,por i ka vjedhur taksat qe fukarai i paguan Shtetit.

    Reply to this comment
  3. Vlore May 28, 12:02

    Une me shume shqetesohem se ky Gjikuria jo vetem qe punon pa standarte , por dhe financiarisht eshte i zhytur ne borxhe

    Reply to this comment
    • vlora 97 May 28, 13:29

      Nuk pagun asnje lek Gjikuria o vlla
      Ku do ti gjej Gjikuria 21 milion euro “nga kapitali i saj”
      Kush e njef ne Vlore e di sa kane dhe te kujt i kane
      Po kjo pune keshtu vajti
      Ne keto shuma stratosferike ka mjalt per t gjithe
      Dhe pastaj i pagujm rruget nga 4 here, njeher me borxhe e kredi, pastaj me taksa te posacme, pastaj riparime e shembje e pastaj na vendosin edhe pay-toll qe te paguajme kur kalojme
      Vk, me gjith Edvin dhe salinj, kur nuk kemi takat ti heqim, me mire thjesht iki atje ku punon me djerse e nuk t prishet gjaku me keto histori alibabash

      Reply to this comment
    • mirel May 28, 13:58

      Epo do i lajne borxhet tani. 50 million euro ja dhuroi Ramuti

      Reply to this comment
    • TiTi May 28, 14:16

      E si mund te punoje me pergjegjshmeri Partneri Pseudo Publik (PPP) me llagapin komik GjikUria?

      Ky mener me thon partner duhet te jete aq i urritur, sa s’do t’ja dije aspak per malin me borxhe qe qeveria e kthetrrave te pastra po u le si peshqesh kaqolave te parilindur.

      Skema e PP-ve (pastrim parash?) rezulton te jete nje lloj biznesi teper fitimprures per grushtin e kontraktueseve qeveritaro-biznesmene, dhe rropates per taksapaguesit duhet te regjistrohet si borxh publik dhe jo si partneritet privat. Pasoja negative e kesaj skeme piramidale eshte rritja e borxhit publik permes marrjes se kredive marramendese nen pretekstin e “rilindjes urbane”.

      Ndryshe nga statistikat e manipuluara dhe te dhenat medemek zyrtare te qeverise rilindjotase. Shqetesimi i vezhguesve vecanersiht te huaj per aplikimin gjithnje e ne rritje te nje fare sistemi te ngjashem me ate te topave te bores ka qene me vend pasi sot borxhi eshte rritur aq shume sa qe nga vendi i trete ne rajon ne 2015, sot vendi eshte renditur ne vendin e pare. Te japesh me koncesion gati 20% te prodhimit te brendshem brutto eshte “arritje” dhe jo fjale!

      Per pará shoke rilindjotas! Per pará nga fitorja ne fitorje! Sa me shume prodhime “bio” dhe sa me shume paketa 1 miliardshe per partneret tuaj private.

      Reply to this comment
  4. Arben May 28, 12:31

    Kur zbuluan koncesionet edroga, trafikantet e kokaines kuptuan se ishin marre me kot me kokaine deri me tani.

    Rrofte populli shqipetar trim dhe heroik

    Rrofte shoku edver.

    Reply to this comment
  5. Gani USA May 28, 13:33

    Pse duhet ti zbulojn mediat keto?
    Pse nuk i ben publike vete qeveria?
    Cfare ka per te fshehur?
    Pse nuk i poston Rama ne nje nga ditet qe na uron mirmengjes e na nxjerr pamje realitetesh 3D?

    Reply to this comment
  6. Ardjan May 28, 13:46

    Një nga arsyet që zvarritet reforma në drejtësi nga kryeministri dhe mazhoranca janë edhe këto përr-përret ppp apo konçesionet! Vazhdoni! Shpërdoroni besimin, taksat,dhe pasurit kombëtare njëlloj si paraardhësit por nuk do i shpëtoni drjtësis dhe partia socialiste do të ketë fatin e socialistve grek,pasok!.

    Reply to this comment
  7. Albert May 28, 19:16

    Kaq urgjente jane keto rruge sa duhet te marrim borxh gjithe keto leke?

    Reply to this comment
  8. A May 29, 10:10

    Duhet urgjentisht arrestimi i maskarait dhe gangsterit EDI RAMA, i cili po shkaterron vendin dhe po vjedh shoqerine shqiptare ne te gjitha menyrat e mundeshme.
    Me EDI RAMEN asnje zhvillim, asnje perspektive, vetem shkaterrim dhe mjerim.

    Reply to this comment
  9. Peza May 30, 14:14

    Ky PPP (partneritetri publik-privat) eshte nje veprim korruptiv,qe jo vetem nuk duhet lejuar,por duhet ndeshkuar PENALISHT!
    Kjo forme korruptive i heq shtetit statusin e kotrollorit te puneve,qe ben privati,se eshte bere bashke hajdutr dhe bashke fajtor me ate!
    Ne se shtetri paska kaq shumne leke,pse duhet t’i ndaje me privatin?
    As opozita dhe as prokuroria nuk flet per kete rast korrupsioni!
    Po Europa,si nuk flet per keto forma korruptive?
    Apo edhe Europes keshtu i intereson?

    Reply to this comment
  10. MALI IVAN May 31, 22:37

    PERSE CUDITI SHQIPTARE TE HANDAKOSUR NUK ESHTE AS E PARA DHE AS E FUNDIT KJO MENCURI E QEVERISE, THUANI SHYQYR QE 1KM RRUGE ESHTE 9 MELEON EURO SE PO TE ISH ME SHUME KISH MUNDESI TJU BINTE TE FIKET,DHE DO BERTISNI NE GRAHMAT E FUNDIT..O SA MIR ME QEN GOMAR SHQIPTAR O HEJ

    Reply to this comment
  11. KURIZUA ROMES May 31, 22:41

    ‘MIRE JENI

    Reply to this comment
  12. Orli June 1, 07:31

    Po mire mo,sipas llogarive (jo me shumzimin apo pjestimin e lulit) 281 miljon euro per 32 km i bie rreth 8,7 miljon per km,a jane shume,pak apo normal?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*