Trafiku i drogës me avion drejt Italisë, fitimi që pritej ishte 200 mijë euro

August 27, 2015 12:59

Trafiku i drogës me avion drejt Italisë, fitimi që pritej ishte 200 mijë euro

Fitimi që pritej të sigurohej nga trafiku i drogës Vlorë-Brindizi përmes ajrit, duke përdorur avionin tashmë të sekuestruar me 14 të arrestuar është llogaritur në rreth 200 mijë euro.

Kështu shkruajnë sot mediat italiane duke dhënë të tjera detaje rreth operacionit të finalizuar një ditë më parë. “Romagna Corriere.it” shkruan se ndërkohë që rrugë e sigurtë është cilësuar ajo mes tokës apo edhe detit, së fundi droga ka filluar të fluturojë mbi kokat tona, me avionë përmes ajrit.

Sipas saj, avioni i vogël në pronësi të Vilson Lamajt i çmontuar ruhej në një hangar -garazh në komunën e Medrina di Borghi në provincën e Cezenës. Gazeta shkruan se fakti që tërë familja shqiptare ishte në këtë biznes e kishte bërë atë më të sigurtë.

Por, të hënën më 24 gusht policia e zonës kishte rënë në gjurmët e tij duke dyshuar tek lëvizjet e një kamioni që transportonte pjesët e avionit të cmontuar nga hangari-garazh drejt komunës Pogggio Torriana. Sipas hetuesve, kamioni kishte bërë dy udhëtime, i fundit transportonte vetëm krahët e avionit e më pas montimi i tij në pistën e improvizuar.

“Kreu i organizatës Vilson Lalaj kishte menduar për gjithcka, duke planifikuar për cdo udhëtim një pistë ndalesë e nxjerrë jashtë përdorimit në qytezën Costa Merlata, në komunën e Ostunit në Brindizi”-shkruan gazeta. Avioni

“Aeropakt A22S” niset nga Aero Club ne Ostuni (Puglia) në orën 05:40 dhe ulet në afërsi te fshatit Xhelilaj Vlorë në orën 07:02. 12 minuta kohë sa për të përshëndetur miqtë e tij, ngarkon avionin me gati 120 kg marijuanë dhe niset në oren 07:12. Por në Ostuni pritet nga karabinierët të cilët e arrestuan.

 

 

August 27, 2015 12:59
Komento

5 Komente

  1. SuloKapedani August 27, 13:21

    Guxim i tepruar duke luajtur me jeten e vete por mafia asnjehere nuk mendohet gjate ,vepron i matufepsur e i etur per para.Vje nje dite dhe perfundon nen hekura.

    Reply to this comment
  2. bina August 27, 15:48

    Ky trafik me avion pa lejen e njerëzve të qeverisë nuk mund te behet. Minister i Mbrojtjes, urdhëro dhe tregohu në kwso raste. Nëse keshtu mund te futen avionet ne hapësirat shqiptare, vaj halli për sigurinë e shtetit shqiptar!!! Pyeteni Ilir Meten, sepse ai di të bëjë batuta shume te mira lidhur me këto punë te avionëve. Mos ka edhe ndonje batutë tjeter si ajo qe e perseriste ne parlament.

    Reply to this comment
  3. nio August 27, 19:11

    Lozim me gishta … Fluturon Fluturon – HASHASHI !!!

    Reply to this comment
  4. lato August 27, 19:55

    Po mire or ti shtet!Ne vitet 60 nuk mund te fluturonte asnje objekt i dyshimte,diten ose naten,pa u kapur nga radaret.Pas 50 vjetesh,nuk jeme ne gjendje te identifikojme nje aeroplan droge,qe nuk eshte regjistruar gjekundi!Jemi kthyer ne kohen e kenges;Shkojne tajaret per hava! Ministria mbrojtjes e Berishes merrej me vjedhje municioni,Po Mimi cfare ruan?Eshte kthyer ministria e mbrojtjes ne kontejner grumbullimi per personat,qe kane deshtuar ne profesionet baze.E moren Safet Zhulalin nga fshatrat e peshkopise,nje cope mesues arifmetike,e bene minister mbrojtje,E moren Arben Imamin,aktor te deshtuar dhe i bene nje set kinematografik maje tankut.I pelqeu filmi Berishes,e beri minister mbrojtje,Ai ministri grek Llafazanis,kot e mban ate mbiemer,se me mire se Fatmir Mediu nuk e ben kush,qe e vune minister mbrojtje per te vene eksplozivin mbrojtjes.Kjo Mimi Kodheli,cfare deshtimi ka bere,qe e vute minister mbrojtje?Po sa oficere kane perfunduar studimet brenda dhe jashte,per te ngrene asistencen i kane bere ato studime?Vetem oficer s`mund te jete ministri mbrojtjes?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*