VIDEO: Arma kimike e Sirisë, e testuar në Shqipërinë e 1978-s

April 16, 2018 01:16

VIDEO: Arma kimike e Sirisë, e testuar në Shqipërinë e 1978-s

Ekskluzive Dita – Qemal Poçi është Doktor i Shkencave Toksikologji-Veterinari, Profesor i asociiuar, nënkolonel në lirim. Ai ka mbaruar akademinë dhe kualifikimin profesional në vitin 1967 në Moskë me ‘Medalje Ari’. Z.Poçi, një nga specialistët e njohur të kësaj fushe jo vetëm në Shqipëri, (ka punuar 17 vjet në studime për zbulimin e elementëve mbrojtës nga përdorimi i LHL) mendon se ndaj popullsisë së pambrojtur në Siri, nga regjimi i Assadit është përdorur Zarin-a, një nga Lëndët Helmuese Luftarake(LHL) nga më të rrezikshmet dhe e ndaluar rreptësisht nga Konventat Ndërkombëtare.

Por në intervistën e dhënë për ‘Dita’, ai rrëfen edhe disa eksperimente që ai ka drejtuar kryesisht në 1978 në Shqipëri ku është përdorur kjo lëndë për testime. Ai shpjegon edhe përdorimin e Zarin-it në frontin e luftës, pasojat dhe mënyrën e identifikimit të saj në terren nga ekspertët e OKB-së, pasi sipas tij, ‘gjurmët e një masakre të tillë, nuk mund të fshihen’…

Zoti Qemal! Si një nga specialistët në fushën e toksikologjisë, çfarë mund të na thoni për ngjarjen e ditës, përdorimin e lëndëve helmuese luftarake nga regjimi i Assadit në Siri?

Qemal Poci

Qemal Poci

– Për mendimin tim, në Siri është përdorur armë kimike, si njëra nga armët e dëmtimit në masë… Dihet se prodhimi i armëve të dëmtimit në masë (kimike, biologjike, termobërthamore), me konventë ndërkombëtare është i ndaluar. Këtë konventë e kanë firmosur të gjitha shtetet anëtare të OKB-së, duke përfshirë dhe shtetet kryesore që i kanë këto rezerva në sasi të konsiderueshme. Për mendimin tim, në Siri është përdorur grupi i lëndëve helmuese luftarake neuro-paralitike, ose siç quhen ndryshe, gaze nervore.

Në bazë të një dokumenti zyrtar të OKB-së në vitin 1969, në armatimin kimik të shteteve kryesore, nga mijëra përbërje lëndësh të studiuara në laborator, kanë qenë vetëm 7 lëndë helmuese luftarake.

Nga grupi më i fuqishëm i lëndëve neuro-paralitike ka qenë grupi i Zarin V-x, të cilat kanë helmueshmërinë më të lartë dhe fati i të helmuarve me këtë lëndë mund të zgjidhet vetëm në vatrën e dëmtimit kimik, në fushën e betejës. Kjo, pasi helmimi me këto lëndë është aq i shpejtë dhe aq i rëndë, saqë mjekimi në etapa të ndryshme, është i vështirë. Grupi i dytë, është Ipriti (mussard gaz)… Ky gaz, për mua, nuk është përdorur në Siri.

Nga niseni që arrini në këto konkluzione?

-Për problemet e mbrojtjes kundër-kimike veterinere, unë, krahas studimeve që kam kryer në Akademinë e Veterinarisë në Moskë, kam kryer dhe tre specializime: Në Moskë, 12 muaj në vitin 1957, me kinezët në Shqipëri gjatë viteve 1968-1972, si dhe kam kryer një specializim tjetër në Kinë në vitin 1971. Pra, kam pasur mundësinë të njihem realisht me të gjitha LHL të cilat në kohën e vet kanë qenë në organikë në vende të ndryshme të botës. Ndërsa me Zarin-ën që është përdorur në Siri, unë kam punuar si specialist për 17 vjet dhe kam studiuar gjerësisht klinikën e helmimit të kafshëve eksperimentale-bujqësore, profilaksinë, mjekimin specifik, degazimin, etj… Madje, për këtë lëndë, kam mbrojtur dhe disertacionin (për Zarin-ën) dhe kam fituar titullin Doktor i Shkencave. Vetëm me Zarin-ën, kam kryer eksperimente dhe kam helmuar mbi 1000 kafshë të ndryshme (përveç atyre të disertacionit), duke zhvilluar mësime treguese instruktive-metodike me efektivë të kohëve të luftës, me studentë e specialistë. Në këto stërvitje kanë marrëpjesë rreth 11 mijë shikues,përveç punonjësve të ekonomive bujqësore, të cilët janë përfshirë realisht në kryerjen e këtyre eksperimenteve. Pra, bëhet fjalë për një grup (Zarin-a) që unë e njoh mirë si LHL dhe efektet shkatërruese të saj…

Në çfarë lloj kafshësh u eksperimentua dhe rezultatet?

-Ne kemi përdorur nga të gjitha llojet e kafshëve: minj, kavje, lepuj, qen, dhen dhe kuaj… Pra, si kafshë laboratorike e eksperimentale, ashtu dhe bujqësore…

njerez 1Për se i keni bërë të gjitha këto eksperimente me LHL?

-Meqenëse grupi i LHL paralitike është grupi më i fuqishëm, ne duhet të studionim dhe të provonim në vendin tonë, paketën kundër kimike (PKK) të kalit e cila kishte shiringën atomike fushore dhe dekasdatorin universal. Shiringa automatike fushore, ishte në gjendje të mjekonte 3 doza vdekjeprurëse të LHL për kalin… Po ashtu, edhe degazatori që studiuam, ishte në gjendje që të neutralizonte 3 doza vdekjeprurëse mbi lëkurën (trupin) e kalit… Ne ja arritëm këtij qëllimi dhe dhamë projektin(formulën) tonë për përgatitjen në seri. Kur ne u bindëm me rezultatin, atëherë kaluam në eksperimente publike me përdorimin konkret të LHL…

Ku dhe si u bënë këto eksperimente në Shqipëri?

-Mësimet instruktive metodike me eksperimentet në kafshë, janë kryer me pjesëmarrjen e udhëheqjes më të lartë partiake e shtetërore të kohës, atë lokale, me studentë të fakultetit të Veterinarisë dhe të Mjekësisë, me organikat e kohës së luftës së reparteve të ndryshme ushtarake dhe me punonjësit e ekonomive të mëdha bujqësore të cilët do të qëndronin realisht në ekonomitë e tyre në kohë lufte dhe do të mbroheshin nga përdorimi i mundshëm i LHL nga ana e armikut. Këto mësime kishin për qëllim që të tregonin se ndonëse arma kimike është armë e rrezikshme, për mbrojtjen prej tyre, ka dhe mjete të mbrojtjes individuale, mbrojtje kolektive, si dhe kundërhelmet e fuqishme që kishim studiuar ne… Përdorimi me kohë i këtyre mjeteve gjatë helmimit, do e ulnin në maksimum efektin e armës kimike në rast se përdorej nga armiku…

Më konkretisht, ku u bënë këto eksperimente masive?

-Ne kemi bërë 105 mësime treguese, 14 stërvitje në bazë rrethesh dhe 10 stërvitje kombëtare për mbrojtjen nga LHL. Stërvitjet kombëtare i kemi bërë kryesisht në vitin 1978, në Toshkëz të Lushnjës, Risili të Vlorës, Sofratikë të Dropullit, Pogradec, Rrëshen, Fushë-Krujë, Tiranë (3 herë), Shijak, Durrës, Librazhd, Tushemisht, Ferma “Gjergj Dimitrov” Kamëz, NB Vorë, Lezhë, Gramsh, Fier, Sarandë, Lushnje, Sukth, Korçë, me të gjithë fakultetet e Universitetit të Tiranës etj…

Meqenëse, ju jeni specialist e njohës i kësaj fushe, sa lëndë helmuese luftarake ka pasur Shqipëria në vitet e monizmit?

-Duhet të sqarojmë diçka. Duhet të dallojmë LHL nga arma kimike. LHL, është një përbërje e tillë kimike që plotëson disa kushte dhe bën të mundur përdorimin e saj në luftë për qëllime luftarake, për dëmtimin e njerëzve, të kafshëve, të bimëve, për ndotjen e teknikës luftarake, të terrenit ku kryhen luftimet, të godinave, burimeve ujore, etj… Por LHL nuk është armë. Me armë kimike, ne kuptojmë LHL së bashku mjetet e hedhjes dhe përdorimit të tyre. Këto mjete, mund të jenë municione të çfarë do lloj, por që në vend të eksplozivit, janë të mbushura me LHL.

Sequence 02Prandaj, atje ku shpërthejnë, nuk shkaktojnë dëmtime materiale dhe plagime në kafshë e njerëz, por reja (aerozoli), tymi, i LHL, lëviz me anën e erës dhe gjejnë gjallesën (njeriun, kafshën) atje ku jeton dhe i merr jetën. Në fillim, unë thashë se në armatimin kimik kur unë kam punuar, kanë qenë vetëm 7 lloj LHL. Por ne në Shqipëri, nuk kemi pasur LHL të mirëfillta, nga ato që kanë qenë në armatimin kimik në shtetet që na furnizonin ne (Bashkimi Sovjetik, Kina), por ne kemi pasur LHL mësimore. Për shembull, ne kemi pasur Iprit mësimor rreth 20 ton, i cili përmbante vetëm 5% lëndë aktive dhe 95% tretës organik. Kemi pasur sasi shumë të vogla(në kg) Iprit dhe Luizit me të cilat ne kemi kryer eksperiment e dhe helmime të mbi 1000 kafshëve në mësimet treguese… Kemi pasur në sasi të vogël Zarin të pastër, ai që është përdorur në Siri. Me këtë zarin, ne kemi kryer studime shkencore, me synim marrjen e masave mbrojtëse. Ndërsa me Ipritin mësimor, kanë kryer stërvitje reale në terren, për imitimin e një zone(vatre) të dëmtimit kimik dhe kanë vepruar atje sikurse me qenë në një vatër të vërtetë të dëmtimit kimik…

Si konkluzion?

-Për deri sa ne nuk kishim LHL të mirëfillta, nuk kishim si të kishim armë kimike. Për rrjedhojë, nuk kemi pasur arsenal kimik.

Aktualisht, a ka LHL sot në Shqipëri?

-Këtë duhet ta dinë ata që janë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, por meqenëse në vitin 2007, ne kemi deklaruar se kemi zhdukur armët kimike(16 ton, sasi e pa mjaftueshme për të krijuar një goditje kimike) dhe në vend të tyre kemi shkatërruar LHL mësimore, nuk duhet të kemi…

Mund të na thoni diçka për efektet e gazit zarin?

-Zarin-a, si çdo lëndë helmuese luftarake, përhapet me anën e ajrit dhe me kalimin e kohës, humbet vetitë toksike të saj. Efekti më i madh toksik, është në çastin e shpërthimit, e sidomos në drejtimin e lëvizjes së erës. Eksperienca ka treguar që pas disa orësh, efekti i kësaj LHL zhduket në këtë mjedis.

Ju, si miliona njerëz, keni ndjekur në ekran pamjet filmike të përdorimit të LHL në Siri… Si specialist, çfarë mendimi keni?

-Për mendimin tim, në Siri, personat që janë helmuar me zarin-ë, nuk janë mjekuar me antidotin specifik për këtë grup të lëndëve helmuese. Ndryshe, i helmuari duhej të çohej në këmbë disa minuta pas helmimit. Kam përshtypjen, se atje është përdorur vetëm mjekimi simptomatik, domethënë, që janë mjekuar kohë pas kohe shenjat e helmimit, siç është vështirësia në frymëmarrje apo shenja të tjera, por nuk është neutralizuar lënda helmuese. Kjo ka bërë që akoma, sot edhe kësaj dite, të mbijetuarit mbajnë dhe sot janë me maska dhe përdorin oksigjen ose u bëhet mjekim simptomatik, siç është atropina… Këto mjekime, vetëm lehtësojnë helmimin…Ju pohuat se Zarin-a shkatërrohet shpejt.

Në Siri, si mund të verifikohet nga specialistët e OKB-së nëse është përdorur ose jo?

-Grupi i specialistëve, kam përshtypjen që do të shikojnë shumë aspekte të goditjes kimike dhe do e hetojnë imtësisht ngjarjen në vend. Ata do të marrin kontakt me personat e helmuar, e nisur nga simptomat klinike të helmimit, do të hetojnë mbi llojin e LHL të përdorur. Besoj se do të njihen me kartelat e mjekimit dhe do të shikojnë se me çfarë medikamenti janë mjekuar dhe cilat janë këto shenja që nuk po largohen akoma. Ata do të përpiqen të gjejnë pjesë të predhave ose municioneve të tjera që kanë qenë të mbushura me LHL, të cilat kanë një strukturë të posaçme. Por në qoftë se ata arrijnë të shkojnë në vatrën e dëmtimit, ku është kryer goditja kimike, edhe pse LHL është shkatërruar, mbetjet, lidhjet e saj jo toksike mund të zbulojnë toksikisht llojin e helmit. Ato nuk prishen, domethënë nuk zhduken, më saktë lënë gjurmë. Sigurisht, grupi i ekspertëve ka dhe të dhëna të tjera që ne nuk i dimë, apo ende nuk janë bërë publike.

Me çfarë janë përdorur LHL kundër popullsisë në Siri?

-Janë përdorur artileria, ose raketat. LHL mund të hidhet me çfarëdo municioni…

Sipas jush, ku i ka marr Siria LHL?

-Përderisa Rusia është furnitori kryesor e tradicional i Sirisë me armë, e nuk kemi (nuk ka) të dhëna se Siria prodhon vetë armë kimike, nuk përjashtohet mundësia që të jenë dhënë nga Rusia… Ashtu si dhe ne dikur i morëm nga aleatët e kohës.

Ju jeni specialisti i vetëm në këtë fushë e me eksperiencë të gjatë, e keni eksperimentuar(helmuar) me Zarin… Keni dokumente për këtë qëllim?

-Lidhur me pyetjen tuaj, dua tu them se akoma unë ruaj protokolle të stërvitjeve që janë bërë, datat (dhe orët), vendet, pjesëmarrësit e çfarë do detaji tjetër… Së dyti, kam disertacionin për të cilin janë kryer eksperimente në 681 kafshë, përkatësisht lepuj, qen dhe kuaj. Pra vetëm për disertacionin tim. Me gjithë atë, unë xhirova atëherë një film të shkurtër, gjysmë ilegal dhe në një farë mënyre diletant, i cili në mënyrë të përmbledhur, përfshinë rezultatet e punës time voluminoze 17 vjeçare. (pamjet-dëshmi që botohen sot në DITA janë marrë nga ky filmim)

Çfarë ka konkretisht në këtë film?

-Në film jepet klinika e helmimit të lepujve, qenve, dhenve dhe kuajve si dhe rezultatet e mjekimit dhe të degazimit të kafshëve të helmuara sipas studimeve të kryera nga ne.

******

Ribotim – Botuar në Dita në 29 gusht 2013

Poshtë, filmimi nga eksperimenti i fund-viteve ’70 në grupe kafshësh për rezistencën dhe pasojat e përdorimit të lëndëve helmuese luftarake. “Xhirova në mënyrë gjysëm ilegale” – thotë Dr.Poçi për Dita.

 

April 16, 2018 01:16
Komento

28 Komente

  1. sali berisha August 29, 08:25

    jua them une ju egjypti dhe siria kane vertet ushtri ,,ata kisha une ate ushtri,,sdo bija kure nga pushteti ,,p[o ketu ska ushtri ka pushta dhe bashibozuk,,,,perpara sb

    Reply to this comment
  2. denis August 29, 12:28

    ik mor s.b. mos na trego perralla

    Reply to this comment
  3. jero August 29, 13:18

    vereni cfare perpjekjesh serioze beheshin atehere ne rrethanat e kohes sigurisht por shteti vinte era shtet dhe popullata duhej mbrojtur dhe mbrohej realisht. Krahasojeni me kaosin e sotem

    Reply to this comment
  4. lirim August 29, 13:23

    Rrofte Ai!

    Reply to this comment
    • hanxhari August 29, 13:48

      ore lirim ti mund te tallesh sa te duash, po autoriteti i shtetit atehere kur rronte “Ai” ishte absolut. Kishim dinjitetin tone si komb, kishim dhe gabime, kishim dhe viktima. Po sot? Gabimet dhe viktimat i ke me kunjtal, por nuk ke as dinjitet ama

      Reply to this comment
  5. kokpalari i 21 janarit August 29, 13:33

    Ne batalionin e sigurimit te Ministrise se Mbrojtjes 6802 ter Kinostudio ka pasur nje tunel ku ruheshin LHL ndermjet te tjerave dhe zarine per kete jam i sigurte se i kam pare vete fucite te cilat ishin cilindrike prej druri te ardhura nga Kina. Se cfare eshte bere me vone me to nuk e di ?

    Reply to this comment
    • Kimisti August 29, 18:06

      21Janar

      Asnjeher nuk ka patur LHL( AKL) ne vendin qe ju citoni. Ato( LHL ne perqendrimet qe cutohen) jan ruajtur aty ku edhe u shkaterruan. Ne sasi shum me te vogel jan ruajtur ne Laboratorin Qendror( kuptohet ne perputhje me
      Konventat e ratifikuara nga Shqiperia)

      Po ashtu eshte ruajtur Klorpikrina ne repertet e MADM/Kimise qe perdorej
      per qellime trajnuese, por u tentua te perdorej ne ’97 kunder turmave dhe nuk
      u perdor.

      Jo cdo gje e rrumbullakt mund te perdoret si top futbolli!!!

      P. S. Edhe mund te zgjitdhje nje nick tjater, gjithsesi puna jote

      Reply to this comment
  6. ARUSHA August 29, 14:01

    i shiti berisha dhe shoket e tij keto helme

    Reply to this comment
  7. Pëllumb. N. Zaimi August 29, 14:45

    Ato qé thotë z. Qemal jane të vérteta. Ushtria jone e para 90-ës perdorte lhl mësimore me qëllim stërvitor mbrojtës. Pergatitja për mbrojtjen nga lëndët helmuese luftarake ishte pjesë e rendesishme e programit te stërvitjes se trupave aktive dhe rezerviste(oficerë,nenoficere,ushtare dhe i forcave vullnetare). Pergatitja operacionale e shtabeve përfshinte nje plan shumé të detajuar te masave per mbrojtjen e trupave dhe të popullates nga armet e dëmtimit ne masë dhe veçanerisht nga lëndët helmuese luftarake. Personalisht né rolin e komandantit te batalionit me lhl mësimore ne ato përqindje perzierjesh qe kónfirmon z. Qemal kemi kaluar shume here trupat nen veprimin e lhl ne menyre qe ato te pervetesonin taktikën e veshjes se shpejte té mjeteve të mbrojtjes kunderkimike. Ka qene i përhershëm ky programim. Ushtria jone e atyre viteve nuk ka perdorur asnjehere lhl te vérteta sepse nuk ishte as disponuese as prodhuese e tyre. Mbrojtja nga lhl në etapa të caktuara përfshinte dhe instruktimin mbrojtes te te gjithe popullatës. Perdorej kryesish klorpikrina nje lende irrituese dhe djegese syve(djeges ne kuptimin qe ka djegia nga speci ne sy jo djegia nga zjarri). Klorpikrina ishte një lendë e ngjajshme me ate qe perdori sali kimiku kunder demonstruesve té 21-janarit. Ka veprim vetém pér disa minuta mandej syte rikthehen në normalitet. Eksperimentet qe bën fjale z. Qemal gjithashtu jane te vertete dhe te paraqitur me nje gjuhë shkencore. Qemali siç kam degjuar ka qënë mjeshter ne ekzekutimin e tyre. Por me réndesi eshte te nenvizojme se ne demonstrimet e asaj kohe askush nuk pati pasoja nga përdorimi i lhl. Sot po helmohen nga ushqimi dasmoret dhe ne te gjithe nga “domatet komuniste nga jashte dhe saliste nga brenda. Sot nuk ka asnje mase mbrojtëse te popullates nga helmet kimike dhe radioaktive. Mé thoni cila strukturë e mbron ujin që pime e lahemi(bovillén) n.q.s aty do te hidhet qofte dhe nje cope uranium i varferuar si ai që u perdor ne irak me 91-shin? Askush! Pergezime z. Qemal dhe z. Kujtim borici per kthimin e vemendjes tone tek nje problem i mprehtë i sigurise njerêzore e kombëtare.

    Reply to this comment
  8. Tarzani August 29, 16:44

    Per P. Zaimin!
    Me duket gjykim me cvlerei z. Pellumb Zaimi per sa trajtohet ne koopertinen e sotme te gazetes ‘Dita’. Si intelektual, Pellumbi e ka thene gjithmone mendimine tij publikisht, ne media, vecanerisht per probleme te Mbrojtjes dhe te Sigurise Kombetare. Dhe mendimet e siperme te tij(komenti), jane ne te njejten rrjedhe…

    Reply to this comment
  9. Akrepi August 29, 16:56

    Si gjithmone, teper i sakte ne komentet e tij, z. Pellumb N. Zaimi! Ndersa filmi disa minutesh qe shoqeron kete koopertine te dites, eshte shume interesant…. Aty tregohen eksperimentet reale te bera dekada me pare mbi kafshe me LHL(Zarin)….

    Reply to this comment
    • Pëllumb. N. Zaimi August 29, 20:20

      Faleminderit “tarzan” dhe “akrepi” per komentet dashamirese né adresën time. Do t’ju qerasja me shumë deshire por fatkeqesisht nuk ju njoh. Po qe se kini deshirë te njihemi me beni tel.ne-0695404383(club). Ne se nuk e shihni te arsyeshme prape faleminderit!

      Reply to this comment
  10. hawk August 29, 20:29

    Eshte i njejti gaz qe u perdor ne Iraq besoj…ku perseri USA dhe GB ishin te sigurte qe kishte….S’u doli ashtu,por te pakten Irakun e cliruan…nga me perçe dhe çitjane i kthyen me “minifund”…kjo eshte demokraci, “ti zhvishesh” “une” te q…

    Reply to this comment
  11. Akrepi August 29, 21:58

    Pellumb! Njihemi mire ne, pra une dhe ti… Po ka ca kohe qe nuk kemi pire raki bashke… Do te tel dhe do te takohemi…

    Reply to this comment
  12. Pëllumb zaimi August 30, 20:54

    Po ju pres akrep por mos hajde me mendjen te paguani ju. Ndryshe e ke keq..! Dhe mos hajde me qëllimin për të më pickuar me lhl-né e akrepit. Të përqafoj megjithëse je akrep?!

    Reply to this comment
  13. lira November 2, 21:19

    Pellumbit dhe Akrepit.

    Komente tuaja te fundit me kujtuan nje tregim te Qamil Buxhelit ku dy dashnore ( ne ate kohe ishte veshtire te takoheshe hapur) linin mesazhe njeri tjetrit tek dyqani i kepuceve tek libri i pershtypjeve qe ishte per klientet.
    Kur te shkoni per kafe me ftoni dhe mua.

    Reply to this comment
  14. Plaku Xhuxhumaku April 16, 02:23

    Z.Zaimi, kultura juaj ne lidhje me armet e demtimit ne mase mund te jete e pa cen dhe une nuk do te mundohem te mbush mendjen per shume nga ato gjera qe ne postin tuaj ia keni fut pak si kot, por nuk mund te rri pa i thene dy fjale per ate uranin e varferuar se ia ke fut me teper kot se tek te tjerat. Qe ta marresh vesh ti o Zaim dhe ju admiruesit e tjere te Zaimit, urani i varferuar nuk u hodh ne Irak si lende radioaktive, pra me qellimin per te “helmuar” popullaten. Urani i varferuar, dmth praktikisht pa U-235, pra qe nuk mund te perdoret me ne reaktoret berhtamore, ose bombat berthamore, meqe eshte material me densitet shume te larte, perdoret per predha blindshpuese. Keshtuqe o zoti Zaimi jo sikur nje cope, po edhe sikur nje kamion nga ky urani i varferuar qe thua ti te hedhesh ne Boville, nuk do te kishte ndonje efekt te dukshem. Po te duash te besh dem, ne Boville mund te hedhesh cfaredo helmi te zakonshem e s’ka nevoje te shkosh deri tek urani i varferuar, qe sidomos ketu ne Shqiperi nuk ke as ku e gjen. Shenet o Pullumo.

    Reply to this comment
    • Xha Brahua April 16, 15:17

      Per Plakun Xhuxhmaxhuku: Nje paranteze per uranin e varferuar qe e keni thene sakte U-238…..Sa per dijeni metali i plumbit nuk eshte gje tjeter veçse uranium i varferuar U-238 prandaj ja ke futur pordhes plako se nuk ke ku e gjen sidomos ne Shqiperi, perkundrazi mund ta gjesh pothuajse ne te gjitha materialet qe kane perberje plumbi.

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku April 16, 18:53

        Hahahahahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaa! plumbi na qeka uran i varferuar. Mire thone sa te rroç do mesoç

        Reply to this comment
        • Xha Brahua April 16, 20:19

          Lexo o plak hidhi mendjes dhe jo gojes.

          Reply to this comment
          • Plaku Xhuxhumaku April 16, 22:11

            E mer ti une jam lodh duke lexuar per keto pune, kam marre edhe rroge po per keto pune, po u deshe ti te me tregoje qe plumbi qeka uran, ik o Xha Braho pirdhu.

        • Xha Brahua April 17, 09:55

          Njerezit kur “plaken” nuk pjerdhin vetem nga bytha, por pjerdhin edhe nga goja! Nuk e dija qe duhet te marr laps edhe flete per leksionet e tua te “çmuara”. Kujdes mendjen o plak se ta ka marre perrupia me duket.

          Reply to this comment
        • Xha Brahua April 17, 10:09

          Lexo dhe meso o “plak” dhe leri dhite…..te thashe hidhi mendjes.
          https://it.wikipedia.org/wiki/Piombo

          Reply to this comment
          • Plaku Xhuxhumaku April 17, 13:14

            Kembengulja ne injorance eshte karakteristike shqiptare. Xha Braho vazhdo te lexosh Wikin. Po une po ta perseris qe Plumbi nuk eshte Uranium as i pasur as i varferuar, eshte Plumb! Ato punet e pjerdhjes po deshe leri se nuk te bejne shume nder.

          • Plaku Xhuxhumaku April 17, 13:44

            Se ti o Xha Braho lexon, por nuk kupton. ” decadimento dell’uranio-238 ” nuk domethene varferim i Uranit o Xha Braho, por “zberthim i uranit” qe do te thote qe si pasoje e proceseve radioactive ne uranin 238, ky shnerrohet ne Plumb, dhe sa per dijenine tende jo ne nje stad te vetem dhe direkt, por mbasi kalon edhe neper 7 a 8 elemente te tjere. Po nejse, kujt i them edhe une. Lexo Braho, lexo, po edhe mundohu te kuptosh ndonje gje o Braho. Si i thone merr si fillim nje liber fizike te shkolles se mesme dhe mundohu te kuptosh zberthimin radioaktiv, pastaj edhe mund te lexosh Wikin italisht.

  15. AM April 16, 02:33

    Te shkretet njerez. Cfare tmerri!!

    Reply to this comment
  16. Shokeve te....pocit. . April 16, 12:21

    Degjo ti toci poci boshi ; kur tjetri te kerkon te asgjesoi qofte dhe duke te “lyer me mjalte” nuk ka rendesi si i kunderpergjigjesh ti; me plumb me atom baktreie o me …zarin . ik, futja…nai got’ uzo .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*