Dëshmia: 29 nëntori dhe historia e 30 robërve gjermanë të kapur në Koplik

November 29, 2018 17:48

Dëshmia: 29 nëntori dhe historia e 30 robërve gjermanë të kapur në Koplik

Në kujtesë/ Intervista e mëposhtme është realizuar në kuadrin e debatit që u zhvillua disa vite më parë e që kishte të bënte me saktësimit të datës së çlirimit të Shqipërisë nga forcat naziste të Vermahtit. Këtë herë ajo vjen për publikun si një homazh ndaj atyre që morën armët gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore

 

Nga Leonard Veizi

-Mesnata ishte lënë prapa, ndërsa partizanët e Brigadës XXII Sulmuese shkelnin mbi gjakun dhe trupat e ushtarëve gjermanë që kishin mbetur të vrarë në luftimin e ashpër për të marrë nyjën e cila të lejonte të futeshe në qytetin e madh të veriut. E ndërsa forcat e tjera të Ushtrisë Nacionalçlirimtare po shpejtonin drejt qytetit, trupat e fundit të Rajhut të Tretë, mbushën makinat me ushtarët e plagosur dhe u larguan drejt Malit të Zi ku pozicionet e tyre ishin pak më të sigurta. Mëngjesin e 29 nëntorit 1944 Shkodra, qyteti i fundit që mbahej shtrënguar nga trupat e gruparmatës “E”, më përbërje të së cilit ishte Korpusit XXII dhe Divizionit 297 të cilët po tërhiqeshin me shpejtësi, ra në dorën e partizanëve shqiptar. Vendi ishte çliruar…

…Nexhmi Menzelxhiu një nga kuadrot e Brigadës XXII-S, jep hollësi mbi luftën për çlirimin e Shkodrës, ku sipas tij trupat e brigadave të ushtrisë Nacionalçlirimtare bënë të mundur hyrjen në qytet vetëm mëngjesin e datës 29 nëntor 1944:

Çfarë është 29 nëntori për ju?

29 Nëntori është një datë e lavdishme e historisë së popullit shqiptar si Dita e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit e egër nazifashiste. Ai qëndron në këtë histori si një lapidar i lartë, në krah të asaj të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë Kombëtare, të cilën partizanet e kanë festuar si dite feste kombëtare edhe me grykën e pushkës duke luftuar kundër nazifashiste pushtues. Tërheqja e forcave të fundit naziste nga Shkodra, në orët e para të mëngjesit të datës 29 nëntor 1944 dhe çlirimi i saj me grykën e pushkës së gjashtë Brigadave partizane të Divizionit të II Sulmues është një fakt i pakontestueshëm historik, i shkruar me gjak.

Cila është dëshmia e përjetuar nga ju për çlirimin e Shkodrës?

Ne veteranëve, që i kemi jetuar si luftëtarë të çlirimit edhe ditët e 28 – 29 Nëntorit pavarësisht nga mosha, nuk i kemi harruar ato luftime çlirimtare e atdhetare që janë fiksuar e mbahen mend. Mbaj mend se, sapo isha emëruar Përgjegjës i rinisë së Batalionit të parë të Brigadës XXII “S”, por nuk isha shkëputur akoma nga kompania e parë, ku kisha bërë pjesë. Kishim kaluar në luftimet e pritave kundër kolonave të nazistëve, në rrugën Kukës -Shkodër, e kishim kaluar, të ndihmuar nga vendasit për të kaluar Lumin te Vau i Dejës, sepse gjermanet e kishin hedhur në erë urën. Më datën 28 Nëntor, me brigadën qemë përfshirë në Operacionin e gjerë të Divizionit të II të UNÇSH, për Çlirimin e Shkodrës, bashkë me brigadën e VII, atë të XXIII e të VI “S”. Shkodra mbrohej me këmbëngulje nga nazistët, sepse siguronte tërheqjen e forcave të Gruparmatës “E”, duke pasur një praparojë të fuqishme, që sipas shokëve guerilas të Shkodrës, mund të ishte prej 4000 njerëzish. Ata kishin me vete edhe shumë mercenare ballistë, apo xhandarë. Disa prej tyre, që e ndienin se kishin bërë krime, qenë larguar, me kohë prapa tankeve naziste. Disa të tjerë u liruan se nuk kishin bërë dëme dhe disa të tjerë erdhën si vullnetare në brigadat tona. Gruparmata “E”, kish organizuar një tërheqje strategjike, me masa të forta në praparojë, drejt Austrisë e më tej, sepse ofensiva e Ushtrisë sovjetike nga fronti i Ukrainës, po shkonte drejt Beogradit dhe mund të mbyllte në darë forcat naziste, që po tërhiqeshi nga Ballkani.

Në ç’pozicione ndodheshin forcat tuaja natën e 28 nëntorit 1944?

Një pjesë e batalionit të Brigadës XXII, me datë 28 nëntor qe përfshirë në sulmin për kapjen e urës se Kirit dhe gjithë ditë u përleshën me nazistët që përdorën edhe mjete të blinduara. Luftonte në ballë të kompanisë, si luan me automatik, Veliko Xheferi, komandanti i kompanisë. Lec Laca dhe unë ishim pranë e pranë si shokë gjimnazi, që kishim dalë partizan në një ditë në Pezë. Pasi që luftuar tërë ditën të dyja palët mbetën në po ato pozicione edhe gjatë natës kur pati një pushim zjarri. Por nga ora 01.00 e mesnatës dhe para zbardhjes së ditës së 29 nëntorit, u dëgjua një si gjëmim i madh. Shokët më të vjetër na thanë, se me siguri nazistet kanë hedhur në erë urat e mëdha, si atë te Bunës atë të Baçallëkut. Pas kësaj forcat tona u hodhën në sulm, duke zmbrapsur gjermanët që mbroheshin dhe bashkë me batalionin e dytë hymë të parët në Shkodër nëpërmjet itinerarit: Zalli i Kirit, – lagja Sereq, – Arra e Madhe në drejtim të qendrës se qytetit të shoqëruar nga guerilas shkodranë se mos binim mbi mina. Përsëri, forcat të tjera të batalionit, në orën 02.00 të datës 29, në rrugën Shkodër-Koplik te Kodrat e Dobracit goditën bishtin e praparojës edhe zunë 30 gjerman robër që u dorëzuan si të demoralizuar, me duar përpjetë. Gjatë këtyre luftimeve na ranë shokët: Faik Trenova, Irakli Toçi, Zef Pjeter Tanushi dhe Ndue Tanushi. U plagosen edhe disa shokë që nuk i mbaj mend. Qytetarë të Shkodrës na pritën plot dashuri e entuziazëm Irfan Celkupa, Komisari i Batalioni të Dytë mbajti fjalim nga ballkoni i Bashkisë dhe shokë të tjerë të Frontit NÇ. E kaluam natën në festë, mes shkodranëve, që na pritën në shtëpi si bijtë e tyre me hare e këngë partizane.

Një pjesë e njerëzve të politikës mbron idenë se Shqipëria është çliruar në 28 nëntor?

Në axhendën e festave të nëntorit e djathta mohon 29 nëntorin. Si e tillë, ky është një qëndrim antihistorik. Kjo datë ka qëndruar e do të qëndrojë si një mal i lartë i historisë së luftërave për liri të populli shqiptar. Kjo ngriti një valë pakënaqësish e protestash të së majtës e veçanërisht të veteranëve, që kishin bërë këtë luftë çlirimtare, të organizatës së tyre, të Invalidëve të kësaj lufte dhe atë të Shoqatës Kombëtare për Dëshmorët e Atdheut, si dhe shumë historianeve serioze, që mbështetën shkencërisht vërtetësinë e 29 Nëntorit, si Ditë të Çlirimit, me shumë dokumente arkivore si të vendit, ashtu edhe të të huajve. Këto qëndrime nihiliste, nxitën Deklaratën e Përbashkët të Protestës të dhjetëra ish kuadrove të Brigadave Partizane, që morën pjesë në Operacionin e Çlirimit të Shkodrës më 29 Nëntor 1944.

Dëshmia

Sherbet Karuli: Shkodra, si u futën forcat partizane më 29 nëntor ‘44

Duke mbajtur pozicionin e luftimit për të marrë urën e Baçallëkut, Sherbet Karuli, atëherë pak më shumë se 16 vjeç, mendoi se ky duhet të ishte sulmi i fundit, dhe pas saj vinte liria. Ai ka shtrënguar fort automatikun gjerman 72 fishekësh, duke pritur shenjën e sulmit nga Komandanti i Batalionit, ndërsa toga e drejtuar prej tij ka bërë gati bombat e dorës me të cilat do të fillonte sulmi. Vite më pas, ish komandanti i një toge të batalionit të IV të Brigadës së XXII Sulmuese, tregon se cila ishte situata mes 28 e 29 nëntorit të vitit 1944. Ai thotë se u bë gabim kur u luajt me datën e çlirimit, pastaj shton se më shumë se kushdo, këtë datë e dinë atë që luftuan e morën plagë për të marrë qytetin e fundit të Shqipërisë. “Brigada XXII Sulmuese, e cila u formua nga 4 batalionet e Grupit të Pezës, kreu shumë luftime, në Shqipërinë e Mesme por dhe në veri në çlirimin e Mirditës 20-26 tetor ‘44, Shpal 19 tetor ‘44, Pukë 4 nëntor ‘44. Luftimet për marrjen e Shkodrës ishin të ashpra, por një ndihmë të madhe dhe populli i qytetit të Shkodrës. Në atë kohë unë isha komandant toge në batalionin 4 të Brigadës XXII, si dhe përgjegjës i rinisë komuniste. Të gjithë luftimet u bënë me vendosmëri sepse ishin në prag të çlirimit të qytetit. Para nesh ranë shumë shokë dëshmorë. Unë vetë kisha qenë i plagosur nga luftimet e mëparshme. Gjermanët ngarkuan 4 ushtarë italianë për të minuar Shkodrën në katër pika të ndryshme dhe ta hidhnin në erë qytetin. Por italianët nuk e ndezën fitilat. Gjermanët i kapën ushtarakët italianët dhe i kanë varrosur të gjallë nga inati që nuk zbatuan urdhrin e tyre. Në datë 28 nëntor Batalioni ynë luftonte tek ura e Baçallëkut. Deri në darkë nuk e kaluam dot urën pasi ajo mbrohej fort nga trupat gjermane. Luftimet vazhduan edhe natën e duke u gdhirë 29 nëntori. Vetëm mëngjesin e 29 nëntorit batalionet iu drejtuan qendrës së qytetit. Më kujtohet se në çlirimin e Shkodrës më 29 nëntor 1944 ku në orën 7.30 të kësaj datë, komisari i Batalionit I të kësaj brigade, Irfan Çelkupa, pati nderin e madhe të ngrejë flamurin kombëtar në ballkonin e ish-bashkisë së asaj kohe si lajmëtarin që njoftonte çlirimin e plotë të Shqipërisë nga nazistët gjermanë. Njihet historikisht fjalimi që mbajti komisari nga ai ballkon, me anë të të cilit përshëndeti popullin e Shkodrës për kontributin që dha së bashku me forcat e brigadave partizane për çlirimin e qytetit. Pas fjalimit të shoku Irfan Çelkupa, u bë parakalimi i forcave partizane të brigadave VI-VII-XXII-XXIII-XXIV-XXVII të cilat ishin pjesëmarrëse në çlirimin e Shkodrës”, rrëfen Sherbet Karuli.

 

Dokumentet

Nako Spiru e Dali Ndreu saktësojnë ditën e çlirimit

“Janë me dhjetëra dokumentet arkivore të Shtabit të Korparmatës së I “S”, apo fjalimi i Nako Spirut ditën e lajmit të 29 Nëntorit, se Shkodra u Çlirua; lajmin e saktë të Radio Tiranës; artikulli i gjeneral Dali Ndreut në “Bashkimi”, që saktësuan po këtë gjë dhe po kështu luajtën rol saktësimet e historianëve tanë, si Prof. Xhemil Frashëri e Dr. Refik Kuçaj, Mojkom Zeqo,etj. Janë po kështu, dokumentet e Shtabit të Korpusit XXI gjerman, ditarë gjermane etje.etj. Po kështu deklarimet në librat e tyre historianë të huaj si: britanikut, Rexhinald Hibert, gjermani Bernard Fisher, etj. ku që në librat e tyre hedhin poshtë trillimet absurde të mohimit të Datës 29 Nëntor si datë e saktë e Çlirimit e Shqipërisë. Dhe me në fund, vetëm disa vite më parë, Koloneli gjerman Hofman i NATO-s në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë botoi një deklaratë nga dokumentin e Bundesverit Gjerman se praparoja e forcave ushtarake naziste e ka lënë Shkodrën, vetëm në mëngjesin e datës 29 Nëntor 1944”, thotë Nexhmi Menzelxhiu.

 

Gjermanët saktësojnë historinë shqiptare

Koloneli gjerman Wolfram D. Hoffman i ka dhuruar Ministrisë së Mbrojtjes, dokumentin e largimit të ushtrisë gjermane nga Shqipëria. Kjo datë është 29 nëntori, ku Korpusi i XXI alpin, nën drejtimin e gjeneralit të këmbësorisë, Ernst von Leyser ka lëshuar qytetin e Shkodrës. Plani për largimin nga Ballkani e korpuseve gjermane është i treguar në “Ditarin e Luftës” së komandantit suprem “Juglindje”, në Agram, I a-KTB Nr.3, faqja 673 e 30 nëntorit 1944, mbi situatën në “Frontin e Adriatikut”. Këto janë pjesë e njoftimeve të Vermahtit gjerman më 30 nëntor 1944, që janë cituar edhe nga Mehner Kurt në “Njoftimet Ditore” sekrete të drejtuesve gjermane në Luftën e Dytë Botërore 1939-‘45, volumi 11.01.09-31.12.1944, Osnabruck 1984. Janë materiale shumë profesionale dhe përfshijnë të gjithë teatrin e luftimeve, që zhvilloheshin në ditët e fundit të nëntorit 1944 në Ballkan. Kryesisht në dokumentin e paraqitur janë qytete në ish-Jugosllavinë dhe vendet afër Shkodrës. Në këtë kuadër tregohet edhe largimi nga qyteti i Shkodrës, më datën 29 nëntor, të korpusit alpin gjerman. Sipas dokumenteve urdhri për tërheqjen nga Shqipëria u dha më 3 tetor 1944. Korpusi i XXI alpin, nën drejtimin e gjeneralit të këmbësorisë, Ernst von Leyser (pjesa e grupit E të FT, e dislokuar në “Frontin e Adriatikut”) lëshoi me 29.11.1944 qytetin e fundit të madh të Shqipërisë, Shkodrën. Prandaj kjo datë mund të quhet si fundi i pushtimit të Shqipërisë.

Në Ditarin Luftarak të Wehrmacht-it të datës 29.11.44 shënohet: „Fronti i Adriatikut: Pozicioni pengues Shkodra është lëshuar nën presionin e bandave në mbrëmjen e datës 28.11. […] Një kompani turkmene dezertoi dhe kaloi te armiku. Sulmet e bandave ndaj kryeurës Bioçe janë sprapsur. Hapja e rrugës së tërheqjes është kryer deri në rajonin e Klopotit.“

Në raportimin sekret të Komandantit të Përgjithshëm të Juglindjes të datës 30.11.1944 për situatën e 24 orëve të kaluara, pra për datën 29 nëntor shkruhet: “[…] b) Fronti i Adriatikut: Korparmata XXI Malore: Shkodra u lëshua, praparoja e div. 297 arriti në Koplik (15 km në veri –  veriperëndim të Shkodrës) […].

Pra, praparoja e div.297 në datën 29 nëntor ishte ende në Koplik, duke vazhduar tërheqjen dhe siguronte njëherazi lëvizjen e kolonës gjermane nga shpina. Po ashtu, data e largimit të Wehrmacht-it nga Shkodra është e shënuar edhe në dokumentet e div. 297 dhe 181. të këmbësorisë gjermane.

 

Faksimiljet së bashku me sqarimet përkatëse janë vënë në dispozicion nga historian ushtarak Dr. Marenglen Kasmi 

 

 

November 29, 2018 17:48
Komento

29 Komente

  1. Arben November 29, 17:59

    Nje shoku im qe jeton ne gjermania me uroi

    ” Ta gezoni festen e clirimit nga Gjermani”.

    29 si date eshte vendosur me urdher te beogradit, kjo

    Eshte arsyeja e kundershtimit, eshte nje ofendim I rende

    per gjithe shqipetaret.

    Reply to this comment
    • Lloshi November 29, 20:33

      Po ti mor llosh, ishe gje ne Beograd kur u dha urdhri.

      Reply to this comment
    • te flasim si njerez November 29, 21:45

      Arben, kerkon te besh historine, por ajo s’ka nevoje per njerez meioker e pa dije. Pyet dhe nje here, pse eshte 29 nentori dita e çlirimit dhe a ka vartesi nga ndokush se eshte nje interpretim idiotesh.

      Reply to this comment
    • everest November 30, 08:47

      Shiko tradhetine e babait tend ti more Arben fashisti,se 29 NENTORI u vulos me gjakun e partizaneve e jo te ballisteve si ty!
      Dihet qe rraca juaj antishqiptare kurre nuk do ta pranoje tradhetine,por….NA PLASI BYTHA!

      Reply to this comment
    • ELIOT December 1, 16:51

      NJE SHOK HISTORIAN FRANCEZ ..ME KA THENE SE ME 6 QERSHOR TE 1944 ALEATET HYNE NE NORMANDIE … DHE SHPORREN NAZISTAT DREJT BELGJIKES HOLLANDES …. MEGJITHESE U BENE LUFTERA TE RREPTA … ALEATET FLLUAN TE TERHIQESHIN DREJT GJERMANISE DHE HITLERI FILLOI TA BENTE NE BREKE KERKONTE TRUPA PER TE MBROJTUR BERLININ GJERMANINE …DHE USHTARET ISHIN TE PAKTE .. RUSIA I VURI PEPARA DHE CDO GJE PO SHKONTE KEQ PER HITLERIN ……. PRANDAJ JU LUTEM KUSH MUND TE MA THOTE ….CDO TE BENIN GJERMANET NE NJE CEP TE HUBUR SI SHQIPERIA KUR AMERIKANET PO MARSHONIN DREJT BERLINIT .. NE NENDOR TE 44 . KUSH MUND TE MA PERKTHEJE ….KY VETERANI NJE COBAN SMA HA MENDJA …POR SHQIPTARET NE ITALIE NE GJERMANI NE AMERIKE QE E NJOHIN HISTORINE ME MIRE SE KY TRIM VETERAN … DHE NUK FLAS PER LUFTEN QE BENE AMERIKANET ANGLEZET NE AFRIKE NE MALT NE GREQIE ..NE 1943 …… PRA ZGJIMI NGA GJUMI I KETIJ VETERANI ISHTE PER TE NDIHMUAR BOLSHEVIKET E NDYRE PER TE BERE LUFTEN CIVILE NE FAVOR TE ENVERIT . QE CDO GJE E BERI PER VETEN E TIJE DHE JO TE POPULLIT ..

      Reply to this comment
  2. demo November 29, 18:15

    U sqaruat per daten e pushtimit?Hani mut nashti!

    Reply to this comment
    • Brezi i Ri November 29, 18:57

      Mutin e ke mbaruar ti me gjithe sojin tend dhe perfundimisht heni shnderruar ne MUT!
      Tashme nuk la ED qe u lan.

      Reply to this comment
    • Veteran me skleroze November 30, 06:08

      Si shkruhet ketu: “…..partizanët e Brigadës XXII Sulmuese shkelnin mbi gjakun dhe trupat e ushtarëve gjermanë që kishin mbetur të vrarë në luftimin e ashpër …..” ? HAHAHAHAH Partizanet sllavo-komuniste qe valvitnin flamurin jugosllav ku hynene Shkoder vetem lufte nuk kane bere. HAHAHAHAH
      Ne Tirane me 28 Nentor festohej “Dita e qlirimit” kurse ne Shkoder e mbiShkoder data ishte!?!?!?!?
      HAHAHHAAH

      Reply to this comment
  3. iliri-epiroti November 29, 18:17

    PSE MOHONI TE VERTETEN dokumenti gjerman flet kjarte; Skutari(shkodra)unter bandendrùck 28.11.44 abends angelaufen,,,,nen presionin e bandave u leshue mramjen e 28.11.44.

    Reply to this comment
    • Arben November 29, 18:50

      Ore, nje vend quhet I pushtuar kur pushtohet kryeqyteti.

      Quhet I liruar kur lirohet kryeqyteti.

      Keshtu kane vepruar gjithe Europa per diten kur festojne

      fitoren mbi nazizmin.

      29 nentor eshte vendosur nga serbet, qe te ishte njejte me

      festen e serbise, kur ti aneksohej shqiperia serbise, sipas

      planit te tyre.

      Te ishte nje date dosido, ta kishin vendosur shqipetaret qofte edhe per nje arsye banale nga udheheqesat e luftes

      (le te themi ditelindja e dashnores), Po hajt se ja benim

      hallall se nje date eshte ne fund te fundit.

      Kjo date eshte nje shkerdhim konstant per te gjithe

      shqipetaret, prandaj duhet kundershtuar me te forte dhe

      jo te rrime indiferent ndaj saj.

      Reply to this comment
      • I. Storiani November 30, 05:29

        Arben,
        Do ta vendosesh “17 Nentorin” si dite Clirimi?
        Njelloj me emrin e organizates majtiste terroriste greke?!

        Reply to this comment
      • antonio November 30, 08:59

        O Arbem GOMARI!
        Shqiperia u clirua ne 29 nentor 1944,ndersa Jugosllavia nje vit me pas,pra ne 1945!
        Cfare muti do nti more qen i zgjebosur?

        Reply to this comment
  4. intelektuali November 29, 18:53

    Fotografia pa autor dhe pa emer dhe vend qe publikohet ne gazeten DITA duket sikur gjermanet ne kete foto mbreselenese jane fitimtare dhe clirimtare qe ecin serbes serbes krenare ne mes te rruges per miletin sehirxhi qe duket sikur ka dale per t’i pershendetur

    dhe:

    Nuk duket fare sikur jane gjermanet e telendisur te shkrimtarit te dacibaove enveriste, Leonard Veizi te ndjekur kemba kembes nga partizanet imagjinare te Brigadave jugosllave te Enverit qe kane kapur me 29 nentor 20 rober te Hitlerit ne Koplik, histori e shkruar ne bodrumet e KQ te PPSH me urdher nga Beogradi dhe Moska.

    SA ME SHUME SHKOJNE VITET AQ ME BUDALLENJ BEHET ENVERISTET NE SHQYPNI.

    Reply to this comment
    • Vasili November 29, 19:16

      Si ka mundesi qe nje kërriç si puna jote e mban veten per intelektual.?? O tu te qiftë Kina nanën.

      Reply to this comment
      • intelektuali November 29, 21:17

        Mos qij kaq shume se duhet te qish dhe te pallosh te gjithe Evropen dhe Boten Demokratike

        NUK E KE PARE QE ASNJE NGA AMBASADAT E HUAJA NUK KA URRUAR PER 29 NENTORIN E ZI JUGOSLLAV TE ENVERIT DHE TE DERRAVE KOMUNISTE FANATIKE NE SHQYPNI?

        Reply to this comment
  5. Mark U.K November 29, 18:57

    Leonard Veizi:Dua te ju pyes,pse eshte festuar pra ne vitin 1945 e1946 si dute çlirimi me 28 nendor.Ket nuk mund ta mohoni ju as mbeturinat komuniste.Do ju pyes edhe pse e di pergjigjen ç lidhje ka dita e republikes se ish Jugosllavis 29 nendorin me 29 e Shqipnis komuniste.

    Reply to this comment
  6. Zgalem November 29, 19:07

    Mesazhi juaj eshte me permbajtje patriotike . Cila nga forcat behet pengese per te caktuar me konsesus diten e Clrimit . Shqiperine nuk mund ta ndani nga koalicioni antifashist boteror . Bisedoni ne se dita e clirimi mund te quhet clirim I I Tiranes Forcat politike , te kene turp , qe uk bien dakort , per nje ceshtje kaq sensitive ,per popullin . Haram e pacin buken e Shqiperise . Zgalem

    Reply to this comment
  7. Mark U.K November 29, 19:28

    Sikur te mos ishin partizant ala do kishim gjermanet ne vend.

    Reply to this comment
  8. Urania e bythkave November 29, 20:16

    Mark ujku,
    Sikur Mos kishin qene partizaneve ty do te kishin perdorur Serbet per eksperimente mjekesie, Si Jacke, kupton or tek.

    Atij Demo xhafor deven do ja kishin pre gjuhen greket qe te Mos fliste me shqip.

    Kupton o demo, ti qe Po ha mutin e ramutit dhe thith hirin e mutati per dite 🙂

    Rama eshte me ju prandaj hai diarene.

    Reply to this comment
  9. Urania e bythkave ne mini tanga November 29, 20:21

    Mark ujku,
    Sikur Mos kishin qene partizaneve ty do te kishin perdorur Serbet per eksperimente mjekesie, Si Jacke, kupton or tek.

    Atij Demo xhafor deven do ja kishin pre gjuhen greket qe te Mos fliste me shqip.

    Kupton o demo, ti qe Po ha mutin e ramutit dhe thith hirin e mutati per dite 🙂

    Rama eshte me ju prandaj hai diarene.

    Reply to this comment
  10. Urania e bythkave ne mini tanga November 29, 20:22

    Mark ujku,
    Sikur Mos kishin qene partizaneve ty do te kishin perdorur Serbet per eksperimente mjekesie, Si vemje kupton or tej.

    Atij Demo xhafor deves do ja kishin pre gjuhen greket qe te Mos fliste me shqip.

    Kupton o demo, ti qe Po ha mutin e ramutit dhe thith hirin e mutati per dite 🙂

    Rama eshte me ju prandaj hai diarene.

    Reply to this comment
  11. Tironsi November 29, 20:23

    Mark ujku,
    Sikur Mos kishin qene partizaneve ty do te kishin perdorur Serbet per eksperimente mjekesie, Si vemje kupton or tej.

    Atij Demo xhafor deves do ja kishin pre gjuhen greket qe te Mos fliste me shqip.

    Kupton o demo, ti qe Po ha mutin e ramutit dhe thith hirin e mutati per dite 🙂

    Rama eshte me ju prandaj hai diarene.

    Reply to this comment
  12. Deshmia e nje partizani shkodran November 29, 20:42

    Ishim pozicionuar ne kodrat e Postribes, afer ures se Mesit. Ne nuk qelluam asnje fishek. Nga larg degjoheshin shperthime. Ne mengjezin e 29 Nentorit vjen drejt nesh nje bari me dele dhe na pyet se çfare bani ketu, ne Shkoder nuk ka asnje gjerman pasi jane larguar mbrame. Pas ketij lajmi lame pozicionet dhe u nisem drejt Shkodres.

    Reply to this comment
    • ballistit shkodran qe iu duk vedi partizan November 29, 21:55

      Ishim pozicionuar ne kodrat e Postribes, afer ures se Mesit. Gjermanet na abandonuan. Nga larg degjoheshin shperthime. Ne mengjezin e 29 Nentorit vjen drejt nesh nje bari me dele dhe na pyet se çfare bani ketu, ne Shkoder nuk ka asnje gjerman pasi jane larguar mbrame. Pas ketij lajmi lame pozicionet, nderruam veshjet duke hedhur neper ferra uniformen e ballit dhe u nisem drejt Shkodres.

      Reply to this comment
  13. Mark U.K November 30, 18:32

    Kurse ju u perdori turku e u beri mute si vete turqit.

    Reply to this comment
  14. Flori December 10, 20:31

    29 Nentori eshte dita ma e zeze ne historine e Shkodres e te Shqipnise – kur nji tufe teneqexhijsh, bandita dhe terroriste, uzurpuan vendin e filluan skllaverimin e nji populli

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*