29 Nëntori i të gjithëve   

November 29, 2019 10:02

29 Nëntori i të gjithëve   

Xhemal D. DUKA

 

Ra ky tërmet dhe u gdhimë atë mëngjes të gjithë të bashkuar në dhembjen e përbashkët. E kështu të bashkuar duhet të jemi gjithmonë. Në fatkeqësira dhe në festime, sfida e ngadhnjime dhe 29 nëntori është rikujtesë që ende kemi për të bërë.

30 vjet demokraci nuk janë pak për të vlerësuar më realisht të shkuarën e këtu hyn edhe 29 nëntori, lufta Nacional-Çlirimtare dhe protagonizmi i komunistëve e vetë Enver Hoxhës në të. Këndvështrimi bardhë e zi nuk i shkon për shtat demokracisë për më tepër kur bëhet “sport” anatemimi i monizmit për futjen e gjërave në një “thes”. Historia bashkon vetëm nëse vlerësohet pa komplekse dhe premisa është se askush dhe asgjë nuk është bardhë e zi. Nga monarkia, lufta, nacionalistët, monizmi etj., e deri demokracia sot. 29 Nëntori nuk duhet të jetë rikujtesë e asaj që ndau dikur por e asaj që na bashkon për të nesërmen e panjohur.

 

Fjalimet pa “kokë” për 29 nëntorin

 

Ndryshe nga demokracitë perëndimore, çorba politike me të kaluarën prej PD e kompani që nxin dhe zbardh sipas oreksit kolaboracionist apo PS që zbythet dhe bën “shurdh-memecin”, mban prezente ndasinë e 7 dekadave më parë. Tensionet dhe mllefet e të mundurve të kohës nuk ka pse i kalohen si stafetë indoktrinuese e kusur brezave pafund. E ardhja kalon përmes “paqes” me të shkuarën dhe kjo duke pranuar, kush më shumë e ku më pak, të “bardhat” e të “zezat” reciprokisht. 29 Nëntori nuk erdhi nga hiçi, nuk ishte spontan apo në anonimitet ndaj nëse nderohet ngjarja duhet të vlerësohet edhe kontributi i protagonistëve pa dallim, Enver Hoxhës përfshirë. Ndryshe, 29 nëntori i paemrave është status quo e konfuzionit.

Lufta Nacional Çlirimtare ishte një ngjarje epokale, fatlume e lavdiplotë si ajo e Skënderbeut, Lidhja e Prizrenit, Pavarësia, konsolidimi i shtetit shqiptar në monarki dhe monizëm, çlirimi i Kosovës etj. Dhe sa më e rëndësishme ngjarja, aq më e pritshme dhe citimi i protagonistëve të saj dhe fjalimet politike gjysmake pa “kokë” që anashkalojnë protagonistët apo më keq nxijnë historinë, nuk janë nderim real për të. Lufta e rreshtoi Shqipërinë në anën e duhur të historisë. Konfirmoi vokacionin historik shqiptar ndaj vlerave të lirisë, drejtësisë dhe solidaritetit mes kombeve dhe merita është e popullit dhe e atyre që u vunë në krye të saj.

Lufta Nacional Çlirimtare shmangu një 1913 të dytë (nëse do na vihej “etiketa” e Boshtit) ndaj ishte një shans për konsolidimin e shtetit (ndonëse diktaturë e proletariatit) përballë orekseve shoviniste në rajon (ku ende vërehen arkaizma si ligji i luftës në Greqi). Falë saj u ruajt trungu amë dhe u mbajt  gjallë ëndrra e bashkimit mbarëkombëtar duke u faktorizuar më tej si komb në rajon.

Gjithçka kaloi në “fije të perit” nëse kihet parasysh konteksti gjeopolitik i kohës ku oferta për rreshtim pro-Boshtit kundër antishqiptarizmit shekullor të fqinjëve nuk ishte e papërfillshme dhe në këtë kontekst duhet bërë dallimi mes nacionalizmit idealist që besonte se ky rreshtim do të ishte pikë kthese për fatin e kombit shqiptar dhe kolaboracionizmit. Ishte një kalkulim që, sikundër u provua (konferenca e Parisit, Jalta etj) mund të shndërrohej në bumerang për kombin duke u dhënë gjeopolitikave antishqiptare sllavo-greke çdo preteks për tkurrjen e mëtejshme të territorit shtetëror. Ishim në anën e fitimtarëve dhe prapë Prishtina, Shkupi, Janina etj., mbetën matanë e dreqi e di çfarë do të ndodhte nëse do të rreshtoheshim me të humburit. Ndoshta një “bashkim” por nën një tjetër shtet e flamur!

Por, sikurse  periudha e mbretërisë ashtu dhe nacionalizmi i luftës nuk duhet parë bardhë e zi. Duhet ndarë idealizmi nga tradhtia sikurse dhe protagonizmi i syresh gjatë luftës dhe ai para apo pas saj. Nacionalisti idealist dhe patriot që e donte kombin por nuk iu bashkua luftës N.-Çl., nuk hodhi pushkë kundër saj dhe ndërtoi të ardhmen në perëndimin demokratik nuk duhet të futet në një “thes” me kolaboracionistin që spiunoi e vrau bashkëkombasin, u bë me pushtuesin për hatër të Shqipërisë etnike të lirë prej grekut e serbit por ndërkohë luftoi jo kundër partizanit e ushtarit serb e grek, mori arratinë me pushtuesin deri për turp gjeti strehë tek Greqia e Serbia e anatemuar dikur.

Lufta, falë popullit, mjaft nacionalistëve, komunistëve e Enver Hoxhës me shokë na bëri njësh me Amerikën e Mbretërinë e Bashkuar duke u shndërruar në një referencë me peshë në partneritetin historik me ta që garanton progresin e kauzës shqiptare sot në rajon. Ndaj përtej ideologjisë, kontributi i komunistëve dhe Enver Hoxhës gjatë luftës nuk ka pse “arkivohet” apo më keq, përflitet në misionin e pamundur të rehabilitimit të kolaboracionizmit të kohës. Ca gjëra dhe protagonistët i ka vulosur koha prej treçerek shekulli. Vulosur edhe nga miqtë dhe partnerët historikë SHBA e Mbretëri e Bashkuar. Ca, vulosur edhe me gjak. Populli i di, politika bën mirë ta artikulojë.

Lufta nuk ishte vetësakrifikim “absurd” sikurse anatemohet nga të humburit. Ndryshe i bie që dhe epoka e Skënderbeut me të cilën krenohemi pa dallim, të ketë qenë po njëlloj. Lufta ishte nder kombëtar dhe fjalimi i politikës sot duhet të citojë protaganistët pa dallim, ndryshe mbetet fjalim gjysmak e nuk i vlen kujt.

 

Enverist dhe proamerikan njëkohësisht!

 

Emri i Enverit nuk ka pse të jetë tabu në politikë. Roli i tij, i monarkut etj., duhet të jenë debate normale në demokraci sepse e kaluara nuk mund të kyçet dhe çelësi të hidhet në det. Vjen vetvetiu dhe e kemi gjithnjë nëpër këmbë. Avantazhi i demokracisë është që “noton” në diversitet ndaj, përtej pasioneve dhe ndasive ideologjike, është pragmatizëm të vlerësohet realisht edhe kontributi i komunistëve dhe Enver Hoxhës në çlirimin e më pas ndërtimin e vendit. E kjo nuk të bën automatikisht më pak properëndimor e proamerikan sikundër antikomunizmi i kolaboracionizmit nuk të bën automatikisht demokrat e proamerikan. Puqja e interesave gjeopolitike shpesh tejkalon ndarjen në ideologji dhe sot pro-amerikanizmi është shprehje e pro-shqiptarisë.

Gjatë luftës, ndryshe nga kolaboracionistët, aleanca e komunistëve me SHBA e Mbretërinë e Bashkuar ishte e drejtëpërdrejtë. Ishin në të njëjtën llogore dhe ndihma e aleatëve nuk shkoi dëm. Kontributi i ushtrisë Nacional Çlirimitare në angazhimin e trupave e teknikës luftarake të Boshtit (ndryshe nga kolaboracionizmi shqiptar) ishte lehtësim për frontin e perëndimit teksa kontribuoi në uljen e kostove njerëzore dhe teknikës luftarake të Aleancës dhe nxiti rezistencën antifashiste kudo në rajon.

Paradoksalisht, deri diku mishëruar në thënien “armiku i armikut tim…”, edhe gjatë monizmit, pavarësisht ndarjes ideologjike, sërisht shteti shqiptar me ngjarje madhore si largimi i rusëve nga Pashalimani, denoncimi i pushtimit të Çekosllovakisë, dalja nga Traktati I Varshavës, denoncimi publik i kampit lindor në Mbledhjen e Moskës (një ndër krisjet e hershme të kampit) etj., lehtësoi indirekt gjeopolitikat perëndimore në rajon dhe Europë.

Në një sens, vetë status quoja  e shtetit së diktaturës së proletariatit (me kosto ndaj të drejtave demokratike), gjeopolitika asnjëanëse (mur me perëndimin e lindjen), mospërkrahja e apo mos nxitja e terrorizmit jashtë kufijve etj., ishin premisa stabiliteti për rajonin e trazuar nga 1913. Shteti monist nuk ra pre e provokimit të shovinizmit sllavo-grek me efekt në parandalimin e krizave politike, njerëzore dhe refugjatëve me kosto eventuale për rajonin dhe stabilitetin perëndimor.

Pavarësisht mbylljes ndaj perëndimit, duke mos lejuar ndikimin e lindjes dhe sanksionuar tokën e “askujt”, shteti monist indirekt lehtësoi edhe presionin ndaj gjeopolitikave perëndimore gjithnjë alarmante në rajon. Me Pashalimanin, Rusia kishte çdo sebep për agresion dhe u step edhe ndaj reagimit perëndimor që bënte llogaritë e tij sepse në kontekstin e murit të Berlinit, muri Adriatikut ishte një garanci më tej për vetë perëndimin. Nga pikëpamja gjeopolitike, kampi lindor nuk u kompensua për humbjen e bazës së Pashalimanit dhe për rrjedhojë balanca anoi akoma më tej drejt perëndimit.

Sot shumëkush ndjehet enverist, demokrat, socialist, zogist, liberal, konservator etj. Ndoshta nuk biem dakord për shumë gjëra për të shkuarën dhe të tashmen por nuk kemi rrugë tjetër veçse të mirëkuptohemi duke rënë dakord se asgjë nuk është bardhë e zi dhe kushdo ka ç’të reflektojë. Analiza historike nuk ka pse të shihet si shkak për karshillëk apo anatemim ndaj shoqi-shoqit. Na bashkojnë fati i kombit dhe miqësia që sot çmojmë pa dallim të gjithë me SHBA e perëndimin demokratik.

 

November 29, 2019 10:02
Komento

18 Komente

  1. Tèrmeti xhentil November 29, 10:52

    Vlersoj shkrimin nè tèrsinè e tijè dhe dèshiroj qè, duke u nisur nga titulli “29 Nèntori i tè Gjithève” ti japim tè drejtè autorit, pasi gjithmonè kam menduar qè duke qènè nèn njè sulm tè vazhdueshèm, kjo datè nuk mund t’ju pèrkiste perseguitorève tè sajè. Ata qè urrejnè ose mohojnè 29 Nèntorin dèshironin Shqipèrinè e gjitha e tyre….Ndèrsa ATA qè vlersojnè e nderojnè 29 Nèntorin e thèrrasin Shqipèrinè Nénè ! Ndaj dhe vetèm sakrifikuan pèr ATE ! Koha na ka provuar qè Nèna Shqipèri èshtè e tè gjithè shqipètarève, rrjedhimisht 29 Nèntori ashtu si 28 Nèntori ju pèrket tè Gjithè atyre qè mbajnè emrin shqipètarè ! Ndoshta me shumè pak fat por, tepèr sakrifica e dinjitet ! Gèzuar Festat e Nèntorit ndonèse nè dhimbje dhe nè zi. Lavdi heroit tè Kombit Enver Hoxha veç tè tjerash nè kohèn e tijè tèrmetet ndodhnin nè mèngjes, kur njerèzit niseshin pèr nè punè !

    Reply to this comment
  2. Fidel Kastro November 29, 13:26

    29 Nentori i te Gjitheve!!!!!!!?????????PO ato familje qe u masakruan ne 29 Nentor , ku partizanet leckamane e injorante nen urdherat e krimineleve ne krye te luftes urdheruan plaçkitjen e mjaft familjeve te fisme e te pasura, burgosjen , nxjerrjen nga shtepite , vrasjet dhe burgosjen e mjaft atdhetareve qe nuk e donin Shqiperine komuniste dhe te shitur tek serbi. 29 Nentori nuk eshte i te gjitheve dhe ska si te jete i tille kur disa shqiptare gjakshprishur , plackiten, masakruan burgosen e vrane disa shqiptare te tjere, 29 Nentori eshte nje dite e zese per kombin shqiptar ,ku pasojat ndihen edhe sot.

    Reply to this comment
  3. Shqiperia mbi te gjitha November 29, 16:36

    Te jesh i sigurt se nga dy komentet e mesiperme cdo armik i jashtem i Shqiperise (grek, serb, Janaq, etj.) pelqen komentin e Fidel Kastros.
    Kur te thote armiku “Te lumte pena!” mundohu te kuptosh se je hedhur ne krah te tyre.
    Sa per dijeni une ne farefis kam tre te pushkatuar nga ai pushtet dhe kam humbur tokat e mija qe i ka marre Argita e Co., por mendoj se ne brezin e dyte te shqiptareve qe po lindin ne Shqiperine post-komuniste mbi cdo gje mbi cdo mllef e zemerim duhet te jete BASHKIMI KOMBETAR ose ne jemi te humbur si komb ne qoftese do ta shpiem nw pafundesi percarjen qe e nxisin armiqte e Shqiperise.

    Reply to this comment
  4. Shqiperia mbi te gjitha November 29, 16:39

    Te jesh i sigurt se nga dy komentet e mesiperme cdo armik i jashtem i Shqiperise (grek, serb, Janaq, etj.) pelqen komentin e Fidel Kastros.
    Kur te thote armiku “Te lumte pena!” mundohu te kuptosh se je hedhur ne krah te tij.
    Sa per dijeni une ne farefis kam tre te pushkatuar nga ai pushtet dhe kam humbur tokat e mija qe i ka marre Argita e Co., por mendoj se ne brezin e dyte te shqiptareve qe po lindin ne Shqiperine post-komuniste mbi cdo gje mbi cdo mllef e zemerim duhet te jete BASHKIMI KOMBETAR ose ne jemi te humbur si komb ne qoftese do ta shpiem ne pafundesi percarjen qe e nxisin armiqte e Shqiperise.
    Boll me me percarje kombetare. Le te dalim mbiveten tone duke vene te paren Shqiperine!

    Reply to this comment
  5. mirel November 29, 16:46

    Lavdi LANCL dhe Komandantit te saj Legjendar Enver Hoxha!!
    Tradhetaret ne Litar

    Reply to this comment
  6. IVONI November 29, 18:13

    LAVDI ENVER HOXHES ..! POPULL PERMBLIDHU, DENOJE TRADHETINE PASI JE GJYKATESI ME I MIRE ..!

    Reply to this comment
  7. demo November 29, 19:09

    Ju enveristet edhe levdoni zine e enverit,edhe shkoni ne Amerike te perfitoni nga mireqenja Amerikane.
    Nuk ka derman lukunia juaj.
    Une enveristat i konsideroj minj murtaje qe perhapen neper kanale,duke derguar atje ku ndyjne semundjen e tmerrshme te enverizmit,,krimin,vjedhjen,hypokrizine,rrenen,propaganden,parazitizmin,,.Jo Shqiperia,por edhe Amerika do falimentoje po ta marrin ne dore enveristat.

    Reply to this comment
  8. Partizani Fitimtar November 29, 21:30

    Po ca beri kjo qeveri e ky km moj aman.

    Po ka 8 vjet qe e morri grope nga saliu e e beri Krater vullkani nga PPP e manes ulajt kastratst e ku di Une cfare.

    Po lyp Si lypsar per ndihma. Se buxhetin e Kane vjedh per 3 breza.

    Ky km i madh.
    Dhe Veteranet te ulin Koken. Se ky edwini Bo veze te florinjte.

    E ndriti ky “burri madh i shtetit”.
    E dhjeu qe nga brekushet deri KE atletet.

    Preket e Luan teater Po ai scau bythen per gruan e djalin e Pare. E la rrugeve.
    I beri Skandal te jatit sa e beri te vdese nga zemra.

    Po Une jetoj jashte dhe me erdhi turp Kur lajmet e huaja treguan ca forca me surate e uniforma mjerane qe Pa asnje lloj vegle, Pa asnje lloj mjeti, Po me duar do nxirnin njerezit nga rrenojat.

    Turp shtetit i bythes. Shtetit i hajduteve.

    I shkon me pordhe makronit e te tjereve me atlete.
    Dhe Kosova kish qenë dhe vegla e te erdhi ne ndihme.
    Dhe ky km i shtetit mëmë. Cfare shtetit mëme.
    Shtet bythe.
    Turp. Turp.

    Copa mishi te gjithe Po hajdute te zgjuar.
    30 vjet Kane bere shkollen e djallit Duke filluar nga pkepat.
    Dhe ka Surat ky drogaxhiu i veshur Si cetniket e vucicit tu thote veteraneve ulni kokat.

    Si km i nje shtetit bythe.

    Shkon per festa me brekushet.
    Ushtaret me uniforma Parade Si kllauna cirku.

    Kushedi sa tendera e sa miliona Jane derdhur e shkuar neper xhepat e qeveritareve Koka muti per Ato uniforma si Direktor cirku.

    Dhe shkon edushi dhe i shet pordhe zaevit Pa le vucicit Pa le Merkel/macronit.

    Shiko lajmin per shperndarjen e Bukes.
    Fotua cinike.
    Duar te Futura mes kangjellave.

    Sikur Jane ne Kampe perqendrimi.

    Njerezit si kafshe prapa kangjellave.

    Te lodhur te dermuar Pa shprese dhe prape se prape i poshterojne sa te munden dhe ku te munden.
    I rroptojne.

    Shume e turpshme dhe e dhimbshme ajo Foto me Ato duar mes kangjellave qe presin buken.

    Di njeri Si furnizohej popullsia ne Shkoder e Lezhe menjehere PAS termeti te 15 prillit 1979????

    Shpetoi se nga termeti justifikon qe NUK zuri ne goje dhe asnje lloj aktiviteti per 75 e Clirimit te Vendit nga fashistet dhe ballistet qe mi ka shembell.

    Vajti gjoja ne varezat e deshmoreve me brekushe.
    Majaselli m….

    Lavdi deshmoreve te Rene ne lufte per clirimin e Atdheut!
    Lavdi LANCIt!

    Lavdi partizaneve trima!

    Lavdi vepres se ndritur te Enver Hoxhes, Atij Shqiptari te madh! Me i madhi i te gjitha koherave.
    I beri shqyptaret nga qenie me bisht ne qenie shoqerore.

    Rrofshin festat e Nendorit!
    Poshte fashistet ballistet e legalistet!
    VFLP

    Poshte Klasa drejtuese keto 40 vjet, e korruptuar antishqiptar e antipopullore!

    Reply to this comment
  9. Partizani Fitimtar November 29, 21:32

    Po ca beri kjo qeveri e ky km moj aman.

    Po ka 8 vjet qe e morri grope nga saliu e e beri Krater vullkani nga PPP e manes ulajt kastratst e ku di Une cfare.

    Po lyp Si lypsar per ndihma. Se buxhetin e Kane vjedh per 3 breza.

    Ky km i madh.
    Dhe Veteranet te ulin Koken. Se ky edwini Bo veze te florinjte.

    E ndriti ky “burri madh i shtetit”.
    E dhjeu qe nga brekushet deri KE atletet.

    Preket e Luan teater Po ai scau bythen per gruan e djalin e Pare. E la rrugeve.
    I beri Skandal te jatit sa e beri te vdese nga zemra.

    Po Une jetoj jashte dhe me erdhi turp Kur lajmet e huaja treguan ca forca me surate e uniforma mjerane qe Pa asnje lloj vegle, Pa asnje lloj mjeti, Po me duar do nxirnin njerezit nga rrenojat.

    Turp shtetit i bythes. Shtetit i hajduteve.

    I shkon me pordhe makronit e te tjereve me atlete.
    Dhe Kosova kish qenë dhe vegla e te erdhi ne ndihme.
    Dhe ky km i shtetit mëmë. Cfare shtetit mëme.
    Shtet bythe.
    Turp. Turp.

    Copa mishi te gjithe Po hajdute te zgjuar.
    30 vjet Kane bere shkollen e djallit Duke filluar nga pkepat.
    Dhe ka Surat ky drogaxhiu i veshur Si cetniket e vucicit tu thote veteraneve ulni kokat.

    Si km i nje shtetit bythe.

    Shkon per festa me brekushet.
    Ushtaret me uniforma Parade Si kllauna cirku.

    Kushedi sa tendera e sa miliona Jane derdhur e shkuar neper xhepat e qeveritareve Koka muti per Ato uniforma si Direktor cirku.

    Dhe shkon edushi dhe i shet pordhe zaevit Pa le vucicit Pa le Merkel/macronit.

    Shiko lajmin per shperndarjen e Bukes.
    Fotua cinike.
    Duar te Futura mes kangjellave.

    Sikur Jane ne Kampe perqendrimi.

    Njerezit si kafshe prapa kangjellave.

    Te lodhur te dermuar Pa shprese dhe prape se prape i poshterojne sa te munden dhe ku te munden.
    I rroptojne.

    Shume e turpshme dhe e dhimbshme ajo Foto me Ato duar mes kangjellave qe presin buken.

    Di njeri Si furnizohej popullsia ne Shkoder e Lezhe menjehere PAS termeti te 15 prillit 1979????

    Demo di gje ti Mi? Se ti i di te gjitha

    Shpetoi se nga termeti justifikon qe NUK zuri ne goje dhe asnje lloj aktiviteti per 75 e Clirimit te Vendit nga fashistet dhe ballistet qe mi ka shembell.

    Vajti gjoja ne varezat e deshmoreve me brekushe.
    Majaselli m….

    Lavdi deshmoreve te Rene ne lufte per clirimin e Atdheut!
    Lavdi LANCIt!

    Lavdi partizaneve trima!

    Lavdi vepres se ndritur te Enver Hoxhes, Atij Shqiptari te madh! Me i madhi i te gjitha koherave.
    I beri shqyptaret nga qenie me bisht ne qenie shoqerore.

    Rrofshin festat e Nendorit!
    Poshte fashistet ballistet e legalistet!
    VFLP

    Poshte Klasa drejtuese keto 40 vjet, e korruptuar antishqiptar e antipopullore!

    Reply to this comment
  10. intelektuali November 29, 21:38

    Po rrezikun Anglo-Amerikan e harrove o fanatiku budalla dhe mashtrues Xhmal Duka, po pse i vrave dhe i masakrove Aleatet angleze ne Kanalin e Korfuzit me mina jugosllave, po Kishat dhe Xhamijat qe prishe ne 1968 duke i bere shqyptaret me vone si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu, po bunkeret me mut qe mbushen bregdetin shqyptar per t’u mbojtur nga Flota e 7-te amerikane, po tollonat i harrove o rufjan kur Enveri mbeti ne Dimrin e Vetmise se Madhe?

    PO EDHE TERMETI I ZOTIT NUK JU BERI NJEREZ O KAFSHE TE ENVERIT?

    qe:

    Zoti ju a dergoi si me porosi per 29 nentorin e Zi Jugosllav te Enverit si nje mesazh Zie si mesazh i ardhur nga qielli per te mos festuar kete date rezili dhe si nje ndeshkim per shqyptaret, fanatiket te Partise se Punes qe perdhunojne shtepine e Zotit ne Teplene dhe Permet me sojet e sorrollopet e Shefqet Pecit, prandaj edhe i Madhi Zot ju thote o pushta te pafe, o kafshe te ndyra pa moral, o hajdute qe vidhni edhe ndihmat e viktimave, o kriminele qe po shkaterroni Shqypnine:

    MBUSHENI BULEVARDIN ME FOTOGRAFITE E KRIMINELEVE TE ENVERIT, MBANI PIRAMIDEN E DIKTATORIT SADIST SI NJE OGUR I KEQ PER SHQYPTARET, POR MOS JU LUSNI ZOTIT PER MESHIRE SIC I U LUT KRYEMINISTRI EDI RAMA

    sepse:

    Ju jeni nje fare e keqe Kafshesh Prehistorike qe duhet zhdukur urgjentisht nga trojet shqyptare, ne menyre qe te pushoje mallkimi i Zotit.

    PO PSE AS SHBA DHE ASNJE VEND TJETER I BOTES NUK DERGON PERSHENDETJE PER 29 NENTORIN E ZI JUGOSLLAV TE ENVERIT?

    He mo BOLE fanatike enveriste keni nje pergjigje adekuate per kete pyetje qe ka mbetur pa pergjigje 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit?

    sepse:

    Per ju fanatiket kriminele te Enverit jo termet 6,4 balle, por termeti 10 balle do te ishte pak.

    Reply to this comment
  11. Epo kjo pune November 30, 12:21

    Anglo_amerikanet, ku e dime ne si behej politika, boll rusi te mos dilte ne adriatik, minat gje e papelqyer, kohra te cmendura, po dhe genocidi cam nuk e beri greku pa mbyllje syri nga ca ne Europe, ka vend per ndjese e pendese nga te gjithe, edhe kolaboracionistet e zogistet qe duke u bere apo zbythur ndaj okupatorit, renduan frontin e perendimit me kosto per ushtrit e aleances dhe per ironically komunistet ishin te vetmit aleat te perendimit kapitalist, prandaj gjerat nuk jane bardhe e zi

    Reply to this comment
  12. Meta November 30, 13:10

    29 Nentori, eshte Dita e shtetesise,
    identitetit shteteror te Shqiperise, te humbur me 7 Prill 1939.Kjo faeste e amdhe e populit dhe shtetit shqiptare,tani 75 vjet arsyeshem festohet.Kete duhet festuiura, sic edhe po fstojne edhe keta “demokratet” qe pranojne festen e clirimit nga LNC-ja,por sh ajnwe e perdhosin, madje edhe varrin e Komandantit Legj endar te ketij clirimi nga nazifashizmi.

    Reply to this comment
  13. Arben November 30, 18:27

    29 nentori pushtimi sllavo-komunist i shqipetareve.

    sigurisht eshte i te gjithe sllavo-komunisteve, se i

    shqipetareve jo se jo.

    Reply to this comment
  14. Bob December 1, 11:30

    Mos thoni genjeshtra me tej, 29 nentori ishte vec festa e shqiptarit enver hoxha, vrases i shqiptareve te ketej e andej kufurit dhe serbeve e titos sllavokomunist.
    Apo edhe e bijve te tyre sot …

    Ne ne Shqiperi kemi 28 nentorin e pavaresise kombezare.

    Reply to this comment
  15. Shmil Gurra December 2, 18:05

    GËZUAR 29 NËNTORIN SHPIRTKATRANË ENVERISTË, ditën e AVNOJIT TUAJ të DASHUR
    ATÊ AVNOJ që me aq pasion e kujtoni.
    Se kur u largua ushtria gjermane nga SHQIPËRIA shqiptare, nuk kam opinion të saktë, por mbasi ngulni këmbë për 29 nëntorin nga dashuria LATENTE për masakruesit e shqiptarëve, e gëzofshi e kurrë mos e gëzofshi
    28 NËNTORIN SHQIPTAR!
    Radio Tirana enveriste deri nga fundi i viteve 60, i trajtonte serbët, përk popujt jugosllav – vëllezër!!!!
    Tradhëtia është “patriotizëm” sipas kokave tuaja, por trdhëtinë e trajtoni si VIRTYT.

    Reply to this comment
  16. Populli mirenjohes December 2, 20:40

    Shmil ta boft serbi Si sta ka Bo kush njeri tjeter.
    Spiun udb.

    Erdhen partizanet shqiptar e luftuan per clirimin e Kosoves.
    700 partizane, ne Moshe te Re dhane gjakun e tyre dhe vaditen token martire te dardanise.

    Dhe ti ve ne dyshim 29 Nendorin?

    Te Rente e te zente poshte termeti!
    Me soj e sorrollop bile dhe me micat e qente e shtepise!

    Rrofte 28-29 Nendori!

    Lavdi LANC!
    Lavdi gjakut te deshmoreve te Rene ne lufte per clirimin e Atdheut!
    Lavdi partizaneve trima!

    Lavdi Komandantit Legjendar,
    Te mirit, te bukurit, te zgjuarit,
    Gojmjaltit, atdhedashuri,
    Patriotit te madh,

    Burrit te madh e urte te shtetit,

    Shqiptari me te madh te te gjitha koherave!

    I morri Shqiptaret njerez me bisht e ka beri qenie shoqerore.
    Lavdi ENVER HOXHES!

    Reply to this comment
    • Shmil Gurra December 3, 20:08

      POPULL MIRËNJOHËS!
      SERBI ia ka bë me kohë nënës ose gjyshes sate,
      se ti flet me rrahjet egjakut të tyre në damarët tuaj.
      Shaban Polluzha me shokë ishte dhe është krenaria ime
      e ke me vend që disa (jo krejt) nga aradhat e “lavdishme” partizane” e cliruan Dardaninë prej nesh arbnorëve (duke na vrarë neve) dhe ua dha BAKSHISH
      MILADINAVE tuaj të DASHUR për mundin, ENERGJINË e SAKRIFICAT SEKSUALE kur ua kënaqëshin Nexhmien e gjyshen-nënën tënde e me radhë të solidaritetit proletar-komunist.
      E gëzofsh 29 NËNTUERIN e PARTISË
      KURRÊ MOS PAFSH DRITËN e 28 NËNTORIT SHQIPTAR!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*