29 raste të reja me Covid-19 në vend, 13 të prekur në burgun në Tiranë

April 23, 2020 11:16

29 raste të reja me Covid-19 në vend, 13 të prekur në burgun në Tiranë

245 persona janë testuar dhe 29 prej tyre kanë rezultuar pozitivë, një prej të cilëve është mjek.

13 prej tyre janë në burgun e Tiranës.

“Ju informojmë për situatën e deritanishme të përhapjes së COVID19 në vendin tonë:

Në 24 orët që lamë pas rezultatet e situatës epidemiologjike janë si më poshtë.

Janë testuar 240 persona të dyshuar me COVID-19.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 29 raste pozitive me COVID19, mes të cilëve një personel shëndetësor, e vetëizoluar në shtëpi.

Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, 20 janë në Tiranës, nga të cilat 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë. 7 raste pozitivë janë në Krujë dhe 2 raste në Shkodër.

Edhe pse ka një rritje të numrit të rasteve sot, ato janë të lokalizuara në dy vatra që po monitorohen dhe ndiqen me shumë vëmendje nga epidemiologët në terren.

Deri në këto momente janë testuar 6509 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 663 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 29 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 385.

Rezulton se deri tani Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë të shëruar.

Aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 26 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë            276 raste

– Durrës            42 raste

– Lushnje          6 raste

– Elbasan          18 raste

– Fier                 36 raste

– Kavajë            9 raste

– Rrogozhinë     4 raste

– Korçë             19 raste

– Vlorë              5 raste

– Shkodër          102 raste

– Lezhë             14 raste

– Berat              2 raste

– Has                13 raste

– Krujë              65 raste

-Tropojë           4 raste

– Pukë               5 raste

– Mirditë           3 raste

– Kukës           11 rast

-Mallakastër     1 raste

– Kurbin            28 raste

Pavarsisht luhatjeve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar.

Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme.

Në kushtet e lehtësimit të disa masave, në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40”, njofton Ministria.

j.l./ dita

April 23, 2020 11:16
Komento

2 Komente

  1. cuk cuk April 23, 14:50

    Meqe rastet e infektimit ne institucionet e shtetit (spitale, burgje, polici)dhe fasoneri qe nuk u mbyllen po shtohen, une mendoj se populli e ka kryer rigorozisht detyren (distancimin fizik) ndersa Kuvendi,Keshulli i Ministrave, KNMC, AKMC,QMCQ, me nje fjele gjithe nstitucionet dhe strukturat qendrore të mbrojtjes civile nuk e kane kryer detyren PRANDAJ TE KARANTINOHEN. Mbas kalimit te situates ta kene te qarte se do perballen me padi ne gjithe llojet e gjykatave se si i kane kryer detyrat. He per he le te dalin e te bejne humor ne ERTV apo facebook

    Reply to this comment
  2. Lili April 24, 06:16

    Kush va solli te burgosureve virusin?! Pos personeli?! Pra institucioni i shtetit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim