INTERVISTA / Historia e errët e abuzimeve miliardshe në Rrugën për të cilën do paguajmë akoma

September 2, 2015 21:33

INTERVISTA / Historia e errët e abuzimeve miliardshe në Rrugën për të cilën do paguajmë akoma

Rruga Durrës Kukës u ka kushtuar shqiptarëve miliarda. Dhe tashmë do t’u kushtojë akoma sepse do paguajnë për çdo kalim në të. Kush është përgjegjës për këtë shpërdorim kaq të madh?

DITA risjell një intervistë në 2014 mbi këtë pyetje.

Arben Meçaj është ish-drejtori i Territorit që denoncoi skandalin e rrugës Rrëshen-Kalimash. 

Kur prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet në vitin 2007, të gjithë kuptuan se Arben Meçaj e kishte fituar betejën e tij.

Skeptikët, që dikur shpreheshin se akuzat për abuzime disa qindra milionë euro ishin flluska, po shikonin “yllin në ngritje” të qeverisë, Lulzim Bashën,  i cili po konvertohej në një të pandehur.

Dosja me të cilën prokurori Ervin Karanxha punoi për disa muaj, ishte aq mirë e kopsitur, sa që çdo tentativë për të rrëzuar në gjyq pretendimet e akuzës do ishte mund i shkuar dëm. Ndaj dhe u zgjodh artifica, çështja u mbyll me procedurë.

Kjo ishte dosja e cila i shërbeu Berishës për të shpallur luftën publike me ish-kryeprokurorin Theodhori Sollaku, por ishte dhe dosja që shënoi dobësinë e parë të kryeprokurores së re, Ina Ramës.

Ajo ishte e sapoardhur në atë post, por prokurorët e drejtuar prej saj në Prokurorinë e Përgjithshme, një veprim që zgjaste vetëm 15 minuta, dorëzimi i dosjes në gjykatë, nuk e kryen dot për muaj të tërë.

Kjo vonesë u përdor si artific që gjykata të pezullonte gjykimin me procedurë, për tejkalim afatesh nga organi i akuzës.

Arben Meçaj, njeriu që inicioi gjithçka; me shumë këmbëngulje, pasi edhe mediat nuk pranonin t’i jepnin hapësirë denoncimit të tij në fillim, sot, vite më pas, flet edhe për një aspekt të kësaj çështje që ai gjithnjë e ka shmangur me takt në prononcimet e mëparshme: Implikimin dhe imponimin amerikan. Korrupsionin galopant që imponoi korporata dhe lobet amerikane…

Arben Meçaj

Arben Meçaj

 

Zoti Meçaj ka një rikthim mediatik të vëmendjes ndaj çështjes së ndërtimit të “Rrugës së Kombit”. Ju jeni strumbullari  kësaj historie, njeriu që i ra kambanave i pari, që vuri në lëvizje prokurorinë etj. Kjo intervistë vjen afro 8 vite më pas. Po e nis me pyetjen: Pse? Pse vendosët ta denonconit?

Shumë e drejtpërdrejtë pyetja. Janë shumë njerëz që në këto vite më kanë thënë: “Ç’tu desh?!”, “Ishe mirë”, “S’ia del dot me këta”. Shumëkush bën pyetjen pse?  Është një pyetje që vjen produkt e reminishencës 50-vjeçare të diktaturës dhe 20 vite pseudodemokraci. Sepse në sistemin hibrid që kemi ndërtuar formula është “Mbyll gojën dhe kap çfarë të kapësh”. “Inkriminohu dhe kap çfarë të kapësh”. Thënia e së vërtetës dhe denoncimi i korrupsionit është ‘shfaqje e huaj’. Në këtë kuadër, gjykoj që edhe duke marrë kosto përsipër qëndrimet e mia të mos i kem në asnjë rrethanë hibride.

 

Ju ishit që prej viti 2006, Drejtor i Rregullimit të Territorit. Një person dhe funksionar me komunikim direkt me Berishën. Dua të di, itinerarin e denoncimit tuaj në këtë konjukturë më së pari, çfarë ndodhi? Pra denoncimin tuaj brenda radhëve të qeverisë, pa kaluar tek shpërthimi iu çështjes në media…

Po, kam qenë drejtor për rreth 7 muaj, nga të cilat vetëm 3 muaj aktiv. Në fund të muajit të tretë kam dhënë dorëheqjen për tu larguar nga ai pozicion. Nuk po them çfarë kam bërë por vetëm përmbajtjen e sms-së që unë i kam dërguar Berishës si akt të dorëheqjes së parevokueshme. Teksti është ky: “Që në Ministrinë e Ndërtimit po vidhet në mënyrë të paskrupullt, kjo nuk ka më vend për diskutim. Zoti kryeministër, janë vetëm këta apo jeni dhe ju?”.

 

Ky është momenti i largimit përfundimtar dhe ndërprerjes së marrëdhënies?

Po. Por deri në këtë kohë ka pasur komunikime por që nuk dëshiroj të jenë objekt i kësaj interviste. Mesazhi i mësipërm flet për të tëra.

 

Më intereson veçanërisht Bechtel. Ju personalisht, në ç’rrethanë e mësuat që Bechtel po vinte për të kapur një projekt të madh ndërtimi?

Pas vitit 2007, në media ka pasur intervista e bashkëbisedime të shumta mbi këtë dinamikë. Nuk mendoj që ka interes kur e mora vesh unë. Dua të shpreh efektet që ka në ekonominë shqiptare ndërtimi i kësaj rruge në ato kushte.

Faksimile e dosjes hetimore të prokurorisë së Tiranës për rrugën Rrëshen=Kalimash

Faksimile e dosjes hetimore të prokurorisë së Tiranës për rrugën Rrësheni-Kalimash

Faksimile e dosjes hetimore të prokurorisë së Tiranës për rrugën Rrëshen-Kalimash

Faksimile e dosjes hetimore të prokurorisë së Tiranës për rrugën Rrëshen-Kalimash

 

Përpara se të kalojmë tek efektet. Dua të di, atmosferën në zyrat e ministrisë së Transporteve, ndërsa Bechteli po kapte këtë projekt. Çfarë ndodhte aty, në ditët kur po gatuhej dhe konkretizohej projekti?

Nuk ka pasur absolutisht atmosferë, sepse asgjë nuk është bërë në Ministrinë e Transportit. Nuk ka pasur atmosferë sepse askush nga administrata e ministrisë nuk është kontaktuar për këtë projekt. Marrëveshja për bërjen e asaj rruge në ato standarde nga Bechtel-Enka, është bërë në konspiracion të plotë, në mungesë absolute të dokumentacionit ligjor dhe pa dijeninë e askujt. Në mungesë të plotë të transparencës. Shqiptarët dhe administrata e ministrive të linjës dëgjuan mbi këtë projekt, vetëm kur unë bëra denoncimin publik të tij, nëpërmjet një pjesë shumë të vogël por të vendosur të medias së shkruar.  Më tej, fillimet kryesisht mbi këtë denoncim, të procedimit penal, nga prokurori i Tiranës Ervin Karanxha. Pra këmbëngulja e një segmenti mediatik dhe vendosmëria e prokurorit Ervin Karanxha, së pari sollën në ambientin publik këtë kontratë, por akoma në treg nuk ishin ekspozuar në detaje argumentet mbi përmasat e aferës.

 

Këtë moment e mbaj mend shumë mirë. Por është më interes të dihet, ju e mësuat projektin duke u informuar për shkak të pozicionit apo në të tjera rrethana?

Të thashë, askush në administratën teknike shtetërore të ministrive të linjave nuk kishte dijeni mbi këtë aferë. Kjo aferë kishte vetëm një kontratë të nënshkruar vetëm nga tre vetë në konspiracion të plotë dhe disa të ashtuquajtura organe këshillimore apo tenderuese, të cilat përveçse kanë firmosur të ashtuquajtura procedura, asnjëherë nuk janë mbledhur. Ky problem u bë aq shqetësues sa edhe disa VKM që u hodhën në tregun mediatik për të provuar gjasme rregullsinë ligjore të procedurës, janë të gjitha VKM të tipit qarkullues. Janë vetëm 2 mbledhje të realizuara të Këshillit të Ministrave ku ka regjistrime dhe procesverbale mbi qëndrimin e ministrave, por VKM e tjera janë të pambuluara me regjistrime në sallën e Këshillit të Ministrave mbi procedurën e nxjerrjes së tyre. Po e sqaroj këtë moment për të kuptuar se sot e kësaj dite askush nuk mund të thotë që ka pasur dijeni për procedurat teknike apo ligjore. Sepse ato nuk ekzistonin. Edhe VKM-të që qarkulluan në fakt u fabrikuan, me defekte serioze, vetëm pasi plasi skandali. Këto dokumente kanë diçka të përbashkët, që vendimmarrjes së kulisës i dhanë karakterin e një vendimmarrje kolegjiale të Këshillit të Ministrave.

Ndërkohë, në kuadër të pyetjes që më bëtë, ju sqaroj që në prokurori, denoncimi im nuk ka qenë për Kukës-Morinën, por ka qenë pa përjashtim, për të gjitha investimet që po realizoheshin në sektorin ujësjellës-kanalizime dhe rrugë nga ministria e Ndërtimit (MPPTT).

 

Ju keni bërë daljen e parë publike për këtë çështje në vitin 2006 në ‘A1 TV’. Keni denoncuar kryesisht disa ndërtime ujësjellësish, por në prononcimin tuaj të parë e keni përmendur këtë projekt të Bechtelit shkarazi, por ama duke theksuar këtë fjali: “Kjo është gropa më e madhe e zezë e krijuar në buxhet. Do i shihni pasojat shumë shpejt”. Ju nga e dinit që ky projekt do krijonte këtë gropë të zezë, pa e parë projektin?

Në momentin kur unë kam bërë denoncimin publik, natyrisht që kisha informacion tashmë të zbardhur në korridore teknike, sepse projekti kishte nisur të ekzekutohej në terren. Tre fakte serioze kisha konstatuar: Investimi po bëhej pa projekt dhe flitej për një investim ku është e pamundur të punohet pa projekt, pasi rruga kërkon detyrimisht projekt. E dyta, çmimet e punimeve tejkalonin disa herë çmimet e tregut. E treta, pagesa do të bëhej kundrejt faturave sipas orekseve të Bechtel-Enka.

Shkurt, çfarë do sillte Bechtel-Enka shteti shqiptar do ishte i detyruar ta paguante. Nuk ekziston në botë asnjë kontratë që në parim të mundësonte “vjedhjen me ligj”. E thënë më shkurt, vetë kontrata është prova e kulluar e vjedhjes. Gjithë pjesa tjetër nuk është gjë tjetër veçse ekzekutimi ‘ligjor’ i vjedhjes. Pra po ju them, se unë personalisht, porsa më ka rënë kontrata në dorë, për mua u bë e qartë çdo gjë, sidomos përmasat e vjedhjes që ishte projektuar. Më tej, thjesht unë kam dhënë prova mbështetëse të cilat i gjeja kudo. Mjafton në mënyrë të përciptë të ndiqje elementë të zbatimit të projektit  dhe situacionet që raportonin këtë realizim.

 

Si me volumin e gërmimeve?

Volumet e gërmimit të dherave ishin shumë arbitrare. Për ta risjellë dhe në këtë intervistë, volumet e gërmimeve të raportuara në këtë rrugë, ishin të njëjta me volumin e një kanali që vijonte gjatë gjithë gjatësisë së rrugës me përmasa 24 metra të thella dhe 22 metra të gjerë. Është pra sa një pallat 9 kate me dy shkallë me gjatësi që fillonte nga Rrësheni deri në dalje të tunelit të Kalimashit. Pra raportoheshin punime totalisht fiktive, me përmasa të paimagjinueshme,  por ama nga ana tjetër për këto punime të parealizuara kurrë, dizbursoheshin milionat, që i vidheshin popullit shqiptar. Ky është vetëm një prej rasteve, të pa investiguara zyrtarisht që natyrisht në kushtet e reja, si filozofi vjedhje duhet të jetë pa kushte objekt i një investigimi profesional. Ju siguroj që do të dëgjoni çudira.

 

Një nga momentet vendimtare në hetimin e kësaj çështje ishte raporti i KLSH-së, raporti i blindoi akuzat tuaja dhe hoqi çdo dyshim mbi faktin se ky projekt jo vetëm kishte abuzime, por dhe kosto të pa aplikuara ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. A ishte ky një tregues se shteti funksionoi pavarësisht presionit të qeverisë Berisha?

Desha të theksoj, se vendosmëria e prokurorisë, profesionalizmi i prokurorit Ervin Karanxha, kurajo dhe guximi i tij, së bashku me kurajën dhe profesionalizmin e hartuesve dhe ekspertëve të KLSH-së kanë qenë dy ngjarje që për mua kanë lënë mbresa që më motivuan për të vazhduar këtë betejë, sepse nuk isha i vetëm. Problemi asnjëherë nuk ka qenë teknik, sepse përmasat e abuzimit ishin të tilla sa vetëm një regjim mund t’i mbulonte. Regjimi u përpoq të mbyllte gojën, por ja kur dolën disa persona të cilët nxorën në shesh një të vërtetë të madhe. Këtyre njerëzve ne duhet tu jemi mirënjohës. Jo thjesht që e provuan ligjërisht atë që kishte ndodhur, por sepse prodhuan një model që në Shqipëri ka njerëz që e duan këtë vend.

 

Dakord, por prokurorët që e hetuan, çështjen, sot rezultojnë të izoluar nga organi i akuzës. Ndërsa të gjithë personat e implikuar në këtë dosje, u promovuan, zunë poste të larta administrative shtetërore. Mos është me kosto të mëdha patriotizmi në këtë vend zoti Meçaj?

Edhe unë u përjashtova nga universiteti për paaftësi. Por megjithatë unë vazhdova betejën time. Edhe këta njerëz e vazhduan luftën e tyre dhe e di çfarë? Unë sot jam faqebardhë. Ashtu janë dhe ata prokurorë dhe ekspertë që e hetuan. Kjo është shumë për mua.

 

A e fitoi Bechtel këtë betejë?

Ata morën lekët, beteja quhet e fituar ose jo, nëse ajo vazhdon, kjo i mbetet organeve ligj-zbatuese ta gjykojnë. Personalisht, i përkas asaj pjese të shoqërisë shqiptare, që sot kam bindje që është në mazhorancë, që kërkojnë që shteti shqiptar të rihapë pa kushte hetimin mbi këtë aferë me pasoja jo thjesht korruptive, por me pasoja serioze mbi stabilitetin dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

 

Po si mundet që një korporatë amerikane, kompani e një shteti partner strategjik me ne, të na cenojë sigurinë kombëtare?

Është një nga pyetjet që seriozisht më ka shqetësuar që prej momentin kur kam bërë denoncimin publik. Më erdhi keq që këtë tezë e konstatova në deklarime nga tribuna e parlamentit, shprehja e Berishës: “Do ndesheni me brirët e Bechtel-it” mbetet epike. Është një shprehje që certifikoi publikisht bashkëpronësinë në vjedhje. Aktualisht unë e kam të vështirë t’i jap përgjigje pyetjes suaj. Por ndërkohë, unë mund të argumentoj, pse pikërisht kjo aferë cenoi rëndë, sigurinë kombëtare të vendit tonë. Ndërkohë implikimin ose jo të demonstruar nga Berisha për “Bechtel-Enka” në këtë aferë mendoj që duhet ta japin organet kompetente. Unë sot kam bindje dhe argumente të plota, të vërtetoj që ky projekt ka qenë një aferë e madhe me pasojë dëme të mëdha në ekonominë shqiptare dhe duke qenë pjesë e shoqërisë shqiptare, kam mandat të mbaj qëndrim vetëm ndaj lidershipit të vendit tim.

 

A mundet që lidershipi i një shteti të dobët si Shqipëria të përballojë korridoret nën ndikimin e korporatave si Bechteli  apo të përballojë orekset e lobistëve të “Perandorisë Amerikane”?

Do të desha që këtë çështje ta ezauroja me sa trajtova më sipër. Por meqenëse po këmbëngulni, do më lejosh të të jap një informacion, i cili deri më sot ka qenë konfidencial. Por po e bëj publik. Prej mbi dy vitesh, struktura të specializuara të shtetit amerikan, po investigojnë për këtë çështje. Pra duhet të jemi të bindur, se SHBA ka dhe përmasën e influencës së korporatave por ka dhe investigimin mbi shkeljet ligjore.

 

Zoti Meçaj, këtu duhet t’iu ndërpres. Këto investigime që ju përmendni, kanë ndonjë efekt mbi Shqipërinë? Rezultati i investigimit i kthen gjë mbrapsht lekët e shpërdoruara të shqiptarëve? Apo lekët do i gëzojë Bechtel në çdo rast?

Ju siguroj, se politika amerikane në Shqipëri, theksoj politika e shtetit amerikan, në 20 vitet e fundit ka dhënë efekte që nuk mund të maten me lekë. Edhe pse ato në një moment pretendojmë që janë marrë nga Bechteli, të jini të sigurt, që në një formë ose në një tjetër, mbas përfundimit të këtij investigimi të shtetit amerikan, ato do të rikthehen në Shqipëri. Në këtë kuadër personalisht do të doja të vlerësoja politikën e shtetit amerikan në Shqipëri, se sa aferat e mundshme edhe të kësaj përmase të korporatave ose individëve që përfaqësojnë shtetin amerikan. Që natyrisht në planin ligjor është problem i shtetit amerikan.

 

Në këndvështrimin tuaj a e ka dëmtuar imazhin e SHBA në Shqipëri ky rast?

Për të qenë transparent, vetë përqendrimi me tri pyetje për këtë çështje tregon që kemi të bëjmë me një fenomen që ka ngacmuar shumë ndërgjegjen e shqiptarëve. Këtij ngacmimi e theksova dhe më sipër ju shtua dhe deklarata e thënë publikisht në parlament që e ngatërroi akoma më tepër ndërgjegjen e shqiptarëve.

 

Dua t’iu bëj një pyetje shumë konkrete. Dyshoni ndonjëherë se Berisha me këtë lëshim të fortë që i bëri Bechtel-it, në njëfarë mënyre, arriti të blejë me para konsensusin amerikan për një mandat 8 vjeçar të tij?

Fatkeqësisht Po.

 

Pra, korporatat në këtë rast fituan mbi shtetin i bie? Pse duhet të kemi besim tek investigimi i shtetit amerikan?

Sepse keni parë në Shqipëri, në një moment të caktuar politik, një korporatë merr pushtet për të kapërcyer dhe parimet e organizimit të një shteti demokratik si SHBA. Theksova parimin, jo ligjin, ligjin po e po. Por, jeta nuk mbaron me kryerjen e aktit, jeta vazhdon me tezaurimin e tij, prandaj zbardha më sipër investigimin. Prandaj aktualisht  opinioni shqiptar po ballafaqohet me afera të çuditshme të realizuara në 8-vjeçarin e fundit, që natyrisht po zbardhen dhe pritet të ndëshkohen. Mos kryerja e aktit të zbardhjes dhe ndëshkimit, na jep të drejtën që ne të themi: Korporatat fituan mbi shtetin.

 

Përmendni termin ‘cenim i sigurisë kombëtare dhe stabilitetit’ kur komentoni kontratën me Bechtel-in. Mund të na detajoni ku është cenuar siguria sipas jush?

Post 23 Qershori na nxori në pah një fenomen shumë serioz në stabilitetin e ekonomisë shqiptare. Së pari borxhe jashtëzakonisht të mëdha, e së dyti rënie drastike e fuqisë blerëse. Këto dy elementë që janë faktorët kryesorë të krizës ekonomike në Shqipëri, krizë e cila nëse nuk do të kishim përkrahjen e mekanizmave ekonomiko-politikë(natyrisht amerikan), Banka Botërore dhe FMN, do të bënte realitet ëndrrën e madhe të Berishës, skenarin grek. Kjo ishte një realitet, të cilin ne tashmë e kemi kapërcyer, por falë kësaj ndihme.  Zanafilla e kësaj situate ka qenë viti 2007-2008-2009, kur një vend i vogël me një buxhet prej 3 miliardë dollarësh, merrte përsipër të realizonte me borxhe një investim me vlerë mbi 1.2 miliardë euro, me efiktivitet  të rrugës gati zero. Për të mos thënë, me humbje. Kostot e mirëmbajtjes janë më të mëdha se fitimi që realizon ajo rrugë. Ajo që ka qenë më tepër shqetësuese, e që në analizën e çdo analisti të makro-ekonomisë, përbën zanafillën e një krize ekonomike, ishte rrëmbimi nga tregu shqiptar “cash” i një vlere mbi 600 milionë euro.

 

Që për tregun shqiptar është një vlerë e rëndësishme apo jo?

Për të kuptuar rëndësinë e tij, duhet kuptuar më së pari se çfarë është ky 600 milionë euro. Në studimet e mia, mbi abuzimet në segmentin Rrëshen-Kalimash,  më rezulton se mbi 600 milionë euro janë pagesa për punë të pakryer. Pra janë lekë i thatë i dërguar jashtë Shqipërisë. Nuk janë lekë pagesë për punë që është kryer në terren. Të kuptohemi, nuk po flas për efektivitetin e investimit, por për kosto punimi. Këto lekë u paguan, e thënë shkurt, u morën nga buxheti i shtetit dhe ikën direkt jashtë. Kjo bëri, që për një punë të pakryer, Shqipërisë, tregut monetar ti iknin “cash për 2 vite një sasi kolosale monedhe. Duke bërë që në dorë të qytetarit, të kishte sa më pak lekë. Duke bërë që gradualisht fuqia blerëse në Shqipëri të binte, me pasojë rënien e ekonomisë shqiptare.  Ky vakum , për efekte politike në proces vazhdoi të mbushej me monedhë borxh duke sjellë atë efekt që ne e ndjejmë aktualisht sot. Borxhin drastik të shtetit shqiptar. Fundosjen në borxhe. Këtu konsiston cenimi i sigurisë kombëtare.

 

Zoti Meçaj, ndërsa pasoja e kësaj kontrate dhe sidomos borxhi i shtetit shkonte thellë e më thellë, përgjegjësi kryesor i identifikuar nga prokuroria, ish-ministri Lulzim Basha, shkon lart e më lart me karrierën e tij. Si e vlerësoni këtë kontrast?

Do të desha të përcillja qëndrimin dhe shqetësimin tim, problemi nuk është më tek Basha tashmë. Ajo që po penalizohet është Partia Demokratike. Basha është i kapur. Në mos sot, nesër kjo çështje, pa kushte do të hapet, jo se e kërkon politika, por e kërkojmë të gjithë ne. Ajo duhet zbardhur, sepse ajo çështje, ai hetim nuk është mbyllur asnjëherë, por thjesht është pezulluar. Për hir të së vërtetës, dosjen në prokurori, ka qenë aq e plotë dhe e saktë sa askush nuk mori kurajën të ndeshej me të për të mbyllur çështjen. E vetmja gjë që bënë “maestrot e jurisprudencës” ishte thjesht pezullimi për procedurë.

 

Basha është pretendent për kryeministër. A mos vallë, kjo kosto që ai mori për këtë marrëveshje me Bechtelin, në një kuptim të caktuar përbën kolateral dhe mbështetje politike për të në korridoret amerikane nën influencën e Bechtel-it?

Duhet të jesh naiv të mos kuptosh që Basha është kufoma më jetëshkurtër në politikën shqiptare. Projektet e lidershipit të PD-së, po fillojnë të ekspozohen, duke i hequr të drejtën të kandidojë për kryetar bashkie, sepse ai as më përpara e as sot e as nesër, nuk ka për të qenë ndonjëherë figurë konkurrente. Përkundrazi, ai do të jetë, mishi për top e do ti hidhet si kockë drejtësisë shqiptare për të shpëtuar lidershipi i vërtetë i PD-së. Por kjo gjë po mban realisht sot peng zhvillimet e brendshme në PD. Ky është problemi, jo e ardhmja politike e Bashës. Nuk e di sa e keni vënë re apo jo fytyrën e ngrysur të Bashës në këtë 10 ditëshin e fundit ku në eterin politik ka nisur të diskutohet rihapja e kësaj çështje. Ai nuk duhet t’ia faturojë këtë krim Partisë Demokratike, PD-ja është një vlerë kombëtare. Nuk mund të mbahet peng.

 

Kam arsye ta dyshoj këtë që ju thoni. Kjo parti që ju e quani ‘vlerë’, arriti që Berishën ta mbante si ofertë dhe pasi ai shkaktoi kaosin me pasoja të rënda të vitit 1997. E çfarë problemi ka për PD-në mbajtja e Bashës, për më tepër me kaq pak implikim krahasuar me vitin 1997? Për më tepër, kur implikimin e ka bërë edhe për hir të “brirëve të Bechtelit”….

Pyetja që ju bëni, e që përgjithësisht bëhet çiltër në ambiente publike, ngatërron konceptin institucional të PD-së, me konjukturën e momentit. Nuk është e vërtetë që e mbajti PD-ja Berishën, por është e vërtetë që Berisha ishte PD-ja. E natyrisht pagoi 8 vite në opozitë. Sot PD-ja përsëri nuk është parti e Bashës, ndërkohë që pas 8 vitesh qeverisje, ka vend fabula e bukur dhe e mençur popullore: “Kur më gënjen për herë të parë, faji është i yti, kur më gënjen për së dyti, përsëri faji është i joti, por për herë të tretë, faji është i imi”. Dhe ky popull nuk është budalla për tu gënjyer për herë të tretë. Këtë duhet të ketë parasysh demokrati shqiptar.

 

Intervistoi: Habjon Hasani. Intervista është botuar në DITA në 30 prill 2014

September 2, 2015 21:33
Komento

46 Komente

  1. Arben April 30, 13:10

    KJO KONTRATE ESHTE “SHPERBLIM” JOZYRTAR QE SHQIPETARET I BENE SHBA-VE PER LUFTEN E KOSOVES.

    SIKUR TIA KISHIM DHENE SHBA-VE KETO 2 MILIARD DOLLAR, QOFTE EDHE PA BERE FARE RRUGEN E KOMBIT, PRAPE NUK DO ISHIM TE SHLYER DOT ME TA, PER NDIHMEN QE NA DHANE PER KOSOVEN.

    JANE LOBET SERBE QE NRENE KETO TEZA, NEPERMJET “OJQ”-VE QE NE I KONSIDEROJME SI “PERENDIMORE”.

    SERBIA, PER VETE JA FALI RUSISE, SEKTORIN E SAJ TE NAFTES, VETEM QE TE KISHTE VETON E SAJ PER MOSNJOHJEN E KOSOVES, ME KETO TE MERREN KETO OJQ, E TE MOS HYJNE FARE NE PUNET E SHQIPETAREVE, SEPSE NE I NJOHIM VETE HALLET TONA.

    Reply to this comment
    • Dielli mbi KORAB April 30, 13:33

      Cfar jan keto idjotlliqe qe shkruan zotni Arben!!!!!!!!!!!
      Kosova pa UCK do te ishte e uzurpume akoma nga serbet.
      Kosova pa masen e madhe te armatimeve qe bliheshin nga Shqiperia nga kosovaret me fondet e mbledhura ne emigracion akoma do te ishte pjese e Jugosllavise.
      Mirnjohja ndaj Amerikes eshte vetem qe interesat e saj hegjmoniste diti ti realizoje duke perkrahur kauzen e shqiptarve trimave kosovare.
      Amerika po mban peng perparimin dhe integrimin e Shqiperise ne EU,sepse i duhet nje Republik Bananesh ne Europe.
      Berisha nga i dergumi i Ramiz Alise u be vasali i Elez Biberajt duke na premtu çekun e bardhe.
      Rierdhi ne pushtet me ndihmen e Fazlliqit ne vitin 2005 duke i falun firmave amerikane pasurin e shqiptarve dhe duke demtuar seriozisht ekzistencen e shtetit shqiptar.Amerika punon vetem per amerikanet ku nje nder tre veta eshte mbi 100 kilogram dhe jane te babzitun per te ngren sa me shume duke dominu boten.
      Amerika shteti me korruptiv dhe manipulues me nje sistem bankar dhe financiar kanibalist,qe rrezikoi nje krize FATALE botnore,… eshte drejt perendimit te saj si fuqi dominuese, sepse mbetet e pangopur.

      Reply to this comment
      • Arben April 30, 13:46

        PATJETER, POR NUK MBAJ MEND QE UCK-JA TE KETE HEDHUR BOMBA MBI BEOGRAD??!!

        Reply to this comment
        • ben chicago April 30, 18:11

          ato bomba mbi beograd ne radhe te pare ishin per interesa amerikane qe per momentin shkonin paralel me iteresat e kosovareve
          fakt eshte qe pa ameriken kosova do ishte akoma e pushtuar nga serbia
          por lufta e uck ishte shume e rendesishme qe te nderhynte dhe amerika

          Reply to this comment
      • Arben April 30, 13:48

        E TE ISHTE PER KOSOVEN E SHQIPERINE BASHKE, USHTRIA SERBE I KISHTE BERE PERSHESH.

        Reply to this comment
      • Arben April 30, 13:58

        SALIU DHE LULI KANE VJEDHUR VETEM NGA PUNIMET E PAREALIZUARA NE KETE VEPER, SI PSH RRETHIMI NE GJITHE GJATESINE E SAJ, SINJALISTIKA QE ESHTE PER IBRET.

        PJESA E KOSOVES E KA LIMITIN E SHPEJTESISE 130 KMH, VETEM SEPSE ESHTE E RRETHUAR TOTALISHT,

        PJESA SHQIPERISE E KA 90 KMH.

        SI KA MUNDESI KJO, KUR ESHTE E NJEJTA RRUGE, ME TE NJEJTAT PERMASA????!!!!!!

        KETU ESHTE VJEDHJA E SALIUT DHE LULIT, QE NUK ESHTE E VOGEL.

        Reply to this comment
      • arbeni nga tepelena April 30, 16:02

        vertet askush nuk e mohon dot gjakun e uck.por me dyfek me” gjalm”sigurisht asnje pjestar i kombit shqiptar nuk beson se mun te fitojme mbi nje superfuqi si eshte serbia”ne ballkan e pak me gjer” apo mund te fitojme ndaj grekut me vend te 5 ne bote per blerje armatimesh.disa harrojne por para 3 ditesh u perkujtua masakra e grekeve ne hormove tepelene,ne qafen e llogarase ata ishin per 8 vjet pas pavarsise.me pak fjale po nuk patem ushtri 5 me hic.

        Reply to this comment
    • rezart April 30, 18:01

      Shqiperia nuk i8 ka patur ASNJE BORXH KOSOVES E AQ ME PAK SHBA-ve,qe t’i falte 1 MILIARD DOLLARET E RRUGES MAFIOZE DURRES-KUKES!!!
      Po keshtu SHBA-te heshten kur Sali Berisha mashtronte me fisheket kineze qe dergoheshin ne Afganistan ku vriteshin djemte amerikane per BABEZINE E SHTETAREVE TE TYRE MAFIOZE!!!
      Pse heshti SHBA kur shpertheu GERDECI???
      Pse heshti SHBA kur mori vesh se Sali Berisha i kishte MASHTRUAR???
      Jo vetem heshten,por e futen Shqiperine ne NATO!!!!
      HAAAAAAAA!!!
      GALLATE E CFARE GALLATE!!!
      Sa per armet e Shqiperise,qe ju shiten kosovareve,kjo eshte nje tjeter KRIM,qe i eshte bere kosovareve nga Berisha!!!
      Sali Berisha i fali Afganistanit qindra e mijra kallashe e jo kosovareve!!!
      Po ashtu i shiti serbeve NAFTE per tanket e tyre per te gjakosur Kosoven e Bosnjen!!!
      SHBA-te nuk i kane bere asnje AKUZE Sali Berishes per 24 vjet rresht,megjithese ai ARMIK I POSHTER I SHQIPTAREVE ka bere aq shume KRIME sa nuk ka nje te dyte ne bote pas LUFTES SE DYTE BOTERORE!!!

      Reply to this comment
    • Tarrasi September 3, 18:33

      ZOTERINJ MJAFTON NJE DENONCIM DHE DORZIM DOKUMENTASH PER KORRUPSION NE USA DHE BETCHETI DO TE INVESTIGOHET NGA FBI.

      USA NUK ESHTE SHQIPERIA KUSH KA MUNDESI TA PROVOJE DHE DO SHIKONI DREJTESI ME SE FUNDI PER HERE TE PARE.

      Reply to this comment
  2. Fred.Dibrani.Hamburg April 30, 13:20

    Intervist MADHESHTORE me nje burre TRIM dhe Intelektual atdhedashes.
    Duhet ta lexoni dhe ta shperndani.
    Komplimente te sinqerta.

    Reply to this comment
    • LORA April 30, 15:11

      Ne fakt keto Ben Mecja i ka thene qe ne vitin 2008.
      Bile, edhe paralajmerimin per zhdukjen ne tregun shqiptar te miliarda lekeve ,humbje qe do te trondiste stabilitetin makroekonomik te vendit dhe sigurine kombetare, e ka thene.Prandaj ka te plotesisht te drejte te jete sot me koken lart para vendit te tij.
      Ja te tille jane inxhinieret e vertete,prandaj kurvo-politika e 23 vjeteve i prishi institutet e projektimeve sepse nuk e shkonte dot ne hell Shqiperine,me ata burra e gra profesioniste, neper kembe. Pershendetje per kolegun Mece.

      Reply to this comment
    • Pap Delia April 30, 15:18

      Bravo Beni. Te lumte !
      Kjo ceshtje duhet te rihapet urgjantisht dhe e gjith kasta e PD-se qysh nga Berisha, Bodja, Basha, Toma, Teliti, etj duhet te arrestohen.
      Ti kerkohet ShBA te merren ne pergjegjesi penale e te extradohen Tom Rrixh & Co.
      Te kuptohemi njehere e mire Amerika asnjehere nuk kerkoi demshpreblim per ate qe beri me Kosoven dhe per pranimin e Shqiperise ne NATO. 600milione US $, i vodhen 4 B (Berisha-Basha-Bode-Bechtel) hajdutet e Bechtel-Enka-s dhe i ndane me firmen konsulente Hollandeze alias me LUL BASHEN.
      Une njoh edhe prokuror Karanxhen, djale shume i mire dhe profesionist i zoti.
      Miku im Xhevat Hana, “rahmet paste”, me fliste shume mire per Karanxhen.
      Ina Rama dhe i gjithe ekipi i prokuroreve qe e zvarriten dorezimin e dosjes duhet te pergjigjen penalisht.

      Reply to this comment
  3. mustafa April 30, 13:50

    nuk eshte e vertete qe Serbia ja fali Rusise industrine e naftes. Ata e shiten Pancevon per 400 mln dollare te Lukoil me kushtin qe Kosova te mbetej pjese e Serbise. Kur Kosova u be e pavarur shuma u shumezua me 4, pra 1.6 mld dollare. Ata kishin vetem industri perpunuese kurse ne ja falem Taçit, Bankers e ku di une. Sot Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja kane çmime shume me te lira se ne te hidrokarbureve dhe gazit megjithese nuk kane asnje vendburim natyror nafte dhe gazi. Sa per rrugen dhe komentin tend se shpifin serbet,ja ke fut kot. Ajo rruge u be per Serbine pa harxhuar asnje lek kjo e fundit. Edhe rrugen e re qe nisen serbet prej Malit te Zi e lane pas zgjedhjeve te 2005.

    Reply to this comment
    • Arben April 30, 14:19

      CMIMET E ULETA KANE TE BEJNE ME AKCIZEN DHE TAKSAT E TJERA.

      NGA NAFTA JONE QE BLEJME 180 LEK/LITER, RRETH 100 LEK JANE TAKSA TE SHTETIT, PJESA TJETER ESHTE NGA BURSA.

      TACI NUK QUHET QE JA KA FALUR SHTETI, SEPSE E KA BLERE ME NJE CMIM 120 MILION DOLLAR, KUR NE FAKT VLENTE VETEM 20 MILION, PASI JANE VJETERSIRA.

      FUSHAT E NAFTES JANE VJEDHUR KETO 20 VITE NGA HAJDUTET QE U JEPNIN EDHE QEVERRIVE SHQIPETARE NDONJE KOCKE PER TE LEPIRE.

      RRUGA FAKTIKISHT SERBISE PO I SHERBEN, SEPSE AJO PO FUT MALLRAT PER MOMENTIN PASI KA INDUSTRI TE NGRITUR, POR NE AFATGJATE NUK DO MENDJE QE I BASHKON SHQIPETARET ME NJERI TJETRIN.

      PO TE ISHIM AKOMA NE GJENDJEN E MEPARSHME, QE DUHEJ 10 ORE PER TE ARDHUR NGA PRISHTINA NE TIRANE, A DO ISHIM AFRUAR KAQ SHUME KOSOVE E SHQIPERI????!!!!!!!

      Reply to this comment
    • Arben April 30, 17:41

      Pra Serbia i jepte premio Rusise 1.2 miliard usd vetem qe te luftonte qe Kosova te mos shpallte pavaresine, pra behet fjale per periudhen pasi kishte mbaruar lufta, thjesht per aktin formal te shpalljes se Pavaresise. Po ne qe e morem Kosoven, a duhet ta paguanim Behtelin me cmim tregu apo me cmim preferincial????!!!!!.
      E perseris, nga qeverritaret shqipetare eshte vjedhur vetem pjesa e pambyllur e punimeve si rrethimi etj, qe edhe kjo eshte shume.

      Reply to this comment
    • Arben April 30, 17:42

      Pra Serbia i jepte premio Rusise 1.2 miliard usd vetem qe te luftonte qe Kosova te mos shpallte pavaresine, pra behet fjale per periudhen pasi kishte mbaruar lufta, thjesht per aktin formal te shpalljes se Pavaresise. Po ne qe e morem Kosoven, a duhet ta paguanim Behtelin me cmim tregu apo me cmim preferincial????!!!!!.
      E perseris, nga qeverritaret shqipetare eshte vjedhur vetem pjesa e pambyllur e punimeve si rrethimi etj, qe edhe kjo eshte shume

      Reply to this comment
  4. shqipatri April 30, 14:43

    ameriak na beri gropene dhe ajo do te na e beje prape sa nuk ndalohene vjedhjete e grabitjete e pasurive kombetare dhe nuk zbatohete ligji

    Reply to this comment
    • A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku April 30, 14:56

      Shqipnija ka dy Presidenta.
      Njoni rri sa per sy e faqe,…Nishani i Odetes osht Ullok dhe ka dale ne KEMP,por merr rrogen si Marjonete
      Tjetni Arvizu i plotfuqishem ku shkojne dhe rrefehen tan pulitikanet tane.Ai Ambasadori-President qe ja shtyn mandatin,.. perpiqet te mbaj ekujlibrin mes Saliut qe ja mbuloi pislliqet firmave amerikone ne partneritet me te birin ne Gerdec dhe me benjaminin e tij Lulushin ne rrugen e kombit,dhe midis Edi Rames qe ta rruaj status quo-n per mos largimin e firmave te Fazlliqave ne ineters te Ha-merr-ikonev.
      Oj Shqipni mos ki frik
      se ke djemt ne Ha-Merr-ik
      ene grat flen pa brek,
      se Zholefinen ska kush jua prek…

      Reply to this comment
  5. I.Troplini April 30, 14:55

    Vende me nje strukture shteterore si ky yni, ku institucionet demokratike qe duhet te ishin shtyllat mbajtese te sistemit dhe organ kontrolli e sigurie per taksapaguesin, qe abuzime te permasave te tilla nuk ndodhin,,,,jane te predistinuara per cmendurira te tilla. Po ti shtosh kesaj situate, edhe babezine dhe provincialitetin e “lidereve” si Sali Berisha,,,,,atehere ke nje pamje te plote te kesaj Republike bananesh, qe per 23 vjet perdhunohet nga mashtruesit dhe kriminelet ordinere.
    Ngaterrimi i qellimte i struktures se nje kompanie me politiken zyrtare te shtetit ku eshte e regjistruar kjo kompani (ne rastin tone Bechtel-SHBA),,, eshte tipari dallues i mashtrimeve primitive qe iu serviren qytetareve te nje vendi, qe nuk kane patur mundesine kurre te perjetojne qe,,,,,e drejta funksionon ne SHBA dhe gjetke ne perendim. Kjo e drejte, eshte garancia qe keto shtete nuk perfundojne ne pellgje gjaku, ashtu sic kemi perfunduar ne historine 23 vjecare te kesaj “demokracie” qe mban ere kufomash.
    BECHTEL nuk eshte SHBA. Nese kjo kompani eshte bere pjese ne mashtrime gjigande, ne bashkepunim me nje pjese te personelit te ambasades amerikane ne Tirane apo Prishtine,,,atehere askush mos te krijoje iluzione, se “shteti amerikan” do vinte doren mbrojtese mbi disa hajdute, qe me bemat e tyre, prishin imazhin e SHBA dhe rrezikojne sigurine e nje vendi kaq aleat si Shqiperia. SHBA nuk jane Shqiperia e Sali Berishes,,,,ku ligji eshte bere vetem per ta patur ne leter,,,ku mashtrimi dhe vrasja pas shpine eshte doktrine shteterore.
    Mjaftojne njerez si Arben Mecaj dhe te gjithe ata qe kryen detyren institucionale te denoncimit te krimit, per te pare se sa bythezbuluar dhe fytyrecjerre, dalin figura qesharake si keto e trimave te Saliut. Nese drejtesia shqiptare, do te kishte ne radhet e saj, 10-15 shqiptare si A.Mecaj,,,ne nuk do merreshim sot me pordhet e vjetra te nje vrasesi dhe mashtruesi ordiner si Sali Berisha,,,por do perjetonim LINDJEN e shtetit juridik shqiptar.
    Ata qe erdhen per te na RILINDUR,,,,do benin mire ta fillonin me LINDJEN. Vdekja Klinike e pacientit Shqiperi,,,,,pasqyrohet me se miri ne figurat e korrupsionit, qe akoma mbajne peng te tashmen dhe te ardhmen tone.!!!

    Reply to this comment
  6. mustafa April 30, 15:13

    Do te thuash qe ne Shqiperi paguhen taksa dhe ne rajon nuk paguhen? Kur thashe qe ja falen Tacit e kisha megjithemend. Vetem gjendje malli kur u privatizua ishin 55 mln euro plus 40 mln euro qe ARMO i kishte ALBPETROL e qe sipas kontrates duhej ti paguante fituesi i tenderit. Duhej te investonte 200 mln euro 2 vitet e para ne ARMO. Me firmen e Haxhinastos e Bozdos mungojne 170 mln euro te sig te kontrates per blerjen e ALBPETROL, mln euro te sig te punonjesve,tatime,paga te papaguara punonjesish. Kjo vetem nga Taci oil dhe nga patriotet qe udheheqin kete vend. P. S. Nese vertete do donim ta benim kete vend duhej te kishim linja hekurudhore.

    Reply to this comment
    • Arben May 1, 05:14

      FLI GJUME ME SY HAPUR.ARMO U NXORR NE SHITJE NE 2000 PER 25 MLN DOLLAR DHE NUK I HODHI NJERI QURRET
      CMIMI I LARTE ISHTE MANOVER PER KREDINE E AZERBAJXHANIT
      E NJEJTA SKEME U TENTUA ME ALBPETROL PO DOLI HUQ
      MUHABETET E TJERA JANE PORDHE ME RIGON

      Reply to this comment
  7. LORA April 30, 15:15

    Ne fakt keto Ben Mecja i ka thene qe ne vitin 2008.
    Bile, edhe paralajmerimin per zhdukjen ne tregun shqiptar te miliarda lekeve ,humbje qe do te trondiste stabilitetin makroekonomik te vendit dhe sigurine kombetare, e ka thene.Prandaj ka plotesisht te drejte te jete sot me koken lart para vendit te tij.
    Ja te tille jane inxhinieret e vertete,prandaj kurvo-politika e 23 vjeteve i prishi institutet e projektimeve sepse nuk e shkonte dot ne hell Shqiperine,me ata burra e gra profesioniste, neper kembe.
    Mendoj se per briret e Bechtel-it eshte treguar i kursyer,ne momentet e tanishme;por jam e sigurt qe do t’a thote nje dite fjalen e tij,si analize dhe argument te kompletuar.
    Pershendetje per kolegun Mece.

    Reply to this comment
  8. MARKO April 30, 15:27

    Zoti Meçe stoik si gjithmone.Basha nje pule e lagur. I dhjere deri ne gryke.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi April 30, 17:27

      VR !!! Bravo Arben Kuçi ( Poradeci). Njé intervisté me logjikë dhe forcë lasgushiane. Me të vërtete u dashka thenë se “Kuçi nuk është i vlorës por Vlora është e Kuçit”. Nderime Ben Meçja! Nderime Habjon Hasani!

      Reply to this comment
  9. arben April 30, 18:52

    do te vije koha keto qe po behen ne shqiperi tash 23 vjet nen flamurin amerikan si partneri yne strategjik , do te thuhen se cfar gjeme po na behet ne ombrellen amerikane por sot nuk flasin per te verteten se eshte perandori amerikak , se pushtetin e kan ata qe vet amerika i ka vu me vota te vjelura , jeri diku ketu nga komentusit thot se amerika nuk ka ndikim ne keto qe po ndollin ne shqiperi , cfar ben nje firme amerikane nuk ditka gje qeveria amerikane , qeveria amerikane i di te gjitha por nuk ndihet per deri sa ne shqiperi nuk ka qytetare te pergjegjshem si ne te gjith vendet e qyttruara qe te kene guximin dhe kurajon qe te thone te verteten dhe mos te fshihen pas disa beneficeve te vogla , qe para ketyre skandaleve dhe tragjedive qe po i ndollin kombit shqiptare dhe pasurive te vendit te fshihen dhe te heshtin se mbasi te kryhen eshte teper vone e njejta po ndolle dhe me kosove qe me vota te vjellura ka vendosur dias kriminel te uck dhe po e shesin kosoven ne koh paqje si teritoret dhe pasurit e vendit , nese nje ambasador kur eshte ne detyre ben dallaver nen flamurin dhe i derguari i presidentit te amerikes , qe pasi len detyren eshte aksjoner ne tenderat e bektelit te rrugeve te famshme te shqiptarev me investime cop cop qe po ti krahasosh me vendet perendimore te del vetja qefit se cfar kan mbaruar m shumen qe kan marre , pra shkur amerika e ka shkatrruar dhe deformuar demokracit ne te dy vendet ku flitet shqi por sundojne shqipfolsit nen bekimin e tyre .

    Reply to this comment
    • Arben May 1, 06:38

      KUR TE VIJE AJO KOHE KA RREZIK NA KA MBIRE BARI DHE SHQIPERIA DO KETE HALLE TE TJERA
      PERSE I DO SERBIA KOSOVEN SANXHAKUN E VOJVODINEN QE NUK JANE SERBE FARE?????!!!!!
      TE DUKET CUDI QE KOMPANITE E MEDHA KANE FABRIKAT NE SERBI DHE PREJ ATY MBULOJNE EDHE TREGJET E SHQIPERISE MAQEDONISE E MAL I ZI???!!!

      E PRA KETE DUHET TE ARRIJME
      NJE TREG I VETEM KOSOVE SHQIPERI MAQEDONI
      KJO ESHTE E VETMJA SHPRESE PER ZHVILLIM

      Reply to this comment
  10. ali April 30, 19:51

    Nga kjo interviste kam mbetur i mpire ! Me dridhet misht kur marr vesht se cfare eshte
    bere me kete ”Rruge te Kombit” ?! Vjedhje qe mendja ime nuk e ksp dot ! ”Te hapen
    dyert e Kadmejve …….”’ ! O tempora, o mores ! Quo Vadis ?????

    Reply to this comment
  11. Lulip April 30, 21:30

    Nuk ishte koha per ekonomine shqiptare te behesh atehere kjo rruge qe groposi ekonomine e dobet shqiptare por keshtu ndodh kur ne krye te vendit vihen njerez megallomane dhe injorante nga ekonomia.Arben Mece u vu ne krye para tete vjeteve duke argumentuar veprimet anti ligjore ne argumentimin teknike dhe vjedhjet marramendese qe po beheshin ne kete rruge.Arben Mece anetare i Pd-se ju kundervu drejtueseve te pd-se duke mos pyetur per interesat e tij ,i sakrifikoi ato dhe mbrojti interesat e shqiperise,mbrojti te verteten si dhe tani me kete interviste dinjitoze e jo si disa kulufer te Pd-se si Bode e te tjere qe nuk u ndjene asnjehere.Keta qe nuk u ndjen e kane antiligjorin dhe hajdutin Basha ne krye.Prandaj tani per tani do te themi se Basha-Berisha -PD jane nje. Me kete interviste Arben Mece argumenton anen teknike te ndertimit te rruges pa projekt,cmimet e larta sipas raportimeve fiktive te firmes,demin ekonomik te jashtezakonshem qe ju shkaktua shqiperise,shkeljen me kembe te ligjeve te ketij vendi.Arbeni e beri Punen,drejtesia te mos flej por te veproje,materialet jane gati,Basha,Berisha dhe Bode kane radhen te pergjigjen.

    Reply to this comment
  12. Dardhari May 1, 00:46

    Te tille bura I duhen vendit, dhe ata nuk mungojne do vije dita qe ai çiban I keq Sali& Luli dhe kompani do japin llogari.

    Reply to this comment
  13. Ana May 1, 11:31

    Kjo interviste ja vlen te botohet dhe ne te perditshme te tjera.

    Reply to this comment
  14. P.A.B May 1, 15:53

    Kush eshte Bechtel?
    __________________

    Bechtel (BEHK tl) merret me inxhinieri, ndertim, konstruksione e manaxhime projketesh; ne energjitike, transport, komunikacion, minera, karburante e gaz. I gjen ne Alaske e Australi, Kili dhe Britani. ENR (Rekordet Inxhinierike) – per 6 vjet e quajne kompanine No1 te konstruksionit ne bote. Eshte “kompani private” me qender ne San Francisco, zyra ne shume vende te botes, me mbi 53,000 puntore. Ne 2012, kane pasur revenues [para totale te arketuara] prej US$37.9 miliard dhe kontrata te reja me vlera at US$23.9 miliard. Askush s’di sa Fitim kane, nese do beje nje supozim [4-7%] US$ 1.7-25 Miliarde fitime{~} Kane ndertuar Hoover Dam-in a famshem ne SHBA (1936) punuar ne Kanalin qe lidh Britani-France, aeroporte, terminale aeroporti, fabrika petro-kimike, centrael berthamore. Per krahasim, te kuptojme madhesine e saj; kompania me e madhe e konstruksionit ne Britani , “Balfour Beatty” ka 12,000 puntore. Betchel-it per vitiet e fundit i jane rritur kontratat me 15.2% nese nje shtet do kishte te tilla nivele rritje/ me dy shifra, duhej te “ishte Kantjer” pune dite-e-naten. Ne fakt, Betchel eshte Kantier…

    ***

    ENKA – hapur ne vitet 50-70-te, zgjerohet e pastaj merr veten ne vindet Lindore deri ne 1990-ten, duke u bere kompania 1-re Turke me reputacion jashte vendit. Takohet me Bechtel, duke punuar ne Rusi/Kazakistan, e para i propozon joint-venture. Kane vite qe punojne e shkembejne ekspertize. E 2-ta eshte me teper firme ndertimi, me ndertim spitalesh, qendra dyqanesh, hekurudha etj, e para eshte Firme Inxhinierike. Sot gjinden ne Oman, ne forme konsorcium (bashkim i 2 a me shume personave juridike/ kompanive a qeverive) me Bechel dhe Kompanine Inxhinierike Bahwan. Enka dhe Beechtel kane ~ 30 vjet qe bashkepunojne ne nje forme a nje tjeter.

    ***

    Duhet ti njohim per cfare po flasim, Gjigandet e Botes se Biznesit s’vijme me Influenciale e te Fuqishem, se Betchel. Eshte Kompania e 4-tet me e madhe private ne SHBA .Ato qe dyshojne/ mendojne per lidhje Biznes-Politike dhe influence Politike-Biznes, kane te drejte; e argumetojme me poshte. Duke qene i vetdijshem qe ato “para si shohim me” po postoj ne respekt te z. Mece, dhe ne nje shanc minimal se dikush i printon fjalet tona…te cilet jane Prove Historike per Gjykaten Shqiptare kur te veje fajtoret nen akuze. Keto jane te gjitha fakte Publike, pa asnje tendence apo dashakeqesi ndaj Betchel-it a ndonje subjekti/ reputacioni individual ne FJALE. Ne nivele te tilla, kur ka demtime Kolosale [te supozuara] precedenti historik, forma ne operim, rregullsite/ parregullsite, mungesat dhe neglizhencat; Gjykata eshte e detyruar te edukoje vetveten, te beje kerkime, te degjoje palet e te percaktoje “qellimin-ecurite e konluzionet” duke dhene Demtimin (denimet) ne Vendim. Ne nivele te tilla nuk po gjykojme Bashen dhe “Baba Bechtel-in” por “Shteti –kunder- Abuzimit” Jemi ne nje praktike te re, pa Precedent ne vendin tone. Zoti Mece ka te drejte kur thote: “eshte demtuar Ekonomia a Vendit.”
    —-
    15:02 // 01/05/2014

    [vazhdon…]

    Reply to this comment
  15. P.A.B May 1, 16:24

    II.

    Theksuam, Betchel eshte Kompani Private, pra “prone e nje Familje” ku kjo familje s’ka pse te mbaje 100% te aksionve per pronesi por 40%+ i mjaftojne duke pasur voten decisive. Nese do ishte Publike, e kuotuar ne Bursa, (stock exchange) mund te gjindej gjithshka e saj, keshtu s’jane te detyruar ta publikojne fitimin. Ka nje kulture ekstreme sekreti. Fillimet t tyre jane qe ne fund te shek 19-te. I ke te lidhur me J.P.Morgan, ne Citibank-un, me Luften e Ftohte, me Rooseveltin e Ajzehaurin. Ne L2B prodhuan anije qe thyheshin ne dysh kur kalonin detin; dhe me industrine e Luftes bene nje dore te mire parashe. Reserva Federale filloi te printoje para “ pa numer”[shikoni tek shkrimi Banka/Fullani apo Dr V. Zeneli kam bere nje post si filloi kjo Histori Monetare/ aty jane rrenjet e te gjitha krizave Financiare Boterore te kohes Moderne] dhe ju dha nje provision “10% te garantuar te fitimit mbi vlere” Betchel sa me shume shpenzonte, me sh. fitonte. Cmenduri ne rritje, jo kualitet.

    ***

    Me pas i gjen Gjermani e Japoni. Ne 1982, zv-presidenti i Betchel u fut ne Grupin e Reganit, ishin 5 te tille ne ate qeveri. Sikur te kishte 5 Ekzekutive te larte, nga Fordi a General Motors do behej skandal, per kete firme askush nuk flet. Ne shume projekte madhore Bethcel rri pas kuintave … (thame qe manaxhojne projekte/ ne raste s’duhet fare te kene puntore) ato bazohen ne (1)lidhje te nendheshme, (2) projekte grandiose qe i flasin nacionalizmit (3) lidere te pa-pergjeshem (4) shtete pa vullnet e pa pergatitje.

    ***

    Fushata Presidenciale e Reganit (R. Reagan) ne 1980 u organizua nga George Shultz, President i Bechelit, e Caspar Weinberger zv. President i Bechtel-it dhe “jurist/ keshilltar i pergjithshem i tij” I pari behet Sekretar Shteti, i dyti Sekretar i Mbrojtjes. Shultz s’eshte “kushtdo” por nje burre shteti qe ka punuar per 4 administrata (!) jane vec dy persona qe e kane arritur kete ne politiken Amerikane, qe nga Sekretar i Punesimit per Niksonin. Politikan, Akademik, Jurist, Manaxhues, Jurist e Diplomat; ngelet nga njerezit me te rendesishem te asaj kohe. Perfshire ne ngjarje me rendesi globale qe nga Kina, B.Sovjetik, Lindja e Mesme, Amerika Latine; me pas terhiqet ne 1989 por vazhdon si strateg i Partise Republikane. Ne 2000 e gjejme keshilltar strategjik per G. W. Bush se bashku me Kondi Rice, Dick Cheney dhe Paul Wolfowits. (Pra James Bakes, Bushi i vjeter, Repblikanet Grandiose te Amerikes, jane te gjithe ne nje linje/lidhje) Weinberger-i merr nga Betchel – Godwin, qe ben zv.minister te Mbrojtjes pergjegjes per “tenderat e shpenzimet” . Shtypi e kongresi bene ca pyetje e refuzime por Republikanet arriten te bejne ate qe donin.

    ***

    Shultzi ne 1982 prenton ti heqe aksionet qe ka tek Becheli, duke i futur ne trust. Becheli – thame – eshte Kompani Private, ku familja ka peshen kryesore, pjesen e mbetur e ka “bordi ekzekutiv” i detyruar te Firmmose nje marreveshje “kur lene punen, a te vdesin, mundesine e pare per ti ri-blere keto aksione e ka Kompania”; qe ne cdo rast ka ushtruar kete mundesi. Ka vazhdimesi 100 vjecare, prandaj punojne me strategji. Kur publikojne raportet vjetore –tani vone, me pare se kane bere – behet ne forme “lajmi per gati 30.00 punonjes” pasi Kapitali kontrollohet nga Familja e Drejtuesit. Ngelet nje nder kompanite me te pakta ne bote, qe eshte shume sensitive ndaj Sekretit/ Fitimeve.

    16:24 // 01/05/2014

    [vazhdon…]

    Reply to this comment
  16. P.A.B May 1, 16:48

    III.

    Becheli ka probleme kudo, ne disa vende te tjera (Lindje/ ish-b-sovjetik) ka perfshirje me rregjime te dyshimta e persona qe kane rene ne burg ose jane nen akuza-penale/ mediatike. Problemet nga ShBA, Kosove e Bolivi; probleme me Metrone e San Franciskos e te Washington-it. Ne kompleksin gjigant industrial te Jubail (A. Saudite) hyri ne pune per $3 Miliarde parashikim, kaloi ne 35 Miliarde, e duheshin dhe 100 miliarde te tjera. Ne Boston filluan projektin me rruge/ tunele me $2.7 miliard e perfunduan me $15 miliard. Vetem nje gjobe (kompesatore) shkoi $450.000.000 per te anashkaluar persekutim kriminal {vdiq nje motorist} e mjaft (!) gjoba te tjera ne shume raste per “kualitet te ulet punimesh”. Keshtu stabilizohet Forma [pattern – Angl.] kudo ka parashikime qe s’dalin, kudo fillon kontrata e mbaron ne [x * n] te vleres fillestare. Kjo s’ka filluar ne Shqiperi, per Bechel-in.

    ——–
    [NB -> Si kur behet fjale per Bechel a per persona te lidhur me te, te gjitha persa me siper jane ne Rekord Publik; dhene ne shtypin e kohes, libra, periodike te Biznesit e Rekordet Gjyqsore te shteteve Perkates; te publikuara ne Internet. ]
    ——

    ***

    Duhet te jemi realiste ne dicka, “Shq – k – Bechelit” s’kemi shance reale te fitojme asgje ne ri-kthim parashe, a kompensime. Nese do ishim shtet me peshe mund te ushtronim presion duke marre dicka nga pas, sic jemi…s’bejme dot asgje. (1) Becheli ka mundesite per Juristet me te mire kontraktuale ne Bote, te jashtem/ pa llogaritur te vetet. (2) Arbitrazhe e gjyqe te tilla, jane te gjata ne kohe e sh. te kushtueshme. (3) nese humb, ne te drejte a teknikalitet; nje kompani e tille nuk te le te qete; kompensimet jane sh. punitive e te pa-perballueshme per nje shtet te varfer si Shqiperia. Ky eshte nga faktoret Primare pse me gjigante te tille shtetet “s’para i kruajne brinjet” ato e dine fare mire kete, te paret. (4) ne kontrata, Biznese te tilla fusin klauzola te sakta, te qarta, me afate, “penallti” te pa-meshirshme qe dhe ne “kontrate te mbyllur” te penalizojne ne ekstrem, si qeveri.
    Nje shembull eshte ky. Ndertuesi i shtepise i themi: mbaro shtepine me 15 Shtator, cdo jave me pas ka zbritje ne perqindje, 1 muaj me pas do fillosh te paguash demtime, etj etj. E cdo etape aktivon dicka tjeter ne favorin tuaj, e kunder tij –> stimulon ate te punoje. Pa marre paraysh qe kerkon me pas kompensime e demshperblim ne kualitet. Ne ane te kundert – Biznesi i ve Qeverise, dicka te ngjashme …per cdo vonese ne Keste, rritet perqindja me x-vlere, cdo kuader ligjmerie [qe ke premtuar] e se ke mbushur do paguash kete shume. Kur punent shkojne keq, keto klauzola shpesh kalojne dhe shifren origjinale.

    ***

    C’ndodh ne raste si i yni, per te cilen eshte ankuar z Mece? [e me te drejte] Becheli s’ka ardhur “pa plan” Ato jane aq te zgjuar te “bejne nje plan” por quhet “Kontrate e Hapur” kjo eshte praktike e njohur ne boten e Biznesit. Duket banale por ne Shqip le ta perkthejme si ” tu pa e tu bo” Ketu kush eshte me i zgjuari, “ja fut tjetrit” Dhe Biznesi gjithmone eshte me elastik dhe i sakte se nje Shtet. “Sala e Luli” punojne me “paret e Babes” Becheli…me Parate e Veta. Kjo eshte per rastin me te mire! Thuaj … del toke me uje, gurore, tuneli del ndryshe etj; [nga inxhineria s’kuptoj shume, por si shembull] kjo suprimon Piken e Qeverise qe thote “mbaro punimet ne 1.5 vjet” A “premtimin e arsyeshem Bechel-it” Duke “parashikuar” veshtiresi, qofte nje vit me vone, thote” dolem me vonese, na duhen me shume Para, sepse s’doli si menduam” Qeveria – shume e bejne – ka arsye te futet ne nje Kontrate te Hapur. Por, e bere pa mend…ke hyre “nen shantazh” (1) rruga do mbaruar (2) biznesi do paguar.

    ***

    Bechelit, e sh. kompanive tenderuese, s’ju intereson te bejne (a) studime fizibiliteti – qe eshte Analiza Potenciale e nje projekti me hetime te thella strukturore. (b) kerkon kohe e para. Thuaj 6 biznese ne nje tender, s’del ta bejne kete e te humbin para. Si balancohet kjo? (1) Projektin e thellesishem e ben Qeveria Shqiptare. Vete, a me nje pale te trete, e cila mund te jete Becheli-qe ndalohet te filloje punen pa studiuar “projektin/ shpenzimet/ sturkturat e tokes” ose nje Firme e 3-te “studimore, keshillimore por jo ndertuese” (2) Qeveria ka perfaqesuesit e saj te cilet ndjekin/ kontrollojne Bechelin ne cdo etape.

    16:44 // 01/05/2014

    [vazhdon…]

    Reply to this comment
  17. P.A.B May 1, 17:17

    IV.

    Qeveria jep tender/ biznes e para; por mban kontrollin. Bechelit i eshte lene “dore e lire”. Qeveria “nen Kontrate te Hapur” ka qene e detyruar te veproje. As BB as FMN-ja s’te ndihmon dot. Te “penalizosh “ nje firme te ketyre permasave duhet “Vullnet Ekzekutiv” ne instancat me te larta te Planetit. Shembulli: Presidenti Obama me BP [Britanike] duke i penalizuar mbi nje here per ndotjen e ambjentit, gati i they kurrizin. Praktikisht, Becheli eshte e paprekshme. Nje shtet qe ben te paren rruge “normale” me 100Km ne 100 vjet, s’di te hartoje Kontrata ne interest e tij; kunder nje firme qe ne 100 vjet vec kete pune po ben, kudo ne Bote.

    ***

    Nganjehere, s’duhet krim i organizuar dhe/apo neglizhence kriminale; Naiviteti e Injoranca mjaftojne. Bechel di se gjithmone do fitoje, shteti garanton me emrin (asetet) e tij; pa asnje rruge por te paguaje. Ne cdo situate fitojne, Ne humbim. A mund te eleminohet kjo? Po! Merr nje firme me te vogel qe ka nje fare pervoje. Ose beje rrugen “ne segmente” bazuar ne “ligjin e gjerave/levizjeve te vogla” ku mundesite per gabime dhe demtimet e pesuara jane me te perballueshme.

    ***

    Ne cdo projekt, me para se ai strukturor-inxhinerik, duhet kalkuluar raporti “kosto – perfitim” ne advance. Na duhet Rruga? Pse? Sa perfitojme, ne afat shkurter/mesem/larte? “Rruga e Kombit” tingellon mire ne leter – e projektet e medha duhen – por cilat jane perfitimet? Trafiku Shq.-Kosove eshte i vogel; ne eksportojne ne Kosove 3% ato na japin ne 12%. Kosoves nuk i duhemi as si rruge tranziti, vetem 5% e mallrave per ne Kosove kalojne nga Ne. Deshem ti nxjerrim ne Durres por porti yne eshte i vogel e primitiv, Biznesi Kosovar sheh interesin e tij dhe perdor Portin e Thesalonikit!

    ***

    Ne fillim vjen Paraja – ne ekonomi – pastaj “Kombi.” Sigurisht do kete me shume te te ardhmen, por sa e perballojme ne kete? Nje projekt i permasave te tilla (kujtojme se FMN/BB and EU do na japin 1 Milard Euro borxh per 3 vjet, dhe sot s’ka para te paguhen borxhet/ rrogat/sherbimet!) s’bazohet ne Akte Patriotesh. Kosova me Autotsraden e vet (prape me Bechelin) rrezikoi nje krize financiare; ne te pakten e kemi nje fare fleksibiliteti ato jane “protektorat nderkombetar” e deshtimet neser dalin me akute (polici/ arsim/ shendetesi/cmime/biznes) sic do shihet vuajtja e biznesit kosovar ne nje ekonomi te pastimuluar. Kosova ka 45% papunesi. ~15% ne varferi ekstreme, si do ja dale? Firma Austriake e II-ta ne tender (qe humbi) ju ofroi “kontratte te mbyllur” me cmim fiks, Kosova tha –Jo, e hyri ne “kontrate me variacione” Keshtu Becheli gjithmone fiton.

    ***

    Kur e le biznesin pa kontrolle, i jep Tender por “’s’di cmimin” fuqia ne bisedimet e mepasshme te ka rene. Pak njerez marrin nje bojaxhi me “beje si te duash/ kur te duash’ e ne fund, me thuaj sa te bendhe pa e Kontrolluar fare. E Para eshte praktike/ naivitet/ injorance, e dyta eshte “budallek, qellim, krim-demtim” Paskesaj, kur jep tenderin, Biznesi vjen me Kontraten “qe detyrohesh ta firmosesh” brenda saj jane “penaltite”. P.sh. Kosova mori nje firme juristesh Britanike “Eversheds” qe thane pasi studiuan kontraten: (1) si permbahet rregullave originale te tenderit (2) eshte e nje-anshme (3) shume e rrezikshme (4) dhe asgje me teper se “kuotim i nje cmimi fillestar pa detyrime “ Kosova e Injoroi kete Keshille te “njerezve qe i dine keto pune” per te cilen paguajti … £1.700.000.

    ***
    .
    Ne cdo etape Becheli ben rishikime, kostot cohen, penaltite shtohen e projekti vonohet; dhe kualiteti bie. Kane punuar kudo ne kete forme, ne Kroaci me autostrada, ne Rumani pati problem….Shtetit ju deshen vite per ri-negociata, mbylli punet i hapi prape. Ju hoq Bechel-itnje pjese rruge, pastaj Rumania do marre nje firme tjeter me tender…me nje fjale me Firma te tilla, JE I HUMBUR. Aq me keq per Ne, kur kemi nje Sistem te thyer te drejtesise. Nuk mendoj se Prokuroria Shqiptare s’ka pasur Vullnet, ato e kane bere dosjen dhe qe ne mos-kompetence Lende; i kane kerkuar nje insance me te larte ti drejtohet Kuvendit pasi z. Basha ishte deputet. Ka pasur presion Politik, qe drejtesia ka vonuar / refuzuar ne Afate. Kudo ka pjese per procedure Civile [humbje/ gjoba/ sekuestrime] dhe ate Penale; Shperdorime massive, humbje, qofte dhe vjedhje te organizuar ose/dhe korrupsion, nese provohet kjo. Nuk di “limitet statuore” te Ligjit Shqiptare, por jam plotesisht i bindur se ka majft hapesire ne formulim (qofte ndryshe nga akuza Origjinale/ ceshtja e rene ne teknikalitet) qe personat Pergjegjes ti jepen drejtesise.

    17:00 // 01/05/2014

    [vazhdon…]

    Reply to this comment
  18. P.A.B May 1, 17:58

    V.

    z. Mece, me e pakta duhet te kthehet ne detyre, ose ne detyre tjeter te te njejtin nivel. Kam thene disa here: Personat nga PD-ja shajne PD-ne pasi ikin; por ky burre i ndershem qenka perjashtimi nga rregulli. Nje Shoqate Publike ose Agjensi Shteterore Anti-Korrupsion do e meritonte kete zoteri. Nje Shtet, Sistemi i Drejtesise dhe e gjithe Shoqeria e la ne balte; nuk na thuhet sa ka vuajtur, c’ben sot, si mban familjen, presionet ndaj tij (!) sepse “maskarenjte qe te mbysin me Patriotizmin Fals” e cuan humbjen ne Nivele te tilla.

    Ja u lidh kombi, ja erdhen 100 apo 500.000 kosovare ne Vlore, e te gjithe e hengrem Torten, tani shkojme me “Kesulen e Lypjes” tek FMN-ja e cdo institucion qe te na japin Borxhe. Dhe prape Kontrata Shq – FMN- s’eshte publikuar. Ministri i Fc. dhe Kr-Minnistri hedhin llogje ne ajer; pa na treguar Termat e Plota. KETE rradhe s’kemi as “Arben Mece” Do desha shume ta lexoja te kontrate, te provonim publikisht qe $1Miliard i ri-paguar ne 25 vjet, me dy ndryshime inlfacioni [5% +/-] dhe me borxh/ interes te akumuluar borxhi, shkon dhe $3-5-8-12 Miliard, e Shtetit/Popullit i ngelet gjylja-me-zingjire pas kembe per nje gjenerate a me shume (Kur z. Rama e z. Cani te kene vdekur.) Fajin s’na e ka Berisha/ Bechteli apo FMN-ja, E KEMI VETE. Kur foli z. Mece- te gjithe Heshten. Kur flet Specialisti dhe i Ndershmi; ne Shq. cirren Maskarenjte e Patriotet Virtuale. Shpetojne Shperdoruesit dhe Hajdutet – nga zhurma e tifozlliku partiak (!) … pagesen e bejme te gjithe Ne.

    Konkluzione te shpejta:
    __________________
    Duhet pohuar se projektet e medha kane kosto te larta, dhe ato qe behen per here te pare ne raste dalin me pasoja katastrofike; ne Finance, Ambjent, Jete Njerezisht e vazhdojne ne efekt zinxhir me pasojat e tyre [progresive] te demshme. Gjate ndertimit te Hoover Dam, qe permenda me siper, thuhet sa kane humbur jeten ~100 punetore. Dhe pas cdo demtimi nxirren Konkluzione, per mesime e permiresime per tu implementuar me pas.

    * Shqiperise i duhet nje “Gjykate Ekonomike” ne nje krah te Gjyqsorit, e cila te merret me Krimin ne Ekonomi, mos-marreveshtjet ne Biznes dhe ne/me Bankat. Kjo eshte sh. e rendesishme [jo vec si mesazh ne popullate e biznesin vendas/te huaj] sepse jetojme ne nje bote kur Problemet Ekonomike duan/kushtojne shume Para per ti zgjidhur. Eshte pertej Kapacitetit te nje Gjyqatari Shqiptar [dhe te huaj!] te gjykoje ceshtje te ketij niveli, nisur nga nje prizm i pergjithshem. 5-10-15 Gjyqatare nga Shq. mund te specializohen jashte ne “ekonomi-finance” mjaftueshem te kuptojne thelbin e ceshtjes dhe te marreveshjeve kontraktuale.

    * Do ishte mire qe Parlamenti te nderhynte me ligje duke i hequr pak fuqi Qeverise ditore. Duhet nje marreveshje e cimentuar ku specifikohet nje klauzole “e thjeshte” ne cdo rast qe Qeveria e dites, futet ne Kontrata/punime/projekte qe jane ne raport 0.3/0.5. ose 1 : 1 me Buxhetin present te Shtetit, apo 1/20 ose 1/15 e GDP-se duhet miratim i mbi 2/3-tave te Parlamentit. Pse ka rendesi kjo? (mund te duket shtrenguese) Se ne Shuma te tilla, jo vetem destabiliton Ekonomine e Sigurine e Qytetarit, por ri-pagesa do behet nga gjeneratat qe vijne. Stimulon jo vetem debatin e transparencen por -deri diku- ul korrupsionin. Si ne borxh-marrje, si ne projekte masive, Qeveria eshte e perkohshme, cdo demtim i kalon tjetres dhe pasojat finale i paguan Taksa Paguesi Shqiptar.

    * “Keshilltari” te degjohet e neser te jete prove konluzioni i tij; si ne proces penal e civil. Nisem nga ceshtja e Kosoves, qe mori eksperte Britanike, ju thane rreziqet ne gjuhen me te qarte te mundshme, “Mos e Beni”. Dhe u paguan ~£2.000.000 per kete keshille, e nuk u degjua.

    * Denoncuesit (Whistleblowers) te cilet bejne “kundershti e hapje ne / per Interes te Publikut” duhet te kene status te vecante. Nese Shq. e ka dicka te tille, te ri-shikohet dhe forcohet, nese jo…Kuvendi te beje nje Pakete te blinduar per ta. (a) ofenca kriminale penale (b) ekonomike (c) deshtime ligjore apo korrupsion te ligjit (d) mbrojtje shendeti dhe sigurise njerirut (e) ambjentit (f) dhe cdo tentative individuale dhe/ose e organizuar per te mbuluar keto aspekte – nje denoncues ne kete rast po i sherben Shoqerise dhe Shtetit. Kur keto persona vihen nen presion, hiqen nga puna, kercenohen ne page-siguri-familje; ligji duhet ti mbroje me te gjitha atributet, ku ne fund [por jo i fundit] eshte ai kompensues, per cdo demtim te pesuar.

    17:15 // 01/05/2014

    ***

    Me admirim per kete zoteri te nderuar dhe Gazeten Dita, qe po bejne gjithshka brenda mundesive te tyre, ndaj sensibilizimit dhe Interesit Publik. Ndoshta do vije nje dite kur Publiku do e kuptoje se inativiteti dhe “c’me duhet mua’ te sharat pa buke apo deshperimi nga brenda, s’jane rruga e duhur te ndryshosh dicka sado te vogel. Flm.

    Reply to this comment
    • Habjon Hasani May 1, 20:26

      Ju falenderoj per kohen dhe vemendjen qe i kushtuat intervistes, nepermjet ketyre komenteve interesante qe keni shkruar z. “P.A.B”.

      Reply to this comment
      • P.A.B May 2, 07:16

        Miremengjes, i nderuar Gazetar; po lexojme disa artikuj investigative nga ju [e intervista] substanciale qe meritojne vemendje. Ju, znj. Nako e sh. pak te tjere, po beni ate qe Ne na mungon; Gazetari Investigative per probleme qe prekin gjithe Shoqerine. Shumat per te cilat behet fjale, jane te mjaftueshme te ndikojne Politiken e brendshme e te jashtme te nje shteti. Jam i vetdijshem se jo te gjithe ne i kuptojme keto “numra”.

        “Rruga e Kombit, Bankerpetroleum, Lotaria Kombtare” qofte nje prej tyre [jo 3!] mjaftojne te vene ne levizje e te trondisin shtetin ne vende shume me solide se ne. Do shkruaj serish, me shembuj e paralele nga bota, po e hapet prape “Shqetesimin e z. Mece”. Per sot shtoj [si kontekts] se nje Institucion si MALEV-i…ra per borxhe dhe Qeveria e H, nuk e perballoi dot ne $350-450.000.000. bail-out. Si rezultat, u thyen furnizues, humben 000 vende pune, u mbyll plotesisht Terminali-1 [sot ne Bp funksionon vetem 2] dhe kjo ndikoi nje vend te tere, duke thelluar krizen me shume. [pensione/ sherbime/ taksa/ biznes/cmime] Po ashtu H vete si shtet, per borxhet e veta ju drejtua EU, e cila nuk e ndihmoi se V. Orban…ka dale “nga rruga e zotit” Keta te fundit filluan traktativa me Azerbaxhanin [liruan nje oficer te tyre, qe pati vrare nje oficer Armen ne Budapest] me “kusht” te vazhdoje Burgun ne vendin e origjines…te shkallet e avionit e pret Presidenti Azer qe e deklaron “hero kombetar”. Nje skandal pak i degjuar ne bote/e/perendim por aty ku ka vlere, u mor mesazhi. H. i ra besimi si nje nga vendet qe me pare ka pasur diplomatet me te sakte e te pa-anshem ne bote.

        Kur vjen puna tek Paraja, te bie reputacioni i mire ne nje fushe te caktuar qe vendi e ka kultivuar per dekada te tera. Sot ka flirte e negociata me Rusine etj. Shembulli eshte… se 2-3-4-5-600 Milion Euro apo $ jane shume teper e madhe per shtetin Shqiptar. Mos te ishin humbur…ti kishim manaxhuar mire fondet, licencat, koncesionet; cdo ndodhte? Me e pakta nuk do lypnim borxh tek FMN-ja. Se fundmi…

        z. H.H me poshte keni dicka per Betchel-Qeveri SHBA-se, asgje me bukur nuk ilustron “simbiozen” qe del ne artikullin tuaj sesa Karikatura ketu http://www.corpwatch.org/article.php?id=9248 ,… nje praktike tashme e provuar ne shume vende te botes.Kolegu juaj Egjiptian, Karim El-Gawhary – qe ne 2003 flet per Bechtel ne Irak, e praktikat e tyre. Marrin nje kontrate $1Miliard…bejne subcontract [pune me firma vendase] e pastaj… . del si del. Meqe ra fjala, pa akuzuar Bechel-in fare, ne bazohemi tek faqja e tyre ne internet: –> Butoni – “Rreth Nesh” nen-seksioni: “Visioni dhe Vlerat” Bechteli thote: “Permbi 100 vjet ne bazohemi ne Etike, Ekselence, Kosto te Arsyeshme, Respekt Reciprok, Siguri [0-aksidente] dhe punojme me Kualitet e per te Ardhmen.”

        [premtimin 0-aksidente e kane permbushur, s’besoj se ka patur te vdekur ne kete Rruge.] Te tjerat jane te debatueshme. “Numrat” … i ka sjelle i nderuari z. Mece. Drejtesia Shqiptare i ka te gjitha Mundesite … per persekutimin e ketij problemi, e te gjeje fajtorin/fajtoret nga pala Jone. Per sa kohe qe ekziston vullneti kjo eshte lehtesisht e arritshme.

        Reply to this comment
  19. Aarti May 1, 22:31

    Ju kam ndjekur qe shume heret z. Arben dhe ju pershendes per kte zell dhe dashuri per te verteten. Deshiroja tju jepja nje sygjerim qe te flisnit jo vetem per ditet e sotme po sikur te rihapnit dhe njeher prapaskenat e viteve 93-99. Respekte AAM

    Reply to this comment
  20. dardan May 2, 08:45

    Arbeni eshte nje spiun i serbeve dhe i grekeve. Fakti se ate e shqeteson shume ndertimi i rrugeve qe i bashkon shqiptaret e verteton kete. Pse nuk na paraqet arbeni vjedhjet qe jane bere ne ministrine e transporteve te Nanos me minister Spartak Pocin i cili jo vetem ka vjedhur por nuk ka ndertuar asnje rruge per te qene. Vetem ne qeverine e Zotit Berisha jane ndertuar me shume rruge se gjate gjithe 50 vjeteve te krahasuara per nga cilesia dhe rendesia e tyre. Kete eshte detyruar ta pranoje vete kundershtari politik i majte qe rruget kane qene prioritet dhe sukses i qeverise Berisha.

    Reply to this comment
  21. dardan May 2, 08:46

    Komenti u fshi nga moderatori per arsye etike.

    Reply to this comment
  22. E drejta September 3, 13:24

    Flitet qe e njejta kompani ka bere pjesen tjeter te rruges nga kufiri deri ne Prishtine. Nese eshte e vertete, abuzimet kane qene te njejta? Apo atje ka ndodhur ndryshe, kur shihet fare qarte qe dhe standardi i ndertimit eshte ku e ku me i larte se ketej Shqiperise?

    Reply to this comment
  23. Darius September 3, 13:33

    Bechtel eshte nr1 ne kontratat me Pentagonin dhe per furnizime,prodhime,ne interes te Pentagonit.
    Randi i Ri Boteror duke shpenzuar miliarda dollare(ne fakt jane letra me ca zero)me institucione si FMN,BB,Reserve Federal Bank,dhe krahun e armatosur Otan/Nato,do vere dhe po ve nen sekuestro globale cdo shtet,duke dhene pare me % te pa perballueshme dhe duke u marre pasurite mbi dhe nen toke.
    Duke stimuluar korrupsion,dhe mbeshtetje politike per “ushtaret” pro Rendi,kush del kunder fundi dihet.
    Bechtel eshte vetem nje pjese e piramides Globale te Skllaverimit,te ketij sistemi.
    Shtetet si Shqiperia nuk luajne ndonje rol apo peshe sado te vogel,per te bere ndonje lloj presioni,por jane shtete marioneta qe i formon dhe i shkateron sipas interesave mementale te NRWO.
    Rruga e Kombit,me intervista,hetime,….etj,eshte nje ceshtje e MBYLLUR,dhe nuk do te hapet apo gjykohet asnjeher,as ne Shqiperi e as ne Kosove,ato do klasifikohen dhe arkivohen thjesht….Probleme ne Investime kaq.!

    Reply to this comment
  24. Lëmi Llukës September 3, 14:29

    Bëni zhurmë , kënaquni me zhurmë , ngopuni me zhurmë !
    Gropën Shqipërisë ja bënë ” djemtë e saj më të mirë ” që ne, për inat të njëri tjetrit , i morëm nga rruga dhe i vumë në krye të vëndit . Iu dhamë çelsat e shtetit . Ose iu varëm mëlçitë në qafë !
    Këto janë pasojat ! Rruga është vetëm maja e aizbergut !
    Cili shtet në Botë është përmbysur nga themelet si Shqipëria ?! Asnjë !
    Puna jonë kështu do vazhdojë , keq e më keq ! Ne s’nxjerrim dot burra shteti idealistë . Ne vëmë në krye ose banditë , ose pordhacë . Tashti në krye kemi një pordhac !

    Reply to this comment
  25. Mark .uk September 3, 15:01

    Po coje ne prokorori ose rruej bythen.

    Reply to this comment
  26. lato September 3, 15:10

    Falm inxh. Arben Mece.Te pakten 1 ne 2 miljon shqiptare ka kurajen te denoncoje nje vjedhje te tille,te permasave katastrofike per nje vend te vogel si Shqiperia.Yje te hajdutllekut ne ngjitje si ky dendi Basha Shqiperia i ka me shumice,Edhe si ky Arben qe po na thote qe hajduti Berisha me miljardat e Bechtelit pagoi Shtetin Amerikan per nderhyrjen ne Kosove.Edhe hipokrite si ky ka me bollek Shqiperia,.Nuk ka mbetur Amerika te pervetesoje buxhetin 3 vjecar te nje shteti lypsar si Shqiperia.Arben Mece ja bere vendin vetes ne permasat e Manol Konomit,qe i vetmi ne 1 miljon shqiptare dha doreheqjen si minister i drejtesise ne 1951 per masakren pa gjyq te 22 martireve te skandalit te ambasades sovjetike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*