3.4 milionë euro në “Toyota”, Klevi Lika kërkon lirinë

September 14, 2018 16:53

3.4 milionë euro në “Toyota”, Klevi Lika kërkon lirinë

Një nga të arrestuarit pak kohë më parë në portin e Durrësit për 3.4 milionë eurot e sekuestruara në dy mjete “Toyota Yaris”, kërkon lirinë.

Klevi Lika ka kërkuar lirinë nga trupi gjykues sepse dëshiron të vazhdojë shkollën. Kërkesa është bërë nga avokati i tij Saimir Visha, ndërsa Gjykata pritet të japë vendimin të martën e ardhshme.

Klevi Lika shoqëronte ngarkesën e automjeteve ku u gjetën dhe sekuestruan 3.4 mln euro.

Kurse polici vazhdon hetimin për dy kushërinjtë e shpallur në kërkim, Alfred dhe Elvis Vladi,  të cilët sipas Policisë janë porositës së ngarkesës me sasinë rekord të eurove, që u zbuluan në portin e Durrësit. Të dy rezultojnë pronarë biznesesh në Tiranë, por njëri prej tyre, Alfred Vladi, ka në pronësi edhe dy kompani që merren me dhënien e automjeteve me qira.

M.H/ Dita

September 14, 2018 16:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*